Re: Shqiptari rracist?
Në të gjithë popujt ekzistojnë këto probleme në të dy kahet, të brendëshme e të jashtme. Përshembull: italianët e veriut quajnë “terronë” italianët e jugut, në Milano quan “buxurr” fshatarin që vjen të dielave në qytet e kështu me rradhë.
Në Austri para tre vjetësh një italiani ja ulën dënimin, nga 7 që parashikonte ligji për ngjarje analoge, në 5 vjet, sepse “keqtrajtimi i gruas bën pjesë në kulturën e italianit” tha gjykatësi kur dha sentencën... Etj.
Evgjiti është evgjit. (mbetet evgjit kur bën diçka që pasqyron prejardhjen)
Ebreu është ebre (çifut kur kryen një akt të poshtër. E kini lexuar Tregëtari i Venedikut?)
Zezaku është zezak. (mbetet i tillë sërish për motivet e evgjitit)
Etj, etj.
Në thelb, pohimet jashtë kllapave zbulojnë thjesht identitetin. Asgjë më shumë dhe aspak racizëm. Përbuzja, tallja, racizmi është i padëmshëm kur drejtohet ndaj një mënyre jetese, një zakoni, ose vesi, (në regjimin e mëparshëm, diku andej nga Levani i Fierit, u dhanë hyrje në pallat kurbetëve. Njëri prej tyre ngriti çadrën në mes të dhomës. Legjendë metropolitane? Ndoshta. Por jo aq larg së vërtetës.) Pa trajtuar ngjyrën e lëkurës si shkak për të mbrritur te inferioriteti dhe superioriteti si një përpjestim i zhdrejtë midis grupeve shoqërore, qendrojmë te faktorët historiko-psikologjikë, mjedisorë, që kanë ndikuar në formimin e identitetit.
Natyrisht, të gjitha këto i dini, edhe pse për të qenë i sinqertë, dyshoj kur lexoj se çfarë shkruani.
Shqiptari nuk është racist.
Sikur të ishte do t’i kishim kursyer vetes kaq e kaq dhimbje. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që evgjitët e kurbetët janë në tokën tonë prej disa shekujsh, ebrenjtë u shpëtuan prej nazistëve, martesat me çobenj, ekzistenca e kaurrevgjitëve në Korçë e rrethinat e saj, sllavët maqedonas (“shule” temri përbuzës) në rreth 7 fshatra, grekët e Dropullit të pajtuar si bujq, etj asnjëherë shqiptari nuk i ka keqtrajtuar. Përkundrazi. Kanë spekulluar. Natyrisht, nuk mund ta quajmë racizëm qendrimin e shqiptarëve sepse ai nuk e ka shndëruar kurrë në ideologji. Sikundër e thashë më sipër, e ka përdorur për t’u dalluar prej të tjerëve, si kombësi, identitet. Do të martohesh? Martohu! Do të të tallin, përbuzin, është e drejta e tyre përballë të drejtës tënde për t’u martuar. Racizmi merr kuptim të plotë kur ndiqet nga një ideologji që drejtohet kundër të tjerëve deri në ekstrem, dmth dhunë. Asnjëherë këto dallime nuk i ka shndëruar në “Pogrom”. (fjalë ruse që do të thotë shkatërrim. E përdora qëllimisht sepse në fjalorin politik të botës mbarë kujton famën e trishtë të pogromit rus kundër ebrenjve më 1903.