shqipetaret e anglise

Anana

Primus registratum
Re: shqipetaret e anglise

Alright mate?

Po ti **** s'ke per te punuar kshu? Na ra kurrizi ne karrike ne te tjerve e ti bredh pishinave.
 

FUNLOVINCRIMINAL

Primus registratum
Re: shqipetaret e anglise

Just started work .......
nuk shtyeht fare,po me hik petlla se ket lloj kohe veshtire se do ta kemi per kohe te gjate
Kur them kohe te gjate eshte me e gjata sesa e gjata (y get me).

Anyway make the most of it-have fun all u alb+brits. :thumbsup:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: shqipetaret e anglise

Fillimisht postuar nga Yllka shembullore:
[qb] Alright mate?

Po ti **** s'ke per te punuar kshu? Na ra kurrizi ne karrike ne te tjerve e ti bredh pishinave. [/qb]
easyyyy! pull a sickie /pf/images/graemlins/laugh.gif

di si te vish atje?
 

Anana

Primus registratum
Re: shqipetaret e anglise

Ncuk and can't pull a sickie either. Already sick and have to be in work. F...that.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: shqipetaret e anglise

Fillimisht postuar nga Yllka shembullore:
[qb] Ncuk and can't pull a sickie either. Already sick and have to be in work. F...that. [/qb]
dont F... that, F... me /pf/images/graemlins/laugh.gif

hajde tek Oasis pool kur te mbarosh pune, eshte ehapur deri ne 10 te nates, kollaj fare ne totenham crt rd, as dy minuta nga stacioni mbrapa Point centre kur shkon per ne covent garden, ose pyet aty rrotull sesht problem /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Anana

Primus registratum
Re: shqipetaret e anglise

Pick me up so we can go together, se kshu me sqarime humb rrugen une.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: shqipetaret e anglise

ja nje young lady qe di te sillet dhe nje gentleman qe obeys

i will pick you up tonite /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Guest
Re: shqipetaret e anglise

Triny:
Linje direkte me ne fund nga Londra ne Tirane (sa vite u deshen me i rene nga kina).

Fillon ne mars, dhe eshte nga gatwick.


Pyetja eshte: sa e/i sigurte je se kshu u tha edhe heren e pare e David Blunket e anulloi ate linje direkte dhe me sa di une e kane lene qe per ca vite te mira mos te hapet.
Ishalla eshte ashtu sic thua ti /pf/images/graemlins/smile.gif
 

D-J

Forumium maestatis
Re: shqipetaret e anglise

hudhini nji sy ne ksaj se dro vini me pa noi film



Të nderuara e të nderuar Zonja, Zonjushe dhe Zotërinj,

Më poshtë do të gjeni një lajmërim të shkurtër rreth Stinës së Filmit Shqip në Londër 5 - 9 Tetor 2005. Ky mesazh gjithashtu është një ftesë e hapur që Ju bëhet për të ardhur në Stinën e Parë të Filmi Shqip në Londër. Ardhja juaj është jo vetëm një investim shpirtëror përsonal por dhe një kontribut i rëndësishëm në jetën qytetare të Diasporës Shqiptare në Britani.

Kjo është hera e parë që një program i plotë i Kinemasë që flet shqip me prodhimtari më të fundit paraqitet për shikuesit e Londrës dhe për të realizuar këtë janë dashur shumë mundime, djersë, njohuri dhe sakrifica nga një grup tërësisht i dhënë pas vlerave të reja të kineastëve shqiptarë. Stinori i Filmit organizohet nga Shoqëria Arbëria nga 5 deri me 9 Tetor '05 Riverside Studios, Crisp Road ,Hammersmith, London W6 9RL

Gjatë ditëve të Stinës së Filmit Shqip në Londër do të prezantohen filma të arire dhe fitues çmimesh ndërkombëtare. Repertori do të na sjellë pranë disa nga regjizoret më të mirënjohur përfshirë ajkën e brezit të ri të kineastëve shqiptarë.

Kjo nismë e organizuar në një mjedis me emër të padiskutueshem ndërkombëtar sic është ajo e Riverside Studios do të krijoj dhe fillesën e një tradite të përsëritshme në të mirë të shkëmbimit të përvojës, njohjës së ndërsjelltë, integrimit, dhe lidhjes së urave midis artistëve shqiptar dhe atyre Anglez, por edhe midis organizatave shqiptare midis vetvetes dhe me vendorët.

