Re: Si jane çunat&gocat shqipetare ne krahasim me çunat&gocat e huaja.
Ne pergjithesi meshkujt shqiptare jane shume dembela. Vajzat shqiptare jane puntore, te perkushtuara ne familje, por dhe te nenvleresuara. Djemte dhe vajzat shqiptare jane mendjemedhenj dhe merren shume me thashetheme. Mburremi shume, sikur ca kemi bere. Zihemi e shajme shume, sic thote nje shprehje popullore " I nxjerrim syte njeri-tjetrit". Toleranca per njeri-tjetrin eshte zero.
Por pavarsisht gjithe ketyre veseve te keqija dhe jeteses mizerable ne te cilen jetojme jemi shume te gezuar dhe harrojme shpejt te keqen qe na bejne, dmth nuk mbajme meri. Jemi me te afruar me njeri-tjetrin dmth formojme shoqeri shpejt dhe i respektojme shume te huajte.
Per te huajte nuk mund te flas shume sepse nuk i di sesi jane. Lexova ne mesazhet tuaja se te rinjte ne vendet e tjera jane shume te shthurrur, ndoshta por kjo duke pare ne kendveshtrimin tone, se ne te tyrin nuk besoj se eshte keshtu. Tek ne shume te rinj i martojne prinderit dhe vendosin prinderit per jeten e tyre.
Jam shume e sigurte qe shume nga ju do me kundershtojne dhe do fillojne te mburrin veten por kjo per mendimin tim eshte e verteta.
:wave: