Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Turing

Primus registratum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Italia eshte i vetmi vend ne bote qe merr shenjat e gishterinjve per te rinovuar nje leje qendrimi banale.Ne asnje vend te botes asnje banor nuk eshte i detyruar per procedura zyrtare te rendomta te lere shenjat i gishterinjve sepse kjo eshte me te vertete poshteruese.I vetmi rast jane personat qe kryejne vepra penale.Por dihet ne mbare boten qe nga nje surratpatate dhe fashist si puna e Berluskonit nuk mund te pritet gje tjeter.

Ideja e marrjes se shenjave te gishterinjve eshte se ti nuk ke besin ne identitetin e personit dhe ne ato qe ai thote.

Edhe une do te ndihesha si krimel ne keto rrethana dhe nuk ka te beje fare me komplekset e permendura me lart.Nuk ka ofendim me te madh ndaj individit.

Nejse si perfundim, te duhet ta hash turpin me buke per sa kohe kur nuk ke se cfare ben.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Po mire mo njerez, me shpjegoni pak çfare ju shtrengon te rrini ne Itali? Ju kane lidh me zinxhire apo ju mbajte me pisqolle ke koka? Kur qenka kaq keq puna ketu pse nuk shkoni, fjala bie ne Greqi, ku emigrantet shqiptare i mbajne ne pellembe te dores?
Pershendetje te gjitheve, nuk dua te jem agresive. Dreqi e mori, jeta nuk eshte fushe me lule, sidomos ne nje vend te huaj. Por duhet te kuptojme se ka rregulla dhe ligje (mund te mos jene te drejta, por ato jane)qe duhet te respektojme, na apo s'na pelqen.
 

Essenza

Primus registratum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Asgje sna detyron. Ka vetem nje element te vockel. Ligjet qe ndryshojne sipas qefit. Dhe meqe ligjet ndryshojne., pra kushtet qe ishin kur erdhem sjane ato te parat .. me duket normale te rishikosh pozicionin tend ku je dhe pse je. Nejse sot skam shume kohe. Pafshim te gjitheve.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Ofelia neper sallat e gjykatave italiane shkruhet:
La legge e uguale per tutti.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Nuk dua te bej polemike te kote. Ju pergjigjem me dy fjali:
la legge è uguale per tutti (i cittadini) Liggi eshte i barabarte per te gjithe edhe ne Shqiperi.
Nese kushtet kur erdhem ne fillim ishin me te mira (me duket se e ke ketu fjalen) dhe tani kane ndryshuar, me falni per sarkazmen, pa na pyetur fare, atehere mun te vendosni te largoheni prej Italise, meqe kushtet jane keqesuar.
Une nuk jam dakord me ligjin e ri per emigracionin. Jam krejtesisht e indinjuar dhe e fyer nga idiotlleku i shenjave te gishtrinjve. Por kam zgjedhur te jetoj ne nje vend qe ka keto ligje qe nuk mund t'i ndryshoj. Mund te protestoj, ne nje menyre apo nje tjeter, mund te ngre zerin, per aq sa ze kam, ne menyra mese demokratike, por nuk mund te jetoj diku, pa respektuar se pari njerezit qe me rrethojne dhe mentalitetin e tyre.
Pershendetje
 

Essenza

Primus registratum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Fillimisht postuar nga Ofelia:
[qb] , atehere mun te vendosni te largoheni prej Italise, meqe kushtet jane keqesuar.
. Mund te protestoj, ne nje menyre apo nje tjeter, mund te ngre zerin, per aq sa ze kam, ne menyra mese demokratike, por nuk mund te jetoj diku, pa respektuar se pari njerezit qe me rrethojne dhe mentalitetin e tyre.
Pershendetje [/qb]
Cjane keto pergjithesime Ofelia. Kush foli per njerezit? Nuk i ben populli ligjet.. dhe mbi te gjitha nuk i aplikon populli. Per popullin hapim teme tjeter xhanem.
Sa per largimin nga nje vend apo jo, ti rrofsh per alternativen. Po cdo behej sikur te na duhej te iknim nga cdo lloj gjeje qe nuk na pershtatej?
Manifestim demokratik the? Me demokratik se shprehja e nje mendimi te lire bazuar mbi nje eksperience te fresket personale nuk besoj se ka.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

sado racjonal te jesh, e te menosh qe kjo lloj proçedure ka te miren e vet, kur shkon e vehesh para objektivit te makines fotografike, ndihesh keq. ndihesh keq se mendja te shkon per keq, te shkon tek ai filmi qe ke pa, tek lajmet ku fytyra e njeirut, sado e bukur te jete, tjetersohet kur ka "targen" para gjoksit. anet e mira ksaj gjeje une nuk dua as t'ja shof fare. nqs i kan ra per shkurt muhabetit te kontrollimit te emigranteve, me marrjen e shenjave te gishtave, ne djall vafshin. <
kushdo qe e ka provu marrjen e gishtave, di te thote qe eshte gje qe te indinjon, sidomos pastaj kur mendon tere ato diskriminimet ndaj nesh qe jane thene me siper, ato krahasimet me popujt e tjere ne bote,ato problemet qe kemi ne rinovimin e dokumentave.
sa per policin dhe sjelljen e tij, varet si te kap inoti. naihere t'vje me e peshty ne surrat, se meno qe ligjet italjane i di me mire studenti sesa policua....naihere thu me vete: "ky o polic e ket varavingo ka tere dites, t'ja mohosh ket gzim eshte pune pa bereqet".

