Re: Shqiperine ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar ne perendim
Fillimisht postuar nga Gigo:
[qb] C'mendoni per kete?
Shqiperine duhet ta marrin ne dore studentet shqiptare qe kane studiuar jashte ne universitetet me te mira perendimore, sigurisht ata qe kane pasur rezultatet me te mira ne nivele master dhe doktorate. Atyre t'u lejohet te zgjedhin dhe njerez brenda vendit. Atyre tu jepen vende te mira pune dhe poste te larta ne qeveri. Kjo lloj politike do ndikoje edhe qe ata te kthehen. [/qb]
Duhet? Them qe jo per aresyen e thjesht se asgje nuk behet me duhet ose patjeter. Megjithate tema eshte shume interesante, meqe dihet se ne universitetet me pervoje dija ka lene gjutmet e veta ne cdo cep te globit.
Pyetja do shtrohej me mire: "a do kthehen studentet qe kane studiuar jashte te japin EDHE ata kontribut sic po japin ata qe kane stdudiuar ne Shqiperi"?
Mendoj se bota eshte kthyer ne fazen konservatore qe kur hypen neokonservatoret ne adminsitraten Amerikane. Kjo po reflektohet kudo dhe sigurisht duhet te jete reflektuar tek studentet qe studiojne jashte. Qe te jem me i qarte konservatorizmi ngre lart vlera tradicionale si familja, kombi dhe patjeter qe po te jesh bere 18 vjec ne nje vend te caktuar kjo atmosfere ben qe shume studente sigurine e te ardhmes ta gjejne prane familjes, prane shokeve, prane lagjes, prane gjerave qe nuk mund te harrohen kollaj.
Ndryshe ishte me ata qe u larguar ne fillim te viteve 90. Bota ishte shume me liberale, renia e Murit te Berlinit simbolizoi renien e cdo tabuje. Vitet 90 ishin vitet e oportunitetit qe bene realitet per shume sutdente individualizmin e Henri Fordit ne shekullin e XX. Rrezimi i burses dhe me keq akoma i kullave te New York-ut i vuri kapak asaj periudhe. Tani njerzit "mendojne te vishen me trashe qe mos te ftohen" dhe vleresojne me shume gjerat tradicionale.
Mendoj se kjo situate do vazhdoje per nje dekade dhe jam shume i sigurt qe shume studente qe mbarojne studimet gjate kesaj kohe do gjejne ne mos tek Shqiperia, tek familja dhe shoqeria ngrohtesine e nevojshme ne ditet kur te gjithe "kane ftohte".