Shkruani ketu cdo thashethem qe merrni vesh rreth artisteve te huaj e Shqipetare:://

Megg

Carpe Diem
Me fal goce...UNe nuk shkruj mo mqs the ti...po edhe ti mso me lexu


Jo peshkatar secili ka te drejte te shkruaj si te deshiroje vete ,,,nuk na u duk i mjaftueshem si informacion dhe shkruajtem mendimin tone mbi te...Keshtu qe nuk ke pse shq
 

Megg

Carpe Diem
Lady GaGa : Jam prostitutë

Këngëtarja e hitit “Poker Face” ka bërë humor gjatë një darke duke thënë se ajo është “një prostitutë…por ata që donë të jenë më të duhet të paguajnë taksë të madhe”.
Lady-GaGa-216x300.jpg
Darka është mbajtur në Plaza Oak Room, ndërkaq lajmin e ka shkruar gazeta New York Post. GaGa ka thumbuar edhe veshjet e saj gjatë një paraqitje të pa paralajmëruar në emisionin e jazz’it, që udhëhiqet nga shoku i saj Brian Newman. Madje pop ylli ka thënë se para se të shkoj në këtë emision ajo ka pasur një seks disa orësh më të dashurin e saj në Luc Carl. “Edhe në restorant ata kanë vazhduar puthjet'', ka thënë një burim.

 

Hank

Valoris scriptorum
Ja po e shkruaj dhe une nje thashethem:

Çiljeta shtatzënë?

“Këtë vit dua të kem binjakë”, kjo ka qenë deklaratë e këtyre ditëve e këngëtares seksi Çiljeta Xhilaga. Në fakt, kjo ka qenë dëshira e saj për këtë vit, por që na la të kuptojmë se ajo mund të jetë shtatzënë me Aleksanderin e saj. Ne urojmë që kjo shtatzëni, nëse është e vërtetë, të mos jetë e shpejtë, duke ditur se ajo është një nga artistet e përzgjedhura për të marrë pjesë në spektaklin “Dancing with the Star Albania”, për ç’gjë do t’i duhet, jo të shtojë peshë, por të heqë kile. /vipat/
 

Megg

Carpe Diem
Gibson rrezikon 4 vjet burg
gibson-mel.jpg
Aktori Mel Gibson rrezikon dënimin me 4 vjet heqje lirie për shkak të dhunës së ushtruar ndaj ish-partneres së tij, Oksana Grigorieva.
Prokurori i çështjes akuzon aktorin hollivudian për thyerjen e dy dhëmbëve të Grigorievës në janar të vitit të kaluar në shtëpinë që kishin së bashku në Malibu (Kaliforni).

Nëse fajësohet për dhunë në familje, Gibson mund të dënohet me 4 vjet burg.
 

Hank

Valoris scriptorum
Gibson rrezikon 4 vjet burg
gibson-mel.jpg
Aktori Mel Gibson rrezikon dënimin me 4 vjet heqje lirie për shkak të dhunës së ushtruar ndaj ish-partneres së tij, Oksana Grigorieva.

Prokurori i çështjes akuzon aktorin hollivudian për thyerjen e dy dhëmbëve të Grigorievës në janar të vitit të kaluar në shtëpinë që kishin së bashku në Malibu (Kaliforni).

Nëse fajësohet për dhunë në familje, Gibson mund të dënohet me 4 vjet burg.

Ky denegrimi i Gibson nisi qe kur beri filmin per Jezusin.
 

Megg

Carpe Diem
Nora Istrefi: Dua të dukem ndryshe pa e tepruar

nora-istrefi.jpg
Përveç muzikës dhe paraqitjeve të saj në këtë aspekt, këngëtarja Nora Istrefi thotë se një rëndësi të veçantë në këtë drejtim ka edhe veshja.

Gjithnjë duket ndryshe nga prezantimi i saj paraprak, ndërsa përveç ideve personale për veshjet që ajo bartë, Nora shpesh konsultohet edhe me miqtë e saj, siç janë Flutura, Krenare Rugova e Valdrin Sahiti.
“Si zakonisht edhe në paraqitjet e radhës, do të vijë me pak ndryshime, por jo t’ia teprojmë shumë. Zakonisht për veshjen time kujdesem vetë, por sigurisht që konsultohem edhe me të tjetër . Shumë nga paraqitjet e mija më ndihmojnë kolegët e mijë Valdrin Sahiti, Krenare Rugova , e Flutura”.
Istrefi, gjithashtu ka bërë me dije se me shumë qejf do të angazhohej edhe në profesion e saj si dezajnere, për çfarë edhe ka studiuar, por angazhimet në muzikë ia pamundësojnë një gjë të tillë.
 

Sweety el

Locus omnem
Mbrëmjen e djeshme, në “Staples Center” të Los Angeles, është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore ‘Grammy Awards’.
Në edicionin e 53-të të “Grammy Awards”, Lady Gaga ka fituar çmimin për albumin më të mirë “pop”, “The Fame Monster”, dhe ka marrë edhe një çmim tjetër për performancën më të mirë vokale në “Bad Romance”.

