Re: Shqiptaret po pagezohen ne te krishtere...!
Ataman, me sa shoh me duket se e paske mprehur mire shpaten e ndryshkur kryqtare. Po te jete per DNA, duket na postimi yt se kush mund ta kete me ne gen terrorin. Eshte normale, njeriu pa Zot nuk ka si ta gjeje dashurine ne shpirtin e vet te zbrazet. Shekulli i XX ishte deshmi e qarte per kete. 150 milion te vdekur rendojne tashme nga utopite e marra ateiste, qe “njeriu i ri” i shekullit te zi qe lame pas u perpoq te ndertonte me zellin e vetkenaqesise per ta shpallur veten Zot. Normalish, utopite e vjetra vdiqen, por ende vazhdojnete lulezojne bijat e tyre. keshtu dhe “njeriu i ri” vazhdon te gudulise neper enderra atomike fantazite e “proletareve” te rinj. Ti duket qe nga menyra se si shprehesh qe ruan akoma ne menyren tende te te menduarit, luften e klasave dhe ndergjegjesimin e ploretariatit, kur shprehesh se populli do te na e beje gjyqin dhe do te na gjuajtka me shpulle. Pikerisht, kjo eshte logjika. Ndergjegjesimi i masave, do te sjelle revolucionin. Dhe nuk arrin ta kuptosh qe kete popull po e terheqin nga hundet, njerez qe e kane shitur me kohe identitetin, nese kane pasur ndonjehere. Nuk e kupton qe ky popull sot eshte kthyer ne top qe shkelmohet sipas situatave nga politika me te medha. Normalisht, nuk ke si ta kuptosh, se ti per vete je brenda topit. /pf/images/graemlins/frown.gif(
Eshte mjaft interesante te shohesh zellin e ndezur fort te nje ateisti per te mbojtur krishterimin. Edhe vete papa do ta kishte zili pasionin tend. Ti me kujton nje hsprehje te Dostojvskit: “Keshtu e kane lolot, perpara pijetores bejne kryq, ndersa kishen e qellojne me gure!” /pf/images/graemlins/shrug.gif
Me postimet e tua ti me kujton Oriana Falacin, terroristen me te madhe intelektubanale te racizmit modern. Pikerisht, duke kuptuar qe nuk eshte dashuria per nje ideal ajo qe ju shtyn te flisni keshtu (pasi nuk jeni besimtar ne kristianize), kuptoj qe eshte vetem urrejtja raciste ajo qe ju ben te pemblidhni ajken e helmit tuaj, per te kafshuar “viktimen” ne thellesi te trupit te vet.
Ne te vertete une besoj se nje kristian i mire do te ishte me larg prej jush se cdo kush tjeter.
Normalisht, gjuha jote rrotullohet sa rrotullohet dhe dihet, do te shkoje tek protezat e sterkonsumuara te ferexheve per te gjetur sebepin e duhur per te bertitur dhe trembur njerezit nga “rreziku” i madh islamik. Dhe pikerisht, e vetmja menyre per te legjitimuar genocidin tend eshte te heqesh paralele fiktive ndermjet ferexheve dhe kujtdo debatuesi qe ke perballe. Ne fakt ka ca lloj ferexhesh qe jane edhe me te keqija, edhe me te erreta nga ato qe mbajne ne fytyrat e tyre te pafajshme vajza te caktuara ne ndonje cep te botes islame, si pasoje e turbullimit mendor te rrjedhur nga kohe mjaft te turbulluara si keto qe kane prodhuar utopite e djeshme dhe te sotme. Por ajo qe une shoh pertej shpalosjes suaj te ferexheve, sa here qe diskutohet per fete ne Shqiperi, eshte vetem nje gje “SUBJEKTIVIZMI”.
Ti kujton se po thua ndonje gje te jashtezakonshme kur shprehesh se populli ka te ngjare te rikthehet tek ritet e krishtera sesa te identifikkohet me terrorin, vrasjet apo ferexhete? Sigurisht, keshtu eshte. Por problemi eshte se ti nuk shikon gje tjeter tek nje musliman, pervec ferexhese, poligamise dhe terroristit. Ti mund te ndertosh virtualisht ne koken tende karrikatura nga me te ndryshme, vetem se nuk mund t’i shesesh dot per te verteta, pervec atyre qe kane rene viktime e te njejtes prapagande qe ke rene edhe ti. Kjo pasi ato jane shume larg jo vetem realitetit, te vertetes, por edhe normalitetit te te menduarit. Eshte naïve te besosh perralla te tilla me bajloz me callme.
