Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

Gigo

Primus registratum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

Fillimisht postuar nga gene:
[qb]
Fillimisht postuar nga Gigo:
[qb]
Fillimisht postuar nga gene:
[qb] si perfundim??????????????

vertet nuk e mora vesh se cfare pergjigje i dhane pyetjes tende dhe nuk vura ne diskutim kete te fundit
persa i perket kthimit te studenteve mendoj se jemi te gjithe dakort qe kjo duhet bere- ndryshon rruga qe duam te ndiqet
-une jam per nje kthim te organizuar dhe hyrje prepotente ne politike me zgjedhje (po te duan ti votojne perndryshe nuk kane perse kthehen)
-TI je i mendimit qe duhet tu japin vende pune qeveritaret e sotem (une nuk kthehem per te qene ne dore te nje qeveritari qe neser i mbushet mendja e me nderron, me mire rri ketu ku jam e marr ato 1500 euro rroge)

sic e sheh perfundimi eshte i njejte por rruga qe ndiqet eshte e ndryshme
problemi eshte qe ketu askush nuk do ose nuk di te marre pjese ne ndonje organizate keshtu qe i ngelet te lype ndonje vend pune te dega e ps apo e pd kur te vije ne pushtet
pastaj kam pershtypjen se edhe nje i mencur nuk ka c'ben kur komandohet nga idiote injorante driteshkurter se "ti presin kembet e nuk te lene te vraposh"!!!!!!!! [/qb]
qe ta zgjidhesh nje problem kaq te madh duhet kohe dhe ca sakrifica, per ti bere keto duhet te jesh ca idealist e pak "kokekrisur". Kjo nuk dmth qe une jam kunder kesaj, perkundrazi une jam shume "pro" zgjidhjes. Nje ide qe kam pasur dikur ka qene ajo e ngritjes se nje organizate (lidhjeje) me njerez po kaq te "etur" per zgjidhje si puna jote e si puna ime qe te punonin drejt nje zgjidhjeje sa me te shpejte duke u perqendruar ne ato fusha ku mund ti arrish pak me lehte keto rezultate, por duke mos u kufizuar vetem ne to. Dy te tilla, mendoj une, jane ligji dhe edukimi/arsimimi. Menyrat e punes ne te dyja duhet te jene te ndryshme. Ndersa ne fushen e ligjit qeveria, partite dhe politikanet jane te kujdesshem dhe kane shume influence ne fushen e arsimit gjerat jane pak me ndryshe dhe mund ti lejosh vetes p.sh. ca ndryshime radikale, qe mund te mos miratohen menjehere, por po te gjesh metoden e duhur te prezantimit edhe mund te besh ndonje gje dhe te arrish te kapesh ndonje mbeshtetje. Tek ligji, ku nuk ke mundesi per ndryshime qe me here te pare, mbase do duhej te fillohej nje veprim nga pozicioni i nje qytetari te thjeshte (por i mbeshtetur nga intelektet e disa profesionisteve te zot). Organizata (OJQ) qe permenda lart mund te krijohej si OJQ, ose si parti politike, nuk ka shume rendesi kjo. Ajo qe do ishte e rendesishme per kete organizate do te ishin disiplina (e hekurt) e anetareve te saj, zgjedhja e tyre, idealizmi i tyre, shpirti i tyre praktik, aftesia per te udhehequr turmat, me nje fjale moskorruptueshmeria e tyre nga banalitetet dhe mentaliteti bajat e gjumevenes i shoqerise qe na rrethon momentalisht ne Shqiperi. Duke shpresuar qe i jam pergjigjur deri ne nje fare mase pyetjes tende "Si?" pres komentet e tua.
 

