interesante gurax, shume interesante kjo qe ke zbuluar. sic po thoja edhe une ca kohe me pare
(http://forumi.shqiperia.com/threads/shtepia-jone.15984/page-102#post-1101600)...
ne shtepine tone ndodhin shpesh gjera te cuditshme, magjike, te pakontrollueshme do thoja. jo se ne banoret qe jetojme ketu jemi me pak te cuditshem, se kush do merrte ne shtepi dy dragoj me paraardhes prej tokave te ngrira, nje qen Hansi sa nje gomar, nje Fishifishi peshkaqen ne pishinen e jashtme me uje te kripur, dhe nje ari antipolar valltar?

jo kushdo do thoja, por ja qe ne e kemi bere dhe te gjithe keta jetojne ne harmoni brenda shtepise sone.

une shkova fola me doktorin pas kesaj ngjarjes qe me ndodhi me dy muzikantet ne mes te nates, dhe doktori me shpjegoi ca gjera qe me lane krejtesisht pa fjale. e qe vendosa te ndaj edhe me ju tani...
shtepia jone ne te vertete nuk eshte vetem kjo qe shohim ne, por ka me shume, pertej te dukshmes dhe te prekshmes...nga nje bote tjeter, por qe nuk eshte krejt tjeter, eshte ne kontakt te vazhdueshem me boten tone...eshte nje bote nen ose mbi shtepine tone, varet nga kendveshtrimi, por ekziston. dua te them qe eshte si nje bote paralele, si te jete shtepia jone por ne kohe dhe hapesire tjeter, te njejtat hapesira qe ne banojme ekzistojne edhe atje, por me pamje tjeter, me te erret, me te vjeter, me te frikshme...ju betohem se nuk jam e dehur, te tera keto mund t'i konfirmoje edhe doktori nese e pyesni. dhe pervec kesaj, ka dicka me shume...kjo shtepia paralele si shtepia jone eshte e banuar, me gjallesa te tjera, disa te buta dhe disa te egra dhe te rrezikshme...dhe jo vetem nga keto, por edhe nga njerez!! disa prej tyre kane mesuar te kalojne ne dimensionin tone dhe here here vijne e na bejne vizite, jane te terhequr nga ne dhe kurioze ndaj asaj qe ndodh ne shtepine tone.
nje prej tyre eshte dark Borebardha qe iu shfaq nje dite gurax, bashke me lepurin killer me dhembe te mprehte, dy te tjera jane muzikantet me harpa...por doktori me tha se ka edhe te tjere, fantazma qe jetojne prej vitesh atje. doktori me tregoi edhe se dyshon se ekzistojne disa pika te shperndara ne shtepine tone qe jane si tip tunelesh komunikimi midis shtepise sone dhe ketij dimensioni tjeter kopje e shtepise sone. nje prej ketyre pikave mund te jete shume mire gemushat ku gurax gjeti ate dite luleshtrydhet dhe tani rriten bime te tjera, pse jo. e frikshme banore te dashur, vertet e frikshme