Kënga e vitit është shpallur “Need You Now” e grupit Lady Antebellum. Gjithashtu, ky grup ka marrë edhe çmimin për albumin më të mirë “country”.

Esperanza Spalding është cilësuar si artistja e re më e mirë, duke i marrë çmimin favoritit Justin Bieber.

Grupi Muse ka fituar Grammy-n për albumin më të mirë “rock” me “The Resistance”.
 

Sweety el

Locus omnem
Ndërsa shumica e shqiptarve të dashuruar festuan ditën e Shën Valentinit, shumica e personave të njohur në vendin tonë vendosën ta shpërfillnin këtë ditë, zbuloi emisioni i pasdites në Top Channel.
”Asnjëherë nuk kam festuar Shën Valentinin”, thotë showgirl i Top Channel-it, Marina Vjollca.

Të tjerë, si Aulona Musta, kanë qenë të detyruara të merren me këtë temë, për shkak të punës së tyre. E përjavshmja ku ajo punon, ka qenë e mbushur me artikuj rreth Shën Valentinit.

”Kjo është gjithmonë një ditë e ngarkuar pune, edhe sepse, në Shqipëri, njerëzit e rëndësishëm duket sikur janë të gjithë anti-Shën Valentin”, thotë ajo.

”Personalisht nuk mund të them që jam kundër kësaj dite, sepse jetojmë në një kohë kur të githë kanë nevojë për më shumë dashuri në çdo drejtim, por jam kundër mënyrës se si trajtohet dhe faktit që ajo është shndërruar në biznes”, shton Aulona.

Nuk janë vetëm femrat të cilat i kushtojnë rëndësi ditës së dashurisë. Njëri prej personave që ka shumë me se të merret në 14 shkurt, është reperi nga Tirana, Big Basta.

”Sot kam promovuar klipin tim më të fundit, që titullohet muzikës sime. Kjo është mënyra ime për të bërë një dhuratë në këtë ditë, edhe pse ka brenda disa nota komercializmi”, shton reperi.

”Megjithatë, nuk më pëlqen fakti që Shën Valentini po shndërrohet vit pas viti në një rutinë për t’u respektuar, duke i humbur disa vlerat e tij të vërteta. Nuk jam dakord me organizimet dhe as me komercializimin e kësaj dite”.

”Jam absolitisht kundër”, rikthehet të thotë Marina. “Është një festë që duhet të kalohet vetëm me të dashurin, ndërsa nga shqiptarët më duket sikur është keqkuptuar si festë.

Festohet me familje, festohet me të afërm dhe të gjithë dalin jashtë, ndërsa nuk shihet ajo atmosfera private që duhet të ketë një ditë e tillë. Unë jam tërësisht kundër këtyre festimeve publike dhe nuk duhet të festohet në këtë mënyrë”, shton drejtuesja e “Procesit Sportiv” dhe “Top Fest”-it, ndër të tjera.

Megjithatë, nga familja e saj, nuk është vetëm Marina ajo që e mendon në këtë mënyrë. Motra më e vogël, Luana, thotë: “Unë jam pro të gjitha festave që sjellin lumturi, por vetë jam shumë e zënë për t’a festuar.

Jam në të njëjtën mendim me Marinën mbi këtë festë dhe asnjëra prej nesh nuk e feston. Nuk është vetëm puna, edhe nëse nuk do të ishte ajo, përsëri nuk kishim për ta festuar”.

Qasja më liberale e Luanës ndaj 14 shkurtit, duket se ka sjellë avantazhet e veta, të paktën përsa i takon dhuratave. “Edhe pse nuk e festoj, dhuratat janë gjithmonë mbi dhjetë”, shton ajo.

Midis të gjithë të intervistuarve, vetëm njëri e ka provuar shijën e ëmbël të Shën Valentinit, Big Basta. “Në jetën time 25-vjeçare ka ndodhur vetëm një herë, por edhe atëherë jo sepse isha i dashuruar.

Ishte një situatë në të cilën u detyrova të festoja, si mund të them ndryshe, mbeta brenda”, përfundon ai.
 

Sweety el

Locus omnem
Beckham, nuk qëndron vetëm për Shën Valentin

Pasi shijoi një fundjavë futbolli në Manchester, David Beckham morri një avion që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, për t’iu bashkuar Victoria-s në ditën e Shën Valentinit, në Nju Jork.
Bashkëshortja shtatzanë e ish-kapitenit të kombëtares angleze ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa detyrime publicitare, por “Spice Boy” nuk mund të kalonte i vetëm ditën e shënuar të të gjithë të dashuruarve.

Sipas asaj që kishte mundur të zbulonte “The Sun”, ai kishte prenotuar që më parë një darkë romantike në një restorant të Manhatanit, nën dritën e qirinjve.

Më pas, Beckham besohet se do të shkojë në urën e Bruklinit, e cila shërbeu si frymëzim për fëmijën e parë të çiftit.
 

