Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

zog

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

si dhe dua te shpjegoj diçka qe me duket esenciale :

kultura arabe = kulture orientale me kete fryhen arabet sot kjo i ben krenar, siç ne shqiptareve na fryn kultura e presupozuar ilire, te cilin asnje nuk e njeh mire çka qene.

kultura e arabve sot = kulture ISLAME. e tek kjo s'ka asgje te perbashket me ate ORIENTALE.
ne kete pike ndodhej edhe europa ne periudhen me te erret te saj, mesjeten. ku kultura popullore greko-romake u zevendesua ose mbyt nga ajo E KRISHTERE.

fatmiresisht per ne tek europianet gjenden gjithnje burra te zgjuar e te guximshem qe ne nje moment te dhene te historise i marrin frenat a saj ne dore e i japin drejtim punes pa ndermjetesine e zotit, duke perkundrazi i dhene mundesi NJERIUT ta barazoje ate.
 

tedigo

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Na ka fut Sala me Gazideden. Ketu ne Rome para 1 muaji Berluskoni u takua me perfaqesuesit e botes islamike per te biseduar per ceshtjen e Iranit. Dhe gjejeni kush ishte ne vend te pare ne liste??????? ALBANIA
Per mua ky eshte trapllik. Nuk kemi pse futena ne asnje lidhje islamike apo kristiane. Jena nje shtet me 4 fe ne mes te Europes. Ne ate liste nuk ishin Turqia me Egjiptin qe jane nga shtetet me fe islame me te fuqishme dhe ishim ne.
me shume respekt arch_13!!!
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Zog e lexova repliken tende.Ishte e njejte me shkrimin e mesiperm per te cilin replikova.Nuk kam kundershtime per te dhenat nga C14 te cilat mund te flasin per civilizime edhe me te hershme se ai i "gjysmehenes pjellore"(term specifik gjeografik) por niveli i civilizimit ne ate qe thua ti eshte shume me i ulet se ai qe te kam sqaruar une.Ne ate kulture linden organizimet e para shtetrore te pranuara nga nga historianet.Tani ka studjues qe dalin me hipoteza te ndryshme por deri tani jane vetem hipoteza.
Asnje nga ato faktet te cilat une i permenda kalimthi mbi kulturen e Mesopotamise nuk mund te kundershtohen(me njohurite qe kemi sot).Nese ti ke fakte te nje civilizimi me te larte ose me te organizuar te lutem silli qe te diskutojme.
Persa i perket kultures perendimore ajo eshte mjaft e zhvilluar por ka huazime te padiskutueshme nga kulturat e lindjes se afert.


Ndersa per shrimin tend te fundit desha vetem te sqaroj se kultura Islame ka huazuar shume nga ajo "orientale",duke filluar tek gjuha,niveli "shkencore" i cili u zhvillua me tej pas islamizimit....etj etj!!


Me thuaj nje fushe te kultures Europiane qe nuk ka patur ndikimin e kulturave te lindjes se afert!?Nga organizimi shtetrore,feja,esoterizmi,magjia,astrologjia,matematika,mjeksia,letersia,arkitektura,arti ne te gjitha format e tije kane lindur dhe kane njohur zhvillim te shkelqyer ne keto territore.Natyrisht jane zhvilluar me tej ne kulturen Helene apo Romake por ndikimin lindore nuk ja mohon asnje studiues.Ti pastaj je i lire ta mendosh si te duash.
..tan t'mirat...
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Hawk,mund te jesh studius i ndonje shkence, s kam lexuar nga ty-s te njoh, vecse, ne komunikimet e shkrimeve te fundit me gjithe kto kategorizime qe i ke ba bashkbiseduesve, plus qe ju afron te lexojne ne kte apo ate fushe (nga njera ane eshte per tu pa pozitivisht propozimi yt, po te ishte dhe me i sakte, me kte dua te them:- per te interesuarit-liber x, faqe x), shoh dhe qe nuk merr parasysh, qe, jo te gjithe ndjekin te njejtin drejtim profesional, keshtuqe ato te kan terheq ty mbas vehtes ne diskutim, e jo ti si profi ne kte fushe ato (sic pretendon qe je). Kshtuqe te lutem djale i mire, ma konstruktiv ne debat, qe te perfitojme nga dijet tuaja, me nxitje jo produktive po tejngopna.

