Re: Si mund te blej makine?
Taksat për makinat e përdorura ne republiken tone te dashur
1) Për mjetet me 10 ose më shumë vite përdorimi:
a) Autoveturat: 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë;
b) mjetet e tjera për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobusë, furgona dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave, me peshëmbajtje deri në 5 tonë: 128 000 (njëqind e njëzetë e tetë mijë) lekë;
c) autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave, me peshëmbajtje mbi 5 tonë: 160 000 (njëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë;
ç) traktorët rrugorë (koka tërheqëse): 64 000 (gjashtëdhjetë e katër mijë) lekë.
2) Për mjetet me më pak se 10 vite përdorimi:
a) Autoveturat: 40 000 (dyzetë mijë) lekë;
b) mjetet e tjera për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobusë, furgona dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave, me peshëmbajtje deri në 5 tonë: 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë;
c) autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave, me peshëmbajtje mbi 5 tonë: 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë;
ç) traktorët rrugorë (koka tërheqëse): 48 000 (dyzetë e tetë mijë) lekë.
Llogaritja e taksës së importimit
Taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit.
- "Taksa fikse" për çdo autoveturë me benzinë është 20 000 (njëzet mijë) lekë, ndërsa për çdo autoveturë me naftë, 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë.
-"Cilindrata e motorit" është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur në centimetër kub (cm3).
Shembull
1. Llogaritja e taksës për një autoveturë tip "Benz 190", i prodhuar në vitin 2000, me naftë dhe i importuar në vitin 2005:
Koeficienti sipas ligjit është 0.0018
Cilindrata e motorit është 1930 cm3
Taksa Fikse 25 000 lekë
1930 x 25,000 x 0.0018= 86 900 lekë ishte bëhet 1930 x 25 000 x 0.0029 = 139 925 lekë
2. Llogaritja e taksës për një autoveturë, e cila në momentin e zhdoganimit ka mbi 10 vjet prodhimi, për të njëjtin tip autoveture si më lart, bëhet:
1930 x 25 000 x 0,003=144 800 lekë ishte bëhet 1930 x 25 000 x 0,0048 = 231 600
Formula e zhdoganimit
Taksë importi + taksë doganore + TVSH
1. Taksa e importit =taksa fikse x Cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit, ku:
a. "Taksa fikse" (e ambientit), për çdo autoveturë me benzinë përcaktohet 20 000 lekë dhe për çdo automjet me naftë 25 000 lekë
b. "Cilindtrata e motorit" është vëllimi i dhomës së djegies së motorit e shprehur në centimetër kub. (kjo ishte per femrat

)
PRA BENI GATI PATINAT ROLLERBLADE ETJ