Megg

Carpe Diem
Justin Timberlake flirton me Mila Kunis
timberlake-kunis.jpg
Justin Timberlake është parë duke flirtuar me Mila Kunis, sipas raportimeve të mediave amerikane.
Këngëtari dhe aktorja janë takuar në sheshxhirimin e filmit “Fiends With Benefits” në të cilin janë protagonistë.

Një burim i afërt me Kunis u shpreh: “Justin e pëlqen shumë Milan, por deri tani nuk ka ndodhur asgjë.”

Mila Kunis, nga ana e saj ka deklaruar; “Justin është shumë profesionist dhe shumë i dashur në të njëjtën kohë.”

Ish-këngëtari i grupit ‘N Sync është ndarë para dy ditësh nga Jessca Biel, pas një lidhjeje 5-vjeçare.
 

Megg

Carpe Diem
Alarm tsunami për aktorët e Twilight
stewart-lautner.jpg
Kristen Stewart dhe Taylor Lautner, dy nga protagonistët e sagës Twilight, janë evakuuar nga plazhi i Vankuverit (Kanada) ku po xhirojnë filmin e fundit të sagës me vampirë.
I gjithë Oqeani Paqësor është në alarm pasi tërmeti 8.9 ballë në Japoni ka krijuar rrezik për tsunami në shumë vende.

Sipas revistës ‘People’, aktorët nuk janë në rrezik, por janë larguar nga sheshxhirimi për arsye sigurie.
 

Megg

Carpe Diem
Elizabet II në Facebook

Elizabet-II-ne-Facebook.jpg

Përdoruesit e Facebookut, tani mund të lidhen ‘on line’ me mbretëreshën Elizabet II, falë lançimit të një faqeje të Monarkisë Britanike në rrjetin social.
Miliona përdorues, do të jenë në gjendje të ndjekin lajmet, fotografitë por edhe videot mbretërore. Përdoruesit nuk do të kenë mundësi që të bëhen shokë apo shoqe me Mbretëreshën, por brenda një ore, numri i kërkesave dhe vizitave të faqes së Elizabetës II i kaloi 41 mijë klikimet.
Monarkia Britanike ka gjithashtu edhe një llogari në rrjetin tjetër social Tuiter si dhe një tjetër në YoutTube. Sipas analistëve mbretëror, ky publikim është një avantazh tjetër për zhvillimet e reja të Monarkisë.
Nuk ka qenë e lehtë për hapjen e kësaj faqeje, pasi monarkia ka ndjekur procedura tepër strikte dhe gjyqësore, për të ruajtur fort materialet e saj nga shpërdorimet e mundshme nga përdoruesit apo hakerat kompjuterikë.
 

