Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

OROSHI

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
OROSH, mesa di une, Shqiperia nuk e lejon dy-shtetesine...

[/ QUOTE ]

Po mer!Jane disa shtete te Evropes te cilat nuk lejojne te kesh edhe shtetesine shqiptare(nqs ke marre shtetesine e atij vendi)
Belgjika lejon dy-shtetesine!

Ku kapesh edhe ti atq/ /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ndricim

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
...Nuk me duket se ne ate konference bejne pjese vetem arabet por 3/4 e shteteve te botes.

[/ QUOTE ]
Si ua kercisni ketyre numrave te shkrete! 57 vende jane gjithsej, Aziatike ose Afrikane... Vetem ne dalim si çiban nga EU /pf/images/graemlins/shrug.gif

Islamic State of AFGHANISTAN
Republic of ALBANIA
People’s Democratic Republic of ALGERIA
Republic of AZERBAIJAN
Kingdom of BAHRAIN
People’s Republic of BANGLADESH
Republic of BENIN
BRUNEI-DARUSSALAM
BURKINA-FASO (then Upper Volta)
Republic of CAMEROON
Republic of CHAD
Union of Comoros
Republic of DJIBOUTI
Arab Republic of EGYPT
Republic of GABON
Republic of The GAMBIA
Republic of GUINEA
Republic of GUINEA-BISSAU
Republic of GUYANA
Republic of INDONESIA
Islamic Republic of IRAN
Republic of IRAQ
Hashemite Kingdom of JORDAN
Republic of KAZAKHSTAN
State of KUWAIT
KYRGHYZ Republic
Republic of LEBANON
Socialist People’s LIBYAN ARAB JAMAHIRIYA
MALAYSIA
Republic of MALDIVES
Republic of MALI
Islamic Republic of MAURITANIA
Kingdom of MOROCCO
Republic of MOZAMBIQUE
Republic of NIGER
Federal Republic of NIGERIA
Sultanate of OMAN
Islamic Republic of PAKISTAN
State of PALESTINE
State of QATAR
Kingdom of SAUDI ARABIA
Republic of SENEGAL
Republic of SIERRA LEONE
Republic of SOMALIA
Republic of SUDAN
Republic of SURINAME
SYRIAN Arab Republic
Republic of TAJIKISTAN
Republic of TOGO
Republic of TUNISIA
Republic of TURKEY
TURKMENISTAN
Republic of UGANDA
State of the UNITED ARAB EMIRATES
Republic of UZBEKISTAN
Republic of YEMEN
Republic of Cote d’Ivoire

[/ QUOTE ]



Jaaa atedheu im, ja nepermes listes, shqiperia ime jaa ku esht /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Thone qe shoqerine e zgjedh siç do vete, ndersa familjen s'e zgjedh dot. Sala vuan nga Dyslexia dhe prandaj perfunduam ne KI ne vend te EU /pf/images/graemlins/rolleyes.gif.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
OROSH, te siguroj qe eshte shteti yne qe nuk lejon dyshtetesine ( se po te jesh me nenshtesi jo shqiptare, paguan leke kur hyn ne territorin shqiptar /pf/images/graemlins/winkwink.gif )

[/ QUOTE ]

Tonce, Shqipëria lejon poli-shtetësinë. Sa të kesh qef d.m.th.

Indu, po që ke të drejtë ti për punën e disleksis. Po sala o disleksik edhe në mendime /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

ndricim

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

formoni pra nje parti ose nje organizate te vogel ta heqim vendin tone nga ajo liste, ça prisni?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

E pse duhet me e heq Shqipërin nga kjo organizatë? Nuk e kuptova shumë mirë se cilat ishin argumentat /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

963

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
formoni pra nje parti ose nje organizate te vogel ta heqim vendin tone nga ajo liste, ça prisni?

[/ QUOTE ]

Mendim i mire; vendi yne duhet te marrin pjese vetem ne konferencat sllave, se Evropa nuk na pranon ne gjirin e saj para 2020-es.
Ashtu siç beri shoku Enver !
 

soni2

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
OROSH, te siguroj qe eshte shteti yne qe nuk lejon dyshtetesine ( se po te jesh me nenshtesi jo shqiptare, paguan leke kur hyn ne territorin shqiptar /pf/images/graemlins/winkwink.gif )