Me mirkuptim, t pershnes.

[/ QUOTE ]


Faleminderit.

Un i keshilloj te gjithe anetareve qe te kene njohuri mbi ato pohime qe bejne.Me vjen keq kur keto mungojne dhe opinionet kthehen ne pohime te "imponuara" me kokfortesi si te verteta.
Nese dikujt nuk i pelqen ti sjell fakte ose ta keshilloj te studjoje sadopak ne ate mbi te cilen diskuton nuk eshte faji im.
Ato qe me terheqin mua ne diskutim jane injorantet,pa dashur te fyej askend pasi te tille jemi te gjithe ne fusha te caktuara por ama nuk duhet te luajme rrolin e gomarit.
Nuk pretendoj se jam profi.pasi me duhet shume pune ta arrij ate titull,kenaqem me pak,pra me dr.
 

zog

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

hawk, ta zeme se shtetin e pare e krijun arabet, po pastaj ?

vazhdo artikulo me shume ketu se s'kuptoj se ku do me dale. si dhe kur kerkon cilesi si dhe PROVA nga te tjeret, duhet qe ne te njejten kohe ti paraqesesh edhe vete.
sidoqofte une pervete s'te kekroj prova, llogjika jote me mjafton, me duket prova me e mire.

topi eshte ne anen tende, pyetjen time besoj e kupton, zhvilloje ate !
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Shtetin e pare nuk e krijuan arabet.Mos kalo ne hiperbolizime te kota.
Dua te dal tek kultura qe ti mohon fare.Mbi ate substrat u krijua kultura arabe.
 

zog

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Shtetin e pare nuk e krijuan arabet.Mos kalo ne hiperbolizime te kota.
Dua te dal tek kultura qe ti mohon fare.Mbi ate substrat u krijua kultura arabe.

[/ QUOTE ]

po pra dakort, arabet kane kulture te pa mohushme (me duket si paske lexuar mire çkam shkruar me siper) PO PASTAJ ?
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Te pakten nga aspekti historik, dikur ka prodhuar pune, nderkohe qe kultura perendimore nuk prodhonte dot.


[/ QUOTE ]

asnjehere s'ka prodhuar pune, kultura arabe e as ajo çifute. arabet ishin popull endacakesh e barinjsh, ndersa çifutet ishin tregtare ose hyzmeqare tek faraonet.

ne kohen me te ndritur te saj, arabet ishin TE BARDHE, dhe kultura e tyre ishte GREKO-PERSE. pra qe vetem nje tjetersim i saj. sa me shpjejt arabet (ne fakt te bardhet qe jetonin ato vise u arabizuan) u islamizuan aq me shpejt kultura e tyre u zhduk e pluhuros.

[/ QUOTE ]


A jane keto fjalet e tua!?
A mohojne keto fjale nje kulture mijeravjecare!?
A mohojne keto fjale egsistencen e sotshme te asaj kulture!?
A jane te mbushur me EGOCENTRIZEM shkrimet e tua!?
Prandaj te keshillova pak Antropologji nga L.Straus pershembull.
 

zog

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

hawk, çlidhje ka egocentrizmi im, me problemin tend =&gt; kulturen arabe ? lexo shkrimet me poshte ku e s'qaroj sakte qe arabet kishin nje kulture, siç gjithe te tjeret biles, edhe indigjenet e australise e kane nje kulture indigjene te pamohushme, ndryshe do ti quanim kafshe.

nuk po e mohoj kulturen arabe, por po te them e po pastaj, ku do me dale ti me kete, kane arabet kulture e me duket qe e kane per vete.

a kupton ? nuk po kuptoj ku ti kenkon me dale, dhe s'ma ha meraku hiç per patollogjine tende, perveçse shkrimit tend ose pikeveshtrimit tend dmth temes qe zhvillohet ketu.
 

zog

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Prandaj te keshillova pak Antropologji nga L.Straus pershembull.