Sweety el

Locus omnem
Aurela Gaçe, zbulohet lidhja me një djalë më të ri
Nuk e dimë ende nëse është një pasion i vërtetë dashurie, apo një histori që ka filluar nga një marrëdhënie pune dhe është kthyer në një lidhje intime. Bëhet fjalë për një lidhje të krijuar mes këngëtares 36- vjeçare Aurela Gaçe dhe menaxherit të saj, një djalë zeshkan nga Tirana, disa vite më i ri se ajo, rreth 30 vjeç.
Ata janë parë gjithnjë e më shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë, sidomos këtë javë, pas përfundimit të xhirimeve të klipit “Feel the passion”, këngë me të cilën Aurela do të përfaqësojë Shqipërinë në Edicionin e 56-të të Festivalit Europian të Këngës (Eurovision Song Contest), që do të organizohet në datat 10-14 maj në qytetin Dyseldorf të Gjermanisë. Pasi ka realizuar klipin që vetë këngëtarja ka pohuar në media se i kushtohet edhe turizmit shqiptar, Aurela ka vendosur të bëjë disa ditë relaks, ndërsa thuhet se vetëm para pak ditësh është larguar drejt Greqisë me menaxherin e saj, që është djali që shihni në foto dhe me të cilin thuhet se ajo tashmë ka krijuar një lidhje. Aq shumë kohë kalojnë bashkë, sa tashmë Aurela shihet shumë pak në shoqërinë e mikeshave të saj artiste, siç e kemi parë gjithmonë që pas kthimit të saj nga Amerika.
Në fakt dihet që, qoftë edhe për natyrën e saj shumë të mbyllur përsa u përket çështjeve private, Aurela hyn te këngëtaret që nuk është përfolur për lidhje, ndoshta edhe për faktin se pas shumë vitesh që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jeta e saj ka qenë gjithmonë në lëvizje. Por, Aurelës, tashmë që po përgatitet për një sfidë të re në karrierën e saj, që është konkurrimi në Eurosong, i duhet të jetë më e pranishme në Tiranë, ndërsa po bën përgatitjet e fundit për garën e madhe. Dhe, duke qenë e pranishme më shumë këtu, nuk mund të shpëtojë nga komentet se me cilin shoqërohet ajo në Tiranë.
Pikërisht këto ditë, kur ka marrë komentet nga miqtë dhe gazetat për cilësinë e klipit të ri, ku ajo shfaqet nën simbolikën e shqiponjës, nuk është munduar aspak ta mbajë fshehur djalin me të cilin po kalon më shumë kohë. Për gjithçka që ka të bëjë me look-n dhe, pse jo, idetë profesionale, kujdeset një menaxher, i cili ka qenë pranë saj qysh në Festivalin e 49-të të Këngës. Djali që shihni në foto është nga Tirana dhe quhet Skerdi. Ai tashmë ka marrë përsipër edhe menaxhimin e Aurelës për t’u përfaqësuar në Eurosong si fillim, por edhe për koncertet e saj. Siç e shihni në foto, është diku rreth moshës 30 vjeç dhe më parë ka jetuar në Greqi. Ai është marrë me menaxhimin e këngëtarëve dhe balerinëve të huaj për koncerte e party të ndryshëm. Skerdi njihet në rrethet artistike të Tiranës, po ashtu edhe në klube për faktin se ka sjellë artistë dhe balerinë të huaj në disa klube e Tiranës.
Edhe pse ai u shfaq shumë i afërt në krah të këngëtares në muajin dhjetor, në Festivalin e 49-të të Këngës në RTSH, ata u kujdesën që të mos binin në sy se mes tyre ekzistonte diçka më shumë se një marrëdhënie pune. Paparaci ynë ka realizuar këto foto pas kuintave të Festivalit të Këngës tre muaj më parë, ndërsa djali zeshkan ishte pothuaj personi i vetëm që i qëndronte afër këngëtares, duke u kujdesur për çdo detaj të performancës së saj, por edhe për një suport shpirtëror. Duket një marrëdhënie e bukur për këngëtaren vlonjate me shumë vite në skenë dhe e pëlqyer në këngët e saj Pop dhe Soul.
Pas rikthimit nga Amerika në 2007, Aurela ka realizuar disa këngë, si: “Hape Veten”, me të cilën fitoi “Kënga Magjike 2007”, “M’u thanë sytë”, “Jehonë” (feat. West Side Family), “Bosh”, “Origjinale” (feat. Dr. Flori & Marsel). Kjo e fundit është cilësuar si kënga më e suksesshme, pasi ka arritur 4.5 milionë klikime në Youtube. Ne i urojmë këngëtares po kaq sukses edhe në jetën e saj private.
 

Sweety el

Locus omnem
Stefan Karafili babai i Nedës: Nedën e shoh Kryeministre a një Presidente e ardhshme e Shqipërisë.
E vetmja fituese e edicionit të katërt të “Big Brother”, për Stefan Karafilin, është e bija e tij, Neda. Ai është plotësisht i kënaqur nga qëndrimi i vajzës së tij në shtëpi dhe pohon se ajo ka treguar të njëjtën sjellje, si edhe jashtë ekranit. “Ka lindur për të qenë lidere”, rrëfen gjatë bisedës që patëm pranë shtëpisë së Nedës, në Laprakë, ku familja Karafili jeton, pas shpërnguljes nga qyteti i vogël i Kavajës. Prindërit e Nedës jetojnë me të ardhura modeste dhe nuk pretendojnë se jeta e tyre do të ndryshojë, nëse Neda do të fitojë 100 milionët. Ato do të shërbejnë për shkollimin e Nedës dhe motrës së saj, motiv ky që bëri që ata të vendosnin për të jetuar edhe në Tiranë. Po si e sheh marrëdhënien e dashurisë të së bijës Stefani? Cili është opinioni i tij për Ogrenin? Cilat janë pikëtakimet e tij me familjen Balluku dhe saktësisht me ish-ministrin e Mbrojtjes, Beqir Balluku? Le ta zbulojmë së bashku, në intervistën e mëposhtme!

Zoti Karafili,si ju duket vajza juaj Neda në shtëpinë e Big Brother?

Neda thjesht ka ndërruar shtëpi. Si në shtëpinë e vet është edhe në shtëpinë tjetër, në këtë show që bën kanali më prestigjioz, siç është Top Channel, të cilët i falënderoj.



Në marrëdhëniet me banorët, mendoni se Neda ka reaguar mirë gjithmonë?

Paçka se marrëdhëniet kohët e fundit kanë ndryshuar disi, për efekt edhe të lojës, unë Princeshën (siç e thërras) e shoh shumë mirë! Nuk është egoiste, të merret me thashetheme ose t’i shkelë në kallo dikujt tjetër. Neda është ajo Nedë që ka hyrë në lojë për një qëllim, për atë që është caktuar aty.

Po marrëdhënien e saj me Ogrenin, si e keni përjetuar ju si prind?

Nuk kam pse ta paragjykoj Nedën në marrëdhënie me Ogrenin. Unë nuk dal kundër ndjenjave dhe dëshirës së Nedës. Neda është një vajzë e mençur, një vajzë e rritur, di si vepron, di çfarë bën. Kur të dalë jashtë do të bisedoj me të dhe Neda do ta ketë përkrahjen time gjithmonë.

