Re: Shprehje te bukura dashurie
- “Eshte koha te duhemi”- me the…
Por kush kishte guxim ate nate
te clironte zinxhiret e zerit?!
Si mund te flitej!
Si mund te degjohej!
Si mund edhe te rrihej indiferent!
Eshte koha te duhemi me the.
Eshte koha te prekemi.
Eshte koha te puthemi, te grrithemi, te kafshohemi.
Eshte koha t`i shqyejme teshat ne trup
po digjen trupat nen llaven e epshit.
Eshte koha te kaperthehemi ne token e ftohte
ka mall toka per ne.
Le ta ngrohim token
le t`i gjakosim gjembat e saj,
le t`i perzhitim majat e barit, majat e turpshme te barit te gjelbert. Eshte koha…koha…...
Ti e di si eshte koha …
kjo kurve.
Ti mendon se e zoteron, e kontrollon,
e mbars me virilitetin tend prej hamshori te ri
djersitur nga epshi.
Forca jote derdhet nga poret, shndrit.
Dehet ajri rreth teje, valezon,
si striptistja ne hekur.
Bukuria jote eshte rrezellitese, verbon syte e pambrojtur.
Trupi yt, kjo vrime e zeze prekjesh e puthjesh.
Ti je Marsi i ri.
Sot je vec ti.
Por…
a je ti nje ene
aq e thelle
sa per te mbartur veten?!
Ti e di si eshte koha… kjo kurve.
Nuk pranon venitje.
Nuk pranon ikje.
Eshte koha te shihemi ne sy.- ne hekur.
Bukuria jote eshte rrezellitese, verbon syte e pambrojtur. Trupi yt, kjo vrime e zeze prekjesh e puthjesh.
Ti je Marsi i ri.
Sot je vec ti.
Por…
a je ti nje ene
aq e thelle
sa per te mbartur veten?!
Ti e di si eshte koha… kjo kurve.
Nuk pranon venitje.
Nuk pranon ikje.
Eshte koha te shihemi ne sy
Kellqet e mia
s`jane aq te forta sa per t`i mbajtur.
Kycet e duarve te mia jane te holla, te perkulura.
Lekura e tyre e bute, e bute
damaret te drojtur. Vetem nje shenje te holle djegieje mbaj ne doren e majte
e ta dije sa me rendon.
Ma trishton veshtrimin here pas here.
Si mund t`i mbaja prangat?!
Une e di si eshte koha…kjo kurve.
Dhe ti e di
gjithnje i kam dashuruar kurvat.
Ato qe te bejne t`i duash.
Ato qe te bejne te vuash.
Ato qe syte tek ti i kane, kur ti vuan
por nuk te shohin.
Perkedhelin barkun e djersitur nga epshi
fundbarkun e lagur, kur te veshtrojne
kalojne floket pas veshit.
Ato buzet e tyre gjithnje te lagura.
Gjuhet e tyre te kuqe, te dridhura, te ethshme.
Dhe ato syte e tyre…ato sy…
qe te ngulen ne koke si miliona therrmija xhamash
edhe djalli do t`i kishte zili.
Le te rrime ketu, le te mos ikim.
Le te rrime sa te mundim.
Eshte shpirti, kjo kafshe e cuditshme. E kush mund ta mendonte
te gjithe u cuditem kur e pame t`i mbante zinxhiret.
Renkon, gjakos, ofshan, dihat
here nga dhimbja, here nga kenaqesia
por i mbart.
Le te rrime ketu. Le te mos ikim.
Le te rrime sa te mundim.
Mengjeset e perflakur na mbartin ne jete te tjera.
Jemi fluturake, nuk ndalemi, asgje nuk na mban.
Ndihemi
te lehte, te lire
te qete, te qeshur
te bardhe, te bukur
te embel, te enderrt.
Jemi te lire.
Ende.Une e di si eshte koha, kjo kurve.
Nuk pranon ikje.
Kurre nuk te ndjek pas, vec rri ne vend.
Une e di
jemi ne qe ne fund ikim.
Kur te afroje ky cast, le te ikim edhe ne.
Dhe le ta leme shpirtin
ketu
nen zinxhire.
Keshtu…ct`i besh…ti e di…
gjithnje i kam dashuruar kurvat…
huh