Shkruani ketu cdo thashethem qe merrni vesh rreth artisteve te huaj e Shqipetare:://

Megg

Carpe Diem
Kim Kardashian, fotografohet pa truk
Jemi mësuar ta shohim gjithnjë në formë perfekte me një fytyrë super të kuruar. Por në disa foto të publikuara së fundmi Kim Kardashian shfaqet me një veshje tepër të thjeshtë, e patrukuar dhe shumë ndryshe nga sa shfaqet në ekran.Nëpër blogje të ndryshme komentuesit e pëlqejne Kim të patrukuar, ndërsa kritika të ashpra vijnë për fundshpinën e saj.

Komentuesit i këshillojnë vajzës super-sexy që të mbajë dietë për të mbajtur nën kontroll vithet e saj.

image-4df5ecc314b26-kim_kika2457064.jpg

image-4df5ece7b4dbe-kika2457066.jpg

image-4df5ed08ef0d4-kika2457068.jpg

image-4df5ed208e691-kika2457079.jpg
 

Megg

Carpe Diem
Klum, magjike në New York
Modelja Heidi Klum lë të gjitha frymë me prezencën e saj të jashtëzakonshëm në AMFAR Inspiration Gala në New York.
Me një fustan të kaltër që i derdhej lehtë në trupin e saj, Klum shfaqi format e saj të admirueshme trupore. Modelja e mrekullueshme gëzon një formë shumë të mirë edhe pas lindjes së fëmijëve. Mëma natyre është treguar shumë bujare me të.

Klum ra në sy edhe për dekoltenë e mrekullueshme dhe për vithet e saj super të tonifikuara. Bjonda muzë e Victoria’s Secret është nënë e katër fëmijëve e megjithatë eleganca e saj është e jashtëzakonshme.

C_2_fotogallery_1003732__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image.jpg

C_2_fotogallery_1003732__ImageGallery__imageGalleryItem_1_image.jpg

C_2_fotogallery_1003732__ImageGallery__imageGalleryItem_4_image.jpg
 

Megg

Carpe Diem
Djali i paligjshëm, kopje e Arnold Schwarzenegger
C_2_fotogallery_1003250__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image.jpg

Arnold Schwarzenegger nuk e dinte se djali i guvernantes, njëkohësisht të dashurës së tij, Mildred Baena ishte i tiji.
Vetë Mildred pranoi në një intervistë se bashkëshortja e Arnie-t, Maria Shriver, e kishte pikasur ngjashmërinë e fëmijës me burrin e saj.

"Unë shpresoj që cifti të arrijë të gjejë gjuhën e përbashkët. Vetë Maria, e cila dyshonte, më pyeti nëse Joseph, ishte djali i Arnoldit. Kur i thashë si qëndronin punët, ajo u tregua shumë e fortë, qau bashkë me mua dhe më ndihmoi të ngrihesha. U përqafuam dhe unë i thashë që nuk ishte faji i Arndoldit, por i të dyve", rrëfen Baena, 50-vjecarja me origjinë nga Guatemala, versionin e saj të ngjarjes.

Ndërkohë mësohet se Joseph është i lumtur që babai i tij i vërtetë është Schwarzenegger.
 

Megg

Carpe Diem
Turqi, Jolie vizitë në tendat e refugjatëve
jolie-vizita.jpg

Aktorja amerikane Angelina Jolie, njëkohësisht ambasadore e OKB për refugjatët, do të vizitojë kampet turke ku ndodhen refugjatët sirianë të larguar nga regjimi.
Lajmin e bën të ditur dega turke e CNN, e cila saktëson se Jolie ka arritur të sigurojë lejen e vizitës nga autoritetet turke.

Aktorja e shumë filmave të suksesshëm është e njohur për vizitat dhe donacionet e saj për fëmijët që jetojnë në zonat problmatike, kryesisht në Afrikë.

Gjithashtu, pasi interpretoi në episodin e parë të filmit “Tomb Raider”, ajo bëri disa donacione për zonat e varfëra të Azisë së Paqësorit, ku ishin zhvilluar xhirimet.
 

Megg

Carpe Diem
E bija e Ecclestone blen vilën 150 milionë
petra-ecclestone.jpg

E bija e padronit të Formula 1 Bernie Ecclestone, Petra, ka blerë në Los Anxhelos atë që konsiderohej si shtëpia më e shtrenjtë e Shteteve të Bashkuara.
Lajmin e ka bërë të ditur “Wall Street Journal: në edicionin e saj online. Super-vila, e cila ndodhet në lokalitetin Holmbi Hills, ishte nxjerrë në shitje dy vjet më parë me cmimin 150 milionë dollarë.