[/ QUOTE ]

jo o tonci sepse jam nenshtetas i huaj dhe vetem me nenshtetesine e huaj por jam kombesi shqiptare dhe nuk paguaj takse !!!!
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Nuk eshte gjeografia faktori kryesore ne pjesmarrjen ne nje Organizem nderkombetre apo evenimet..shiko pjesmarrjen e gjeorgji,Armeni,Azerbaixhan,Izrael ne Kampionatin Europian...mos valle gjeografikisht jane ne Europe!? /pf/images/graemlins/booki.gif

Eshte qesharak fakti qe disa anetare shohin si fajtore Shqiperine ne politiken Gjermane,ku ne kete rast eshte diskriminuese ndaj nesh dhe popujve te tjere per arsye fetare...
Eshte fatkeqesi qe disa bashkeatdhetare kekojne te mohojne identitetin e popullit shqipetare per te hyre ne Europe /pf/images/graemlins/smash.gif.Per hire te demokracise,respektit,tolerances Europa nuk duhet te na iponoje asgje pervec disa parametrave ekonomik per te hyre ne UE.

E sa per rendesine e neshtetesise,un jetoj jashte vendit tim dhe nuk e shoh problematike nenshtetesine,aq me teper kur ajo i bie ndesh idealve te mia...pastaj ne do hyjme ne UE!
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Thone qe shoqerine e zgjedh siç do vete, ndersa familjen s'e zgjedh dot. Sala vuan nga Dyslexia dhe prandaj perfunduam ne KI ne vend te EU /pf/images/graemlins/rolleyes.gif.

[/ QUOTE ]

Sala kishte keshilltare Kolec Topallin,minister te jashtem Alfred Serreqin,Nenkryetar te Parlamentit dhe me influence ne PD Pjeter Arbnorin...te gjthe keto duke shtuar dhe persona te tjere ne PD nuk i perkasin klanit araboislamik.
Si mund te merrte atehere nje vendim te tille per qellime fetare!?

Fatosi nuk eshte musliman,persekutoi dhe perjashtoi pothuajse te gjitha shoqatat islamike bamirese ne Shqiperi,dergoi trupa ne Irak e Afganistan,mbushi Komunitetin Musliman me bashkepuntore te shtetit,nuk i dha leje per ndertimin e nje xhamie te denje ne Tirane...mos valle e la Shqiperine ne Konference per arsye "araboislamike"
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Per ate mendjendrituri/en qe e quan Koferencen antisioniste duhet te dije qe nder prpozimet e KI eshte promovimi i ceshtjes Palestineze,nje populli te persekutuar ne token e tije e jo lufta apo cdo lloj nderhyrje tjeter ne Izrael.Nese kjo te duket antisionizem...te keshilloj nje mjek te mire!
E ke ngaterruar me Legen Arabe por edhe ajo e njeh eksistencen e Shtetit te Izraelit....
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
formoni pra nje parti ose nje organizate te vogel ta heqim vendin tone nga ajo liste, ça prisni?

[/ QUOTE ]

Ke Nikolle Lesin,me duket se ka nje parti.Shquhet si personazh percares,filo...me mire figlio di p...!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Esht shum e vertete qe ne ate kohe ishin edhe te lartpermendurit ne Qeverine Berisha(Pjetri,Alfredi,Koleci),por eshte gjithashtu e vertete qe keta persona ishin thjeshte per te nxef karriget,se per vendime nuk u merrte askush mendimin/opinionin!

Pjesmarrja ne futboll nuk mund te krahasohet me pjesmarrje ne politiken nderkombtare,futbolli nuk percakton fatet e nje populli,politika PO.

Ne kohen e raprezaljeve te Nanos mbi klerin Islamik shqiptar,ndodhen disa ngjarje te cilat mund ti krahasoja me "revolucionin islamik" ne vitet '79 ne Iran.....vrasje,intriga,eliminime,propagande,rebelim!
Nuk duhet te perjashtojme ketu qe disa nga drejtuesit e ketyre organizatave "humanitare" u burgosen ne Egjyp,Turqi,Siri,direkt mbas transportit nga Shqiperia ne keto vende.
Gjithashtu nje tjeter u rrembye nga CIA(i martuar me shqiptare) dhe nuk dihet akoma se ku eshte(me perpara kishte qene informator i CIA-s).
Pra,aq te pafajshem sa duken(megjith mjekrren qe te fut friken)nuk jane!

