Re: SHQIPTARET E AMERIKES
Fillimisht postuar nga faithless:
[qb] Hej nje pyetje per ju andej nga ana tjeter e oqeanit, para ca ditesh u kthye nje shok nga n.y. e gjera qe me beri pershtypje ishte qe aty pijet alkolike ne ambient publik duhet ti mbaje mbuluar me karton e shume shume regulla te tilla banale, qe me ben te mendoja se ju andej jeni nen kontroll mese te repte, nejse di ndonje te ma sqaroje kete gje........ me thane qe dhe po te kaloje me te kuq te rasnin brenda ?????? e vertete [/qb]
Nga ato qe thua ti une dal ne konkluzionin se ai shoku yt, nuk ka qene ketu per shume kohe. Prandaj observimet e tij jane paksa te dobeta.
Ky per mua eshte viti i tete ne amerike dhe viti i dyte ne New York. Varet se cfare quan ambjent publik. Psh restoratnte, bare, e klube jane ambiente publike po pijet nuk ke nevoje ti fshehesh.
Sidoqofte ne rruge, apo ne kinema, apo ne tren nuk mund te pish sheshit. Po ne fund te fundit, kush eshte ai qe ka deshire apo nevoje te pije ne rruge?? Ata njerez kane probleme me te medhaja, prandaj fiksohen pas budallalliqeve. Cdo gje ka nevoje per ekuiliber, dhe cdo gje eshte relative. Shepeshhere une ulem tek shkallet para pallatit, me dy tre shoke dhe e pime nga nje birre. Edhe ky eshte vend publik, po nuk te thote gje njeri...
Kurse te rrasurit brenda se kalove me te kuqe, eshte nje observim krejt injorant. Ne asnje menyre thjesht, kalimi i semaforit te kuq perfundon me arrestim. Thjesht merr nje gjobe, ose po te jesh icik i shkathet edhe mund te kalosh me nje paralajmerim. Edhe ne kete rast, ata qe futen ne burg, per shkeje te semaforti, kane probleme te tjera, si psh te ngarit te makines pa patente plus shkelje semaforti.Ose "endangering of pedestrians" (rrezikimin e jetes se njerezve) plus shkeljen e semaforit.
Pra gjerat nuk jane kaq bardhe e zi si ti ka bere ai shoku. Megjithate njerezit i interpretojne gjerat sipas interesit te tyre. Une mendoj qe Amerika, dhe sidomos New Yorku, jane vendet me te preferuara ne bote, per te jetuar e punuar.
Po per shfaqet e Broadwayit, klube e Jazzit, klubet e humorit, restorantet nga cdo nacionalitet ne bote, baret e te gjitha llojeve, muzete, parqet, plazhet a te tregoi ai shoku? A po mos ishte i zene te vraponte nga policet
