Shkruani ketu cdo thashethem qe merrni vesh rreth artisteve te huaj e Shqipetare:://

Sweety el

Locus omnem
Sinan Hoxha merr 1 mije euro gjobe, pi cigare ne avion.

Sikundër të gjithë, edhe Sinan Hoxha e ka një fobi…Këngëtari i dhjetëra hiteve në muzikën shqiptare, i ka tmerr avionët, por megjithatë i duhet që çdo javë të fluturojë me to si pasojë e koncerteve të shumta që ka në diasporë.



Fragmenti që sjell këtë herë në “Bluetooth” është shkëputur nga fundjava e shkuar, kur këngëtari Hoxha udhëtoi drejt Gjermanisë. I stresuar nga turbulencat që po pësonte avioni me të cilin po udhëtonte, Sinani nuk ka duruar dhe ka ndezur një cigare, konsumimi i cilës i ka kushtuar 1000 euro gjobë për shkeljen e rregullave. Ndonëse gjoba ka qenë shumë e kripur, Sinani e ka paguar pa bërë llafe, pasi përveçse u çlirua nga koncerti në të cilin ishte i ftuar, do t’i siguronte jo pak të ardhura. Bluetooth
 

Megg

Carpe Diem
Dafina Zeqiri operon gjoksin?

Kengetarja Dafina Zeqiri, megjithese pelqehet nga publiku i gjere per muziken qe ben dhe paraqitjen e saj, duket se nuk e pelqen vehten aq shume.
Raportohet se ajo ka bërë një ndërhyrje tjetër kirurgjike për të ndryshuar pamjen e saj.

thumbnail.php

Sipas mediave shqiptare, kësaj here këngëtarja ka vendosur te beje nje ndryshim, per tu dukur me terheqese, ndersa duket t'i kete marre parasysh edhe shkrimet nga mediat shqiptare, qe mendonin se me fizikun qe ka, fustanet nuk i rrijne aq mire.
Thuhet se Duffy e ka zmadhuar gjoksin dhe këtë ndërhyrje e kane bërë mjeket në Shkup. Më herët, ishte thene se kengetarja kishte bërë ndërhyrje edhe në fytyrë, për të zmadhuar buzët dhe mollëzat, por ajo nuk ka konfirmuar anjehere nje gje te tille.

Duket se vazhdon trendi ne estraden shqiptare, ku femrat deshirojne qe te çmohen per permasat e tyre jo natyrale, e jo per muziken qe bejne, per ate qe Zoti u ka falur, e qe publiku e ka pelqyer ne vite.
 

Megg

Carpe Diem
Shakira konfirmon romancën me Pique

Shakira me ne fund ka konfirmuar lidhjes e saj me Gerard Pique, duke publikuar nje fotografi te tyre te perbashket, ku ata shihen te perqafuar.
thumbnail.php

Pas shumë spekullimesh nga mediat, kengetarja kolumbiane publikoi kete foto romantike me mbrojtësin spanjoll në profilin e saj në Twitter dhe poshte fotografise ajo shenon ne spanjisht: "Les presento a mi sol...", qe ne perkthim i bie ''Ju prezentoj diellin tim''.
Ata u vendosen ne qender te vëmendjes se mediave, pas ndarjes se Shakires nga i dashuri i saj prej shume vitesh, Antonio de la Rua, ne janar te ketij viti, por kengetarja nuk ka konfirmuar publikisht nje gje te tille, pavaresisht se revistat e thashethemeve publikuan fotografi të çiftit duke u shoqeruar dhe madje edhe duke u puthur.
 

Megg

Carpe Diem
Miley Cyrus, rikthim dashurisë së vjetër

Miley Cyrus dhe aktori australian Liam Hemsworth kanë vendosur t’i japin një shans tjetër lidhjes së tyre.
thumbnail.php

Një burim ka thënë për revistën “E!” se çifti që u nda pas 18 muajsh lidhjeje në nëntorin e vitit të kaluar, po frekuentohet sërish kohët e fundit.
24-vjeçari Hemsworth ka deklaruar se do të shoqërojë protagonisten e Hannah Montana në Australi, gjatë turit të saj “Gipsy Heart”.
 

