Re: SHQIPTARET E AMERIKES
Pardje u ktheva pas nje dy javesh ne Tirane dhe Sarande. U kenaqa, u mallengjeva, u irritova, te gjitha bashke. Pashe shume ndryshime pozitive ne kulturen e te sjellurit te shqiptareve dhe ne etiken e tyre te punes. Me erdhi shume mire. Megjithe pluhurin, mundegesn e dritave, dhe te ujit, prape shpirti ne Shqiperi me rri. Lexoj lajmet pothuaj perdite ne internet. Une kam bere undergrad dhe masterin ketu, kam nje pune ne profesionin tim qe dhe shoke amerikane ma kane zili, nga ana ekonomike s’e kam problem. Por.....(gjithmone eshte nje por) te djelen kur u ktheva u ndjeva vetem. Dy minuta te dalesh ne Tirane dhe takon nje njeri qe te kap ne qafe e te pyet si je, por duke e ndjere, jo thjesht me stilin amerikan qe eshte per forme jo prej verteti. Kam akome shoke ne Tirane me te cilet s’jam pare ka vite po prape rrine ne kontakt dhe behen cope kur shkoj per pushime, si e si te me kenaqin.
Ne USA njerezit jane friendly por nuk jane friends. Nuk kane kohe per ty, e kane shoqerine me rracion. Dhe nuk flas per kohen dhe shoket e shkolles se ndryshojne marredheniet. Flas per lidhjet qe krijon ne pune. Cdo gje eshte e matur, me jep te te jap.
DO ishte mrekulli sikur te kishim punet dhe pagen e Amerikes, por ngrohtesine dhe jeten sociale te Shqiperise. Nuk na gjehet karari o njerez!