Re: Si shpjegohet qe shqiptaret ne Shqiperi ngrene Flamurin Grek?
nje kendveshtrim tjeter
E Diele, 14 Shtator 2003
FJALEKRYQI I NGATERRUAR I ZGJEDHJEVE TE HIMARES
Viron Gjymshana
Neqoftese do te perifrazonim Nolin do te thonim se
lajmi per arritjen e nje marreveshjeje ndermjet
Partise Demokratike dhe PBDNJ per lenien e Himares
kandidatit te minoritetit grek, nuk eshte as i ri as i
papritur. Shenjat drejt nje mirekuptimi te tille ka
vite qe vihen re. Te pakten qe nga 2001, por arsyet
duhen kerkuar me thelle dhe me larg, ndofta ne ate
revolte qe nisi kryesisht ne jugun e vendit pas
falimentimit te firmave piramidale.
Opinioni publik shqiptar eshte tashme ne dijeni te
qendrimeve te disa qarqeve te caktuara greke, te cilat
kane ngritur deri ne Parlamentin Europian ne Bruksel
pretendimet e tyre per Shqiperine e Jugut. Keto
pretendime kane arritur kulmin e tyre gjate zgjedhjeve
lokale te zhvilluara 4 vjet me pare ne Himare dhe
Dhermi, por po ashtu ato kane gjetur vend edhe gjate
gjithe takimeve qe delegacioni i Parlamentit Europian
ka zhvilluar me ata te Kuvendit te Shqiperise. Bollano
dhe te tjere, u ankuan atehere per parregullsi te
theksuara gjate ketyre zgjedhjeve. Por fale guximit
dhe paanshmerise se eurodeputetes gjermane Doris Pack
qe kryesonte kete mbledhje, pretendimet e pales greke
u hodhen poshte.
Po ashtu, opinioni shqiptar eshte njohur me odisene e
leterkembimit te sterzgjatur ndermjet komisionerit te
ngarkuar per marredheniet me jashte Kris Patten dhe
eurodeputetit te djathte grek Kristos Ksarhakos. Dosja
e ketij leterkembimi eshte aq e fryre sa do te
mjaftonte per nje liber te tere. Ne nje nga letrat e
dy europarlamentareve greke, perkatesisht Stavros
Xarchakos dhe Kristos Zacharias, te grupimit te
partive popullore dhe demokrate europiane, shkruhej se
kryebashkiaku socialist i komunes se Himares ka
aprovuar 15 urdheresa per shkaterrimin e ndertesave
dhe pronave qe i takojne pakices greke ne Himare.
Sipas parlamentareve greke keto shkaterrime kane
prapavije te paster politike. Dy eurodeputetet i
kerkuan komisionerit Patten tu thoshte se cfare
qendrimi mban Komisioni Europian ndaj akteve te tilla
dhe nese veprime te tilla raciste te autoriteteve
shqiptare kunder grekeve etnike ne Shqiperi a jane ne
perputhje me parimet e pranuara nga shtetet anetare te
BEse? Dhe se fundi, cfare masash te menjehershme do
te merren per te ndaluar persekutimin e pakices greke
ne Himare nga ana e Shqiperise?
Ne pergjigjen e tij, zyrtari i larte i Bashkimit
Europian theksonte se ne Bruksel nuk jane ne dijeni te
shkaterrimit te pronave qe i takojne minoritetit grek
atje. Perkundrazi, sipas informatave qe Komisioni ka,
ne te gjithe vendin ka pasur prishje te ndertimeve te
paligjshme, duke perfshire ketu edhe ato ne Himare. Ne
rastin konkret ne Himare nuk jane prishur vetem
lokalet dhe pronat e banoreve me origjine greke, por
edhe atyre shqiptare, deklaroi Patten.
Por rasti i eurodedeputetit Ksarhakos dhe te tjereve
eshte vetem maja e ajsbergut, pjesa e dukshme e
perpjekjeve te politikaneve greke ne pretendimet e tye
ndaj Shqiperise se Jugut. Parlamenti Europian ka qene
deshmitar i perpjekjeve shume me konsekuente dhe te
hapura te personaliteteve greke ndaj Shqiperise se
Jugut. Ne vazhden e perpjekjeve te tyre te pakursyera
per te mbeshtetur pretendimet e PBDNJse,
eurodeputetet greke organizuan pak muaj me pare edhe
nje konference shtypi ne Parlamentin Europian me
pjesemarrjen edhe te eurodeputeteve greke dhe atij
minoritar shqiptar, Karamelo etj. Te gjithe ata folen
per shkelje te te drejtave te minoritetit grek ne
Shqiperi, per Himaren e cila prej 4000 vjetesh eshte
greke, etj. Per me shume, ata shperndane edhe nje lloj
broshure te shkruar ne greqisht ku shpaloseshin te
gjitha kendveshtrimet dhe pretendimet e pales greke
ndaj Shqiperise se jugut.
Para kesaj ofensive klasa politike shqiptare ka qene
gjithmone e percare. Ose edhe me keq akoma. Per hir te
ruajtjes ose te marrjes se pushtetit udheheqesit dhe
politikanet shqiptare u kane bere jehone metimeve te
pales greke. Keshtu, p.sh deklarata nje vit me pare e
udheheqesit te opozites shqiptare, se ne Shqiperi
dhunohen te drejtat e pakicave ndersa ka ushtuar nga
njera ane si nje rrufe ne qiell te kthjellet, nga ana
tjeter ajo ishte ne sinkron te plote me propaganden
greke. Ajo u bente jehone edhe pretendimeve te qarqeve
greke, duke u dhene atyre nje argument me shume, dhe
binte ne kundershtim edhe me qendrimin e perfaqesuesve
te Komisionit dhe Parlamentit Europian.
