nga varesia e dikujt apo nga varesia e dashurise? sepse jane dy gjera te ndryshme. dashuria nuk eshte asnjehere e demshme, nuk te ben te vuash, ndersa fiksimi per dike, te jesh i varur nga dikush, po.
si te shpetosh nga fiksimi per dike? duhet te kuptosh qe gjithcka ndodh brenda kokes tende ne kete rast, jane mendimet qe te bejne te mendosh qe ke nevoje per ate person, sepse truri, pasi kalon fazen e pare te zemerimit, ka tendencen te perqendrohet me vone me shume ne gjerat pozitive qe ke perjetuar me ate person dhe qe te kane bere te ndihesh mire...e si pasoje, per t'u ndjere mire, per te ndjere akoma kenaqesi, ti vazhdon te kerkosh ate person, por nuk duhet harruar qe kjo shprese per te jetuar pozitiven eshte e falsuar, e genjeshtert, sepse ashtu sikurse mund te ndihesh me mire teorikisht, po me te njejtin probabilitet ka mundesi te ndihesh edhe me keq ne prani te personit qe ke dashur. gjithashtu nuk duhet te harrosh qe kenaqesia mund te vije edhe nga shume burime te tjera, prandaj nuk eshte mire, nuk perputhet me te verteten, nese burimin e kenaqesise apo lumturise vendos t'ia veshesh nje burimi te vetem. nuk them qe eshte e thjeshte, por eshte e mundur