Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Pas skecit ne Festivalin e fundvitit ku imitohej Presidenti i Shqiperise Moisiu dhe Papa Gjon Pali i II-te nga dy humoristet e Derr Brothers Group,Agron Llakaj & Agim Bajko ne Shqiperi eshte skandal diplomatik.Kisha Katolike Shqiptare kerkon qe TVSH ti kerkoje falje Papes per shkak te neperkembjes se figures se tij.Une fatkeqsisht nuk e kam pare ate skec por besoj se nuk ka asgje te keqe qe gjithcka te jete ne kuadrin e humorit.Shof nje gje mjaft interesante : Ne Itali ku ndodhem une Papa eshte nje figure mjaft e vyer por qe shpesh here behet pre edhe e humorit edhe e imitive te ndryshme.Sinqrisht me sa mbaj mend nuk eshte cuar as shteti i Vatikanit apo Kisha Katolike Italiane te protestojne.Keto gjera ndodhin vetem ne Shqiperi ku existon akoma ajo ideja qe humori nuk eshte art por qe perdhos figurat e larta te kishes ne kete rast apo edhe te Shtetit Shqiptar ne raste te tjera.
 

XimiTr

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Ne jemi shtet laik keshtu qe nuk ka ndonje gje te madhe pse u humorizua me figuren e Papes ! Aq me teper kur kjo behet nga aktoret me te mire te humorit tone per momentin !
Kur Papa erdhi ne Kanada para 3 muajsh (ne Toronto ), Radio me e degjuar e Montrealit COOL FM 98.5 gjithe diten ja kushtoi batutave dhe talljeve per figuren e Papes dhe nuk pati asnje polemike lidhur me te !(duke ditur dhe perkatesine fetare te kanadezeve) . Ne fund te fundit edhe Papa njeri eshte duhet tallur ndonje here , nuk eshte Zoti !
 

zana_e_malit

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

po pra se na hutuat, njeri eshte mor jahu, prej mishi e gjaku aman:) Mire kishte thene Llakaj te gazeta sa kam qeshur:Gjithmone parlamenti ka bere gare me ne kush e ka humorin me te madh dhe gjithmone na e ka kaluar:))Keto jane fjale me mend <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

une_une

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Hahaha pse vertet ka ndodh kjo?
 

Archi

Forumium praecox
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

GOD is D(E)AD. HE wants me to call Him Papa.

<img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> :tipsy: :tipsy:
 

karim abdul jabar

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Une them ti fusim nje hacker parlamentit dhe ta bejme pershesh fare. Ose dy hackera. Persa i perket skecit, mendoj se ka qene kurth i agjentures greke qe kane pasur inat benxin eleganca te gones. Me siguri ketu ka dore Cage. Ketu vjen era tradheti burra.
 

Archi

Forumium praecox
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Dy gjera qe Italise nuk i hyjne ne pune:
1- ushtria dhe
2- koqet e Papes
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Fillimisht postuar nga ToRoLL@Ku:<br />[qb]Pas skecit ne Festivalin e fundvitit ku imitohej Presidenti i Shqiperise Moisiu dhe Papa Gjon Pali i II-te nga dy humoristet e Derr Brothers Group,Agron Llakaj & Agim Bajko ne Shqiperi eshte skandal diplomatik.Kisha Katolike Shqiptare kerkon qe TVSH ti kerkoje falje Papes per shkak te neperkembjes se figures se tij.Une fatkeqsisht nuk e kam pare ate skec por besoj se nuk ka asgje te keqe qe gjithcka te jete ne kuadrin e humorit.Shof nje gje mjaft interesante : Ne Itali ku ndodhem une Papa eshte nje figure mjaft e vyer por qe shpesh here behet pre edhe e humorit edhe e imitive te ndryshme.Sinqrisht me sa mbaj mend nuk eshte cuar as shteti i Vatikanit apo Kisha Katolike Italiane te protestojne.Keto gjera ndodhin vetem ne Shqiperi ku existon akoma ajo ideja qe humori nuk eshte art por qe perdhos figurat e larta te kishes ne kete rast apo edhe te Shtetit Shqiptar ne raste te tjera.[/qb]
Une nuk e di se si ka vazhduar debati ne kete teme, torrollak. Por une mund te jap mendimin tim ne lidhje me kete, edhe pse dikujt mund t'i vije rende apo edhe te me perkrahe, pak rendesi ka, se une nuk hyj ne keto tema, por sapo e pashe e afishuar ne faqe te pare te forumit.

