SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

alpacino

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

MINUTA E 33 HOLLAND AUSTRI 1-1 GABIM I VAN DER SAAR


FORCA HOLLANDA SE TE DUHET ME TE FITU
 

Boby

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

Fillimisht postuar nga alpacino:
[qb] MINUTA E 33 HOLLAND AUSTRI 1-1 GABIM I VAN DER SAAR


FORCA HOLLANDA SE TE DUHET ME TE FITU [/qb]
Sqe gabim i Van der Sar jo se ai porten shpetoi,por qe nje gol i lodhur qe i ra austrikeve per qyl.
 

Alesio

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

Lojtarët e Advokatit kanë diskutuar për mosmarrëveshjet e fundit ndërmjet Van Nistëlroit dhe Davidsit
Holanda, problemet e brendshme drejt fundit
Dik Advokat, trajneri i Holandës, shpreson që qartësimi i situatës në kampin holandez do t'i sigurojë skuadrës së tij kualifikimin direkt për në kampionatin evropian të vitit 2004, që do të luhet në Portugali. Fushata eliminatore e "portokallinjve" në Euro '96-n u penalizua nga një luftë e brendshme dhe duket se edhe kjo fazë do të ndjekë të njëjtën rrugë nëse mosmarrëveshjet që kanë lindur kohët e fundit ndërmjet lojtarëve nuk do të zgjidhen. Mesfushori i Juventusit Edgar Davids dhe sulmuesi i Mançester Junajtid Rud van Nistëlroi janë përfshirë në një konflikt gjatë një seance stërvitore, ndërkohë që dihet mirë se problemet e brendshme janë gjithmonë shkaktare të dështimeve të një skuadre. Advokati është i vendosur për t'i eliminuar këto shqetësime dhe ka marrë masa për ta lehtësuar situatën në përpjekjet për ta udhëhequr skuadrën e tij drejt Portugalisë. "Unë kam lojtarët më të mirë në Evropë, por ata nuk tregojnë dëshirë për t'i pranuar shokët e tyre ashtu siç janë,- tha Advokati.- Ata janë lojtarë të mëdhenj, që luajnë për klubet më të fuqishme të Evropës. Por edhe lojtarët e mëdhenj duhet të jenë në gjendje të krijojnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin pa shkaktuar probleme." Advokati nuk pranoi të fliste direkt për Davidsin apo Patrik Klajvertin. "Nuk dua ta bëj një gjë të tillë,- tha ai.- Lojtarët nuk kanë luajtur mirë dhe mendoj se ata duhet të veprojnë si ekip dhe jo si individë. Mënyra sesi trajtohet Klajverti në Holandë është skandaloze. Unë do të vazhdoj të mbështetem tek ai. Klajverti është një golashënues i shkëlqyer dhe unë e respektoj shumë. Davidsi ka një karakter tjetër, por ai bën një punë të shkëlqyer në fushën e lojës." Advokati beson se gjithçka do të zgjidhet pa pasoja, pasi vetë lojtarët kanë organizuar një takim privat me iniciativën e tyre për të ulur tensionin. "Lojtarët kanë vendosur të mblidhen për të diskutuar në lidhje me problemet e brendshme,- tha Advokati.- Ata më siguruan se këto bisedime kanë shkuar shumë mirë. Shpresoj që të mos kemi më probleme të tilla. Tani duhet të mendojmë vetëm për ndeshje vendimtare ndaj Çekisë." Holanda, që mungoi në botërorin e kaluar, ndan kreun e grupit 3 me 16 pikë, po aq sa edhe Çekia, që ka golaverazh më të mirë. Të dyja skuadrat do të përballen të mërkurën në Pragë për të vendosur se kush do të kualifikohet direkt në Euro 2004. Si Holanda ashtu dhe Çekia arritën nga një fitore bindëse me rezultatin 3-1, respektivisht ndaj Austrisë dhe Bjellorusisë. Advokati ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij dhe u shpreh edhe në lidhje me zgjedhjet e tij taktike në ndeshjen ndaj Austrisë. "Vendosa ta aktivizoj Overmarsin, sepse ai ushtron shumë presion ndaj kundërshtarëve me sulmet e tij nga krahu i majtë,- tha Advokati.- Në minutat e para të pjesës së dytë ne luajtëm mirë, por na mungoi aftësia për ta mbyllur ndeshjen më herët. Por kjo nuk është mënyra që do të përdorim ndaj çekëve. Katër sulmues dhe Van der Varti si mesfushor i avancuar, do të ishte shumë e rrezikshme ndaj Çekisë. Skema për ndeshjen e së mërkurës do të jetë e ndryshme dhe, si rrjedhim, edhe emrat e lojtarëve do të ndryshojnë."
F.P.
 