[/ QUOTE ]

ky strausi çfare ka VERTETUAR ne vepren e vet, qe ne europianet rrjedhim prej arabeve, qe arabet jane njerezit me te vjeter te botes, qe ata s'vijne prej majmunit si ne te tjeret apo çfare ?
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Ka vertetuar qe nuk ka kultura superiore apo inferiore,qe ego-etnocentrizmi eshte i gabuar ne gjykimet antropologjike pra ne rastin tone mbi kulturen.

A i lexove fjalet e tua!?me duket qesharake por duhet te marr rrolin e mesuesit te abetares.E shikon se nenvlereson pa njohur dhe madje mohon nje kulture kur e paraqet ate si pjelle e nje kulture me te re pra asaj Greko-Romake.

Nuk me dukesh aq budalla sa te mos kuptosh se ku dua te dal une.Tashme nuk ja vlen te diskutojme me ne lidhje me kulturen pasi nuk i perket temes sidhe ti me sa shoh je bindur per eksistencene nje kulture te tille shume me te te hershme se ajo qe ti e quan dominante.Te keshillova te studjosh pak antropologji qe te bindesh se nuk ka kulture superiore apo inferiore.Ketu doja te dilja une.
..e mbyllim ketu se u zgjatem shume!!
Te pershendes!!
 

qartesia

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Gazeata Korrieri.

A ka Hamas ne AMBO?
E Shtune, 11 Mars 2006
Frrok Cupi

Kryeministri Berisha eshte perfshire ne nje intrige te etheshme kunder naftesjellesit amerikan AMBO. Qellimi i tij eshte bere i qarte: te djege naftesjellesin amerikan dhe ta zevendesoje me gazsjellesin rus "Gazprom". Ndersa kryeministri ka kohe qe perpelitet per te gjetur pretekstin; te tjeret po Cuditen me marrezine qeveritare te shqelmimit te interesave amerikane ne Shqiperi. Brenda vetem gjashte muaj kohe te qeverisjes se Berishes, jane atakuar dy projekte te medha amerikane. Projektit te "General Electric" per "trenin elektrik", iu tha "largohu" perfundimisht; te njejten gje po ben edhe me naftesjellesin AMBO. Rreth dy vjet me pare kur u tha se dhe u vendos se nga Burgas i Bullgarise, do te kaloje neper Shqiperi drejt Europes, naftesjellesi amrikan AMBO, kjo krijoi nje atmosfere entuziazmi dhe besimi qytetar. Nje projekt i tille amerikan siguron fitime ekonomike dhe siguri per Shqiperine qe ka mbetur e vetme mes shteteve te Europes Juglindore pa prezence te garancive te tilla madhore. Tentativa e Berishes per ta fshire "gjurmen" e projektit amerikan ka ngjallur reagim te gjere, sidomos ne qarqet politike, ne rrethet akademike dhe mes analisteve. Aq me teper ka ngritur antenat e vemendjes qellimi i Berishes per te zevendesuar projektin amerikan me nje projekt rus.