Une mendoj se TVSH-ja duhet t'i kerkoje k... te falur "Papes" apo te gjithe katoliko-centristeve te tjere. Ti torrollak, me siguri nuk merr vesh fort nga politika. Madje mund te ve bast per kete thjesht nga fakti se ti nuk jeton ne kete vend qe quhet Shqiperi. Kaq mjafton, sepse ti nuk e njeh Nikolle Le(h)sin, Dom Ndrecen, Kastriot Myftarajn, Zef (Agush) Bushatin, etj. Keto jane te gjithe katoliko-centriste. Nese nuk ia di kuptimin fjales, nuk eshte faji im dhe nuk kam kohe te ta shpjegoj. Ti, kam pershtypjen, ke pare vetem reagimet ne internet nga gazeta te tipit "Koha Jone". Ti nuk ke pare reagime te intelektualeve te vertete, te artisteve, i dashur. Nese po, A e pe Agron Llakajn, Agim Bajkon? Po Filip Cakullin? Po te tjere?

E pra, mos te te vije rende nese te them se ti ke gjykim te cekte, byrazer. PSE? ...sepse vete thua se as kisha katolike italiane nuk protestuar, as Vatikani!!! Pastaj, me mendjen tende prej perdhosesi(dmth, qe nuk merr vesh nga kjo pune), del e na tregon per mendesine ne Shqiperi sipas te ciles humori e ka zakon te perdhose e jo te beje art.

Tani, te te them se gjithcka ishte e organizuar nga katoliko-centristet shqiptare, mund te jete humbje kohe me ty apo me kedo qe nuk jeton e ndjek situaten politike shqiptare ne Shqiperi. Me kete "proteste(k...)", Nikolle lehsi me shoke i treguan dhembet shtetit dhe dhane nje prove te mire, edhe pse te shemtuar, se kur duan, katoliko-centristet jane ne gjendje ta trembin e ta perulin shtetin(RTSH, Presidentin, Artin) me nje NXJERRJE DHEMBESH. A nuk e sheh se as Vatikani s'ka protestuar per kete? C'eshte ky shembull qe na jep, qe i ve shkelmin dhe e hedh pertoke vete "indinjaten" apo mendimin tend ne lidhje me dicka me te cilen nuk je ne kontakt?

Zoti Cakulli e tha mire publikisht(TOPCHANNEL) se filan Pape(nuk e mbaj mend emrin) kishte qene i pari qe kishte lejuar perdorimin e humorit edhe kur ky prekte rangjet e larta, ku hynte edhe Papa, edhe mbreti apo qeveritare te tjere te paradoshekujsh.

Ne krye te 48 oreve, torrollak i nderuar, gazeta lehaqene Koha Jone(dmth katoliko-centriste), shkruante me shkronja te medha pa piken e turpit: "RTSH kerkon falje, falja pranohet"

A nuk eshte ky nje turp me te cilen mashtrohen kryesisht ato shqiptare qe jetojne sot jashte Shqiperise?

Vete Agron Llakaj kerkoi falje VETEM NESE I KISHIN KEQKUPTUAR, POR NUK KERKOI FALJE PSE IMITUAN PAPEN. Nikolle lehsi i Kohes se Tij mori persiper ta "pranoje" faljen?

...Ik e mbushu tashi me gjithe temen qe ke hap'!
 

disku

UNI
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

te ishte i mire nikoll lesi...smerrej me politik.........pastaj po vazhdum me keto tipa te shkelyer as mos shpresoni qe shqiperia do beje perpara...se u tall papa mori kon gjith media shqiptare..
ne itali ...'STRICHIA LA NOTIZZIA' ngeli tu qit gafate papes edhe populli vetem gezohet me humorin..qe ma ha mendja edhe vet gjovani e ka pranuar..ju ju preken telat se ju shame papen...aman se imagjinoj dot seku mund te shkoje ky mentalitet i semureqe po censuron edhe humorin..
 

disku

UNI
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Fillimisht postuar nga zana_e_malit:
[qb] Mire kishte thene Llakaj te gazeta sa kam qeshur:Gjithmone parlamenti ka bere gare me ne kush e ka humorin me te madh dhe gjithmone na e ka kaluar:))Keto jane fjale me mend <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> [/qb]
qe ti bejme qefin katolike qe na u preken....po perdor termate tyre..
AMEN o zane...lol
 

Tasi

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb]Dikush ka pritur qe reagimi i forte dhe i menjehershem i katolikeve te Shqiperise, mbeshtetur sidomos nga deklarata e perfaqesise se Vatikanit ne Tirane, te thellohej me shume dje, duke sjelle ndoshta edhe prerje kokash apo protesta fetare.