Alesio

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

Mesfushori dëmtohet ndaj Austrisë
Davidsi mungon ndaj Çekisë
Mesfushori i Holandës Edgar Davids pësoi një dëmtim në ndeshjen eliminatore të fituar me rezultatin 3-1 nga skuadra e Dik Advokatit ndaj Austrisë, ndaj pjesëmarrja e tij është vënë në dyshim në prag të takimit vendimtar të së mërkurës ndaj Çekisë, që kryeson Grupin 3.
Lojtari i Juventusit ishte i detyruar të dilte nga fusha e lojës pas pjesës së parë të takimit të së shtunës ndaj austriakëve për shkak të dëmtimit. "Davidsi ka bërë disa analiza mjekësore pas ndeshjes me Austrinë,- tha zëdhënësi i Federatës Holandeze të Futbollit.- Ai ka pësuar një dëmtim në ijë. Ne nuk jemi ende në gjendje të themi me saktësi sesa serioz është ky dëmtim." Por trajneri Dik Advokat ka marrë një lajm të mirë. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut Roi Makai është riaftësuar pas një dëmtimi në gjurin e majtë, që e detyroi të mos luante të shtunën ndaj Austrisë.
 

alpacino

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

HOLLANDA Alessio asnjehere nuk ka patur
grup gjithnje ka pas sundu frymarrja raciale mes lojtareve hollandesne ne 1994 ne 1998 dhe ne 1996 dhe kur hollanda ishte famoze me legjendaret e saj ne 1978 KRUJF ME NESKEENS
EDHE KY ESHTE NJE SHKAK QE HOLLANDA NUK KA ASNJE KUP BOTE
MEGJITHATE HOLLANDA SOT FITON ME REPULIKEN CEKE DHE PSE ESHTE NJE SQUADER E FORTE,KJO E FUNIT PER ME TEPER QE LUN NE FUSHEN E SAJ.
MBROJTJA ME E MIRE ESHTE SULMI ---------- DHE KETE E KA THENE NJE LEGJENDAR HOLLANDEZ KRUJFF
 

alpacino

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

o bo bo hollanda po lun me 10 lojtare davids me te kuqe
rezultati eshte ceki holland 1-0
 

alpacino

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

po e shifkam mire fitoren sot un mu dashkan i pal dylbi m duket

2-0 per ceket
 

Alesio

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

Ngushellimet e mia per 1-3-shin
Forca ne 'play off' tani.
 

alpacino

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

ME HIDHERIM TE MADH NJOFTOJ HUMJEN E EKIPIT TIM TE ZEMRES
CEKI - HOLLAND 3 - 1
 

Boby

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

BOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO Ca ishte kjo mo? :cry: 3-1 ska bo vaki nga tirona n'peshkopi.Ik se mi kan ngrit nervat sot :mad: .Mos me u kualifiku as per kete europian kam per ti vra fare.
Nxjerrin shkak se kan probleme lojtaret midis tyre.E ca pastaj.Kujt i intereson?O fitojn o tja len venin futbollistave te rinj
 

alpacino

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

ajax humi 1-0 ne fushen e milanit me milanin
sono incazzto nero
 

Alesio

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

Mos u merzit AL se ka dhe me keq
Besoj se do e zeni vendin e dyte
ciao
 

alpacino

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

ja dhe rezultatet e kampionatit hollandes

FC Volendam 2 - 3 NEC Nijmegen

FT Den Haag 1 - 2 RBC Roosendaal

FT Willem II Tilburg 2 - 1 FC Zwolle

FT AZ Alkmaar 3 - 1 SC Heerenveen

FT FC Twente Enschede 2 - 1 RKC Waalwijk

FT Vitesse Arnhem 1 - 1 Roda Kerkrade

FT Feyenoord Rotterdam 1 - 3 PSV Eindhoven

FT FC Groningen 1 - 1 FC Utrecht

FT NAC Breda 4 - 2 Ajax Amsterdam

 

AL PACINO

Forumium praecox
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

AJAX AMSTERDAM FITOI MROM ME FC VOLENDAM 5-1
KSHU QE AJAXI PO MARSHON ASHTU SI PARTIZANI PER TITULLIN KAMPION


MBROJTJA ME E MIRE ESHTE SULMI E THON NGA KRUJFF
 

alpacino

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

AJAX AMSTERDAM - CELTA VIGO 1-0
EKIPI AJAXIT KRYESON GRUPI ME 6 PIKE
FORZA AJAX
 

alpacino

Primus registratum
Re: SUPER SQUADRAT - HOLLANDA + AJAX

AJAX AMSTERDAM BARAZON 2-2 ME PSV EINDHOVEN NE FUSHEN E KESAJ TE FUNIT
DUKE MBETUR AKOMA NE KRYE TE KLASIFIKIMIT
FORCA AJAX

MBROJTJA ME E MIRE ESHTE SULMI NGA KRUJFF
 
Top