Re: Shqiperia ne mesin e 146 vendeve Islamike!!
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
[/ QUOTE ]
Ti i perdor krahasimet
[/ QUOTE ]
Per sa i perket miratimit institucional te shkuarjes ne lufte apo aderimit ne nje org mjafton vetem te shikojme legjitimitetin e secilit akt. Kurse, per pyetjen e popullit apo jo, qe kam idene se ti e merr per referendum, une konsideroj ndjekjen e procedurave parlamentare debateve parlamentare apo neper komisione parlam. qe ti japesh mundesi informimi edhe popullit apo debat ne media per aderimin ne nje org, ekzistencen e se ciles ne vitin 92 asnje nuk e kishte degjuar.
Sala ne 92 edhe mund ta kishte kaluar natyrisht, por cte thote ty sekrecia dhe shpjetesia me te cilen kjo u arrit? Cte thote ty kjo per nje Organizaten islamike dhe respektin e saj per shtet ligjor, dhe interesat e saj, qe pranon nje shtet europian pa ndjekur procedurat e duhura per pranim, kur shtete te tjera ju eshte dashur kohe dhe bile jane rrefuzuar si rasti i Indise.
Pershtypja ime, mbase jam gabim, eshte se KI ka me teper nevoje per shqiperine se sa shqiperia ka nevoje per KI. Te kesh nje kembe ne europé dhe shtrirje ne tre kontinente eshte mjaft e rendesishme.
Eshe absurde te thuash se une barazova KI me terrorizmin (per keto ka referenca amerikane po une nuk i kam kushtuar rendesi) apo se kjo na ve kundra amerikes. Aty i ke lexoj prape pasi me duket se je pak kokeforte, nuk vjen as me mendje te hapur ne debat dhe paragjykon shume. Gjithashtu duhen dalluar marredheniet dypaleshe me USA dhe zerin me te cilin flet KI. Kjo eshte politke dhe une sjam kunder as kontradiktave te tilla.
Ajo qe eshte e prapanueshme eshte aludimi jot se ata kerkojne daljen nga kjo org ishin dhe pro shkuarjes ne lufte dhe se une sa per te vene rekordin drejt kam thene popuj islamike dhe shtete islamike, kjo eshte gjuha qe flet KI, dhe jo vende islamike sic thua ti. Dhe une nuk besoj se Shqiperia eshte shtet islamik as dhe populli shqiptar nuk eshte popull islamik.
Persa i perket izraelit une mbetem i te njejtit mendim se KI eshte rraciste pasi te luftosh sionizmin, by definacion te ben rracist, apo te kerkosh clirimin e Jerusalemit apo vendosjen e selise qendrore te KI ne Jerusalem eshte mjaft e dabatueshme qe do hapte nje debat tjeter te pafund se kujt i perket Jerusalemi. Debat per te cilin s’kam oreks.
RUSIA si vezhguese e perhershme dhe jo anetare eshte tjeter histori dhe shpresoj qe mos te perdoret si shembull per te justifikuar aderimin tone ne KI. Tradicionalisht Rusia njihet si mbrojtese e shteteve arabe dhe muslimane dhe ka nje popullsi mbi 20 milioneshe muslimane dhe me nje shtrirje mjaft te madhe ne Azi. Aderimi ne KI gjithashtu i sherben politikes se saj mbi Cecenise, mbi te gjitha , apo marredhenieve te ngushta dhe kontrollit mbi republikave te tjera ish sovjetike qe jane anetare te KI. Rusia eshte vazhdimisht ne kerkim te aleancave te reja dhe ne kerkim te rolit te saj ne bote si superfuqi imperialiste mbas mbarimit te luftes se ftohte. Eshte nje nga shiteset me te medha te armeve apo dhe teknoligjise berthamore. Rusia eshte mjaft alerte gjithashtu mbi dobesimin e rolit dhe influences te USA ne Azine qendrore. Ka mjaft tubacione nafte apo gazi qe kalojne neper keto vende. Edhe pse nje pjese e ketyre qe permenda mund te arrihen thjesht nga marredheniet dypaleshe aderimi si vezhguese ne KI eshte nje PR( marredhenive publike) shume e zgjuar nga Rusia.
Edhe ti mbase nuk e ke problem qe Shqiperia te dale nga kjo org, por ti nisesh nga fakti se ceshtjes se islamit ne shqiperi ndoshta nuk i sherben mjaft apo se nuk do te degjosh cakenjte e antiislamizmit etj. Po ashtu per ty aspekti ligjor mbase nuk eshte me shume rendesi. Por nuk eshte ceshtja thjsht per procedura apo per hater te tyre. Po te ishte puna keshtu edhe une nuk do zgjatesha. Por per ceshjte me substancore themelore dhe kushtetuese qe te dal tek nje problem qe ti nuk e preke qe per mua eshte: PERCARJE fetare, avantazhe te padrejta, disharmoni fetare dhe njefare fondamentalizmi islamik qe padrejtsisht shfrytezon shtetin laik ne favor te nje perkatesie fetare kur shteti eshte ndare nga feja duke ditur qe eshte eshte detyrim kushtetues qe shteti te mos marre inisiativa dhe te mos anetaresohet ne organizata e konferenca fetare dhe se asnje fe ne Shqiperi nuk mund te pefaqesoje shtetin shqiptar, apo shteti te perfaqesoje ndonje fe.