Këto më sipër mund ti gjeni tek Koha Jonë, siç mund të gjeni se Nikoll Lesi i fali kokën Artur Zhejit.
Duke ju larguar rastit, Koha Jonë në mënyrë të përsëritur kërkon rebelimin e popullit me çdo kusht. Mbas vdekjes së mbretëreshës shkroi pak a shumë të njëjtat gjëra, për të ngritur monarkikët. Anti shqiptarizëm i shfaqur të paktën që prej 97, i mbulur në mënyrën më perverse herë me petkun e pareve të humbura, herë ishmbretëreshën dhe tani Papën. A do ti thotë njeri NDAL këtyre njerzve apo presin ripërsëritjen e 1997.
Sa për hierarkinë katolike që bëri namin para buke, do kishte qënë e udhës të kishin shpaguar të paguarit pasi të kishin thënë ...bukën e përditshme falna sot...[/qb]
Jam dakort me kete shkrim, por do te desha te shtoj edhe kete, kjo nga ana ime.
Mjere katolicizmi kur ate e merr ne mbrojtje, nje sharlatan i tipit Nikoll Lesi.
Abandonoheni ate hale pa asnje hezitim ne bizneset e veta dhe pastaj te shohe ai nese funksionon llapa e tij.
 

Karl von Ghega

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Toleranca fetare perballe tolerances se fjales se lire
Nga Prof.Dr.Ylli Pango /Nuk eshte fjala aspak per nje skec apo imitim te radhes te tejfryre per arsye politike. As per nje precedent te ri te censures se dikurshme te regjimit totalitar. Madje, une mendoj se tejfryrja me e madhe eshte tashme ajo e reagimit te artisteve qe pa dyshim ndonese ndjehen tejet te "terrorizuar" apo te "fyer", se bashku me drejtuesit e medias publike, as nuk mund e as nuk do t'i lincoje njeri, madje s'do t'u preke as edhe nje qime te vepres e jo me te kokes. Ishte fjala thjesht per nje kerkim ndjese. Per nje indulgjence fetare qe papritur ne emisionin e mbremshem te Rezart Xhaxhiut u kthye ne revansh, ne ndjesi fyerje te fyesve, ne "shkelje te fjales apo artit te lire", ne " precedent censure", ne reminishenca te se kaluares, madje ne disa raste ne thirrje per sfide nuncit apostolic, Zef Bushatit, pse jo edhe Vatikanit, "se ketu ka liri fjale e arti, se ne jemi vend i lire etj., etj".

Si fillim duhet sqaruar nje problem jo i vogel i edukates qytetare, demokratike, e ca me ngushte i etikes. Seicili ka te drejten te ndjehet i fyer kur dikush e cenon apo fyen (sipas mendimit te vet) dhe ka te drejte t'i thote fyesit: "Kete nuk e kapercej dot, te lutem me kerko falje". Pas kesaj, nuk besoj se cilido fyes te kete te drejte t'i thote te fyerit: "Nuk ke te drejte te fyhesh., duhet te mbyllesh gojen., mos e be kaq te madhe. Ketu fjala e arti jane te lire etj., etj.". Pare ne kete kendveshtrim problemin ne fjale une nuk do ta trajtoj sic e trajtuan le te themi per komoditet "fyesit", te lidhur apo te fokusuar kryesisht te reagimet e politikes, medias private, apo individeve., etj. (i takon ndergjegjes se ketyre te fundit nese e kane bere kete per shkak te ndjeshmerise se madhe fetare apo etike apo te shtyre nga motive te tjera). Ndofta ketu duheshin vecuar presidenti dhe zv-Kryeministri qe pa dyshim duhet te reagonin sic reaguan pasi nota e protestes shkoi ne tryezen e tyre te punes dhe pa dyshim do te mbanin qendrimin zyrtar qe i takon shtetit.

