Shqiptaret e Canadase

ola04

Primus registratum
Re: Shqiptaret e Canadase

Me ne fund, shyqyr qe rashe ne gjurme te shqiptareve ne Toronto.

Jo per gjo, por kam dy muaj ketu dhe nuk kam takuar kembe shqiptari! Po ku jeni strukur xhanem. Vdiqa me fol nji cike shqip....!!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqiptaret e Canadase

Në Tornto s'ke hasur këmbë shqiptari? :confused: A ke dalë pazarit? Sa herë që kam shkuar në Toronto dhe kam blerë diçka kam takuar shqiptarë. Ndërsa kur vajta në aeroport u çorodita komplet se kishte më shumë shqiptarë se të tjerë që punonin aty :shrug: .
Megjithatë Ola, këtu ke sa të duash nga Toronto, si Antares këtu lart p.sh.
 

ola04

Primus registratum
Re: Shqiptaret e Canadase

Kam degjuar ca zera shqip pazarit, kur thua ti, por nuk u kam folur, se sido qe te jete, nuk i njihja...Po a mblidhen ndonjehere shqiptaret me ndonje eveniment apo jo? A ka njoj cike oranizim? Se ketu mesa shoh te tjeret jo vetem qe organizohen, po kane dhe lagje me vete, dyqane etj, si China town. Nuk them si keta, se ne duhet te jemi shume te te paket ne numer, por a mbidhen diku shqiptaret, apo secili e hesap te vet??
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqiptaret e Canadase

Për më shumë nuk të ndihmoj dot se vetë jam nga Québec, por përpiqu njëherë tek siti Shqiptarët e Kanadasë mos ka ndonjë informacion.
 

ola04

Primus registratum
Re: Shqiptaret e Canadase

He, se harrova te them edhe kete: nuk kam gjetur as site te shqiptareve ne Kanada (me "K" mos ta harrojme shqipen..) Te lutem Kontrapedal (çar emri!) ma shkruaj adresen sitit te mesiperm.
Merci bcp.
 

ola04

Primus registratum
Re: Shqiptaret e Canadase

E kisha pare kete sit, po si shume i varfer de pa gjera te reja...Eshte ajo qe thashe me pare mungesa e organizimit..Mtht, prape Merci.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqiptaret e Canadase

Fillimisht postuar nga ola04:
[qb] E kisha pare kete sit, po si shume i varfer de pa gjera te reja...Eshte ajo qe thashe me pare mungesa e organizimit..Mtht, prape Merci. [/qb]
E po ti e di o goc, shqiptarë hesapi /pf/images/graemlins/laugh.gif . Më shumë fjala hapet gojarisht mes shqiptarësh se sa nëpërmjet internetit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Shqiptaret e Canadase

Ola, smund te presesh me shume se kaq, shqiptaret ne Canada jane komunitet mjaft i ri, ende te paintegruar mire, ne krahasim me te tjeret, mgjth kur behet fjale per Festen e Flamurit apo evenimente te ketij lloji behen organizime te mira per ti festuar se bashku /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ola04

Primus registratum
Re: Shqiptaret e Canadase

Rrofsh! Po presim festen e flamurit atehere, nese i rezistojme dimrit sigurisht
 

Lenez

Primus registratum
Re: Shqiptaret e Canadase

Fillimisht postuar nga ola04:
[qb] Rrofsh! Po presim festen e flamurit atehere, nese i rezistojme dimrit sigurisht [/qb]
Pregatitu per dimer se ketu eshte shume ftohte.Por mos u merzit se do te mesohesh si te gjithe te tjeret.Gezuar festen e flamurit.Dhe mire se erdhe.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Shqiptaret e Canadase

Une ket vit qenkam varfer nga informacionet,huh :rolleyes:
Keni ndonje ide cfare do te organizohet per 28 nentorin ??? , kur , ku , si ,kush /pf/images/graemlins/laugh.gif
:wave:
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: Shqiptaret e Canadase

Une kam nje muaj ne Toronto dhe kam takuar shqiptar por te them te drejten nuk kam dale naten sepse skam akoma makine /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top