Cila është përshtypja juaj për Ogrenin?

Shoh një djalë të edukuar. Një djalë për të cilin familja është përkujdesur, spikat mbi të tjerët për nga pastërtia, nga rregulli, e folura, mirësjellja, edhe kur sipas lojës që bëjnë të tjerët Ogreni reagon me qetësi dhe gjakftohtësi.

Ka pasur komente se ka pasur një marrëdhënie seksuale mes Nedës dhe Ogrenit…

Nuk dua të paragjykoj ata që i shkruajnë këto gjëra, por nuk është Neda që bën këto. Unë nuk e besoj kurrë se Neda ka shkuar deri aty. Ka kohë kur të dalë përjashta. Që ditën që ka hyrë Neda, ne e kemi ndjekur gjithë kohës, 24 orë, dhe nuk kemi parë një veprim të tillë. Pavarësisht kësaj, nuk e besoj kurrë këtë gjë që thonë.

Ndërkohë ka një koincidencë, pasi ju keni pasur një njohje dikur me gjyshin e Ogrenit?

Ndoshta është një koincidencë. Unë kam lindur 10 vjet mbasi është çliruar Shqipëria. Kur isha ushtar në Kuçovë, regjimenti u mblodh, u rreshtua dhe për fat erdhi ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku. Unë kam qenë i urtë dhe ushtar i mirë dhe pata fatin që Beqir Balluku të më vinte stemën si Ushtar Shembullor. Edhe një tjetër koincidencë, djali im i hallës ka qenë pjesë e eskortës së ministrit Balluku.

Është komentuar ky fakt, Neda demokrate dhe Ogreni me një prejardhje komuniste. E shihni si një problem këtë? Ju shqetësojnë ndasitë partiake?

Unë te Neda shoh atë që po përgatitet një politikane e ardhshme, një kryeministre a një Presidente e ardhshme për Shqipërinë. Neda e pëlqen politikën dhe nëse Neda do të arrijë nesër në krye, Neda do të jetë në partinë e gjithë shqiptarëve, që do t’i bashkojë gjithë forcat politike, sepse nuk është për kundërshti. Neda është që shqiptarët të jenë mirë e të integruar dhe do që shqiptarët të jenë si të gjithë në botë.

E shihni Nedën si fituese?



Kjo është pyetje … Neda gjithmonë ka qenë fituese! Kur ishte e vogël dhe luante në Teatrin e Kukullave në Kavajë, Neda gjithmonë merrte role protagoniste; borëbardha, gjyshja, zogu pushëverdh, etj. Dhe ne, si burrë e grua, i kemi ndjekur fëmijët gjithmonë nga pas. Edhe kur Neda shkoi në gjimnaz u bë senatore, erdhi në Tiranë dhe filloi shkollë tek “Aleks Buda” dhe sërish ngulmoi dhe ishte senatore aty. Do gjithmonë që të jetë lidere, gjë që e tregon edhe në universitet tani. Bagazhi i saj, qetësia, Neda është Nedë.

Nëse ajo fiton, çfarë do të bënit me 100 milionët?

Unë kam punuar pothuajse 42 vjet dhe nuk kemi ndonjë mendim, që i përket anës materiale. Por nëse Neda do të fitojë, – dhe mentaliteti i saj, në krahasim me të tjerët, nuk diskutohet që Neda është fituese, – unë flas si fans, nuk do preken ato para. Neda ka qejf që t’i jap për humanizëm, por ato që mbeten do të jenë për arsimimin e saj dhe motrës tjetër, që është në Akademinë e Arteve.

Megjithatë, sot Neda është në kandidim. Nëse ajo s’kualifikohet, cili do të ishte reagimi juaj… jeni i përgatitur edhe për humbjen e saj?

Neda si të kualifikohet, si të s’kualifikohet, gjë që nuk bën vaki, Neda do vijë në shtëpinë e vet si më parë.

Por ama do të jetë një zhgënjim për ju…

Aspak. Neda dhe po doli fituese del.

E nëse Neda del, kë do të donit të shihnit fitues?

Neda nuk del dhe Neda është fituese! Nuk shoh ndonjë fitues tjetër!,
 

Sweety el

Locus omnem
Ronela dhe Stresi në “Top Fest” “Lamtumirë”
Do të paraqiten në “Top Fest” apo nuk do të paraqiten?! Kjo është dilema me të cilën kohët e fundit po merren mediat shqiptare në lidhje me pjesëmarjen e rep artistit Stresi në festivalin modern “Top Fest 8”, në bashkëpunim me këngëtaren Ronela Hajati. Stresi ishte ndaluar nga policia në Zvicër, e më vonë dolën fjalët se ish e dashura e tij belge e ka denoncuar dhe policia e ka arrestuar për disa orë reperin.