Une mendoj qe problemi duhet pare kryesisht ne raportin fyes- i fyer. Nese Ambasada e Vatikanit ne Tirane (qe pa dyshim perfaqeson shtetin e Vatikanit) dhe kreu i Kishes katolike ketu, imzot Rrok Mirdita, i bejne nje note proteste kreut te shtetit, Kryeministrit etj., kjo eshte e drejta e tyre. E dine ata se cfare eshte fyese apo jo, se cfare cenon apo jo marredheniet, imazhin e nje vendi, personalitetin e njeriut te quajtur papa i paqes, i antikomunizmit, madje edhe i bekimit te shqiptareve ne ato dite te erreta te totalitarizmit. Pas kesaj, per drejtuesit e medias publike apo dike tjeter lind menjehere detyra e te kerkuarit ndjese. Nese dikujt i duket e gabuar te kerkosh ndjese, madje kerkon te kerkohet ndjese perse u kerkua ndjese, madje kerkon te kerkohet sfide, kjo eshte ne vetvete, mungese tolerance, qytetarie madje edhe sfide nen okielon e lirise se artit, fjales se lire apo precedentit te censures. Pa dyshim, ne kete mes, me pak se kushdo tjeter kane te bejne artistet e admirueshem Bajko e Llakaj qe me humorin e tyre brilant na kane shtuar vite jete, e qe pa dyshim edhe po t'u behet ndonje verejtje miqesore per nje nder qindra rolet apo interpretimet e tyre, nuk eshte ndonje hata e madhe. Madje ne rastin konkret mikur tim te vjeter Bajko dhe artistit te madh Llakaj mund tu thuhet: "Vellezer, ju nuk kini faj. Ju ne fushen tuaj jeni me te miret por ka ca pune te tjera qe ju edhe mund te mos e dini. Pune qe po te flas me gjuhen tuaj, lidhen me shprehjen "fshat e zanat", prandaj me kete rast po te deshironi mesoni me mire ca gjera ne kete mesele qe nuk i takon shume interpretimit".

Problemi eshte se pari ne faktin qe humori eshte transmetuar ne nje institucion publik i cili dashur pa dashur perfaqeson shqiptaret, deri diku shtetin (varet nga parlamenti), taksapaguesin, etj. Si i tille ka detyrime e pergjegjesi qe nje individ apo institucion privat edhe mund te mos i kete. Edhe Dideroi, Erazmusi apo edhe Volteri qe blasfemoi, ishin mendimtare, krijues te lire, filozofe. Se fundmi perfaqesonin veten e tyre. Kurse TV publik eshte ndryshe. Ka nje status te percaktuar te aprovuar nga vete ata qe i vene disa detyra. Keshtu p.sh emisionet e femijeve, ato per shendetin, etj., jane te detyrueshme sipas ligjit per kete institucion nderkohe qe per televizionet private, jo. Per rrjedhoje, edhe problemet etike, fetare, morale etj., jane me te kontrolluara (mos lexo te censuruara) ne kete TV. Ne rastin konkret nuk mund te jem dakord me Driteroin i cili parasheh se Papa do te qeshte me imitimin. Papa edhe mund te qeshte e te trajtonte me indulgjence si kryekristian i mire kete "shaka te vogel", perderisa sic u tha e sic dihet fali edhe atentatorin e tij, por a na jep kjo valle te drejten ta fyejme a imitojme ate. Madje sipas kesaj logjike edhe pas kesaj, sa here te duam perseri. Papa edhe mund te qeshte por kurrsesi nuk qeshin papati, nunci apostolik, kreu i kishes katolike shqiptare, miliona besimtare ne bote (natyrisht po ta merrnin vesh).

