Si do të dukemi pas 100 mijë vitesh?

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
po pra do behem hi! nuk dua qe pas 100 mije vjetesh nese bota te egzistoje, te gjejne ndonje kocke timen e ta perdorin per kerkime shkencore...dua te kthehem andej nga kam ardhur...nga pluhuri...dmth i bie te jem prape ketu :)
 

gurax

Pan ignoramus
Artikulli origjinal ndodhet ketu: http://www.forbes.com/sites/parmyolson/2013/06/07/how-the-human-face-might-look-in-100000-years/

Une habitem se si disa anetare ketu, pa ja patur fare haberin nga gjenetika dhe proceset evolutive, rregullsite, diktatet, limitet dhe degezimet ne gjenom, propagandimi i tyre ne fenotip... keta njerez marrin persiper te bejne kritikun. Sikur te informoheshin pak me shume per ceshtjen, do te gjenin se parashikimi i fizionomise se nje organizmi eshte me i thjeshte sesa e mendojne.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
nuk ja fus kot unë,si do të dukemi pas 100,mijë vjetësh.shiko si janë duk ata para 100,mijë vitesh para nesh.tja bësh një pyetje të tillë një dijetari ose shkenctari të madhë,ajë nuk do të jep asnjë përgjigje por vetëm do të qeshte dhe do ta bënte një pyetje,a ke qenë ndonjë herë te psikologu?
 

gurax

Pan ignoramus
Duke pare si jane dukur atehere dhe si duken sot, nuk ke per te nxjerre perfundime me ndonje vlere pervese te besh gallate sa here qe behesh dru me bar. Nderkohe, kur analizon gjenomet perkatese te atyre qe kane jetuar 100000 vjet me pare dhe atyre qe jetojne sot, eshte e mundur te nxirret nje perafrim per ata 100000 vjet me vone. Eshte pikerisht kjo cfare tregohet nga ana vizuale me ane te imazheve te treguar.
 

Hektor12

Locus omnem
Une e pashe faqen se kisha vene re , pavaresisht se jam tip kurioz .. mendoj se Forbes eshte serioze dhe perafrimet pershtatjet kompjuterike jane te lejueshme ... analizat shkencore dihen dhe teorite ... personalisht mendoj se teoria e evolucionit ka disa pika te paqarta dhe vete shkencetaret i pranojne ... mua mu duk interesant jo se do me ndikoje per kuriozitet te diskutojme ... nese skemi kapacitetet e leme ketu se shofim ...
 

gurax

Pan ignoramus
Sahit rexhepi, ti vazhdon te kerkosh informacion dhe pergjigje ne vendin e gabuar: rregullsine e propagandimit te karakteristikave e kerkon nga pamja e jashtme, ndryshimet gjenetike i kerkon "me sot e me neser" (ose ne kuadrin e nje numri te fundem te vogel jetesh njerezore te njepasnjeshme).
Ti njesoj do jesh or trim edhe sot edhe neser. Por ata qe do jene pas 100000 vjetesh nuk do jene njesoj me ty, ashtu sic edhe ata qe kane jetuar para 100000 vjetesh nuk jane njesoj me ty. Per te kuptuar mekanizmin se si behet dhe rregullsine parashikuese, vizito ndonje biblioteke dhe fillo lexo libra qe kane te bejne me gjenetiken, shumfishimet proteinike, presioni evolutiv per lindjen e organeleve dhe me tej formimi i organeve (i njejti mekanizem ne revers con ne organet vestigale), shfaqja e te njejtit parameteri ne gjenotip ne forme te dukshme neper fenotipet e shumta te te njejtit gjenotip, etj.

Njelloj jemi edhe sot edhe neser, eh?

"The sun is the same
(in a relative way)
but you're older.
Shorter of breath,
one day closer to death".
--- Pink Floyd
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Sigurisht, ne qofte se deri atehere nuk do te ishim shfarosur nga shkencetaret tane biologe te cilet i kane futur hundet tek me e shenjta, evolucioni per 6000 vjecarin pasues do te ishte si vijon:

Njeriu do te kishte evoluuar ne qenie telepatike. Si i tille ai nuk do te perdorte gojen por syte per komunikim. Dicka e tille duhet te sillte rritjen e vesheve per te kapur sinjalet e ardhur nga truri i bashkebiseduesit. Goja do te kishte dal jashte qarkullimit. Nje organ per te cilin nuk ndihet nevoja, zhduket me kalimin e kohes. Si rezultat edhe ngrenia do te kishte ndryshuar. Njerezit do te ushqeheshin me energji. Ne qofte se goja nuk do te ekzistonte ajo duhej te paraprihej nga zhdukja e nevojes per hunden. Hunda e cila eshte edhe organi i nuhatjes nuk do te lejonte zhdukjen e gojes sepse eshte nuhatja ajo e cila ngjall jo vetem deshire per te ngrene por edhe deshire per te puthur dhe per te bere dashuri. Njerezit nuk e kuptojne dot misterin e puthjes. Ajo vjen si rezultat i nuhatjes se feromoneve te cilat leshohen ne momente kur dy trupa bien ne dashuri me veshtrim te pare. Ai eshte nje proces i natyrshem kimik dhe nuk perceptohet si dashuri ose te pakten nuk kerkon ndonje arsyetim. Pa hunden nuk do te kishte puthje dhe si rezultat njerezit nuk do te njihnin impulset seksuale. Si te tille ata nuk do te lindnin me femije. Megjathate ata do te ishin qenie te pavdekshme. Duart dhe kembet e tyre do te ishin e zhdervjellta dhe shpejtesia e levizjes e madhe. Kjo ka te beje me SYRIN. Nje sy i zhvilluar shikon larg dhe eshte teper kurioz. Ai kerkon te preke objektin qe i ngjall interes per te zevendesuar mungesen e senseve te tjera.

Keto qenie quhen ndryshe edhe elf. Ata perbejne shkallen me te larte te asaj qe quhet shtresa shpirterore. Jane elfet ata te cilet e kane krijuar BOTEN duke e kenduar ate me zerin e mendjes.

Ata jane qenie fildishi. Te pavdekshem.


El
 
Top