Megjithatë, siç mësojmë, Stresi do të paraqitet në festival përkrah Ronelës me këngën e tyre të titulluar “Lamtumirë”. Ky do të jetë një tjetër hit i punuar në studion e Flori Mumajesit, interpretuar në skenë nga dy artistë të rinj dhe shumë të talentuar. I gjithë teksti i këngës është i bazuar në lidhjen emotive që ka përjetuar Stresi me Enxhi Kamenicën, të dashurën e tij aktuale. Në këngën “Lamtumirë” do të përshkruhen edhe zënkat që çifti ka përjetuar gjatë periudhës sa janë të lidhur, si dhe sms-të që i kanë dërguar njëri -tjetrit. Që kënga do të jetë një superhit, këtë e kanë pohuar që të dy, Stresi dhe Ronela, në intervistat dhënë për mediat, po se çfarë suksesi do të ketë në festival, pritet të shihet pas përfundimit të tij.
 

Sweety el

Locus omnem
Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët...

Iku Emmy! Nuk na përshëndeti. Familjarët, miqtë e saj më të ngushtë dhe kolegët i preu në besë. Nuk ua shtrëngoi dorën dhe as LAMTUMIRË nuk u tha. E veshën me fustanin e nusërisë, e përcollën për në banesën e fundit dhe fytyrën ia mbuluan me lot. Në mes kuku-ve rënqethëse nëna i kërkonte të thoshte diçka, qoftë edhe për të fundit herë, por… heshtjen e ftohtë mori si përgjigje. Babai… copë ajsbergu në mes të oqeanit. Motrat dhe vëllezërit…vetëm me trup gjendeshin aty.


E ndërkohë që gjithë miqtë e tjerë ndanin bashkë ngjarjet e jetuara me të, unë që po shkruaj… kujtoj të parin dhe të fundit ‘takim’ me portretin e saj. Nuk pashë trishtim… as zhgënjim! Përkundrazi, në sytë e saj vura re JETË dhe dëshirë të madhe për të jetuar sekondën, minutin, orët, muajt, vitet…MBREMJEN! Mbase në kokë i rrotulloheshin 1 mijë plane, por tashmë asnjë prej tyre nuk do t’i realizojë kurrë më. E nga ta dinte ajo? Si mund ta parashikonte atë që do t’i ndodhte pas 4 orësh? Cila fantazi e çon njeriun në një moment të lumtur që të mendojë për vdekjen?!

Iku EMMY! Këngëtarja, por mbi të gjitha njeriu, ëndrrat e të cilit iu ndërprenë në mes me dhunë. Kjo botë të dashur miq përbëhet nga tre ditë: dje, sot dhe nesër. “E djeshmja kaloi, e nesërmja nuk dihet nëse do vijë, prandaj jetojeni ditën e sotme”, ka thënë njeriu i mençur Hasan El Basri.

Genc Prelvukaj

Me Emmy-n jemi parë shpesh nëpër angazhimet tona profesionale. Marrëdhënia shoqërore ka qenë e mirë. Shumë shpesh temë bisede kemi pasur mbiemrin e saj, që mua më dukej shumë i çuditshëm e ajo edhe më tepër çuditej sesi unë e mbaja mend kur të gjithë e njihnin si Emmy. Pastaj flisnim edhe për tema të natyrës profesionale. Mendimi im për të nuk mund të jetë ndryshe, përveçse pozitiv dhe tani kur shkruaj më del parasysh ajo vajzë e ëmbël që ishte dhe padyshim si një kolege e matur që kishte respekt ndaj çdo njeriu që e njihte. Ylli gjithmonë mbetet yll, pavarësisht që nga toka iku në qiell. Ngushëllime familjarëve dhe të jenë krenarë për vajzën që e kanë pasur.

Artiola Toska Balla

Më besoni, akoma nuk dua ta besoj që ndodhin këto lloj tragjedish fatale edhe për vajza kaq të reja dhe me shumë ëndrra në jetë! E tmerrshme. Nuk është se kam pasur shumë miqësi me të, por kemi qenë në një koncert në Itali dhe ia kemi kaluam shumë bukur dhe më la mbresa shumë të mira si njeri. Shumë e qeshur, e dashur dhe e çiltër si vajzë. Oh Zot sa keq më vjen. Ngushëllime familjes së saj.

Rovena Stefa

Me keqardhje të thellë dua të flas për këtë ngjarje, që akoma nuk e besoj. Emmy kishte shprehur dhe dëshirën që do të ishte pjesëmarrëse në “Vip Shpija”, që do të fillonte në Kosovë më 1 prill dhe unë u gëzova që do të isha me të, sepse gjithmonë Emmy më ka dhënë përshtypjen e një vajze të mirë, të qetë, të thjeshtë e punëtore. Tani më duket krejt e pamundur që duhet të flas për të në kohën e shkuar. Është një tragjedi e madhe për të gjithë ne, sepse jeta vjen njëherë dhe askush nuk ka të drejtë të ta marrë, përveç Zotit e në këtë rast bëj thirrje për drejtësinë që të zbulojë ngjarjen dhe të mos jetë e mëshirshme.

Emmy paqja qoftë me ty e u prefsh e qetë. Të duam.