Se dyti, ne te gjithe boten e qyteteruar simbolet, vlerat universale, shenjterite nuk preken. Ne fund te fundit duhet te kete disa gjera (te pakta) qe nuk preken se perbejne fondamentet e shoqerise njerezore, themelet mbi te cilat eshte ngritur ajo, e pa te cilat pa dyshim ngrehina edhe mund te ishte shembur sic eshte shembur mjaft here dikur.. Ne fund te fundit, ky nuk eshte nje kufizim aq i madh. Perderisa ka aq shume personalitete politike qe mund t'i gatuash si do a me mire t'i besh mish te grire, madje edhe duke tejkaluar normat e etikes. Edhe ketu, del ne pah nje aspekt i kultures qytetare e asaj mediatike. E drejta e kufizuar e cilitdo per te goditur jo si ma do, por deri aty ku e ndjen se nuk teprohet. Ne fund te fundit, kete kufi nuk e ve dot asnje ligj. Por sic e thane edhe vete artistet, edhe ata njohin nje vete permbajtje apo kufizim. Kur nuk e nxjerrin nje politikan lakuriq fjala vjen, apo ne jeten intime, kur nuk vene ne dukje sakatllekun e dikuj, pa dyshim nuk i vene censure vetes, por kufinj etike, estetike, qe ata vete i mendojne si te pranueshem. Perse te mos pranojne pra me tolerance e mirekuptim se kufinjte e fyerjes per cilindo tjeter, percaktohen nga ai vete dhe cvendosja e kufirit deri aty ku tjetri te mos ndjehet i fyer eshte nje detyrim per kedo qe kupton se demokraci e liri e fjale nuk eshte te godasesh kedo, kurdo e ngado por te respektosh lirine e tjetrit. Per te t'u respektuar me tej edhe liria jote. Le ta modeloje cilido kete ne plan personal apo familiar dhe do ta kuptoje natyrisht me mire.

Se treti, ne rastin konkret u spekullua me pa te drejte me termin censure. Ne qe e njohim ate kohe e dime se fjala censure ishte e barazvlefshme ne mendjen tone me burgim, internim, lincim e deri ekzekutim. Censure ishte te shkruaje brenda disa kufinjve tejet te ngushte, te imponuar, te genjeje sic donte udheheqja, te mos prekje kerkekend qe lidhej me partine, etj. Nderkohe qe, sot kufinjte jane ku e ku me te gjere. Gati pa fund. Me ndonje perjashtim te vogel si ky i fundit. Dhe denimi me i rende kesaj radhe eshte kerkimi i ndjeses. A eshte valle kjo kaq e veshtire? A kemi te drejte ne te gjykojme nese fyhet apo jo njeri nga nje denigrim nese ai e ndjen ate si te tille?

Pare ne nje plan tjeter e duke qene se, sic e thashe, rasti konkret ka te beje ndofta fare pak me artistet, d.m.th me interpretuesit e skecit ai lidhet me parametra te tjere. Problemi eshte padyshim i lidhur shume me teper me incidentin dhe pasojat e tij. Ne aspektin e tij diplomatik, politik, e fetar apo moral. Nese fjala Europe per shekuj eshte baraz me fjalen krishterim, atehere vec sensibiliteteve te prekura te mos harrojme edhe specifikat shqiptare: Jemi vertet vendi i harmonise se feve te ndryshme, por jo i krishterimit, se paku ne kohrat moderne. Harmonia fetare per mendimin tim rrjedh edhe per efekt te mungeses se nje kulture apo edukacioni solid fetar prej vitesh, te nje tradicioni te nderprere apo te mohuar por edhe nje ateizmi te imponuar. Per rrjedhoje jemi jo aq te krishtere apo jo aq muslimane sa duhet, pra jemi ende me ateiste se c'duhet. Secili natyrisht ka te drejte te jete i tille por ne nje vend ne tranzicion, pa vlera te konsoliduara morale apo hierarki vlerash, pa dyshim qe keto nuk perbejne ndonje hatu. Do te ishte mjaft mire te konsolidohej feja si bosht i fuqishem moral. Aq me shume qe duam te shkojme edhe ne Europe. Ne keto kushte, incidente te tilla, e theksoj incidente e jo individe qellimkeqinj, sepse pa dyshim keta individe ate cka kane bere e kane bere nga padija apo pakujdesia, duam s'duam ne, ndikojne per keq dhe lene nje shije jo te mire ne vemendjen gjithnje vigjilente te Europes se krishtere. Perpos kesaj, te mos harrojme qe ketu nuk eshte problemi vetem tek fyerja e ndjenjave fetare apo shkelja e simboleve, as vetem tek specifikat shqiptare per fat te keq, rendom terse. Problemi eshte edhe me i gjere: ai qendron ne stadin e kultures demokratike e qytetare, madje edhe asaj te pergjithshme qe i ben disa te thone: "Ketu kemi liri fjale e arti dhe do te shajme a perqeshim ke te duam e si te duam. Shkuan e vane ato kohra kur...". Eshte fjala ne tranzicionin e gjate shqiptar ardhur pas nje efekti komprimimi 45 vjecar, te shtypjes se fjales e mendimit te lire e qe krejt papritur eksplodoi ne liri ekstreme te fyerjes e shkeljes se personalitetit te individit, te intimitetit te tij, te gjithckaje, per te arritur me se fundmi, shkalle-shkalle deri te fyerja e institucionit e njeriut qe udheheq shpirterisht miliona ne bote. A e ka testuar valle njeri opinionin e tyre se paku ne Shqiperi? A i pyeti njeri katoliket shkodrane se si u ndjene? Apriori u tha qe nuk cajne koken, madje drejtues apo folese televizive te tipit te lehte ushqyen idene se kot fryhen keto jera.