Tirana1614

Primus registratum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

Po te lexohet mesazhi inicues eshte e veshtire te mos krijosh idene qe hidhet qe per faktin qe ke studiuar jashte jashte Shqiperise duhet patjeter te te japin nje pune te mire dhe vend drejtues. Sigurisht, afrimi i studenteve qe mbarojne jashte vendit universitete apo specializime eshte dicka normale, por ajo qe me shqeteson eshte qe kjo kerkohet te behet nje norme. Kjo me kujton pak vitet e socializmit kur shteti dhe partia vendosnin neper vende pune secilin prej shqiptareve. Mua do te me pelqente me shume lancimi i nje debati se si mund te ndihmojne vendin studentet e diplomuar jashte. Ne kushtet e sotme, duhet nxitur konkurrenca, perfshire ate te aftesive. Kushdo qe e ndjen veten te afte dhe te pergatitur, heret apo vone, do t'i njihen vlerat.
 

Guest
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

Tani ketu ka dicka:perse studenti duhet te kete studiuar ne perendim edhe jo ne lindje?
Pyesni ke te doni nqs ka ndonje Institut gjuhe te huaj ne bote me te mire se Instituti Shteteror i Moskes.Vete amerikanet studiojne atje kurse ne jemi bere me hije.Cfare ka more vella Amerika me shume?Edhe ne shqiperi te kete studiuar studenti praPE hallall pushteti.Une kam vene re se ka nxenes ne shkolla te mesme me mendime qe eshte me te vertete per tja pas zili. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> Por ne prape na ha goja m... duke thene: Nga Perendimi a thua sikur po shofim dicka te mire nga Perendimi keto 12 vjet Rremujokraci
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

fakti eshte qe pushtetin duhet ta marrin ne dore njerez te afte dhe te ndershem, nuk ka fare rendesi per mua neqoftese kane studiuar ne Shqiperi, Amerike, Kine, Rusi apo France.
eusa_angel.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

qe te qendrojme me kembet ne toke, te mos flasim kot ne tym per ndergjegje te paster e te tjera si keto.

faktet jane 2

1- shqipetaret kane zgjedhur te ndjekin rrugen perndimore sepse u tregua me e suksesshmia

2- shqipetaret ne shqiperi jane mesuar (jo per fjaj te tyre por te drejtuesve te deritanshem) qe rruga me e mire, me e shpejte e me fitm prurese per te zgjidhur problemet, eshte qe "te vajiset rrota" dmth rryshfetet


perse diskutojme per studentet ne perendim si te afte per ta nxjerre vendin nga kjo gjendje


1- kane, jo vetem studiuar, por edhe jetuar ne perendim e kjo do te thote


- kane pare ne realitet ate qe studiojne (ne shqiperi nuk ke ku e sheh dot aktualisht )

- kane nje vizion te qarte te rruges qe duhet te ndjeke shqiperia e ku duhet te shkoje (eshte njesoj sikur te shohin te ardhmen e ta jetojne)

- shume prej studenteve jashte punojne per te vazhduar studimet dhe kjo i jep nje experienxe te mire

2- fakti qe kane jetuar jashte

- i jep mundesine te shohin se duke ndjekur rregullat e nje shoqerie mund te jetosh me i lumtur, me i qete, e te punosh me mire

- kane pare se korrupsioni nuk eshte e vetmja rruge per te zgjidhur problemet

- kane pare se nqs shkelin ligjin, heret a vone do ta paguajne ( mendoni me sa intensitet jetohet ne itali fakti qe Berluskoni tani rrezikon te denohet per korrupsion gjyqtaresh)

- kane mesuar vertet se jeta nuk eshte e bardhe ose e zeze por eshte nje kompromis i madh

