95 vjet më parë – 3 Shtator 1920, Dita e Fitores së Luftës së Vlorës – Nga MSC. ALBERT HABAZAJ-Vlorë
Lufta e Vlorës gjatë verës së vitit 1920 (29 Maj – 3 Shtator), e cila u konkretizua me pastrimin e vendit nga forcat pushtuese italiane, apo siç e këndon kënga, me hedhjen në det të perandorisë së re Apenine, u kurorëzua me gëzimin e fitores, me festimin madhështor që u bë në Vlorë më 3 shtator 1920, gati një shekull më parë, plot 95 vjet nga sot. Fitorja e Luftës së Vlorës bëri bujë në Rajon dhe në Europë, pati jehonë e tronditi shtetet e mëdha “padrone” të kontinentit të vjetër, ndikoi pozitivisht për Luftën e Koplikut dhe të Dibrës dhe rriti prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë. Lufta e Vlorës klasifikohet si një ngjarje me rëndësi komëtare në Historinë e Shqipërisë. Qe luftë e drejtë dhe e organizuar, kundër forcave ushtarake të armatosura të shtetit italian; qe një luftë e zhvilluar vetëm nga luftëtarë vullnetarë shqiptarë, nga të gjitha krahinat e vendit dhe pa dallim besimesh fetare: shqiptarë për Shqipëri: myslimanë, bektashinj, të krishterë ortodoksë dhe katolikë, burra dhe gra, jo vetëm nga Vlora dhe krahinat e saj, që mbajti peshën kryesore me Lumin e Vlorës, Himarën, Kurveleshin, Tepelenën, Mallakastrën, me Sarandën e Delvinën, me karvanet nga Vllehët e Selenicës, por të ardhur e të organizuar në çeta edhe nga Çamëria, Korça, Përmeti, Skrapari, Kolonja, Berati, Myzeqeja, Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Kavaja, Kruja, Durrësi, Tirana, deri edhe nga shqiptarët e Amerikës, por jo vetëm Vatranët e zjarrtë. Edhe logjistika e luftës u sigurua nga banorët e trevave shqiptare. Qeveria e Sulejman Delvinës e mbështeti fuqishëm Luftën termopiliane të Vlorës, e cila u drejtua nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, me Osman Haxhiun në krye. E majta europiane, që për kohën qe forca progresiste, qe një faktor pozitiv dhe mbështetje e fuqishme morale për çlirimtarët shqiptarë, që luftonin në të drejtën e tyre, për Atdheun e tyre. 3 shtatori i vitit 1920 është shënuar në kujtesën sociale të banorëve dhe të pjesëmarrësve, si dhe është shkruar në librat e historisë shqiptare si dita e çlirimit nga imperialistët italianë, apo nga Italia e parë, siç flitej në gjuhën popullore. U festua fitorja e Luftës së Vlorës dhe largimi i pushtuesve italianë nga Shqipëria. Ngjarjet e Luftës së Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës, Gjirokastër, me korrespodent Gani Iliazin, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj. Halim Xhelo qe frymëmarrja e kësaj epopeje termopiliane, siç qe Abdyl Frashëri për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.