Shqipëria humbet sërish, 1-2 me Zvicrën

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
mos ta nin pse po humbim,
kta e kem tradit prej te pareve tane,
thot nje fjal e urt popullore -ka shkon rrota e par shkon edhe mramta..
 

Hektor12

Locus omnem
Atëherë kur Hitzfeld ishte më shqiptar se ne Ai mund të ketë shuar ëndrrën shqiptare për kualifikim në Botëror, dhe këtë, me djemtë shqiptarë të Zvicrës. Por, gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ka qenë vet trajneri i Zvicrës, Otmar Hitzfeld ai që nga llogaria e tij personale kishte dhuruar 100 mijë marka për fëmijët e Kosovës, shkruan “Telegraf”. Ishte lufta e Kosovës, viti 1999, kur trajneri i skuadrës më të madhe gjermane, Bajern Mynih, dha plot 100 mijë marka për fëmijët e Kosovës. Në vazhdën e ndihmave që po jepeshin për fëmijët shqiptarë që po përballeshin me tmerrin e luftës së një pushtuesi, një trajner, një njeri human, kishte ndarë nga llogaria e tij personale shumën më të madhe që i është dhënë ndonjëherë popullit të Kosovës nga ndonjë njeri i sportit botëror. Pas shembullit të tij nuk mbeti indiferente as edhe vet federata e futbollit e Gjermanisë (DFB), e cila kërkoi që në një javë të Bundesligas nga një markë të çdo bilete të shitur, të ndahej për Kosovën. Pas Hitzfeld u radhitën edhe shumë klube, duke përfshirë edhe dërgimin e ndihmave humanitare nga klube si Interi, Bajerni dhe disa klube tjera zvicerane dhe austriake. Pse e kujtuam këtë? Për të rikujtuar opinionin dhe për tu bërë të ditur atyre që sot janë më patriotë se patriotët dhe më tradhtar se tradhtarët, se ky njeri që ka mbledhur gjashtë futbollistë shqiptar në kombëtaren e Zvicrës ka qenë më shqiptar se ata që po akuzojnë bashkëkombasit. Madje, në ditët më të vështirë të këtij vendi. Në ndeshjen e fundit, ai bëri një kërkesë shumë humane në konferencën për shtyp. Ai kërkoi që lojtarët e tij shqiptar të mos vërshëllehen. Një kërkesë jo vetëm që u shkel nga tifozët, por edhe u prit me fyerje të tjera të rënda
 

abs

nuk e di...
po mir dhe ata nje gjak kane shqiptar jan ..mos gabohem shqip flasin neqofse i ke degju tu fol ne tv :p

gjermanisht flasin dhe zviceriant por nuk jane gjerman ;)
prandaj cuditem kur dikush ato i quan 'tradhetar' etc.
 

Hope

dans ton coeur
gjermanisht flasin dhe zviceriant por nuk jane gjerman ;)
prandaj cuditem kur dikush ato i quan 'tradhetar' etc.
Tashi tv shqiptar qa kemi par me syte tone i qujti "tradhtar " Po tashi me ba fmi dhe ne ketej ku jemi pse do lozin per nje shtet te huaj :p
 

abs

nuk e di...
Tashi, TV shqiptar qa kemi par me syte tone i qujti "tradhtar " .
Po tashi me ba fmi dhe ne ketej ku jemi pse do lozin per nje shtet te huaj :p

huh SaD. nga keto dy rreshtat e tu, do shkruaja faqe pa fund, po te kisha koh!

Shkurtimisht , pervehte vlersoj lojen Kosovare ne te gjitha drejtimet...
nje shsembull; ketu ku jetoj, nese bajne ndonje akt jo positiv ne publik, thojne jam Albaner, ne rastet positive thojne jam Kosovar -
shteti ma i ri ne ballkan.
 
Top