E kuptoj qe e ke mjaft te ndezur deshiren per te qene nje europian i devotshem. Aq te fuqishme e ke, saqe je i gatshem ti shkelesh te gjitha parimet mbi te cilat ngrihet qyteterimi europian (te pakten pretendon keshtu pretendohet), diversiteti, toleranca, si dhebashkejetesa e kulturave. Madje edhe me keq, duket se per hir te atij qe ti e aspiron pa fund, integrimit, je gati te dorezosh edhe identitetin, madje edhe me keq, ta mohosh ta shpallesh armik, ta shpallesh si fatkeqesine me te madhe te kombit tend, duke treguar gjithe pasion perralla te tilla konvertuese.
Normalisht logjika jote bardhe e zi, ku ka vetem heronj dhe tradhetare dhe ku heronjte jane me kryq ne dore, ndersa tradhetaret me callme ne koke, te tilla fantazira do te pjelle.
Nuk kam nge te sqaroj tani probleme fetare, te cilat ti sigurisht qe nuk ia ke aspak haberin, por dua te them qe ke nevoje per syze. Lexo mire dhe kuptoji drejte qerat qe kam cituar me siper.
Qe Serbet kane vrare e kane prere katolike shqiptare, kjo eshte mese e mirenjohur. Ne qofte se ti, ne literaturen tende, ndoshta serbofile nuk ke hasur askund raste masakrash te katolikeve shqiptare, rastet e shpernguljeve te popullsise, rastet e konvertimit me dhune ne ortodokse, ky nuk eshte faji im. Dhe eshte edhe me qesharake justifikimi qe ben ti kur thua se lufta fetare ne ballkan nuk eshte bere per qellime territoriale. D.m.th. serbet dhe greket nuk i kane dashur tokat shqiptare! No koment!
P.s. Ne te vertete je ti qe kujton se ze njerez brenda me Fatos Nanon apo me Gramoz Rucin. Pasi une ketu nuk po flas thjesht per realitetin fetar, por per etiken dhe legjitimitetin e tezave konvertuese te shperndara neper tym nga kristianofilet ateiste si puna jote. Kur flasim per realitet fetare, natyrisht qe eshte gje tjeter, dhe mund te diskutohet se sa afer fese eshte sot populli. Por kur devocioni fetar i kerkohet vetem muslimaneve, ndersa te tjeret pranohen si kristiane edhe pa i plotesuar kushtet per te qene te tille, atehere kjo nuk ka kuptim. Kjo eshte nje loje qe perpiqet te rrudhe vetem komunitetin musliman ne Shqiperi.
Ne te vertete mua nuk me interesojne shume perqindjet. Per mua nuk ka shume rendesi se sa perqind jane sot muslimanet. por duke pare logjiken me te cilat operohet ne keto teza, atehere perpiqem te shkoj psa fillit te argumentit te tyre. Pikerisht, duke pare se ketu po flitet per konvertime, normalisht eshte nje tendence e cila kerkon te paraqese zvogelimin e nje komuniteti, dhe eshte normale qe thelbi i tezesh lidhet me perqindjet.
Pastaj, kur te permenda Rucin e bera per te treguar se sa mund te perfaqesoje ai musimanet, per te mbledhur votat e tyre. Dhe, te perfaqesosh nje komunitet fetar ne politike, me njohjen e perkatesise fetare te nje politikani jane dy gjera krejt te ndryshme. Me kete desha te shpreh edhe absurditetin e argumentimit tend per perkatesine fetare te nje kombi, duke iu referuar politikes, ndekohe qe shteti eshte laik.
Pastaj ka edhe nje gje. Ti nuk arrin te besh dallimin midis perkatesise fetare me devocionin fetar. Kur permend perqindje, flasim thjesht per perkatesi, ndersa se sa mund ti themi dikujt musliman ne thelb, ka te beje me shkallen e besimit dhe praktikimit te tij.