Blero Muharremi

Emmy-n e kam njohur si emër më parë, por herën e fundit kur u takova me të ishte 12 dhjetor 2010 dhe gjendeshim bashkë për një koncert në Athinë. Ia kaluam mjaft mirë dhe kam vetëm fjalë të mira për Emmy-n, ishte me të vërtet një vajzë e mrekullueshme. Me të vërtet u ndjeva keq kur mora vesh lajmin. Nuk kam fjalë për atë që i ndodhi, por Allahu është i madh dhe në të gjithë jemi të asaj rruge, dikush më herët fatkeqësisht e dikush më vonë. Do na mungosh Emmy. R.I.P.

Rozana Radi

Nuk kam fjalë. Jam e shokuar dhe e tronditur. Emmy ishte një vajzë, që e donte shumë jetën. Ishte një vajzë që kishte dëshira pafund. Ëndrra e saj e madhe ishte të bëhej një këngëtare me emër dhe të tillë e njoha. Para shumë vitesh kur donte të realizonte disa këngë për albumin e parë kam punuar me Emmy për disa tekste. E kam takuar në një studio për herë të parë para disa vitesh me vëllain e saj, Andonin. Ajo ishte shumë e lidhur me të dhe çdo gjë që bënte i merrte mendim atij. Një ditë më kërkon që ta prezantoja me një këngëtar të mirë për të bërë një bashkëpunim. Unë flas me Valton Krasniqin, i cili e pranoi ftesën dhe vendosën të bënin një duet të dy, ku tekstin e shkrova unë. “Rastësisht u pamë, gabimisht u ndamë”, ishte kënga që Emmy me të vërtet pati shumë sukses. Gjashtë ditë përpara se të ndodhte kjo fatkeqësi jemi parë në Prishtinë dhe ia kemi kaluar shumë mirë. Të dielën e kaluar erdhi më takoi dhe më tha që do të shkojë në Tiranë dhe se do takohemi përsëri. Kontakti im i fundit me Emmy-n ka qenë një sms nga vetë ajo dhe që nga ajo ditë nuk e pashë më. Ndonjëherë jeta nuk të jep atë që meriton. Ajo tashmë është një engjëll. Do t’i mungojë shumë familjes së saj, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Emmy-n. Lutem për të.

Ervin Bushati

Nuk di fjalë të shpreh dhimbjen për humbjen e mikeshës e koleges sime Emmy. Në fakt e kam njohur në rrethana më të afërta nga familjarët e saj, kisha shumë miqësi me njërin nga vëllezërit e Emmy-t. Për herë të fundit që jemi takuar për një kafe ka qenë pak ditë para se të ndërronte jetë. Ajo ishte vajzë plot jetë e plot ëndrra. Ngushëllimet e mia më të përzemërta familjes së saj.

Denis Hasa

Lajmin për aksidentin dhe gjendjen koma, në të cilën Emmy ndodhej e mora nëpërmjet statuseve në facebook dhe të them të drejtën më erdhi shumë keq. Ishim ndeshur nëpër PUB-e, por nuk njiheshim personalisht. Diçka më thoshte se do ta kalonte atë gjendje dhe shpresoja se do i rikthehej jetës, por të nesërmen në mëngjes informohem se Emmy ishte ndarë nga jeta. Ishte një shok, sepse në moshën 21-vjeçare një vajzë është e mbushur me dëshira dhe ëndrra për t’i realizuar në të gjitha planet, jo vetëm në atë profesional. Ideja se ishte ndarë një herë e përgjithmonë nga çdo gjë e saj më dëshpëroi. Nuk e meritonte këtë fund tragjik në të tilla rrethana dhe kaq herët, ndaj i shpreh familjes, miqve dhe fansave të saj ngushëllimet e mia më të sinqerta. U prehtë në paqe. Tashmë nga këngëtare ajo është shndërruar në engjëll.

Linda Halimi

Jam prekur thellë, unë dhe të gjithë ne që e kemi njohur personalisht kur morëm vesh ngjarjen e rëndë. Unë Emmy-n për herë të parë e kam takuar në “Nota-Fest”, ku konkurronim në Shkup. Kemi kujtime qesharake bashkë, ngaqë ajo një natë para festivalit duhej të ikte në Kosovë, e unë do kthehesha me të. Ajo i jepte makinës dhe humbëm rrugën gjatë udhëtimit. Nuk dinim nga të shkonim dhe kemi qeshur shumë, por po vdisnim dhe nga inati gjithashtu, pasi nuk ishte hera e parë që ishim në Shkup. Të premten që kaloi kemi kënduar së bashku në “Magic 4”, unë këndoja këngën “Të dua vërtetë” dhe në refren kam thënë “Të dua vërtetë Emmy”. Ka qenë ndër personazhet më të sjellshëm, të butë e të shoqërueshëm që unë njoh. Zoti e prehtë në paqe, sepse ai e di më mirë pse ndodh gjithçka që na ndodh. Engjëjt i duhen Zotit, prandaj e mori Emmy-n.