Nuk eshte fjala pra per te denuar, por per te mesuar dicka edhe nga ky incident qe dikuj i duket i vogel. Mbrojtesit e fjales fyese pa limit, natyrisht e dine qe askush s'ka per te denuar njeri. Bajko e Llakaj, do te vazhdojne te jene sic kane qene, te lire e te pavarur, te dashur e te admiruar nga te gjithe. As Agron Cobani nuk do te denohet me. Zheji do te vazhdoje karrieren e nisur. Pra nuk eshte fjala per denime. Aq me shume qe indulgjencen na i fali vete kisha katolike. Eshte fjala per mesime. Le te nxjerrin ndonje mesim te vockel edhe njerezit e medias edhe ata te artit se ne fund te fundit nuk jane as diplomate, as historiane, as profesore te etikes e as teologe. Pra meqe nuk jane e nuk eshte e thene te jene te tille le te degjojne, a pranojne dicka. Ketu ne baze te gjithe normave te atyre qe permendem me siper eshte gabuar. Dhe ashtu sic e dha indulgjencen kisha katolike per fyerjen qe ju be kreut te saj, le ta japin edhe media publike e artistet per reagimin karshi fyerjes qe ndofta nga politika e media private ishte disi i tepruar por qe kurrsesi nuk ishte i tille nga te fyerit qe serish deshmuan tolerance e mirekuptim fetar e qytetar.
 

renea

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

sa here qe sahani kerkon te lepihet
ylli pango ne detyre,
faqeziu me kaqoll lesin
e bene skecin mynxyre.

lan nam gjithe keta kodosha me fjale boshe dhe shpjegime filozofike per kuptimine te drejtave te ndiesh i fyer.
ah qe s'kam nje grusht te fuqishem dhe ti bie malit mu ne zemer.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Renea,

jam dakort se si i pergjigjesh ketyre haleve.

Po ndryshe ajo mund te shkruhet:
<span style="font-weight: bold">Rron ariu ne maje te malit, rron dhe miza ne bythe te kalit.</span>
 

Muminin

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Une skecin se kam pare por kam lexuar gazetat dhe me vjen cudi per gjithe kete reagim qe po behet ne Shqiperi nga Vatikani dhe me shume nga politikan tane.Duket se na qenka bere qameti se u tallen me papen.Por papa njeri eshte si te tjeret vecse se eshte zgjedhur ne ate post nga disa prifterinje te tjere te cilet madje jane akuzuar per pedofili dhe homoseksualizem kudo ne bote madje edhe ne Shqiperi.Dje poo shikoja nje show tek Comedy Central dhe po talleshin me Jezusin qe eshte profet e nuk doli fare Bushi e as Papa te protestojne.Por keta politikanet shqiptare jane vasale te botes e bejne gara se kush po e ngre zerin me shume kur nje i huaj ja fut pordhes.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Giovanni Paolo II ha firmato oggi il decreto che le riconosce virtu' eroiche: si tratta della guarigione di una giovane donna indiana


Roma, 20 dic. - (Adnkronos) - Papa Giovanni Paolo II ha firmato oggi il decreto che riconosce le virtu' eroiche di Madre Teresa di Calcutta. Con questo passo si da' il via libera alla cerimonia di beatificazione che si terra' probabilmente nella prossima primavera.




