Shtepia Jone

katsune

cherry blossom
Hansat jane te gjithe te medhenj prandaj :D i leme dy emra atehere, Hans Hasky, si ato qente te shtepive mbreterore. shkurt H.H, une mendoj se i shkon shume :p


sa me pelqejne malet abs. pamja atje ku je tani qenka e mrekullueshme. qetesia dhe ajri i paster i maleve me mbushin me jete dhe frymezim. t'perqafoj :)

80321dae4aaae9977a8645c3f4c37014.jpg
 

gurax

Pan ignoramus
Husky Hans?! Duhet te kemi shume kujdes me edukimin e ketij brezit te ri. Une insistoj se H.H. duhet mbajtur me cdo kusht larg letersise ekzotike, sidomos disa autoreve... Shihni se c'behet po te mos jemi te kujdesshem:

"Si eshte Bani?", e pyeti ajo.
"Mire eshte, mire," u pergjigj ai. Bani ishte pastori gjerman femer qe jetonte ne shtepine e tij, nje qen per se mbari dhe e zgjuar, pavaresisht disa zakoneve te cuditshme.
"Ha akoma spinaq?", e pyeti ajo.
"Me shume se asnjehere. Me cmimin e larte te spinaqit keto kohe, nuk eshte shpenzim i vogel!"
"Nuk kam pare asnjehere ndonje pastor gjerman qe te haje spinaq."
"Ajo nuk e di qe eshte nje qen."
"Po cfare e di veten te jete?"
"Epo, duket sikur mendon se eshte nje qenie e jashtezakonshme, pertej klasifikimeve."
"Superqene?"
"Edhe ka mundesi."
"Kjo eshte arsyeja pse i pelqen spinaqi?"
"Jo, ajo eshte tjeter gje. Thjesht i pelqen spinaqi. I ka pelqyer qe kur ka qene qenushe e vogel."
"Por ama ndoshta kjo eshte arsyeja e atyre mendimeve te rrezikshme qe ka."
"Edhe ka mundesi."

--- Murakami, "1Q84"

:D
duhet?
nese beson ate qe te asht' thane se duhet,
si reagon?
kur te shkruash se si reagon, te ban doktori pietjen tjater :D

Opaa! Ja mesimet e doktorit se si hyjne ne pune menjehere! Me ka thene vete qe kjo pjesa 'beson' ka dy forma. Njera eshte 'trust', tjetra eshte 'believe'. Fjalet e doktorit vath ne vesh. :D

Soul qe kercen ne shi. :hot: Une po iki te kercej vallen e shiut atehere, do bej nje zjarr aty ku korri barin Dreamer.

2091256423_7891a81c29_z.jpg


I duhet here pas here shtepise ndonje stuhi e ndonje shtrengate, ja kshu si per uje te ftohte!

:D
 

Soul

Forumium praecox
Te keqen e imagjinates abs, sa seksi me paske bere :D Une duhet te bej te pakten nja dy vjet kshu :skip: qe pale te bej ate trup. :rolleyes:
Po eshte kenaqesi me vete, te kercesh ne shi :wub:. Ja kete do ma aprovoje edhe Gurax qe e provoi. Si tu duk kercimi Gurax? :p
Tropojanja, me rafte e mira mua qe nuk te ka gatuar njeri ty, po ke pare ti qe u mesuam dembela ne duke na gatuar ti.
 

abs

nuk e di...
Tropojane na more n'qafe me kto pjata gjigande :D
*Guri, tan mend e ke krytin :balanc: :p he kerceve me soul ne shi? :)
*Smile :engjell:deshta te hedh ca foto per ty, por nuk mi pranon, me duket jane te medha(?)
 

tropojanja

Çike Malsie
image.jpg image.jpg image.jpg
Moj vajza po si nuk e mori kush sot n dorzim kuzhinen ???
Prap un se un bana me hanger dhe pse e semure .
Kjo eshte menuja e darkes per sonte!
Ju bafte mire!
Naten e mire e gjumin e amelt.
 

gurax

Pan ignoramus
Miresejugjeta shtepia.
Tropojania e uritur? Me tere ato gjera sa pergatit vete disa here dhe te nesermen nuk ngel me asgje? I hane naten fshehtas te tera ushqimet tropojanja, dhe pastaj gjate dites thone te tere qe jane dietike, e este e pamundur ndryshe!

Provo nje here si te duken keto, tropojanja. Supe me filiza soje dhe perime, dhe mish pule me salce kerri. Ka edhe me teper ne frigorifer, kush te doje nese do. :)

yellow_bean_soup%281%29.jpg

easy-japanese-chicken-curry-extraspices.jpg


@Airbourne na e dikton shtepia ekzotizmin. Eshte ajo pa jemi ne. :p

abs, me c'di une kercyem jo vetem ne... U be nami, dolen te tere jashte dhe erdhen edhe nga rruga nje turme me te panjohur. Soul e myti fare po te them. Me duket bene dicka me henen broken_smile dhe @hermetica qe vershuan njerezit ashtu papritur, se s'ka mundesi...


:D
 

katsune

cherry blossom
bobo hermetica, e shikon c'pasoja paten poezite tona te pafajshme qe i dedikuam henes naten e kaluar. banore te dashur, duhet te dini qe une me hermetica po shijonim nje apo dy (?) mojito buze liqenit nen driten e henes, dhe ashtu krejt natyrisht filluam te recitonim disa vargje dedikuar henes nga poete te ndryshem. keshtu pra faji nuk eshte teresisht yni, por edhe pak i alkolit. :p se c'ndikim te cuditshem pati kjo gje mbi henen nuk di te them.
pastaj dihet qe kur hena i afrohet shume tokes si naten e kaluar, njerezit cmenden pak. e ka thene edhe oscar wilde kete :D

hermetica mund te deshmoje per kete qe thashe :p
 
Top