Mbi të gjitha festivali vjen si një fjalë e ngrohtë midis bashkësisë Shqipfolëse këtu në Londër e cila po tregon shenja pjekurie dhe bashkëpunimi pozitiv si qytetar të vërtet të kryeqytetit shumekulturor Londinez. Kjo ngjarje do të përqafojë jo vetëm artedashësit shqipfolës por dhe ata vendas dhe vizitoret e shumtë në vjeshten e Londrës 2005. Në ditet e Stinorit të Filmit Shqiptarë në Londër, do të ketë të ftuar nga fusha e filmit dhe emra të shquar të artit të shtatë shqiptarë.

Për biletat të cilat kanë çmime shume të arsyeshme (£6.5 / dy filma - me lirë se kaq s'ka ku shkon!!!) drejtohuni tek:

Riverside Studios, Crisp Road, Hammersmith, Londër, W6 9RL

Tel: 0208 237 1111

Tel: 0208 237 1000

Fax: 0208 237 1016

www.riversidestudios.co.uk



Për Shoqërinë Arbëria si

Punëtorë Ndërlidhës me Komunitetin

Alban Bytyqi



Për njohuri të metejshme rreth aktivitetit ju lutemi lajmërohuni tek:

Shpëtim Alimeta

Drejtor i Stinorit të Filmit

Tel: 0044(0) 207 870 3652

Mobil: 0044 794 450 7193

Email: arberiadirect@yahoo.com

www.arberia.co.uk

P.O. Box 34787, London , N7 0XZ



Faqja e grupit ne Internet: http://groups.yahoo.com/group/Akademia_shqiptare
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: shqipetaret e anglise

Hallall Shpetimit,beri gjithe ate pune dhe ja doli me sukses, Te tille njerez na duhen ne ketu.
 

ere

Primus registratum
Re: shqipetaret e anglise

bahh ce paskam humbur...tani e pashe sot eshte data..se di po qe e di qe ka kaluar jave e atij filmit..
 

SHENJTOR-i

Primus registratum
Re: shqipetaret e anglise

Te dashur Miq!

Duke pasur parasysh, veshtiresite e pervetsimit te gjuhes shqipe nga femijet
e emigranteve shqiptare ne Londer, "KOOL-Projects" ka ndermarre iniciativen
qe te hape nje shkolle shqipe per te keta femije!

Si rrjedhoje "Mesonjtorja BUZUKU", kerkon te punosoje nje mesues/e me
kriteret e duhura!

Orari: Nga Janari/2006. C'do te shtune per 1 ore.
Vendi: Pimlico, Londer, UK.


Te gjithe te interesuarit te kontaktojne me Curriculum Vitae dhe nje leter
shoqeruese ne mesonjtorjabuzuku@hotmail.com



PS: Ju lutem qarkullojeni kete lajmerim...!!!


Me Respekt

Mesonjtorja BUZUKU
 

D-J

Forumium maestatis
Re: shqipetaret e anglise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Hallall Shpetimit,beri gjithe ate pune dhe ja doli me sukses, Te tille njerez na duhen ne ketu.

[/ QUOTE ]

Hallall dhe me mire akoma vitin tjeter

Hallall dhe neve, na lumshin kembe dhe duar qe perfundum ke Salsa. Se mos te kam qerasur gje atje /pf/images/graemlins/laugh.gif?
 