Il Pontefice ha riconosciuto un miracolo attribuito alla suora albanese. Si tratta della guarigione di una giovane donna indiana guarita da un tumore allo stomaco dopo che una foto di madre Teresa le era stata posta accanto. La solenne cerimonia si e' tenuta oggi nel palazzo apostolico.
 

DriniS

Ecejak
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Te dhjefsha parlamentin, po pse mo, gjeja me e rendesishme eshte te mbahen mire telat me Papen apo ti hysh punes per te rregulluar dritat qe ikin me orar e pa orar ne mes te dites e ne mes te nates pa te keq, e qe thuhet se po angazhohen minister e kryeminister, por mungojne mjetet e transportit per te cuar ca transformatore ne vendin e riparimit??? Turp per faqe te zeze, akoma s'ka dhene njeri doreheqjen dhe akoma s'kane bere ndonje gje konkrete. Ketu duhej te ishte shpallur gjendje emergjente qe popullsia nuk ka drita, dhe tu priten linjat elektrike te gjithe atyre qe s'kane paguar leke se shtetit s'ia ka fajin ai qe i paguan, qe te ngelet pa drita.
 

dorian

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Skena dhe prapaskena .
Nikolle Lesi pronar i telvizionit dhe gazetes &quot;koha jone&quot; ishte e llogjikshme qe dikur do shfrytezonte rastin dhe pozicionin politik per te luftuar RTSH.Sa per mendimin e botes per papen dje pashe nje skec tek stacioni gjerman SRTL me papan ne pelena &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .Fatkeqesia jone ka 4 dite qe stacioni satelitor shqiptar jep emisione fetare nga halli per ta patur mire me papen.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Fillimisht postuar nga roadrash999:
[QB]Skena dhe prapaskena .
Nikolle Lesi pronar i telvizionit dhe gazetes &quot;koha jone&quot; ishte e llogjikshme qe dikur do shfrytezonte rastin dhe pozicionin politik per te luftuar RTSH.QB]
Hajde llogjike hajde,

po TVSH eshte televizion qe fondin e pagave e 8 milione USD mor xhaxh, si mund ta krahasosh me ate te Nikolles??!!!

Sa ka Nikolla gazetare e personel + veten dhe gruan me kalamanj, TVSH ka vetem roje tek dera e nderteses kryesore.

Po pse mor xhaxh, Nikolla do haje krahasim me Agron Cobanin, Pali Kuken, qe kur filluan pune ne TVSH,gazetari e regjizure, Nikolla vertitej akoma nga njera bole tek tjetra ( e te atit ), andej nga malesia e Lezhes.

Bote e çuditshme, do te thoshte dikush nga TAR.
 

dorian

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

Ti mund ta kerkosh llogjiken ku te duash e te besh cdo lloj krahasimi po, nikolla arriti te behet nje skec i thjeshte problem politik dhe te vihet ne pyetje qendrimi ne RTSH per shume organizatore te festivalit.kush doli e kerkoi falje para nikolles me shoke? nuk thashe qe arriti fitore por e beri nje perpjekje.Nuk do mbyllej RTSH por mund te hiqej psh. artur zheji ose agron cobani nga i vend pune .
me te vertete mendon se po te mos ishin keto arsye(dalja ne parlament e problemit) do behej nje debat i tille per nje skec . Bota ben te tilla me qindra ne dite.
 

uni20077

Primus registratum
Re: Skandal diplomatik ne Shqiperi.TVSH ti kerkoje falje Papes...

E para e punes, TVSH asht TV publik e si i tille,shtetnor edhe laik.E dyta tosqit e labt, po sidomos kta te fundit nuk kan` pase ndojhere gen humorit, por parodiet, prandaej doli talles &quot;sketsch&quot;-i.E treta ,Papa i Rromes nuk asht vetem &quot;president&quot; i mjere rrepublikan si ky i joni, qí ka dashte me vra vedin i rí,por, per katolikt, ka te drejte me zjerre ligje ne pune te fese.E katerta, t`i falet nder`s Zotit,&quot;shoku&quot; Zheji qí nuk asht n`Nigeri, edhe Papa nuk asht njaj matrapaz Mekke-et, se n`Shqypni kishte shkue ndryshe puna.

LAVDATUR IESVS CHRISTVS.
 
Top