E rendesishme eshte(per ne) qe Shqiperia mos te kthehet ne nje vend ku vendet arabe (ose organizatat humanitare)te djegin plehrat e tyre,sepse ata ne token shqiptare vetem do digjen,populli eshte vigilent :)))))))
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Nuk me duket CIA perfaquese e demokracise po keshtu dhe shteti Egjiptian,kete e ka treguar historia dhe nuk do ta komentoj por vetem sa ta kujtoj se mos me ngaterroshesh.
Nuk shquhet kleri islam per intriga vrasje e mashtrime,ke ngaterruar kler...
Hajde hajde vigjilence...parullat e xhaxhit eeee /pf/images/graemlins/shocked.gif!!!

Edhe dicka shiko pak OSCE dhe CEFTA.Tek e para marrin pjese vendet e Europes(pasi keshtu ka dhe emertimin) + USA,Kanada dhe 8 ish-republikat Sovjetike te Azise.Ma shpjego pak me gjeografi!?
Tek e dyta marrin pjese vendet e Europes Qendrore(kan marre)+ Kroaci,Rumani,Bullgari...mos valle edhe keto hyjne ne Europen Qendrore !?
Pra sic e shikon nuk arsyeja gjeografike,per te cilen pyet ti kur shikon Shqiperine "mes vendeve azitike e afrikane".Kjo quhet politike i dashtun....

P.S per ato personazhet e PD mund te replikojme sa te duash por jo ketu.
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

Termi qe perdor ti per revoluconin iranian,pra "rebelim"..eshte krejt pa vend.
Se pari,ne Shqiperi nuk ka patur situata te tilla,prandaj do te lutesha te gjeje hiperbola te tjera.
E.Hoxha kishte justifikime te tilla kur perndjekte klerin.
Se dyti,ne ate revolucion mori pjese pothuajse i gjithe polpulli iranian,ashtu sic mori pjese pothuajse gjithe populli shqiptare ne permbysjen e komunizmit.Keto nuk mund ti quash rebelime.
Tan t'mirat...
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Te mos...

[/ QUOTE ]

barra per te treguar se shqiperia nuk paguan kaloj tek ty. shume mire mund te pyesesh kerkosh prej meje referenca qe shqiperia paguan. Po ti nuk ndalesh ketu. Ti e kalon kufirin e skeptikut dhe te njerit qe kerkon te pyes dhe nuk e pranon nje fakt te tille. Pra nuk jam une ai qe duhet te jap reference per kete por je ti qe me mospranimin tend i vure vetes barre te provosh qe shqiperia nuk paguan. Veprove si ateist qe thote nuk ka zot dhe pastaj i le barren besimtarit te provoje ekzistencen e tij.

Sa per punen e hollesirave per KI do shqetesohesha megjithmend nqse njerezit do ishin te informuar.

Une flas per sahanlepires ekzistues araboislamike (jo arabofile!), ashtu sic ti flet per cakenjte antiisalmiste ne mediat tona.

Me ate qe ti quan pedantizem une perpiqem te evitoj paternalizmin qe i trajton njerezit pa pergjegjesite me elemntare individuale. Ah paska KI statute apo programe?

Une jam mjaft i kenaqur me debatin deri tani. Si ti dhe une jemi marre besoj me pikat me te rendesishme te njeri tjetrit. Ku e shikon ti monoligjerimin? Ne faktin qe sbiem dakort?

Krahasimi me OKB eshte pavend dhe se fakti nje shtet mund te mos paguaj nje org nuk eshte authority per te thene se shqiperia nuk paguan ne KI. Nejse, keto jane cikerrima
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />



[/ QUOTE ]

Ti i perdor krahasimet

[/ QUOTE ]


Per sa i perket miratimit institucional te shkuarjes ne lufte apo aderimit ne nje org mjafton vetem te shikojme legjitimitetin e secilit akt. Kurse, per pyetjen e popullit apo jo, qe kam idene se ti e merr per referendum, une konsideroj ndjekjen e procedurave parlamentare debateve parlamentare apo neper komisione parlam. qe ti japesh mundesi informimi edhe popullit apo debat ne media per aderimin ne nje org, ekzistencen e se ciles ne vitin 92 asnje nuk e kishte degjuar.

Sala ne 92 edhe mund ta kishte kaluar natyrisht, por cte thote ty sekrecia dhe shpjetesia me te cilen kjo u arrit? Cte thote ty kjo per nje Organizaten islamike dhe respektin e saj per shtet ligjor, dhe interesat e saj, qe pranon nje shtet europian pa ndjekur procedurat e duhura per pranim, kur shtete te tjera ju eshte dashur kohe dhe bile jane rrefuzuar si rasti i Indise.