Intriga kunder naftesjellesit amerikan AMBO, me sa duket ka lidhje me Hamas-in. Hamas eshte grupimi radikal palestinez, i cili fitoi shumicen ne zgjedhjet e fundit politike ne Palestine dhe qe po kerkon "vdekje Izraelit". Pikerisht per arsyen e perfshirjes se Hamas ne akte terroriste dhe te filozofise "per luften, kunder paqes", SHBA dhe bota perparimtare e priten fitoren e Hamas si nje "partner te papranueshem" dhe kthim prapa. Edhe vete qytetaret paqedashes te Palestines u tronditen nga ajo qe ndodhi. Mirepo bash ne kete atmosfere dilemash te nxehta, Rusia ftoi kreret e Hamas dhe deklaroi se "bota duhet te respektoje fitoren e Hamas-it". Mareveshjet dhe interesat e ndersjellta mes diplomacise ruse dhe krereve te Hamas-it, po shihen me vigjilence. Tere kjo eshte konsideruar nje ndeshje e paqte mes Amerikes dhe Rusise. Tamam ne kete pike kulmore, kryeministri i Shqiperise Sali Berisha po djeg rrugen amerikane dhe po e Con ne favor ndaj Rusise.

Cila eshte lidhja Hamas- Berisha?

Hamas u ka bere thirrje te gjithe elementeve te mundshem ekstremiste e terroriste ne vendet e Lindjes se Mesme qe te bashkohen "kunder Amerikes". Ne gjirin e ketij grupimi jane pranuar te paret Hazbullahet, organizata terroriste Al Kaeda, presidenti i Iranit, etj. Vete Hamas ben lojera "per te fituar kohe" here duke pranuar paqe dhe here duke shpallur lufte. Por jo vetem per te fituar kohe, kryesisht per te fituar aleate jashte rajonit te vet. Berisha, kur ishte President i Republikes se Shqiperise ishte nje prej aleateve te vendeve te Konferences Islamike dhe me lidhje te forta shpirterore me shume miq personale qe me vone u konstatuan anetare te organizatave terroriste.

Hapje- mbylljet e presidentit Berisha mes Perendimit dhe vendeve te Lindjes se Mesme, krijuan ulje ngritje tronditese per interesat e Shqiperise. Ne Korrik 1995 qeveria e drejtuar nga Berisha vendosi tu jape statusin e "te priveligjuarit" bisneseve te vendeve te Konferences Islamike. Ndersa te nesermen kryeministri ndoqi linjen e Presidentit duke i treguar vendin Perendimit: "Perendimi te shikoje punet e veta". OSBE/ ODIHR u ndalua te hyje ne Shqiperi ne Tetor 1996. Presidenti i mbylli deren delegacionit te Kongresit te SHBA. Me siguri edhe kjo ishte nje prove e antiamerikanizmit te tij ne sy te aleateve nga Lindja. Pjeset me piktoreske te vendit u lane ne duar te bisneseve prej Lindjes se Mesme.

Me 22 Qershor 1992, fisk dy muaj pas ardhjes ne pushtet, Berisha i shkruan nje leter Emirit te Kuvajtit, ku i thote se "Me vullnetin e Allahut populli shqiptar iu rikthye besimit te Islamit". Besnikeria e Berishes mori pesha politike. Ne emer te fondacioneve te "ndihmave" islamike, ne Shqiperi u vendosen disa anetare dhe krere te organizatave terroriste qe synonin agresionin kunder Perendimit. Pas largimit te Presidentit ne vitin 1997, agjencite e zbulimit se bashku me CIA zbuluan dhe ekstraduan nga Tirana 12 celula te terrorizmit. Rreth 300 te drejta nenshtetesie shqiptare kishte dhene Presidenti per rezidente islamike. Nje nga kreret e Al Kaeda-s, Jahsin Kadi, i cili u ekstradua nga Tirana, kishte qene nje nga miqte e preferuar te presidentit Berisha; ai kishte marre pjese shpesh ne ceremonite e larta zyrtare te Presidentit.

