SHQIPTARET E AMERIKES

disku

UNI
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Ca i ka ndodh Hotes? :confused:
Se ju si gjinkallat spo merreni vesh fare cfare thoni. Disa tallen disa vejne alarmin. a ka mundesi me e shtjellu muhabetin tamom na njoni? :confused:
 

Guest
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Vals...jam nje cike e shqetesuar se as ne cell nuk me pergjigjet :shrug: me derg nje pm e tell me more.

Sa per peticione duhet bere nje i vetem dhe te dergohet nga adresa tona dhe te shkruhet emri mbiemri me adresen. Ok? hajdeni e qendiseni nje te bukur qe tu ik mendja atyre qelbnesirave :mad: :smash:
 

zog

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

ça peticionesh kerkoni te beni o njerez se lat nam. nuk rrihet me ZORR aty, kur vendaliu s'te do. po merren plaçkat e shkohet gjetiu.

sa do keq te na vije per hoten, nuk duhet ti futemi nje politike e as nje NDERGJEGJESIMI prej skllavi.

keq me vjen ta them, po hotja me familjen e saj po te qene te squte do i kishin marre letrat me kohe. eshte e turpshme te vazhdosh qendresen ne shtepine e tjetrit, kur ai te perzen.
 

Guest
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Zog,

Eshte turp per ty ...mos e bej o vella. Ste do tjetri???? E pse si dashkan? c'eshte kjo politike qe kerkon te te tregoj dikush ne mund te rrish apo jo ne nje vend?
Deri sa une pranoj te zbatoj ligjet dhe rregullat e vendit mikprites pse spaskam te drejte te rri? Ku qenka e shkruar qe pse si pelqej personit qe me interviston nuk u dashka te rri aty?
Common zog...leri llafet e teperta.Eshte e thjeshte te gjykosh kur sje ti brenda hallit. Ke mundesi te ndihmosh beje...if not mbyll gojen dhe rri aty ku je. Na tregoke ti jeten skllaverore. Po ti ndodhte nje suedezi dicka e tille do ishte bere nami.po ne shqiptaret duhet te ulim koken kundrejt cdo vendimi te marre. Jo ore jo! Nuk jam dakort.
KAm 3 vjet qe hahem ne vendin ku jetoj...sepse ligjin e zbaton maliqi...dhe une duhet te vuaj...Kurre.Dicka qe me takon me takon.dhe une e zgjedh kur e ku.
Skllaveri eshte atehere kur ti nuk di te ngrihesh dhe te kerkosh.
 

zog

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Fillimisht postuar nga Dott.:
[qb] Na tregoke ti jeten skllaverore. Po ti ndodhte nje suedezi dicka e tille do ishte bere nami.po ne shqiptaret duhet te ulim koken kundrejt cdo vendimi te marre. Jo ore jo! Nuk jam dakort.
[/qb]
moj tarallake, suedezeve nuk u ndodhin te tilla mesele, ngaqe e kane TE DREJTE te jetojne ku te dune vete. si i kane fitu ata keto te drejta e jo ne, kete dhe bufi besoj e di.

si dhe mos harro, te drejtat MERRITOHEN nuk kerkohen me protesta.

ps; po te qe ndryshe majkell xheksoni s'do qe zbardh po do protestonte kundra racizmit siç bojn zezaket e tjere kulufa. le qe per nje sorre si ty ky muhabet (qe po t'boj) duket prej marsi. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Bukurosh me pende...torollake thuj atyne me te cilat je mesuar te rrish e debatosh ne nje menyre te tille. Me mua djale nese sdo te me respektosh mos mu drejto ne asnje fare menyre.
Eshte e dyta here qe me drejtohesh ne nje menyre vulgare dhe ofenduese.