- kane mesuar qe cdo shpehje e dhunes te afron te kafshet dhe kjo nuk te con perpara


nuk e di a i kane mesuar te gjithe keto gjera
por di qe te gjithe ne perndim kane patur mundesine ti jetojne keto probleme e ti krahasojne me realitetin shqiptar

besoj se te gjithe kane mesuar dicka dhe jo thjesht teori por i kane jetuar vertet
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

egziston rreziku real qe, nqs nuk organizohen me njeri tjetrin, te rinjte shqipetare brenda e jashte vendit te thithen ne strukturat e PS qe aktualisht po i kerkon e te edukohen politikisht nga njerez te paafte ose thjesht te korruptuar
si mendoni se do te ishte me mire

nje organizim autonom apo nje integrim i rinise ne strukturat e PS (kjo e fundit dicka me e thjeshte)

shqetesimi i nanos

Elton METAJ(korrieri)

Kryeministri socialist Fatos Nano i kerkoi dje Partise se tij te rinovonte anetaret, duke u perpjekur per te afruar te rinjte. Ai foli per plakje te partise qe drejton prej 12 vjetesh dhe tentoi te shkunde strukturat e saj, edhe ne kuader te fushates elektorale per zgjedhjet e pergjithshme lokale te vjeshtes. Gjate nje mbledhje te Komitetit Drejtues te Tiranes, kryesocialisti rreziku i plakjes se PS mund te perballohej duke afruar te rinjte e mbledhur rreth kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama. "Organizata e socialisteve te kryeqytetit ka nevoje urgjente per gjak te ri, ka nevoje te rritet ne numer dhe te vitalizohet ne strukture", tha Nano. Ai vleresoi kontributin e veteraneve ne parti, por e cilesoi si anormal faktin qe me shume se gjysma e anetaresise te socialisteve kryeqytetas te jene ne moshe pensioni.
 

receli

Primus registratum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

Mire eshte te kthehen te gjithe ne ATDHE dhe mire eshte qe tu jepen perparesi ne emerimin ne zyrat e Shtetit atyre qe kan mbaruar shkelqyeshem.

Megjithate Shqiperia eshte e veshtire per tu dirigjuar.
Zogu e drejtoi mire sepse kish kuadro te afte dhe vet ishte burr shteti i madh.
Enveri e zgjidhi thjesht.
Ai zgjati doren Titos, Stalinit e Maoce Dunit dhe siguroi ekonomine me lemoshat e Miqve kurse popullit brenda ja futi dru kokes dhe i beri Pula.
Te qeverisesh me demokraci eshte shum veshtire.

Ju studentet jashte cfare mendimesh e cfare planesh keni ne se do ju emeronin ne poste me rendesi ne Shtetin Shqiptar?
Flisni !
 

fjorent

Primus registratum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

Me vjen per te qare e per te qeshur kur lexoj se Nanos i vjen keq qe PS po plaket. Hipokrizia e ketij personazhi te vret me shume se budallalleku i tragjikomikut tjeter,Berishes. Nano kete deshiron, qe PS te mos rinovohet nga ana e gjeneratave, ne kete menyre mund te shkoj ne fshatrat e Dushkut e te perrallise rreth katarsisit dhe te genjeje shqiptaret me hipokrizine e tij. Nese Nano do te deshironte me te vertete rinimin e PS atehere nuk besoj se ka te rinj qe genjehen kaq lehte sa u genjyen fshataret e turit katarsist.
Miq te rinj te nderuar, per fat te keq ne Shqiperi kurrupsioni eshte ulur kembekryq, por edhe shoqeria shqiptare justifikon kete ulje. Kemi arritur deri aty sa te shesim edhe komshijet neper trotuaret e Evropes vetem e vetem per te bere para sa me shpejte. Paraja e shpejte eshte si dardha e ka bishtin prapa. Edhe piramidat na dolen me bisht ne fund te fundit. Dhe meqe fjala ra te piramidat une nuk arrij te imagjinoj edhe nivelin e shtypit ne Shqiperi. Lexoj ne kopertinen e revistes Spekter nje pronare te piramidave qe deklaron: Si do jua kthej parate shqiptareve. Eshte per t'i vene flaken piramides, pronares se saj, por edhe ketyre revistave pa skrupuj qe per te shitur 1 kopje me shume genjejne popullin.
Ne fund me vjen keq por anglezet kane te drejte: Cdo popull ka qeverine qe meriton.
Persa i perket ne studenteve shqiptare jashte shtetit, nese nuk shohim dicka te levize ne drejtimin e duhur, veshtire eshte te kthehemi.
Gjithe te mirat shqiptareve te ndershem.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

