Shqipëria humbet sërish, 1-2 me Zvicrën

Hope

dans ton coeur
Xherdan Shaqiri i ka dhënë kualifikimin kombëtares zvicerane, për në botërorin “Brazil 2014”.

Helvetët kanë fituar edhe në “Qemal Stafa”, këtë herë me rezultatin 2-1, 3 pikë më se të mjaftueshme, që përfaqësuesja e Hitzfeld të shkojë në botëror.

Mesfushori i Bayern Munchen, shqiptari i natyralizuar Shaqiri shënoi edhe në Tiranë, ndërkohë që golin e dytë për zviceranët e shënoi Lang.

Edhe pse luajtëm shumë më mirë në pjesën e dytë, lojtarët kuqezi kanë humbur disa raste të pastra shënimi. Goli i vetëm për tanët u shënua
në fundin e ndeshjes nga Salihi, me 11-metërsh.

Pas kësaj humbjeje, Shqipëria mbetet në vendin e parafundit në grup, me 10 pikë.
 
Top