MANTIO

Primus registratum
Re: shqipetaret e anglise

Ju pershendes. Aman se po me iken truri /pf/images/graemlins/smile.gif. Lexova qe nga fillimi dhe nuk di c'te bej? Jam ngaterruar. HELP!! /pf/images/graemlins/confused.gif
Jetoj plot 14 vjet ne Greqi. Mbarova shkollen (universitet), kam dokumenta te rregullta, (por prape s'jam i kenaqur sepse per kaq vite duhet te kishim marre pasaporta dhe shtetesi) jo se eshte ketu parajsa por sepse s'ka shtet, te drejta njerezish dhe ka rracizem ne mase. Tani jam ne pune te mire dhe per rrogen qe marre ketu quhet rroge e larte.
Tani ne krahasim me UK. Para 20 ditesh erdha per qejf (shetitje) me vize 6 mujore dhe qendrova 5 dite. U takova dhe me shqiptare pervec njerezve te mij qe vizitova. Banova ne Haringay dhe pothuajse shetita gjithe qendren. Ishte vizite qe bera dhe per qef por edhe per te pare gjendjen per jetese. Keto dite po behem gati qe te iki nga Greqia, te le pune, shtepi dhe te vij te banoj ne UK. Mesa lexova me ka hyre frika. Me syte e mi pashe te kundertat. Liria e fjales, e njerezve dhe te drejtat dhe ndihmat per njerezit nuk krahasohen me asnje vend. Kushte per te punuar n.q.s. je o rregullt. Degjova dhe pashe se shumica e shqiptareve ata qe kane 7-8 vjet rrine kastile pa dokumenta ose jane deklaruar ne lloj menyrash me familjet e tyre qe te marrin sa me shume ndihma sociale dhe se rrojne vetem me to dhe me te zeze dhe se kjo u intereson. Por pashe edhe nga gjithe bota te huaj (irakian, indian etj) qe akoma edhe polica ishin, qe te pakten ktu ne Greqi ne mizerje as shofera nuk i gjen. Kaq vjet ketu dhe me djers nuk mund te arrisesh asgje. Vetem te jetosh dhe te hash. Ne UK sa pash dhe njerezit aty me punen qe benin merrnin dyfish e gjysem te rroges sime qe gjoja jam ne pune te mire. Kur aty punetori i ndertimit merrte 3 here me shume se une ne dite ne krahasim me €. Se shume u zgjata, me pak fjale aq dite sa qendrova dhe pashe mu kthye mendja dhe po behem gati te vij te jetoj aty. Pyeta dhe disa gjera ne British Council dhe smu duken keq ato qe thane. Tani per dokumenta si c'te them? Me thane qe po te vete me vizen qe kam dhe te futem ne ndonje shkolle te vazhdoj per ndonje specializim dhe atehere te nxjerrin ata vete vize tre vjetore business dhe me vone te them drejten s'di se c'behet. Nga ana ekonomie UK ishte shume mire. Vende pune kishte dhe te jepnin mundesi. Gjithashtu dhe shume shqiptare kishin marre British dokument.
Te gjitha keto i pashe me syrin e nje vizitori. Ju c'mendim keni? Ia vlen te le c'kam ketu dhe tia filloj prape nga e para ne UK? Vullnet per shkolle, njohuri, pune kam. Sepse ketu ne krahasim me Angline eshte njesoj si Shqiperia por qe ka uje dhe drita. Asgje tjeter. Po patet kohe me jepni ca mendime. Falemnderit.
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: shqipetaret e anglise

Pershendetje Mantio
Lexova cfare kishe lexuar me siper dhe dua te te jap pak advice nese e pranon
Une kam jetuar ne Athine plot 3 vjet e gjysem fillimisht ne Kifisia pastaj ne Dhionisos dhe ne fund ne Lefka te Pireas.Kam punuar ne Agjia Varvara ne nje magazine veglash ndertimi.Ketu ne Angli kam ardhur ne 1999 dhe ti besh krahasimin e Anglise me Greqine eshte si te krahasosh diten me naten.Keshtu qe po te me pyesesh mua nqs ke mundesine te qendrosh ne Angli ik nje ore dhe me pare nga Greqia jo vetem nga paga por trajtimi qe na behet nga greket eshte katastrofik.Te drejtat jane minimale ne Greqi ose nuk egzistojne fare kurse ne Angli je i njejte para organeve shteterore me nje qytetar anglez.Ketu nuk egziston frika se po te arrestoi policia do te shembi ne dru perkundrazi ketu policet jane teper te sjellshem pasi ka organe kopetente qe te denojne po te kryesh ndonje akt kriminal kurse ne Greqi do te rrahi policia deri sa te ngop[en dhe pastaj nje shqelm ne by.. dhe ne kakavije
Keshtu qe nuk ka nevoje ti krahasosh pasi fshati qe duket nuk do kallauz
Ik nje ore dhe me pare
Te pershendes dhe te uroj fat te mbare
 

MANTIO

Primus registratum
Re: shqipetaret e anglise

Pershendetje dhe ty Dushku dhe falemnderit per pergjigjen. Ke te drejte kur flet per trajtimin. Ai trajtim dhe ai dallim qe behet ndermjet njerezve me detyroi te dua te iki nga Greqia. Megjithate une vendimin e kam marre dhe nga fillimi i marsit "bye bye Greece". Dhe e pafsha vetem per pushime dhe plazh.
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: shqipetaret e anglise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pershendetje dhe ty Dushku dhe falemnderit per pergjigjen. Ke te drejte kur flet per trajtimin. Ai trajtim dhe ai dallim qe behet ndermjet njerezve me detyroi te dua te iki nga Greqia. Megjithate une vendimin e kam marre dhe nga fillimi i marsit "bye bye Greece". Dhe e pafsha vetem per pushime dhe plazh.

[/ QUOTE ]
Ta them sinqerisht as per pushime dhe plazh s'dua t'ja shoh bojen atij vendi ,ka plot vende te bukura SHQIPERIA ku mund te kaloj pushimet dhe te bej qejf.
Megjithate fat te mbare Mantio /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/wave.gif
 
Top