Si quhet ne gjuhen shqipe?

vlera

Primus registratum
Si quhet ne gjuhen shqipe?

Pershendetje te nderuar miq te Af

Shume nga ne kemi enderra per te cilat edhe synojm qe te na behen realitet, sigurisht nese jemi te vendosur dhe shkojm ne drejtim te realizimit te tyre sa do e gjate te jete rruga. E edhe une deshiroj qe te beje realitet endrren time, e cila, mendoj se do tu sherbente te gjitheve vecanerisht femijeve qe jetojne ne diaspor apo femijeve dy-gjuhesor. Per nje femije dy-gjuhesor eshte mese e rendesishme gjuha e tij e nenes dhe nese ky femije ka mangesi ne gjuhen e tij te nenes ka mangesi dhe shume probleme edhe ne gjuhen tjeter te vendit ku ai jeton. Gjuha shqipe e femijeve dy-gjuhesor nuk eshte shume pasur, eshte e perbere vetem nga fjalet e perditshme apo te zakonshme qe familja i flet ( pra prinderit dhe femijet), atyre u mungojn shume fjale dhe shume shpesh nese deshirojne te mesojne fjale te reja ata nuk e gezojne kete mundesi sepse mungon ndihma apo eshte shume e paket, per fat te keq.

Tash sa kohe kam filluar qe te punoj ne perpunimin e nje fjalori fotografish, qe mendoj se do te jete nje ndihme e madhe per keta femije dhe qe ka kete permbajtje:

1. Njerzimi - ku do te kete fotografi nga familja, profesioni, trupi, veshmbatja, dhe gjera te tjera qe kane te bejne me jeten njerezore.
2. Banimi - ku do te kete fotografi te ndryshme psh nga kuzhina, ushqimi, kopshti, dhomat e ndryshme, zyrat etj.
3. Natyra - ku do te kete foto te ndryshme te kafsheve shtepiake, kafsheve te egra, zogjeve, akvariume, insekte, bime e shume te tjera.
4. Foljett - ne kete kapitull kam menduar te ve pra foljet apo veprimet qe kryejm ne psh. per te pire, per te ngren, per te qeshur ( apo ha, pi, qeshem, qaj, etj etj).
5. Flamujt - flamujt nga shtet e ndryshme te botes.
dhe ne fund
lista e fjaleve sipas alfabetit


Por kam nevoj edhe per ndihmen tuaj, sepse ka disa fjale qe nuk di si quhen ne gjuhen shqipe, shpresoj te me ndihmoni ne gjetjen e fjaleve e edhe ne ndonje ide qe mendoni qe ky liber te dukej me mire.

Shpresoj ne ndihmen tuaj dhe ju falenderohem!

Me respekt nga:
Betina
 

vlera

Primus registratum
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

si quhet kjo ne gjuhen shqipe:

images


images


quhet broche ne gjuhe te huaj po ne shqipe
 

MLK

Primus registratum
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

Pershendetje Betina per idene dhe iniciativen, me duket interesante dhe diçka qe do te mund tu sherbeje shume familjeve te interesuara tu mesojne nje pjese te shqipes femijeve te tyre ne mergim. Per informacion nje njeri qofte dhe intelektual (pra me nje fjalor me te pasur) perdor gjate nje dite mesatarisht 200 fjale per te komunikuar ne mjedisin qe e rrethon. Duken pak po kjo eshte mese e sigurt pasi eshte e bazuar ne studime serioze e nje sasi e madhe njerezish jane testuar me diktafon per gjate gjithe dites dhe ka dale ky rezultat. Pra jam me konkluzionin tend qe ne nje vend te huaj e folura e shqipes reduktohet jashte mase dhe femijet e kane teper te veshtire ta mesojne pa programe apo ndihma specifike.
Mesa kem mundesi do te te ndihmoj.
Pershendetje
 

vlera

Primus registratum
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

Flm shume kontrapedali /pf/images/graemlins/smile.gif

KArfic/ë - a, -at gjilper e kthyer, me gure te cmuar ose me nje send tjeter zbukurimi, qe e vene grate si stoli ne veshje apo ne koke per te mbajtur floket
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

Të lutem! E kam për kënaqësi që të të ndihmoj Betinë /pf/images/graemlins/wink.gif .
 

vlera

Primus registratum
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

Si quhen keto ne gjuhen shqipe:

manchetknapper100x100.jpg


jane lloj kopsash dhe mund te jene edhe te arta apo te argjenta e zakonisht perdoren per te mberthyer kemishen tek manzhetat
 

vlera

Primus registratum
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

Lara ne anglishte keto quhen cuff link (link- lidhje, cuff - manzheta) dhe nuk kane gjilpera. Keto i perdorin meshkujt per manshetat e kemishave te tyre.

Si thua a mund te quhen edhe keto karfice manzhetash
 

vlera

Primus registratum
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

Flm Lara per ndihmen /pf/images/graemlins/smile.gif

Buton manzhetash nuk me duket shume shqipe, me shqip tingellon "karfice manzhetash".
 

vlera

Primus registratum
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

Si eshte me e drejte te quhet ne shqipe çifti i ri apo çifti martesor

images
 

abs

nuk e di...
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

Fillimisht postuar nga Betina:
[qb] Si eshte me e drejte te quhet ne shqipe çifti i ri apo çifti martesor

images
[/qb]
CIFT I RI I SAPO MARTUAR /pf/images/graemlins/smile.gif
:wave: BETI
 

vlera

Primus registratum
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

Flm per ndihmen Yllis.

Cila nga keto fjale eshte me e drejte te thuhet per vajzen qe ka floke te verdha: blondine, leshverdhe, flokeverdhe apo bardhoshe

images
 

abs

nuk e di...
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

THJESHT BJONDE /pf/images/graemlins/smile.gif

Masnej ndahen bjonde natyrale bjonde e lyme etj /pf/images/graemlins/laugh.gif

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

BLONDINE_ngjan pak italisht
LESHVERDHE _eshte pak fyese
FLOKEVERDHE _gjithashtu
BARDHOSHE _e bardha s'eshte e verdhe
Verdhoshe me duket me e llogjikshme
Mos u nxef nqs je verdhoshe.
 

vlera

Primus registratum
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

O'Le, por fjala Bjonde nuk bene pjese ne fjalorin e gjuhes shqipe!
 

abs

nuk e di...
Re: Si quhet ne gjuhen shqipe?

bjonde esht fjala me e perdorur ne kte rast dhe esht nenkupton floket me ngjyre te verdhe

/pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top