Kishin kaluar disa vjet qe nuk kishim degjuar zhurma rreth rrezikut te terrorizmit islamist ne Shqiperi. Ish sekretari amerikan per sigurine, Tom Ridge, para nje jave shfaqi ne Tirane preokupimin qe Shqiperia te mos u kthehet me fondacioneve qe mbartin rrezikun e terrorizmit, siC kishte ndodhur ketu ne periudhen 1993-97. Pak jave me pare, Ministri i Jashtem i Spanjes, i kujtoi ekipit te ri qeverises ne Tirane se "jeni vend i Konferences Islamiste, negocioni me aleatet". Ishte me shume nje kujtese frike per te shkuaren e ekipit te ri qeverises. Vete kryeministri aktual ka shfaqur perseri prirje te lidhjeve me vendet e Konferences Islamike; edhe anetare te ekipit te tij politik kane studiuar ne shkolla integraliste ne Libi ose kane manifestuar sulme propagandistike ndaj CIA-s. Vetem nje dite pas njoftimit se Berisha fitoi zgjedhjet, Presidenti i Iranit therriti ambasadorin e tij ne Tirane dhe e keshilloi per aktivizim me te madh, sepse Shqiperia u afrua "me ne"; citon agjencia amerikane e lajmeve "Association Press".

Prerja e projektit amerikan AMBO dhe zevendesimi i saj me projektin rus eshte kontributi qe i kerkohet Berishes nga aleatet e Lindjes se Mesme. Hamas mund te shperbleje Mosken per mbeshtetjen qe i dha, permes Shqiperise; ndersa Perendimit i tregohet kufiri i fundit ne breg te Adriatikut. Ky eshte nje ogur i keq, tmerresisht i keq per te gjithe ne.
 

Prespa

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Mendoj se nje prej arsyeve kryesore pse nuk duan ta fusin Turqine ne BE, eshte fakti se ajo i perket fese muslimane dhe pothuajse e gjithe Evropa eshte katolike.
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

E drejte Prespa.Cfare te bejne turqit te ndryshojne fe!?Rrofte demokracia!!
Parafolesit do te doja ti kujtoja se Frrok Cupi,Nikolle Lesi dhe Prec Zogaj jane ai tridenti i famshem lezhjane antislam.Shkrimet e tyre kane nxire faqet e gazetes Koha Jone qe ne 92'.Nuk me duket asnjeri nga ato persona qe fluturojne sa nga njeri ne tjetrin krah politik,por ama "antislamin" e bartin kudo, se mund te merren si referime ne kete diskutim.Kjo gjithmone nese 6885 kerkon te sjelle nje gjykim objektiv ose fakte verteta e jo tendencioze.
Faleminderit.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Teksa po lexoja disa postime ne kategorine e Teologjise e Sociologjise me ra ne sy nje fjali ku permendet vargu i Pashko Vasa: "Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria". Ky varg simbolizon ne vetvete identitetin dhe origjinen e shqiptareve duke kujtuar qe paraardhesit tone, iliret dhe pellazget, kane qene pagane.

Pashko Vasa ate tekst e shkruajti ne kohe te tjera dhe me nje mendim tjeter. Pikerisht Pashko Vasa (ishte katolik me fe) qe i shkruajti ato vargjet shkoi dhe jetoi ne vendet Islamike biles ne fund edhe vdiq ne vendin islamik, ai edhe u be ne Liban guvernator i pergjithshem i Libanit. Nese feja Islame ishte fe e dhunes ai do te ishte detyruar neper ato vendet islamike te nderroj fene dhe emrin, mirepo nuk u detyrua. Si eshte e mundshme? Nejse se nuk dua te bej shume biblografi per Pashko Vasa. Besimi, feja e shqiptarit jane ato qe jane dhe ato qe i pranojne shqiptaret me deshiren e vet. Ndaj mos hapni tema me tendence konflikte fetare.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Scorpion nuk ke lexuar dhe te rene e fundit qe thote: feja nuk trashegohet, gjithsecili eshte i/e lire te zgjedhe fene qe deshiron, si edhe ta ndryshoje ate kur te doje! Kjo nuk e mohon origjinen, thjesht nuk e kthen origjinen ne pengese.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Po une nuk kam shkruar pak a shume ate ne bold, ose me sakte nuk eshte po e njejta gje?
 
Top