Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim
Fillimisht postuar nga gene:
[qb]Fillimisht postuar nga Gigo:
[qb]qe ta zgjidhesh nje problem kaq te madh duhet kohe dhe ca sakrifica, per ti bere keto duhet te jesh ca idealist e pak "kokekrisur". Kjo nuk dmth qe une jam kunder kesaj, perkundrazi une jam shume "pro" zgjidhjes. Nje ide qe kam pasur dikur ka qene ajo e ngritjes se nje organizate (lidhjeje) me njerez po kaq te "etur" per zgjidhje si puna jote e si puna ime qe te punonin drejt nje zgjidhjeje sa me te shpejte duke u perqendruar ne ato fusha ku mund ti arrish pak me lehte keto rezultate, por duke mos u kufizuar vetem ne to. Dy te tilla, mendoj une, jane ligji dhe edukimi/arsimimi. Menyrat e punes ne te dyja duhet te jene te ndryshme. Ndersa ne fushen e ligjit qeveria, partite dhe politikanet jane te kujdesshem dhe kane shume influence ne fushen e arsimit gjerat jane pak me ndryshe dhe mund ti lejosh vetes p.sh. ca ndryshime radikale, qe mund te mos miratohen menjehere, por po te gjesh metoden e duhur te prezantimit edhe mund te besh ndonje gje dhe te arrish te kapesh ndonje mbeshtetje. Tek ligji, ku nuk ke mundesi per ndryshime qe me here te pare, mbase do duhej te fillohej nje veprim nga pozicioni i nje qytetari te thjeshte (por i mbeshtetur nga intelektet e disa profesionisteve te zot). Organizata (OJQ) qe permenda lart mund te krijohej si OJQ, ose si parti politike, nuk ka shume rendesi kjo. Ajo qe do ishte e rendesishme per kete organizate do te ishin disiplina (e hekurt) e anetareve te saj, zgjedhja e tyre, idealizmi i tyre, shpirti i tyre praktik, aftesia per te udhehequr turmat, me nje fjale moskorruptueshmeria e tyre nga banalitetet dhe mentaliteti bajat e gjumevenes i shoqerise qe na rrethon momentalisht ne Shqiperi. Duke shpresuar qe i jam pergjigjur deri ne nje fare mase pyetjes tende "Si?" pres komentet e tua.Fillimisht postuar nga gene:
[qb] si perfundim??????????????
vertet nuk e mora vesh se cfare pergjigje i dhane pyetjes tende dhe nuk vura ne diskutim kete te fundit
persa i perket kthimit te studenteve mendoj se jemi te gjithe dakort qe kjo duhet bere- ndryshon rruga qe duam te ndiqet
-une jam per nje kthim te organizuar dhe hyrje prepotente ne politike me zgjedhje (po te duan ti votojne perndryshe nuk kane perse kthehen)
-TI je i mendimit qe duhet tu japin vende pune qeveritaret e sotem (une nuk kthehem per te qene ne dore te nje qeveritari qe neser i mbushet mendja e me nderron, me mire rri ketu ku jam e marr ato 1500 euro rroge)
sic e sheh perfundimi eshte i njejte por rruga qe ndiqet eshte e ndryshme
problemi eshte qe ketu askush nuk do ose nuk di te marre pjese ne ndonje organizate keshtu qe i ngelet te lype ndonje vend pune te dega e ps apo e pd kur te vije ne pushtet
pastaj kam pershtypjen se edhe nje i mencur nuk ka c'ben kur komandohet nga idiote injorante driteshkurter se "ti presin kembet e nuk te lene te vraposh"!!!!!!!! [/qb]