Mire qe e kuptove qe te drejtat fitohen dhe nuk merren.Ai rob deri sa ka arritur ne ate pike mendon se i ka merituar dhe prandaj po i kerkon ne formen me te rrepte.
Nuk ja vlen te replikosh me ty!!!!
 

disku

UNI
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Po mire tani pas kesaj qe ndodhi a i kane dhene shprese?
Ndryshe thujini Hotes te vij ne NY /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Deri sa une pranoj te zbatoj ligjet dhe rregullat e vendit mikprites pse spaskam te drejte te rri?


me vjen keq me nderhy, po s'asht ashtu si thu ti.
Ti vjen ne shpin teme, mundesh me zbatu tana ligjet e mija, mundesh me kene ma i/e mire se un, mundesh me meritu me ndejt ma shum n'komoditetin tem, por gjithmone mos harro se kjo asht shpija jeme e un kam te drejten e fjals t'fundit, dmth e di un nese t'du si mik si zot shpije apo s'te du hic.
qeverise edhe zotit nuk i merret gja me zor (n'dit t'sotme as robit /pf/images/graemlins/laugh.gif ) kshtuqe un mendoj qe kushdo qe te kete probleme te tilla te mundohet me i zgjidh ndryshe e jo me ndejt ne shpine e tjetrit me zor. me ket ma siper s'du me i mungu kurgja hot-es, por thjesht me bani cudi replika jote. nderkohe, asht ma mire me ofru ndihme apo ndoj sugjerim e jo corba t'tilla se kshtu s'fitohet gja.
uroj qe gjanat te bahen ma mire per hot-in. :angel:

ps: zog, ma delikat me femnat tamarrsha /pf/images/graemlins/smile.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

/pf/images/graemlins/frown.gif

lexova faqet e tjera. nuk e disha qe ishte kaq serioze puna. (kisha lexu vetem dy postime ma nelt ma pare).
m'vjen keq per hot-in, s'di ca me thane.
me sa di un ka edhe bebe... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Vals

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Dott do te te coj nje PM. Uni, pervec te tallurave dhe pergjigjeve idiote te mesiperme nga njerez qe nuk shofin me larg se hunda e tyre, eshte e vertete ajo cfare thashe dhe gjendja eshte serioze. Eshte turp qe shqiptaret japin mendime arrogante te mesiperme kurse shume gazetare nga vendi i Hotes i japin te drejte familjes se saj qe eshte trajtuar shume keq nga autoritetet duke ju mohuar te drejtat elemtare te nje shoqerie civile, aq sa shtyjne nje vajze te re te marri vendime ekstreme se nuk shef rrugezgjidhje.
 

Vals

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Zog, sugjeroj ta nderrosh emrin nga Zog ne Korb! Tu nxifte jeta sic te eshte nxire shpirti!
 

bebi

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Valsi meso me u drejtu ma bukur.
Si fillim un mendoj se edhe zogut qe asht shpreh ashtu i vjen keq per hot-en, ashtu si edhe mu, (edhe pse nuk e disha qysh ne fillim se sa serioze ishte puna, vetem masi fillova me lexu ma shum postime e vuna re).
Un personalisht kam pa shume shqiptare ne europe edhe ktu ku ndodhem qe kane probleme te tilla e mundohen me i zgjidhe ne menyre te tille por pa rezultat. Mu me vjen shume keq per ate qe po i ndodh hot-es, por e di me siguri se pervecse me lutje s'mundem me e ndihmu ndryshe, sepse ta garantoj une se nuk marrin parasysh askurgja ata qe vendimin e kane marre me kohe.
E kuptoj se dott e tha ate ma siper se asht e irritume me ate qe po i ndodh hot-es edhe asht shqetesu, por nuk i simpatizoj femnat si ti qe lshojn mallkime, perkundrazi pasqyrojne karakter te pakandshem.

uroj me shpirt qe gjithcka t'marrin drejtimin qe hot-ja shpreson e deshiron.
:angel:

edhe ti sheqerosu pak.