Orgesa Zaimi

Me Emmy-n kam pasur më shumë kontakte virtuale, domethënë kemi biseduar për një periudhë me mesazhe në internet, në facebook, nga ku unë mësova se edhe ajo si unë, ishte nga Skrapari. Zbuluam se kishim miq të përbashkët, kemi folur për këngët, pasionin për muzikën, ka qenë pak a shumë koha kur Emmy sapo kishte nxjerrë albumin e saj të parë dhe ishte shumë e lumtur, që ëndrra e saj u realizua. Pastaj jemi takuar në “Kënga Magjike 2008”, ku ishim të dyja konkurrente. Vdekja e saj tragjike më ka prekur jashtëzakonisht shumë, kam më shumë se një orë që shikoj në profilin e saj në facebook këngët, videot, fotot e saj, një vajzë e re e dashuruar me muzikën, një vajzë diellore. Çfarë ka bërë për të merituar një fund të tillë? U prehtë në paqe.


Valton Krasniqi

Kur kam dëgjuar për këtë më ka ardhur shumë keq. Kohët e fundit kemi pasur shumë kontakte në msn, Emmy ka kërkuar nga unë një bashkëpunim, pasi kënga “Rastësisht u pamë” ka bërë boom. Këtë muaj kam shkëmbyer shumë e-maile me të. Herën e fundit ishte në Kosovë dhe më ka telefonuar dhe më ka pyetur nëse kam filluar punën me këngën. Unë e njoh Emmy-n si një vajzë me shumë motivacion. Hapat e parë ajo i ka pasur me mua. Më kujtohet hera e parë kur ka kontaktuar me mua për një bashkëpunim. Isha tek Arian Çani në emision dhe Ariani na bashkoi për një bashkëpunim. Ishte shumë e motivuar për këngën dhe herën e parë që jemi takuar pata përshtypjen se ishte një vajzë shumë simpatike, një vajzë plot me dashuri për muzikën. Emmy ka sakrifikuar shumë gjëra për të pasur sukses në muzikë dhe e ka arritur qëllimin e saj. Kam pasur shumë respekt për të dhe do të mbetet në kujtimet dhe në zemrën time.

Afërdita Dreshaj

Ngushëllime për të gjithë ne, sepse është një tmerr dhe një tragjedi që nuk më hiqet nga mendja. Kur mora vesh për atë që kishte ndodhur, nuk mund ta besoja dhe u trishtova shumë. Ka qenë një vajzë shumë e ëmbël dhe e bukur, çdo herë ka pasur vetëm fjalë të mira për të thënë, unë familjes së Emmy-t i them ngushëllimet më të përzemërta, kurse ne na mbetet të mbajmë kujtimet dhe këngët e bukura që ajo na ka dhuruar.
 

Sweety el

Locus omnem
Eleni Foureira, fituesja e “Just the two of us” mohon origjinën shqiptare.

Një shqiptare në Greqi thotë që “vij nga Meksika”, nga frika se mos nënvletësohet. Quhet Eleni Foureira, vajza e cilësuar si “Beyonce e Greqisë” dhe që ka shkaktuar shumë polemika në shtypin grek, për shkak të mohimit të origjinës shqiptare.



Pjesëmarrja e saj në programin shumë të ndjekur në kanalin “Mega”, ku fitoi edhe çmimin e parë në show-n “Just the two of us”, ka shkaktuar shumë reagime në lidhje me origjinën e saj shqiptare, pas mohimit nga vetë këngëtarja, e cila deri tani është prezantuar me origjinë meksikane, mbështetur edhe tiparet e saj. Zhurma mediatike është krijuar direkt pas çmimit që ajo fitoi në tv “Mega”.

Nuk ka vonuar dhe në rrethet artistike është përhapur lajmi se Eleni Fouriera në të vërtetë është një vajzë me origjinë shqiptare. Sipas burimeve të afërta të këngëtares, thuhet se ajo është një vajzë me nënën nga Vlora dhe babanë nga Fieri. Këtë fakt ajo nuk e ka përmendur në asnjë intervistë, ndërsa ka ndryshuar dhe emrin e mbiemrin. Po ashtu, pas polemikave të hapura kryesisht në shtypin e shkruar në gjuhën shqipe në Athinë, mësohet që të mos ketë mohuar asgjë rreth zbulimit të origjinës së saj të vërtetë. Në biografinë e saj artistike ajo shkruan se ka lindur në Athinë, nga një baba nga Meksika dhe nënën nga Janina. Lajmi se ajo është shqiptare u publikua nga gazeta “Albania Press”, në faqet e së cilës është kritikuar qëndrimi i këngëtares për të mohuar origjinën e saj. Burime nga një kompani diskografike në Greqi e kanë bërë më të besueshëm lajmin se Eleni Foureira është shqiptare, duke e përsëritur edhe një herë historinë e Ioanës, një tjetër vajzë që mohoi origjinën shqiptare, ndërsa mori pjesë në programin “Next top Model” në Greqi.
 
Top