Store/Gazmore t'perditshme

olololol

Primus registratum
Store/Gazmore t'perditshme

Te gjitheve pak a shume na ndodh nje histori , dicka gazmore ose dhe e hidhur ne jeten e perditeshme.
Njeren prej tyre qe na ka lene me shume mbresa hidheni ketu :p

MQNS e hapa une , po e boj sefte vet i pari.

"LAKJA"

Lakja eshte cun lagjie i martum dhe ka nje cun 2 vjec ,babes tim i qe fiksu se e kishte goce dhe nje dite kur na gjeti aty ne klub ul i tha LAKES :

- Tet rroje goca , Lake e pac me ymer /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_angel.gif
Dhe Lakja i thote:
- PO ty te lumte goja , po e kam cun se kam goce , mgjth mqns dashke goce me jep na 2 milion lek se e bej ne gocen se aq lek duhen me e rrit :), i thote Lakja.

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Store/Gazmore t'perditshme

i thaka kalamajt per buk ky Lakja /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

marina s.

Forumium maestatis
Re: Store/Gazmore t'perditshme

Ket vere javen e pare qe u ktheva nga Italia,do i shkoja per vizite shoqes se ngushte te mamit. Bleva nje torte dhe nja 2 kile pjeshka me ia çu. Kur erdhi darka,fillova te behesha gati...tu u vesh e tu u kref...nji te hik dritat. Mezi arrita nga banjo ne dhome tu bo drite me ekranin e celit( s'i lash buton pa shtyp qe te mos u erresonte)dhe ndeza i cerek qiriu nga ata per arome qe kisha ne sirtar.Dal ne ballkon te marr pjeshkat dhe me nji dore qesen me i dore torten i shkoj ne shpi asaj tetes. Kur ja vej siper tavolines pashe qe kisha ngatrru pjeshkat e asaj me qesen e patateve te mia.

ashtu si dritat i ikshin gjith lagjes edhe gafen ttime e moren vesh gjith komshinjt /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_doh.gif

olololol

Primus registratum
Re: Store/Gazmore t'perditshme

Hahahhaa e bukur durrsake /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

olololol

Primus registratum
Re: Store/Gazmore t'perditshme

Jane te varfer nga ndodhite mbase Sceptic.

PULA SHABONIT

Nje dite mami me pyet per nje veze te thyer poshte tek dera e frigoriferit , e i thashe se nuk dija gje, te njejten gje i kish thene dhe vllai mesit dhe babi, pra kish mbetur vetem vellai i vogel qe do te thoja ish ca mistrec , bente gabime e se pranonte ne bote qe e kish bere ai, dhe i them mamit:

- Ai e ka bere .

Vjen vllai vogel ne shtepi dhe i them:

- Kur te bie ndonje veze nga dora dhe thyhet mund ta marresh dhe ta heqesh qe aty jo ta lesh ne toke ashtu te thyer.

Ai se pranoj dhe i them mos e bej me se iku kjo here.
Te nesermen e njejta gje serish veze e thyer ne toke ke frigoriferi , me pyeti mami serish , gjithashtu i kishte pyt dhe vllain tjeter dhe babin , pra ngelej serish vllai vogel se njeri tjter sdo kish hy me thy vezen aty dy dite resht.Sa erdhi vllai i vogel i futa nje shpulle se i binte e bente kastile.

- Perhere mua me bini ne qafe tha ai shume i merzit. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif

Te nesermen serish e njejta gje, serish i futa nje shpulle , pse e ben perdite te njejten gje dhe nuk zinte mend kjo me cudiste !!

Diten tjeter aty nga dreka isha shtrire polexoja nje liber , kur tek parvazi dritares qe vjen pak i pjerret degjova nje ze pule kakakaka
chicken.jpg
e cila u ul aty , nderkohe qe aty binte dhe nje diell i forte , nuk bera zhurme vec kur pas pak ajo leshoj vezen aty dhe veza ngaqe parvazi ish i pjerret rreshkiti dhe ra fiks ke dera frigoriferit duke u thyer /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_clap.gif
Aty i dhash te drejte vllait qe i kishe gjujtur kot me shpulle e kish pasur te drejte, dhe kur u tregova qe skishe faj ca nuk me tha , kish gjetur te verteten ai s'kisha ca i thoja.

Kjo pula ishte e Shabonit , komshiut ngjit dhe mqns tek dritarja ime binte diell ajo kishte vendos ta bente aty vezen cdo dite .
E keshtu pa i tregu gje komshiut haja perdite nga nje veze te fresket nga pula komshiut ( vija ca rroba aty ku binte veza), shkurt muhabeti 6 muaj duke ngrene vez une . /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

Kur nej dite shof ket Shabonin me dy thika me vete dhe pulen prej komesh duke dal nga dera e shtepise se tij dhe e pyes :

- Ca je tu bo Shabe ?
- Ca ke me pulen ?