gjithsesi ai ujti ftofet qe me dogji duret ishe gjoja qe me hoqi qejfin e aromes se portokallit qe kishte sapuni i lengshem. mos me fol per buzqeshjen qe t'vje kur shef siper bomboles se sapunit shkrimin "mos shperdoroni sapunin", e duret i ke sterr te zeza.

ja kshu!
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

ofelie çao i her se u bo kohe pa t'pershendet.

desha me t'thon e lal, qe nuk o pune respektimi i menyres se jeteses qe bojn italjont e kushdo tjeter. nuk besoj qe ka ngel ktu respekti. nuk po i moho njeri menyren e te ngronmes, te dalmes, te msumes, etj etj....me nje fjale nuk di me ta thon se ku i shkelet stili jeteses e mentaliteti nji populli ne ket rast.

ps: ishalla s'po na dalin gjurmet ke ajo kutia salces qe kom nok para dy vjetesh se e hongra /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Turing

Primus registratum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Me fal, ku e di mentalitetin e njerezeve.A mos valle gjithsecili tek dera e jashtme e shtepise shkruan per krah emrit,mbiemrit dhe profilin e tij?

Ti de duhet ta pranosh kete ligj por ajo qe eshte e rendesishme eshte te ngresh zerin dhe te thuash mendimin tend.Aq me teper per dicka aq flagrante si kjo.Une u habita, dhe per te thene te drejten nuk kisha pare dhe degjuar dicka te tille.

Nqs stundeteve kjo nuk u ben pershtypje, atehere eshte me te vertete per tu ardh keq sepse ne radh te pare nga te tjeret nuk mund te presesh ndonje gje dhe se dyti kjo atyre ju jep te drejten qe me vone te bejne sipas qejfit me te huajt.Te eksperimentojne sipas deshires sepse te huajt mendojne qe per sa kohe nuk jane italiane duhet te nenshtohen dhe mos ta hapin gojen.

Per me teper studentet ne tere boten kane status te vecante dhe ne asnje vend nuk konsiderohen si emigrante por si student.
 

Essenza

Primus registratum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
[qb] eses e mentaliteti nji populli ne ket rast.

ps: ishalla s'po na dalin gjurmet ke ajo kutia salces qe kom nok para dy vjetesh se e hongra /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Fillimisht postuar nga Essenza:
[qb] Miredita cuna goca. Sot per rinovimin e soggiornos (pra per riregolarizimin e zakonshem vjetor qe na takon ne studenteve, por edhe atyre qe punojne ma ha mendja), u skedova sikur te isha kriminele. Kjo fale ligjeve miredashese italiane. Jam kurioze te di cmendoni per kete procedure te re rezervuar ekstrakomunitareve. [/qb]
edhe une mendoj se ligji i ri Fini-Bossi eshte kufizues per te huajt, por mendoj edhe se nuk eshte skedimi ose dhenia e shenjave te gishtave pjesa qe duhet kritikuar me shume.
Mjafton te shikoni aspektin e bashkimit familiar ose regullat e reja persa i perket raporteve te punes.
Pastaj deri ne nje fare pike shteti italian ka te drejte qe te di se ke ka ne territorin e tij dhe dhenia e shenjave te gishtave nuk do te thote qe je kriminel, por do te thote qe kur ndodh diçka dhe ti nuk hyn ne ate mes, mund te provosh pafajesine tende dhe ne te njejten kohe shteti mund te tregoje fajesine e autorit te vertete.
Doja te kujtoja se brenda dy vjeteve do tu merren shenjat e gishtave edhe italianeve.
Megjithate po them edhe njehere se me qeverine e tanishme ne te huajt do ta kemi jeten me te veshtire, dhe eshte e vertete qe na sorollasin neper zyrat e kuesturave. E vetmja arme qe kemi ne eshte durimi.
Po, duhet te durojme sepse ketu jemi ne nje vend te huaj dhe duhet ti pershtatemi ligjeve qe populli i atij vendi(nepermjet perfaqesueseve te tij) ka vendosur. Neqoftese nuk arrijme te bejme kete gje athere eshte me mire qe te kthehemi ne Shqiperi.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Nuk jemi kuptuar mesa duket. Po e perseris qe per mua ligji Bossi Fini eshte krejtesish idiot dhe mbi te gjitha johuman. Per te mos folur per shenjat e gishterinjve. Por me duken ca si fodulle, (mos e merrni si fyerje ju lutem) qendrimet prej "sa te poshter jane italianet!!! po ò'kane me ne xhanem".
Kaq.
Hajduto, ku je mo yll se me mori malli...
Isso, pershenetje kingo
 

Turing

Primus registratum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Hej,me te vertete do i marrin shenjat e gishterinjve dhe italianeve brenda dy viteve?
Nqs bejne dhe kete, atehere Italia per totalitarizem dhe si shtet fashist ia kaloka dhe kampiones ne fuqi SHBA.

