Re: Sondazh : Cili aktor-e ju pelqen ?
Lamtumire, luftetari i nates
Vdes ne moshen 81 vjecare "i forti" Carls Bronson. Semundja e Alzaimer qe i hoqi jo vetem fuqine, por edhe vullnetin per te jetuar. Jeta e aktorit, puna ne miniere dhe suksesi ne boten e kinemase si "Hakmarresi i nates". Agonia dhe castes e fundit te divit te Hollivudit
Zi ne boten e kinemase. Vdiq i keqi i Hollivudit, Carls Bronson. Aktori ishte 81 vjec dhe vuante nga semundja e Alzaimer: ne rinine e tij ka punuar si minator ne Pensilvani para se te afirmohej si nje nder te keqijte me popullore te kinemase amerikane. I njohur mbi te gjitha per serite e filmave si "Hakmarresi i nates", ka nderruar jete ne Cedars-Sinai Medical Center ne Los Anxheles, ku ishte shtruar. Carls Bronson vdiq zyrtarisht per shkak te nje komplikimi ne mushkeri. Por, prej kohesh dihej qe ai vuante nga semundja e Alzaimer. Pak dite me pare ishin perhapur zerat, se aktori kishte dale nga spitali dhe ishte akomoduar ne shtepine e tij, ku dhe kishte shprehur deshiren per te vdekur. Por ne fakt ai vdiq ne Cedars-Sinai Medical Center, ku sipas zedhenesit te tij, Bronson ka kaluar javet e fundit te jetes. Prej dy vjetesh Bronson po luftonte betejen me te forte te jetes se tij, ate kunder Alzaimer. "Semundja eshte nje tmerr. Bashkeshorti im ka kerkuar te vdese ne shtratin e tij dhe une kam dashur t'ia plotesoj kete deshire te fundit", kishte thene Kim Bronson ne nje interviste, ne momentin e kthimit ne shtepi te Carls. Por polmoniti, beri qe aktori te shtrohej serish ne spital. Ai, aktori i "Shate te mrekulleshmit" dhe i serise se famshme "Hakmarreis i nates", nuk mbante mend me emrin e tij, as kush ishte. Nje prej frazave te tij me te famshme ne ekran ishte: "I ngjaj nje guroreje, te sapo hedhur ne ere me dinamit". Por shkembi, nga i cili perbehej Bronson nuk mund te bente asgje kundra semundjes, qe shkaterron qelizat e trurit dhe qe e kishte privuar, jo vetem nga forca, por edhe nga vullneti per te luftuar.
Nje emer i marre nga "kangjellat"
Bronson kishte lindur ne Ehrenfeld, Pensilvani, nga nje familje e madhe me emigrante lituaneze, 15 femije gjithsej. Emri i tij nuk ishte Bronson: ne te vertete ai quhej Carls Buchinsky. Nisi te punonte ne miniere se bashku me vellezerit e tij, per te ndihmuar familjen dhe per te ecur perpara. Fale disa bursave studimi, arriti te futej ne nje grup aktoresh fillestare. Niste keshtu karriera e Carls Bronson, nje emer i marre nga kangjellat e shumta qe ndanin studiot e Paramount Pictures, Bronson gate, ne veri te Broson Avenue.
Etja e "hakmarresit"
Ishte Europa ajo, qe i dha nje shtyse karrieres se tij, me nje seri filmash te zinj dhe eestern, mes te cileve "Ishte nje here Perendimi" i Serxho Leone. Ne vitet shtatedhejte, Bronson luan filma si "Heroi i rruges", i ambjentuar ne Nju Orleans e krizave te medha. Apo "Hakmarresi i nates". Filmi, i cili me shume se kushdo tjeter identifikoi dhe lancoi imazhin e personazhit te ndershem, qe kthehet ne nje vullkan dhune, per shkak te pushtetit absolut te publikut. Ne karrieren e tij numerohen me shume se 100 filma. Role te fortesh dhe dhe filma aksioni, keshtu e donte Hollivudi: "Heret a vone thoshte aktori- do te bej nje film, ku te mund te qendroj prane oxhakut, duke pire nje koktei". Por, momenti per nje rol te qete, i ndonje komedie, i nje filmi pa nje te shtene arme, nuk erdhi kurre. E ndalen, fillimisht komplikimet e nje semundje te tmerrshme, e cila ishte fatale edhe per mitiken Rita Hayworth dhe qe po shuan ish aktorin, guvernatorin e Kalifornise dhe presidentin e SHBA, Ronald Regan.
'Korrieri'