Re: Store/Gazmore t'perditshme
"Te Qeshesh Nga Halli"
Ka qene viti 1998-9 , dicka e tille , une jam tip qe s'para mbaj portofol,me bezdis ajo e fryra qe shkakton portofoli ne xhepin e pasem , ( lum femrat qe kane cante) dhe leket i mbaja ne xhep aq sa mendoja se do me duheshin, dhe ca mbeste i linja ne shtepi.
Po kisha ate vllain e vogel Nardin qe nuk linte rronce ne shpi pa kontrollu , ku kisha mcef naj gjo.
Mi kishte gjetur te gjitha vendet e mcefjes se lekeve si mbas: Portreteve te varura,Tek sustat poshte divaneve,Poshte pjeses ku vendoset kemba ne kepuce ,Siper Dushit,Vendi kabllit te manjetofonit etj, ore mbi 40 vende ne shtepi.
Ndaj vendosa te modernizoj fshehjen e lekve .
Shkova te tregu CAM dhe bleva nje qyp kursimi balte.
C'eshte e drejta ajo e prera ku futeshin leket ishte shume e ngushte mezi i fusja leket , me te shtyme.
Une jetoj ne kat te pare dhe kam nje bace te rrethuar, dola aty ne mengjes hapa nje grope dhe futa qypin, duke pa lart neper dritaret e komshinjve se mos me shikonte njeri , e na "Fikte Deren".
dhe tek vendi ku futeshin leket vura nje cope leter te ciles i vura balte siper, dhe per te mos e harru venin ku imcefa mbolla nje hardhi te vogel rrushi .
E keshtu sa here kisha lek te vogla ( 100, 200, 500, 1000) i futja aty.
Kishim nje Klub ne lagje " Klubi Benit Naimes" kshu quhet eshte lire dhe pasterti , plus qe eshte freske dhe aty eshte si ne rruge shef cdo gje kush kalon.Shkurt muhabeti " Osht Ven Me Mik" .
Une cdo mengjes e pija kafen aty me 3 shofera te Parkut te Delegacioneve, pune shteti me shume rrinin ne klub
Une punoja ne nje pasticeri ne ate kohe dhe furgoni i punes qe sillte punetoret kalonte aty dhe kshu kur vinin ikja me ato.
Nje dite ne mengjes si zakonisht tu pi kafen , ne kishim kete rregull I pari kafet +4 Teke , tre te tjeret nga nje dore tekesh , e kshu me rradhe
PO shkonte ora 09:00 dhe furgoni spo dukej, kishim arritur ke dopjo 4-t , na qe "Hap RRyli" kur i thone.
Ne ate periudhe tek tregu katunarve shiteshin konservat e mishit qe ishin dhurate per Kosovaret e Cadrave ke Liqeni, dhe cuam kamarierin me na ble na 3 cope dhe na 4 shishe 1,5 L birre te hapur, ka pas qene nje birre e hapur tek Ura e Vasil Shantos qe te DH...fsha BIttburgerin e birren e huj me te mire, aq klas ishte.
Dhe kshu kaluam nga Konjaku tek Birra me ate mishin e skuqur .Kto shoferat njifnin shoferet e autobuzave dhe sa her ekalonte ndonje e ftonin me pi i gote birre, tata ndalnin autobuzin kthenin i gote dhe kur vinin rruges tjeter sillnin vet nje bidon 1,5 L me birre.
- Gilo , sa te le turnin erdha , i thonin njerit nga shoferave qe po pinte me mua .
E kshu rradha po kalonte tek secili nga ne per te 4-ten here me birra tani, dhe mua me mbaruan leket qe kisha ne xhep.
- Ku me saju naj lek ?
Mu kujtu qypi , erdha i them cunave sa te mor i pakete cinare
Me vrap ne bace , nxjerr qypin nga gropa , dhe e tun i here ne ajer ,
degjiva vec nje kercitje , vetem nje metal leviste brenda, C a bohet kshu ka hy balta mrena dhe kane ngecur ne balte leket !!!
Une kisha fut gjith ato hekura duhet te behej zhurm e madhe.
E Caj Qypin kur ca te shof 100 Lireta /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_think.gif
Ueeeeeeeeeeeeee si ka mundesi , provoj te gjitha menyrat me gjilpere, me piskatore ne asnje menyre nuk mund te merreshin leket nga aty
I Them vllait te vogel se isha i bindur qe i kish marre ai.
-O Benard vetem me thuj si i ke nxjerr leket qe aty se nuk te rraf.
- Boj be qe s'me prek me dore ?
- PO he mer se ste luj me dor vec ma thuj si i more se me iku zari.
Dhe ai tha: " Amon mer burre, qypi 1-mije lek bo aty mrena ishin 40-mije kishte lek sa te dush me ble nje te ri , e mora e thyva bleva nje te ri ne te futa 100 lireta sa per zhurme"
hahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahah
Me ka kap nje e qeshme , qe ca ti boja se i kisha dhone fjalen .
Shkroj me dhimbje ne gji BAB_LYMI