Re: Si ndiheni kur takoheni me nje EX tuaj????
Pas 6 muajsh ndarje dhe qe s'ishim pare megjithese ishim ndare me kohe ai nget makinen 17 ore te vije te me shihte dhe pse une i thashe te mos vinte. Casti kur e pashe, ai po dilte nga makina dhe une isha ulur perpara makines time. PO mendoja ta shaj apo ti them fjale te emebla, ta qelloj apo ta puth, ti them te dua po te urrej dhe pse e kisha ndare vete sesi me vinte... Mu afrua dhe une isha akoma duke menduar sesa kishte ndryshuar, s'ishte me ai simpatiku qe kisha njohur me pare, what a hot guy, with an empty head... Afrohet dhe me shume dhe me kap per krahu dhe me afron me rrembim ne krahet e tij dhe filloi te qante, me te madhe si femija.... Atehere fillova te qaj dhe une...O zot- tha- sa me ke munguar. Me puthi lehte , se ndjeva fare, mendova, shyqyr qe qenka fikur ndjenja.... Filloi te me prekte, ferkonte atehre gati u gjunjezova, ai vazhdonte te qante, dhe per cudi u gjunjezua ai me tha se s'do donte njeri me kurre sa me donte mua, mu pergjerua ta prisja dhe pse ai e di se cdo gje ka marre fund me kohe dhe per fajin e tij...
Iku se s'kishte kohe te rrinte shume vetem ca ore, me merr njehere ne muaj ne telefon ashtu sikur i kam thene une se perndryshe se coj telefonin fare, me thote se me do, por une i them te me harroje....
Ndjenje e humbur, qe egziston...
E dua perseri dhe do ta dua gjithe jeten time, por ai ka vdekur tashme per mua, do ta dua si hije qe segziston...