Re: SHQIPTARET E AMERIKES
Qe te jemi realiste ne pershkrimin e Amerikes duhet t'i perfshijme te gjitha gjerat. Padyshim qe Amerika eshte vendi i mundesive, por shumica e shqiptareve qe vijne ketu zhgenjehen, pasi ideja a tyre per Ameriken eshte shume e fryre ne Shqiperi!
Te vjen per te qeshur kur shkon ne Shqiperi nga Amerika dhe te gjithe te tregojne ty si eshte Amerika, sidomos ata qe s'kane qene ndonjehere! Padyshim ne Amerike paraja rritet ne peme, punet paguajne aq shume saqe nuk di c'te besh me parate qe merr, etj, etj. Fatkeqesisht shume shqiptare provuan se realiteti nuk eshte aq i lehte sa duket.
Te vjen keq te shohesh doktoret, inxhinieret, intelektualet te punojne per $10 ora, ne nje fabrike ku i bie bretku dhe mezi paguajne qerane e shtepise. Sidomos ata qe s'dine gjuhen s'kane pothuajse asnje shprese per te bere dicka ne profesionin e tyre. Brezi i prinderve tane, shumica s'e pelqen Ameriken. Oh, padyshim qe u pelqejne arkitektura, parqet, pastertia, etj, etj, por jeta eshte me shume se aq.
Brezi i ri ka me shume mundesi, sidomos ata qe kane mbaruar shkollen. Ata qe merren me pislliqe s'po i permendim, por ata qe arrijne cdo gje me pune, s'e kane aspak te lehte.
Amerika eshte shume me e madhe se NY. Une kam qene ne NY disa here, dhe nuk kam takuar shqiptare, por sinqerisht qe s'kisha pare ndonjehere nje qytet qe mezi prisja te ikja. Njerezit nuk te shohin ne sy, te gjithe ecin me nxitim, njerez te ftohte, qe te shohin me dyshim! M'u duk mjaft i zymte! Gradacelat dhe broadway fatkeqesisht te dalin nga qejfi shpejt.
Keshtu qe une i kuptoj te dyja anet, edhe ata qe thone qe Amerika i ka zgjenjyer shume, por edhe ata qe thone se Amerika eshte "parajse"! Le te mos harrojme ato mijera familje shqiptare qe jetojne ne Amerike 10 here me keq sesa ne Shqiperi. Ketu nuk behet fjale vetem per te ardhurat, sepse jeta eshte shume me e madhe se paraja.
Keshtu qe per ata prej jush qe jetojne ne NY, Boston, Detroit, le t'ju themi lereni veriun, hajdeni ne Florida dhe shijoni jeten! Mos pagoni me nga $1500 ne muaj per qerane, ikni larg bores dhe kohes se ftohte, mbi te gjitha hajdeni ne nje vend ku njerezit jane me mikprites.