Nejse, mua nuk ma ha mendja qe te standartizohet deri ne kete pike se eshte me vertet "allucinante" dhe eshte me te verte per te ngelur me goje hapur.
 

jula

Primus registratum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Une i lashe shenjat e gishterinjve, nuk u ndjeva aspak e poshteruar, cdo shtet mund/duhet te gjeje menyrat e veta te sigurta te identifikimit.
Qe do tua marrin te gjitheve (pra edhe italianeve), verteton qellimin thjesht administrativ e sigurues te provedimentit.

Per ligjin B-F them se Issi pershkroi me se miri anet vertet te urryara e diskriminuese te tij.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

nje ligj te ngjashem me kete te italise po aplikon edhe INS (Emigracioni) ne SHBA. te gjithe emigrantet e perkohshem jane te kerkuar te japin shenjat e gishterinjve, fotografite dhe adresat ne zyrat e shtetit. Ka patur protesta dhe shkrime te gjat ne gazeta, pershjellim dhe alarm ne OJQ qe merren me mbrojtjen e te drejtave te njeriut.
Qytetareve Amerikane dhe atyre me Green card nuk u kerkohet te japin shenjat, diskriminim ndaj atyre qe vijne si studenta apo puntore te perkohshem? Boh.
Mund te them qe lista e dokumentimit nisi me vendet e lindjes se mesme. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Mos harroni edhe nje gje tjeter; ligjet "shtrengohen" apo "egersohen" pas problemeve qe ligjet e mepareshme nuk mundin te zgjidhin. Marr si shembull zbarkimet e klandestineve ne brigjet italiane. B-F, behet me i ashper edhe per te parandaluar keto fenomene. Perseris qe nuk jam absolutisht pro B-F dhe shtoj se per mendimin tim eshte i deshtuar (dakord me Issin), por siç thone "le cose peggiori si fanno con le migliori intenzioni".
 

Essenza

Primus registratum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Fillimisht postuar nga jula:
[qb] Une i lashe shenjat e gishterinjve, nuk u ndjeva aspak e poshteruar, cdo shtet mund/duhet te gjeje menyrat e veta te sigurta te identifikimit.
Qe do tua marrin te gjitheve (pra edhe italianeve), verteton qellimin thjesht administrativ e sigurues te provedimentit.

Per ligjin B-F them se Issi pershkroi me se miri anet vertet te urryara e diskriminuese te tij. [/qb]
Ashtu sic duhet ti gjeje menyrat e sigurimit per veten shteti, ashtu dhe duhet te kete kujdes te mos nderhyje ne sfera te paprekshme (te pakten ne teori) si dinjiteti njerezor etj. Mund te interpretohet ne shume menyra ky ligj.. prandaj desha mendimin e te gjitheve atyre qe e kishin provuar. Personalisht kam kapur nje detaj ne strukturen e ndertimit te ketij ligji qe e kam sqaruar edhe pak me lart. Eshte premisa me te cilen niset. Pra "ne mos njehere, heren tjeter do kriminalizohesh, kshuqe me mire ti kem gati dosjet e tua". Eshte shume e perpunuar si menyre ose te pakten me duket mua. E megjithate vete ligjet baze te shtetit italian duke u nisur nga kushtetuta, e ndalojne kete. Sepse eshte premise totalitare.. Me vret mendimi qe ne mund ta marrim me kaq thjeshtesi. Anyway e perseris, pikepamje personale.
 

tirana

Primus registratum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Un ne fillim te janarit mora Carta di Soggiorno dhe nuk mi kerkun gishtat hiç..
Kshu pra e kom gishtin te pa skeduar pranej po pat njeri nevoje per i gisht, te çoj haber... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Essenza

Primus registratum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Fillimisht postuar nga Majmuni Hirko:
[qb] Un ne fillim te janarit mora Carta di Soggiorno dhe nuk mi kerkun gishtat hiç..
Kshu pra e kom gishtin te pa skeduar pranej po pat njeri nevoje per i gisht, te çoj haber... /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Dun gishta Majmuni jo putra /pf/images/graemlins/wink.gif
 

tirana

Primus registratum
Re: Shqiptare te Italise, mblidhuni dhe skedohuni!

Leni mi ata se dun i dru masqafe, po ti ça deshiron..!

Na mort pleshtat Bossi-Fini
 
Top