:wave:
 

zog

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

e verteta vret.


edhe nje here e them qe kur nje person s'behet i lumtur ne shqiperi ku ka lind dhe esht rrit, ai s'do te jete kurre i tille kudo qofte. e kjo eshte tragjedia e hotit, e ky s'eshte faji im.

ps; une e mbylla per hotin, paste fat.

kur problemet vetjake te personave te forumit behen publike, bile fare pa dijenine e tyre, me duket idiotsi. e fajin per ket e ke ti vals.
 

disku

UNI
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Zog nuk eshte puna se a vret apo jo e verteta. Ideja eshte thjesht qe sado gabim te jete personi ne fjale une e ti nuk solidarizohemi me ceshte e drejte apo jo por me faktin qe cpo i ndodh nje personi qe edhe pse virtualisht ne e njohim. Personalisht edhe pse perkrah mendimin tend qe situata e personit ne fjale nuk le shkas per zgjidhje si kjo qe po perpiqet te parashtrohet. Ama un perbuz mungesen e sentimentalizmit tend. Edhe pse mbase shpresa eshte e vetmja materie qe i ka mbetur Shotes gjeje nji fjale te ngrohte tja thuash..Nuk besoj mbas asaj qe ka kaluar edhe po kalon i ben mire psikologjikisht menyra e te shprehurit qe ben ti. Nqs do te tregosh se je realist ke gjet momentin me te papershtatshem. E verteta jo gjithmone eshte zgjidhja me e mire.
 

Guest
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Se kam Zakon te shaj i nderuar injorant.Fshiji mbrapsht ato shushkat...palaco njeri.U bo surrati jot te me tregoje mua se cjam!!!!!
Njeri i ulet dhe i ceket.Pupagjel i fryme me ajer te paoksigjenuar.

Ste pelqen menyra e llogjikimit tone...sill ligjet dhe rregullat qe e ndalojne kete mendim dhe deshiren tone per te vepruar ne nje fare menyre.


Blue... jam dakort me ty.Nuk mund te rrish me zor ne "shtepine" e tjetrit. Por ketu behet fjale per nje komunitet...dhe jo ne kuptimin e ngushte te nje familjeje. Per derisa komuniteti i ka pranuar pse jo shteti???? Shteti duhet te ndjeke interesat e komunitetit. Pastaj vendimi nuk eshte se eshte marre nga nje parlament...por nga mendimi i nje individi.Dhe pse nuk u dashka marre parasyshe "il coinvolgimento"( spo me vjen fjala e pershtashme ne shqip)?????? Ka raste qe qenja njerzore bie pre e nje pelqeimi apo mos pelqimi.
Pastaj nuk shoh asgje te keqe ne deshiren per te ndenjur kur jam integruar mjaft mire ne nje komunitet.
Mendoni si per veten tuaj ....per nje moment.Mendoni sikur cdo gje ju shkon ok, por se diksuh i ka lexuar gjerat shtremet vendosim tua vonojne dokumentat.Behet nami besoj!!!!

Pse duhet patjeter te digjemi personalisht per te na djegur fakti?!?!?!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] e verteta vret.


edhe nje here e them qe kur nje person s'behet i lumtur ne shqiperi ku ka lind dhe esht rrit, ai s'do te jete kurre i tille kudo qofte. e kjo eshte tragjedia e hotit, e ky s'eshte faji im.

ps; une e mbylla per hotin, paste fat.

kur problemet vetjake te personave te forumit behen publike, bile fare pa dijenine e tyre, me duket idiotsi. e fajin per ket e ke ti vals. [/qb]
Zog, ke pa ndonje njeri qe vuan e te njejten kohe te jet i lumtur?

Mbase edhe ka, por jane raste teper te rralla.

E pra ne Shqiperi robt vuajn e shume jane te pashpres. Pra nuk mund te maresh gjendjen e tyre shpirterore atje e te thuash qe kjo gjendje do mbetet e tille edhe ne nje vend ku i kan rruget e hapura dhe kushtet e jeteses normale.

Ka dhe ne France shume francez te pakenaqur e te palumtur, por asnje prej tyre nuk mundohet te kaloj me not n'Angli, ose te kaloj malet e Pirnejve me kembe per te shkuar n'Spanje. Ti do me thuash qe ka edhe qe e bejn, dakort, por e bejn per sport ama.
 
Top