Pershtypja ime, mbase jam gabim, eshte se KI ka me teper nevoje per shqiperine se sa shqiperia ka nevoje per KI. Te kesh nje kembe ne europé dhe shtrirje ne tre kontinente eshte mjaft e rendesishme.

Eshe absurde te thuash se une barazova KI me terrorizmin (per keto ka referenca amerikane po une nuk i kam kushtuar rendesi) apo se kjo na ve kundra amerikes. Aty i ke lexoj prape pasi me duket se je pak kokeforte, nuk vjen as me mendje te hapur ne debat dhe paragjykon shume. Gjithashtu duhen dalluar marredheniet dypaleshe me USA dhe zerin me te cilin flet KI. Kjo eshte politke dhe une sjam kunder as kontradiktave te tilla.

Ajo qe eshte e prapanueshme eshte aludimi jot se ata kerkojne daljen nga kjo org ishin dhe pro shkuarjes ne lufte dhe se une sa per te vene rekordin drejt kam thene popuj islamike dhe shtete islamike, kjo eshte gjuha qe flet KI, dhe jo vende islamike sic thua ti. Dhe une nuk besoj se Shqiperia eshte shtet islamik as dhe populli shqiptar nuk eshte popull islamik.

Persa i perket izraelit une mbetem i te njejtit mendim se KI eshte rraciste pasi te luftosh sionizmin, by definacion te ben rracist, apo te kerkosh clirimin e Jerusalemit apo vendosjen e selise qendrore te KI ne Jerusalem eshte mjaft e dabatueshme qe do hapte nje debat tjeter te pafund se kujt i perket Jerusalemi. Debat per te cilin s’kam oreks.

RUSIA si vezhguese e perhershme dhe jo anetare eshte tjeter histori dhe shpresoj qe mos te perdoret si shembull per te justifikuar aderimin tone ne KI. Tradicionalisht Rusia njihet si mbrojtese e shteteve arabe dhe muslimane dhe ka nje popullsi mbi 20 milioneshe muslimane dhe me nje shtrirje mjaft te madhe ne Azi. Aderimi ne KI gjithashtu i sherben politikes se saj mbi Cecenise, mbi te gjitha , apo marredhenieve te ngushta dhe kontrollit mbi republikave te tjera ish sovjetike qe jane anetare te KI. Rusia eshte vazhdimisht ne kerkim te aleancave te reja dhe ne kerkim te rolit te saj ne bote si superfuqi imperialiste mbas mbarimit te luftes se ftohte. Eshte nje nga shiteset me te medha te armeve apo dhe teknoligjise berthamore. Rusia eshte mjaft alerte gjithashtu mbi dobesimin e rolit dhe influences te USA ne Azine qendrore. Ka mjaft tubacione nafte apo gazi qe kalojne neper keto vende. Edhe pse nje pjese e ketyre qe permenda mund te arrihen thjesht nga marredheniet dypaleshe aderimi si vezhguese ne KI eshte nje PR( marredhenive publike) shume e zgjuar nga Rusia.


Edhe ti mbase nuk e ke problem qe Shqiperia te dale nga kjo org, por ti nisesh nga fakti se ceshtjes se islamit ne shqiperi ndoshta nuk i sherben mjaft apo se nuk do te degjosh cakenjte e antiislamizmit etj. Po ashtu per ty aspekti ligjor mbase nuk eshte me shume rendesi. Por nuk eshte ceshtja thjsht per procedura apo per hater te tyre. Po te ishte puna keshtu edhe une nuk do zgjatesha. Por per ceshjte me substancore themelore dhe kushtetuese qe te dal tek nje problem qe ti nuk e preke qe per mua eshte: PERCARJE fetare, avantazhe te padrejta, disharmoni fetare dhe njefare fondamentalizmi islamik qe padrejtsisht shfrytezon shtetin laik ne favor te nje perkatesie fetare kur shteti eshte ndare nga feja duke ditur qe eshte eshte detyrim kushtetues qe shteti te mos marre inisiativa dhe te mos anetaresohet ne organizata e konferenca fetare dhe se asnje fe ne Shqiperi nuk mund te pefaqesoje shtetin shqiptar, apo shteti te perfaqesoje ndonje fe.
 

soni2

Primus registratum
Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!

o DDD sa shkolle ke bere per te arriur ne keto konkluzjone te bazuara por qe ai te cilit po ja thua nuk degjon apo smeer vesh !!!

nuk di ti jape politikes(gamorit) uje ai o DDD

me vjen mire qe ka njerez me mend qe e mendojne si ty

pershendetje
 
Top