Këtë vendim e kishte marrë Candy Spelling, e veja e producentit legjendar të Hollivudit, Aaron Spelling.

Ndërtesa shtrihet në 5700 metra katrorë dhe përmban një sallë për bouling, një sallon bukurie, një suitë dhe një parking me vende për 100 makina.

Shtëpia, e pagëzuar me emrin “Prona e Madhe”, është ndërtuar me stilin e një kështjelle franceze dhe me shkallë si shtëpia e filmit “Bashkë me Erën”.

vila-150.jpg
 

Megg

Carpe Diem
Princi Harry me një modele të veshjeve intime
harry-princ.jpg

Pasi përgënjeshtron zërat për një dashuri të mundshme mes princit Harry dhe kunatës sw tij Pippa Middleton, një burim ka bërë të ditur se princi po frekuenton modelen Florence Brundell-Bruce, ish e dashura e pilotit të Formula 1 Jenson Button.
Sipas raportimeve të “The Sun”, Harry dhe bjondja Florence janë zyrtarisht një çift.

Të dy kanë qenë miq prej vitesh, por vetëm në javët e fundit marrëdhënia është bërë diçka më serioze.
 

Megg

Carpe Diem
Haley Joel Osment takon sërish të vdekur
Haley%20Joel%20Osment.jpg

Haley Joel Osment do rishikojë sërish të vdekur. Fëmija i suksesit kinematografik “Shqisa e gjashtë”, që sot është 23 vjeç, do të jetë pjesë e “Wake the dead”.
Sipas “Variety”, Osment do të jetë një student kolegji që bën eksperimente për të risjellë në jetë personat.

Në dhjetë vitet e fundit aktori është dedikuar kryesisht në dhënien e zërit të tij për videolojra dhe kartona të animuar.
 

Megg

Carpe Diem
Beyonce shtatzënë?
Beyonce thotë se gjithnjë ka dashur që të bëhet më fëmijë në moshën 30-vjecare. Tani ajo është 29-vjec dhe përvjetorin e ka në shtator. Këngëtarja deklaroi në një intervistë për CNN se ka dëshirë që ta zgjerojë familjen e saj.
Intervista u regjistrua në Londër, ku Beyonce ndodhet për të promovuar albumin e saj të katërt. Duke folur për bashkëshortin e saj, reperin Jay-Z, Beyonce u mjaftua duke thënë se ai është i mrekullueshëm, pa thënë detaje të tjera.

"Jay dhe unë kemi marrë një vendim që të bëhemi të njohur për muzikën tonë dhe jo për marrëdhënien apo për skandalet", tha Beyonce.


article-2008937-0CC4114F00000578-819_468x286.jpg

article-2008937-0CC2B3B900000578-5_468x880.jpg
 

Megg

Carpe Diem
Martohet America Ferrera
AmericaFerrera.jpg

America Ferrera është martuar. Ish aktorja e telefilmit Ugly Betty ka konfirmuar për të përjavshmen “People” se është martuar me Ryan Piers Williams, me të cilin ishte fejuar prej një viti dhe bashkëjetonte prej 2007-s.
Të dy ishin njohur kur Williams i ka ofruar një pjesë në një film me metrazh të shkurtër që filmonte në universitet.

Aktorja 27 vjeçare ka veshur një fustan të Amsale's Christos për ceremoninë ku morrën pjesë vetëm miq dhe të afërm.
 

gangsterja

Primus registratum
Ryva Kajtazi humb8 mije euro ne lojera,peng makinen
Nuk jane vetem meshkujt te pasionuar pas lojerave te fatit apo bixhozit.Ne ditet e sotme gjithnje e me shume femra jane bere frekuentuese te rregullta te kazinove.Kjo mode eshte perhapur akoma me shume mes personazheve publike,femrave te njohura te ekranit.Por bixhozi nuk do te dije shume nese je person publik apo njeri i thjeshte dhe ti merr leket,pavaresisht nga statusi qe ke.Keshtu i ka ndodhur edhe kengetares kosovare Ryva Kajtazi.Kengetarja e cila kete vit ishte ne listen e kengetareve me ne forme dhe me te kerkuarat,si duket i ka ecur ne muzike,por jo ne lojera fati.Mediat kosovare kane raportuar se kengetarja ka humbur plot8 mije euro gjate nje loje ne kazino.Ne besojme se Ryva do ta zevendesoje shpejt makinenc dhe ishalla mend per here tjeter,t'i qendroje larg bixhozit.
 
Top