x gurin
TI jepet perparesi ne zyrat e shtetit eshte ti vish pas avazit zotit nano qe kerkon ti integroje ne strukturat e tij te paafta e te korruptuara (si ato te opozites aktaule fundja )
se cfare mund te bejne nuk mund te thuhet ne nje teme me 10 rreshta por me pare shiko ketu rrotull se ka plot mendime te vlefshme (humbur midis shkrimeve te pavlere te disa extremisteve te semure
fillimisht duhen organizuar diskutimet qe te kene nje objektiv te tille dhe kete po diskutojme ketu (si organizohet kjo pune me mire)

x fjorent

ti ke shume te drejte kur thua se nje student pasi haxhi 4-6 vite per te studiuar duke i dale shpirti edhe ne pune part time (ose full) pasi mesoi te integrohet ne nje shoqeri te huaj dhe pasi ben llogarite se ka shpenzuar (ose investuar me mire) 50,000 euro per arsimimin e tij jashte, as qe nuk duhet ti vije ne mendje te kthehet ne nje vend e te lype nje pune shteti te shpifur nga nje drejtues partie injorant e i korruptuar per te jetuar ne nje vend nga i cili te gjithe vrasin mendjen si te ikin

e vetmja menyre e mundshme per ti kthyer studentet (intelektualet e rinj) eshte qe ti jepet mundesia per te ndryshuar gjerat vertet

kjo nuk behet thjesht me deshiren e mire por duke patur nje fare pushteti qe mund te ta jape vetem besimi i popullit me voten e lire

edhe per te ngritur nje leter nga toka duhet pak fuqi fizike, mendo se cfare fuqie duhet per te rindertuar nje sistem te kalbur

duhet mbeshtetja e nje populli
dhe duhet te kete nje grup te organizuar mire e propozime konkrete per ta fituar ate


)
 

gfm73

Primus registratum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

Se kush eshte i afte te marrin te drejten e studimit jashte, ne shumicen e rasteve, ne e dijme secili. C´lidhje ka ketu, te studiosh ne perendim (apo ne lindje, apo ne vendin tend)?. Nje teme apo nje pyetje te tille nuk e gjej edhe aq me vend, pasi vlera e njeriut qe duhet te drejtoje vendin nuk bazohet aspak tek fakti i te studiuarit jashte apo jo. Nje faktor bindes dhe kryesor per drejtimin e vendit eshte ai qe shpreh edhe dikush tjeter ketu me lart: "pushtetin duhet ta marrin ne dore njerezit e afte e te ndershem". Dhe aftesia e njeriut ne studim eshte tek ajo se cka ka ne koke dhe jo se ku e fiton ate.

Nese jeni te afte te fitoni tituj e te merrni doktorata, iu lumte se asgje te keqe nuk ka ne kete drejtim, e as per shoqerine shqiptare. Secili ka te drejten dhe aftesine e duhur per te zene vendin, psotin, detyren qe e meriton. Jashte kane studiuar edhe disa figura politike qe udheheqin sot forca politike, por sa jane te afte ata te drejtojne me mdershmeri e devotshmeri vendin tone???.

Prandaj, per pa ia humbur vleren rendesise se pyetjes, nuk eshte edhe fort me vend kjo pyetje apo ceshtje qe shtrohet, sesa mund te kishte me teper vlere nese Pyetja te formulohej me nje qellim te duhur, me te drejte e me te mire e pa me te voglen tendence.

