Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!
Para ca ditesh me erdhi radha edhe mua per te dhene te famshmet shenjat e gishtave. Personaliteti, identiteti dhe qenia ime njeri nuk ndryshoi aspak nga kjo ngjarje. Proçedura ishte mjaft e ftohte dhe mekanike. Vura re se ndihej me ne siklet nenpunesja qe po me merrte shenjat e gishtave sesa une. Nuk e di , ndoshta varet edhe nga karakteri im, por zakonisht nuk me pelqen te polemizoje per gjera qe mendoj se nuk do te me komplikojne ekzistencen. Te me kuptoni me kete nuk dua te them qe une mezi po prisja sa te me merrnin shenjat e gishtave.
Po kthehem edhe njehere mbi aspektet qe kam kapur ne nje postim te mepareshem.
Natyra e vertete dhe djallezore e ketij ligjit eshte ajo qe konsideron imigrantin vetem si krahe pune dhe jo si njeri ne teresine e tij. Leje qendrimi (permesso di soggiorno) dhe zgjatja e saj varet nga kontrata e punes. Pra qeveria po thote haptaz qe kemi nevoje per krahe pune dhe jo per njerez. Kjo eshte filozofia baze e gabuar sipas meje. Nje shembull qe ilustron me se miri kete aspekt mund te jete ai i bashkimit familiar me prinderit. Me normativen e re nuk mund te behet nje gje e tille (perveç rastit kur je femije i vetem dhe prinderit kane nje moshe mbi 65 vjeç).
Natyrisht "ekspertet" e qeverise nuk jane idiot. Neqoftese shikojme statistikat do te veme re se shumica e imigranteve vijne nga ato vende te botes ku mbizoteon "familja e madhe", domethene e perbere nga me shume se 3 persona. Atehere me lind natyrshem pyetja : Sa persona do te perfitojne nga kjo normative?????????????????????????
Saktesiht 1% e totalit(shifra te marra nga ISTAT).
Nje aspekt tjeter eshte ai i te mitureve jokomunitare te pashoqeruar nga prinderit, ne kete kategori Shqiperia eshte ne krye te klasifikimt. Me ligjin Bossi-Fini ata mund te qendrojne ne Itali deri ne moshen 18 vjeç, nje dite pasi te kene mbushur kete moshe duhet te kthehen ne atdhe. Natyrisht duke ndjekur kete politike sheteti nuk ben gje tjeter perveç se i ofron "krah pune te njome dhe me kosto te ulet" krimit te organizuar. Sepse neqoftese nje 16 vjeçar duhet te rrij dy vjet ne strukturat asistenciale (case di accoglienza) italiane per tu kthyer pas dy vjetesh ne atdhe pa asnje euro ne xhep dhe pa arritur te tregoje suksesin e tij migrator atehere ai do te preferoje te beje ndonje pune te piset, vjedhje etj, etj. Nuk po flas me hamendje por i permbahem shifrave te fundit mbi kriminalitetin minoril te publikuara nga Ministria e Puneve te Brendeshme italiane.
Me ligjin e meparshem Turco-Napolitano ekzistonte mundesia e hyrjes ne Itali me ane te nje "sponsori" domethne nje person qe te garantonte fjetje, ushqim dhe sigurimet per nje vit.
Gjate ketij viti i huaji mund te kerkonte pune dhe me pas te pajisej edhe me leje qendrim.
Me ligjin Bossi-Fini kjo mundesi nuk ekziston me. Me ligjin e meparshem ekzistonte mundesia te kishe nje leje qendrim me kohezgjatje deri ne kater vjet, tani maksimumi eshte dy vjet.
Per te pasur Karta di Soggiorno (qe miku yne Hirko e ka) /pf/images/graemlins/smile.gif duheshin 5 vjet, tani duhen 6.
Persa i perket azilit politik , ligji i ri nuk parashikon asnje garanci te sigurte por qendron mbi vija te pergjitheshme, kjo ne kundershtim te plote me artikullin 10 te Kushtetutes dhe ne kundershtim me konventat nderkombetare qe Italia ka nenshkruar.
Per sa i perket faktit neqoftese i takon shtetit shqiptar qe te nderhyje ne kete teme dhe te mbroje te drejtat e nenshtetasve te tij, jam komplet kunder.
Itali eshte nje shtet demokratik dhe neqoftese ky ligj eshte antikushtetues i takon Gjykate Kushtetuse te vendosi dhe jo qeverise shqipatare. Dhe duke ndjekur zhvillimet e fundit mund te them se shume njerez, oganizata, gjykates po levizin ne drejtimin e nje padie per kete ligj, pikerisht duke e akuzuar si antikushtetues dhe si nje ligj qe shkel disa nga te drejtat dhe lirite themelore te njeriut.
Tashme e kemi kuptuar te tere qe qeveria italiane ka qellime te caktuara dhe e vetmja gje qe mund te bejme eshte te ndihmojme me sa te mundemi ata italiane qe jane kunder ketij ligji, ne perpilimin e nje proteste te organizuar dhe konstruktive. Dhe mesa njoh une personalisht jane shume ata italiane qe nuk duan kete ligj., dhe jane ata qe mund te degjohen nga qeveria dhe parlamenti sepse kane te drejten e votes.
keto jane pak a shume mendimet e mia mbi kete ligj.(natyrisht jane opinione mbi te cilat mund te debatojme).