Shume komente dhe kritika pati po ashtu pas takimit qe
Nikolas Gejxh zhvilloi muaj me pare me 2 udheheqesit e
politikes shqiptare. Opinioni shqiptar u befasua ne
menyre te vecante nga takimi qe perfaqesuesi i lobit
grek ne SHBA zhvilloi me udheheqesin e opozites
shqiptare Sali Berisha. Aq me shume qe ne kohen e
“sundimit” te tij, Berisha e pat shpallur Gexhin si
“persona non grata”, pra te padeshiruar. E verteta
eshte se takimi BerishaGejxh paraqet edhe ai nje
vijimesi konstante ne politiken e 5 viteve te fundit
edhe te kreut te opozites shqiptare. Pra asgje nuk
eshte e rastit apo e pallogaritur deri ne imtesi.
Perkundrazi gjithcka ne veprimet e 2 politikaneve me
te perfolur shqiptare duket se ka te beje vetem me
instiktin e ruajtjes ose marrjes se pushtetit.
Tablloja behet edhe me e erret kur kujton disa
qendrime konstante dhe te pashpjegueshme deri tani te
perfaqesuesve te Partise Demokratike ndaj pretendimeve
greke ndaj Shqiperise se Jugut. Qendrime qe kane rene
ne sy sidomos kur ne Parlamentin Europian ne Bruksel
eshte trajtuar ceshtja e pakicave greke ne Shqiperi.
Mbahen mend mire debatet dhe kundershtimi qe deputeti
Pavlli Zeri pati pas zgjedhjeve te fundit lokale me
eurodeputeten greke Ana Karamanu kur po diskutohej per
zgjedhjet lokale ne Himare dhe respektimin e te
drejtave te pakices greke ne Shqiperi. Apo replikat qe
Fatmir Mehdiu, Neritan Ceka, Marko Bello, etj paten me
deputetin grek Mastorakis gjate takimit te fundit qe u
zhvillua ne shtator te vitit te kaluar ne Bruksel.
Gjate gjithe ketyre debateve binte ne sy qendrimi i
heshtur, i ftohe deri edhe indiferent i perfaqesuesve
te Partise Demokratike, kur anetare te pakices greke
ne Shqiperi ose europaralamentare greke akuzonin
shtetin shqiptar per shkelje te te drejtave te
minoritetit, per manipulime gjate votimeve ne Himare
dhe Dhermi etj. etj. Partia Demokratike, ishte e
vetmja atehere qe mbeshteti ankesat e pales greke,
duke pranuar se ne Dhermi dhe Himare ka pasur
manipulime.
Ndoftadikush mund te thote se te gjitha keto qendrime,
deklarata etj, do te kthehen ne leter boshe, porsa
Berisha te marre pushtetin. Ai atehere do u veje
kufirin te thana pretendimeve greke, sic beri gjate
periudhes 19921996. Kjo mund te jete e vertete, por
edhe e kunderta mund te jete po aq e vertete. Koha ka
treguar qe ne perpjekjet per te marre apo mbajtur
pushtetin behen shpesh here pazarlleqe qe kane pasoja
edhe me vone. Historia e Shqiperise njeh personazhe qe
ne kembim te ndihmes se te huajve, kane pranuar nje
Shqiperi gjysmake, jo vetem pa Kosoven, por qe edhe te
fillonte ne lumin Mat dhe te perfundonte ne Shkumbin,
duke ia lene pjeset e tjera Serbise, Malit te Zi,
Bullgarise apo Greqise. Por edhe sikur keto krahasime
historike apo supozime te mos kene asnje baze, ka disa
argumente bashkekohore, qe ngjallin frike per te
ardhmen e Shqiperise se Jugut. Eshte fakt i njohur qe
ne kancelarite e Bashkimit Europian po shqyrtohet nder
te tjera, si nje opcion i mundshem i zgjidhjes se
statusit perfundimtar te Kosoves, edhe ndarja e saj.
Sipas ketyre projekteve Serbise mund t’i jepet pjesa e
Mitrovices dhe ndofta edhe disa zona te tjera.
Njekohesisht pjesa serbe e Bosnjes do t’i
bashkangjitet po asaj. Kuptohet qe Beogradi eshte
njeri nga frymezuesit, perkrahesit dhe perfituesit me
te madhenj te ketij skenari, megjithese tani per tani
ai ben naze dhe hiqet sikur do gjithe Kosoven. Ne fakt
Beogradi e do Kosoven ose nje pjese te saj, por pa
shqiptaret. Sipas ketyre projekteve te pashpallura
zyrtarisht, nje Kosove e tille e gjymtuar mund te
lejohet te bashkohet edhe me Shqiperine. Ne kete
variant te nderrimit te kufijve mund te perfshihet
tani apo edhe pas 10 vjetesh edhe Maqedonia dhe
Shqiperia. Atehere pushteti lokal ne Himare, apo edhe
ne Dropull e tjeterkund ne Shqiperine e Jugut mund te
organizoje referendume mbarepopullore per shkeputje
nga Shqiperia dhe bashkengjitje me Greqine. Askush nuk
ka te drejte t’i kundervihet ketyre aspiratave. Ne
kete menyre edhe harta e Shqiperise ndryshon perseri.
Epiqendra e saj spostohet drejt veriut duke u
shkeputur nga ato treva qe kane nxjerre nga gjiri i
tyre nje plejade te shkelqyer rilindasish dhe
njerezish te penes qe i kane bere nder gjithe kombit
shqiptar. Bashkepunimi ndermjet PDse dhe PBDNJse
vetem se lehteson realizimin e ketyre planeve.