- Amon mer tha mo pule k... s'kisha pa , ca nuk i kena dhone me honger, grure,miser,oriz, buk etj nuk na ka bo i veze mer jahu ndaj sa te haj buken kot kom vendos ta ther .

- PO lene mer burre se gjynof ,mase si ka ardh koha me bo veze .

-E kom da mendjen tha , nuk duroj mo , ktu ma ka sjell ne maje te hunes, ( une me veten time " Ca na bone se na hoqe rriskun Shabe" } e kshu mori fund veza e fresket cdo dite.:p

olololol

Primus registratum
Re: Store/Gazmore t'perditshme

Tetor 2003

Isha ushtar ne kete kohe ne Tirane , ushtrine e kam bere ke Nderlidhja .
Nejse ne ushtri ka ca shprehje:
qorr=ushtari ri , akoma nuk njef repartin
daje=ushtar i vjeter
gjyshi=ushtar ne prag lirimi

Ne nje repart ka dy lloj brezazh te rinjte dhe te vjetrit,
Ishim ne rrjesht dhe ishte nje ushtar nga Dibra me mbiemrin Qorri,i cili sa here na shifte ne rrjesht na e bente fiksim duke thene : " Iku gjyshi s'ka me moshe , i la qorrat duke honger grosh".
E pati bo shume here kete pune dhe nje dite kur kaloj te njetin avaz ai ,
" Iku gjyshi te zej dashnore, i la qorrat duke bo rreshtore", mua s'mu duru mo dhe i them : Po mire mer plak ja do jena dhe 6 muj Qorra , po ti Qorr ke me qene gjithe jeten se ashtu ke mbiemrin
Ka plas nje e qeshme me ushtar e me komandant ca ishim aty , qe ate dite na la rehat nuk e thonte me.

Marre nga Kujtimet e Ushtrise BAB_LYMI

olololol

Primus registratum
Re: Store/Gazmore t'perditshme

"Te Qeshesh Nga Halli"

Ka qene viti 1998-9 , dicka e tille , une jam tip qe s'para mbaj portofol,me bezdis ajo e fryra qe shkakton portofoli ne xhepin e pasem , ( lum femrat qe kane cante) dhe leket i mbaja ne xhep aq sa mendoja se do me duheshin, dhe ca mbeste i linja ne shtepi.

Po kisha ate vllain e vogel Nardin qe nuk linte rronce ne shpi pa kontrollu , ku kisha mcef naj gjo.
Mi kishte gjetur te gjitha vendet e mcefjes se lekeve si mbas: Portreteve te varura,Tek sustat poshte divaneve,Poshte pjeses ku vendoset kemba ne kepuce ,Siper Dushit,Vendi kabllit te manjetofonit etj, ore mbi 40 vende ne shtepi.

Ndaj vendosa te modernizoj fshehjen e lekve .

Shkova te tregu CAM dhe bleva nje qyp kursimi balte.
C'eshte e drejta ajo e prera ku futeshin leket ishte shume e ngushte mezi i fusja leket , me te shtyme.
Une jetoj ne kat te pare dhe kam nje bace te rrethuar, dola aty ne mengjes hapa nje grope dhe futa qypin, duke pa lart neper dritaret e komshinjve se mos me shikonte njeri , e na "Fikte Deren".

dhe tek vendi ku futeshin leket vura nje cope leter te ciles i vura balte siper, dhe per te mos e harru venin ku imcefa mbolla nje hardhi te vogel rrushi .

E keshtu sa here kisha lek te vogla ( 100, 200, 500, 1000) i futja aty.