==============
EGO-ja PER PUSHTET E HUMB RENDESINE E TE PASURIT PUSHTET
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] qe te qendrojme me kembet ne toke,

-----te mos flasim kot ne tym per ndergjegje te paster e te tjera si keto.--------

faktet jane 2

1- shqipetaret kane zgjedhur te ndjekin rrugen perndimore sepse u tregua me e suksesshmia

2- shqipetaret ne shqiperi jane mesuar (jo per faj te tyre por te drejtuesve te deritanshem) qe rruga me e mire, me e shpejte e me fitm prurese per te zgjidhur problemet, eshte qe "te vajiset rrota" dmth rryshfetet
kjo i ndodh edhe te huajve pasi jetojne disa kohe ne shqiperine ne kushtet aktuale

perse diskutojme per studentet ne perendim si te afte per ta nxjerre vendin nga kjo gjendje


1- kane, jo vetem studiuar, por edhe jetuar ne perendim e kjo do te thote


- kane pare ne realitet ate qe studiojne (ne shqiperi nuk ke ku e sheh dot aktualisht )

- kane nje vizion te qarte te rruges qe duhet te ndjeke shqiperia e ku duhet te shkoje (eshte njesoj sikur te shohin te ardhmen e ta jetojne)

- shume prej studenteve jashte punojne per te vazhduar studimet dhe kjo i jep nje experienxe te mire

2- fakti qe kane jetuar jashte

- i jep mundesine te shohin se duke ndjekur rregullat e nje shoqerie mund te jetosh me i lumtur, me i qete, e te punosh me mire

- kane pare se korrupsioni nuk eshte e vetmja rruge per te zgjidhur problemet

- kane pare se nqs shkelin ligjin, heret a vone do ta paguajne ( mendoni me sa intensitet jetohet ne itali fakti qe Berluskoni tani rrezikon te denohet per korrupsion gjyqtaresh)

- kane mesuar vertet se jeta nuk eshte e bardhe ose e zeze por eshte nje kompromis i madh

- kane mesuar qe cdo shpehje e dhunes te afron te kafshet dhe kjo nuk te con perpara

-nuk shohin gjithcka me pesimizem

-kane mesuar te mos arsyetojne mbi ideale por mbi jeten reale (nuk ka ndershmeri absolute ne kete bote e nuk do jemi ne shqipetaret te paret)


nuk e di a i kane mesuar te gjithe keto gjera
por di qe te gjithe ne perendim kane patur mundesine ti jetojne keto probleme e ti krahasojne me realitetin shqiptar

besoj se te gjithe kane mesuar dicka dhe jo thjesht teori por i kane jetuar vertet [/qb]
e citoj edhe njehere per GFM qe nuk e kishte lexuar e vazhdon te beje te njejten pyetje nga fillimi


edhe nje dicka tjeter
kjo eshte thjesht teori se une njoh edhe studente qe shperndajne droge (u nisen si studente)por mendoj se mund ta bejme dallimin thjesht
 

gfm73

Primus registratum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

zoteri GENI

A diskutojme ketu se c´do te thote te studiosh ne perendim apo se c´rendesi ka qe nje student nga perendimi te drejtoje vendin???

Une nuk e ve aspak ne diskutim shkrimin ne lidhje me cka tregohet (dhe qe e ke perseritur per mua, faleminderit), por une po e theksoj edhe nje here thelbin e mendimit tim, qe eshte pak a shum perseritja e thenies se nje forumeisti tjeter: "Pushtetin duhet ta kene ne dore njerezit e afte dhe te ndershem". Dhe ty s´po te shan njeri pse ti 'i ke' keto dy cilesi dhe une te them: bravo!.
 