Kishim nje Klub ne lagje " Klubi Benit Naimes" kshu quhet eshte lire dhe pasterti , plus qe eshte freske dhe aty eshte si ne rruge shef cdo gje kush kalon.Shkurt muhabeti " Osht Ven Me Mik" .
Une cdo mengjes e pija kafen aty me 3 shofera te Parkut te Delegacioneve, pune shteti me shume rrinin ne klub
Une punoja ne nje pasticeri ne ate kohe dhe furgoni i punes qe sillte punetoret kalonte aty dhe kshu kur vinin ikja me ato.
Nje dite ne mengjes si zakonisht tu pi kafen , ne kishim kete rregull I pari kafet +4 Teke , tre te tjeret nga nje dore tekesh , e kshu me rradhe
PO shkonte ora 09:00 dhe furgoni spo dukej, kishim arritur ke dopjo 4-t , na qe "Hap RRyli" kur i thone.
Ne ate periudhe tek tregu katunarve shiteshin konservat e mishit qe ishin dhurate per Kosovaret e Cadrave ke Liqeni, dhe cuam kamarierin me na ble na 3 cope dhe na 4 shishe 1,5 L birre te hapur, ka pas qene nje birre e hapur tek Ura e Vasil Shantos qe te DH...fsha BIttburgerin e birren e huj me te mire, aq klas ishte.
Dhe kshu kaluam nga Konjaku tek Birra me ate mishin e skuqur .Kto shoferat njifnin shoferet e autobuzave dhe sa her ekalonte ndonje e ftonin me pi i gote birre, tata ndalnin autobuzin kthenin i gote dhe kur vinin rruges tjeter sillnin vet nje bidon 1,5 L me birre.

- Gilo , sa te le turnin erdha , i thonin njerit nga shoferave qe po pinte me mua .

E kshu rradha po kalonte tek secili nga ne per te 4-ten here me birra tani, dhe mua me mbaruan leket qe kisha ne xhep.
- Ku me saju naj lek ?
Mu kujtu qypi , erdha i them cunave sa te mor i pakete cinare
Me vrap ne bace , nxjerr qypin nga gropa , dhe e tun i here ne ajer ,
degjiva vec nje kercitje , vetem nje metal leviste brenda, C a bohet kshu ka hy balta mrena dhe kane ngecur ne balte leket !!!
Une kisha fut gjith ato hekura duhet te behej zhurm e madhe.

E Caj Qypin kur ca te shof 100 Lireta /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_think.gif

Ueeeeeeeeeeeeee si ka mundesi , provoj te gjitha menyrat me gjilpere, me piskatore ne asnje menyre nuk mund te merreshin leket nga aty

I Them vllait te vogel se isha i bindur qe i kish marre ai.

-O Benard vetem me thuj si i ke nxjerr leket qe aty se nuk te rraf.

- Boj be qe s'me prek me dore ?

- PO he mer se ste luj me dor vec ma thuj si i more se me iku zari.

Dhe ai tha: " Amon mer burre, qypi 1-mije lek bo aty mrena ishin 40-mije kishte lek sa te dush me ble nje te ri , e mora e thyva bleva nje te ri ne te futa 100 lireta sa per zhurme"

hahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahah
Me ka kap nje e qeshme , qe ca ti boja se i kisha dhone fjalen .

Shkroj me dhimbje ne gji BAB_LYMI

olololol

Primus registratum
Re: Store/Gazmore t'perditshme

Eh gjuha !

Isha ushtar, dhe mbas 4 muaj e gjysem , me caktuan rreshter qe dmth me u marre me ushtaret e rinj te cilet ishin 33 veta.
Dy mendje njelloj nuk gjeje mes tyre, ziheshin, grindeshin, iknin pa leje e lloj lloj.
Ishte nje orar dreke 14:00-16:00 qe une duhet ti mbaja ushtaret ne klase ( njelloj si klase shkolle aty ku behet mesimi ne teori).
Ishte vere , dhe ujti mungonte ne repart , na thahej buza per pak uje me thone te drejten ,na merrte frika me shku ne hale se me ca do e fshinim sumen.
Nejse, ushtaret ishin miks nga shume rrethe te Shqiperise, mes tyre ishin dhe tre nga Tropoja.

Ne nje moment ushtar Zharku , me thote:

- O zoti komandant, a te dal pak jashte se do derdhi uje ?

- Rri mer urte aty , i them s'ke me dale jashte.

Mbas na 10 minutash serish ky .

- O zoti komandant , a te dali jasht se do derdhi uje ?

Ma hoqi trunin , dhe e e denova me nje poste-fjetine jashte rradhe ( roje 4 oreshe naten ).

Kalojne 10 minuta dhe serish , tashme me i skuqur ne fytyre ky me thote:

- O zoti komandant do dali jasht me derdh uje se nuk munem ma.

- Ore ti qeke i papame , i them ne po digjemi per nje pike uje e po na merr frika me shku ne hale , ti dashke me derdh ujtin , le qe ku ka uje qe do derdhesh ti ndaj mos na merzit shume rri aty .

Kur cohet nje nga shoket e vet tropojane e me thote:

- O komandant "do derdhi uje" ne i themi do bej shurren po lere te shkoje se e e boni ktu ky amon.

Me ka kap nje e qeshme qe ta maj men , ik mer qafir boje thash ca po thu .

Top