gfm73

Primus registratum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

POLITIKA ESHTE SHKOLLE ME VETE, DHE ATE SHKOLLE NJERIU E FITON ME SE TEPERMI NE/NGA VITET E JETES (VUAJTJET, VESHTIRESITE, PROBLEMET QE E RRETHOJNE SHOQERINE...) DHE PATJETER QE BAZEN E NJOHJES SE POTIKES NE CDO FUSHE TE SAJ NJERIU E MERR NGA BANKAT E SHKOLLES. PRANDAJ NUK ESHTE THELBI I CESHTJES AJO PYETJA QE JU DREJTONI.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

o Gfm (une quhem gene e jo geni, eshte i pazakonte por e kane pranuar per 24 vite te gjithe pranohe edhe TI)

ti Ggm vazhdon te kembengulesh tek ndergjegja e paster dhe te harrosh se eshte menyra me e paarritshme e utopike (ta kem thene edhe diku tjeter me duket)

Gigo mendon se studentet duhet te zgjidhen e te punesohen nga te korruptuarit e te paaftet aktuale

une mendoj se studentet (intelektualet e rinj) duhet te organizohen vete e te paraqesin alternativen e tyre para elektoratit (ia kane borxh shqiperise kete)

persa i perket faktit se perse aktualisht jane me te pershtatshem studentet nga jashte te jam pergjigjur me lart dhe ne tema te tjera (si komisioni i korrupsionit) e te luten nqs do ta komentosh te lutem (perseri) merre ne kompleks e mos veco ndonje shprehje (nqs te intereson nje diskutim i shendoshe)


PS : ULI GERMAT SE KESHTU DMTH QE PO BERTET
 

Gigo

Primus registratum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] o Gfm (une quhem gene e jo geni, eshte i pazakonte por e kane pranuar per 24 vite te gjithe pranohe edhe TI)

ti Ggm vazhdon te kembengulesh tek ndergjegja e paster dhe te harrosh se eshte menyra me e paarritshme e utopike (ta kem thene edhe diku tjeter me duket)

Gigo mendon se studentet duhet te zgjidhen e te punesohen nga te korruptuarit e te paaftet aktuale

une mendoj se studentet (intelektualet e rinj) duhet te organizohen vete e te paraqesin alternativen e tyre para elektoratit (ia kane borxh shqiperise kete)
[/qb]
Une nuk e kam thene keshtu, i kam lene alternativat e hapura, por edhe po te ishte keshtu, per mua nuk do kishte ndonje problem. Nje njeri i afte, me zgjuarsine, edukaten dhe profesionalitetin qe duhet te kete, duhet te jete ne gjendje te binde edhe te paaftet, edhe te korruptuarit, sado e veshtire te jete kjo. Megjithate edhe per ate qe ke mendon ti prape jam dakort, te kam thene me lart keshtu mendoja dhe vete dikur, por meqe politikanet aktuale jane nje realitet i forte ne Shqiperi, me pak "dhelperi" mund te gjeje nje menyre si ti shfrytezoje atje ku te intereson, apo jo?
 

Goca

Primus registratum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

Qe Shqiperia duhet te drejtohet nga persona te afte, kjo s'vihet ne diskutim fare. I afte mund te jete nje student i fakultetit te Tiranes, nje i Stambollit ose nje i Gjermanise, c'rendesi ka ?!
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

po e theksoj edhe njehere qe nuk me duket e rendesishme se ku studion nje njeri per ta vleresuar ate. Ne radhe te pare ata qe qeverisin ose qe punojne dhe perfaqesojne shtetin duhet te jene te afte dhe te ndershem. Keshtu qe kalon direkt ne plan te dyte se ku e kane mbaruar universtietin apo specializimin.
eusa_angel.gif
 

a-alket

Primus registratum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

as qe ka per te punuar per shtetin ndonje qe edukohet jashte sepse do ishte budallallek.
 

Goca

Primus registratum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

Fillimisht postuar nga bscemscs:
[qb] as qe ka per te punuar per shtetin ndonje qe edukohet jashte sepse do ishte budallallek. [/qb]
Po pse keshtu, na thuaj edhe arsyet te pakten qe te dime si te pergjigjemi.
 

a-alket

Primus registratum
Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim

psh. rroga
 
Top