Megg

Carpe Diem
Ingridi ka vendosur të martohet

“Ka ardhur koha të martohem dhe unë, ndiej dëshirën për të krijuar familjen time”.
thumbnail.php

Është kjo dëshira më e fundit që këngëtarja Ingrid Gjoni e ka shprehur publikisht në programin “Pasdite në Top Channel”, ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin e përditshëm të drejtuar nga Genta Popa.
 

Sweety el

Locus omnem
Ingridi ka vendosur të martohet

“Ka ardhur koha të martohem dhe unë, ndiej dëshirën për të krijuar familjen time”.
thumbnail.php

Është kjo dëshira më e fundit që këngëtarja Ingrid Gjoni e ka shprehur publikisht në programin “Pasdite në Top Channel”, ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin e përditshëm të drejtuar nga Genta Popa.
e vendosi me ne fund.
 

Megg

Carpe Diem
Shakira shndërrohet në muratore
shakira-muratore.jpg

Shakira ka lënë mënjanë turnetë e mbushura me qindra mijëra fansa, për t’iu dedikuar gjatë të gjithë prillit misioneve bamirëse në disa vende të botës.


Këngëtarja me famë ndërkombëtare u rikthye në vendlindjen e saj, në Kolumbi, për të hedhur themelet e një shkolle në Kartagenam e cila do të ngrihet me fondet e dhëna prej saj.

Shkolla pritet të arsimojë dhe të ushqejë 1 500 fëmijë në një prej zonave më të varfëra të vendit amerikanojugor.


Pas disa ditësh, ajo do të shkojë në Haiti, ku do të përurojë ngritjen e një shkolle tjetër.
 
L

lili-g

Guest
Ronela dhe Stresi në “Top Fest” “Lamtumirë”
Do të paraqiten në “Top Fest” apo nuk do të paraqiten?! Kjo është dilema me të cilën kohët e fundit po merren mediat shqiptare në lidhje me pjesëmarjen e rep artistit Stresi në festivalin modern “Top Fest 8”, në bashkëpunim me këngëtaren Ronela Hajati. Stresi ishte ndaluar nga policia në Zvicër, e më vonë dolën fjalët se ish e dashura e tij belge e ka denoncuar dhe policia e ka arrestuar për disa orë reperin.

Megjithatë, siç mësojmë, Stresi do të paraqitet në festival përkrah Ronelës me këngën e tyre të titulluar “Lamtumirë”. Ky do të jetë një tjetër hit i punuar në studion e Flori Mumajesit, interpretuar në skenë nga dy artistë të rinj dhe shumë të talentuar. I gjithë teksti i këngës është i bazuar në lidhjen emotive që ka përjetuar Stresi me Enxhi Kamenicën, të dashurën e tij aktuale. Në këngën “Lamtumirë” do të përshkruhen edhe zënkat që çifti ka përjetuar gjatë periudhës sa janë të lidhur, si dhe sms-të që i kanë dërguar njëri -tjetrit. Që kënga do të jetë një superhit, këtë e kanë pohuar që të dy, Stresi dhe Ronela, në intervistat dhënë për mediat, po se çfarë suksesi do të ketë në festival, pritet të shihet pas përfundimit të tij.
 

Megg

Carpe Diem
Zera nga Spanja: Shakira shtatzane

Shtypi spanjoll ngre thashetheme mbi shtatzanine e kengetares kolumbiane.
16026_NpAdvSinglePhoto.jpg

Me sa duket Pique ka “shenuar gol “. Pasioni mes lojtarit bukurosh te Barces, Gerard Pique dhe kengetares seksi Shakira, dukej qe ishte i madh dhe ishte kuptuar prej disa kohesh.
Tashme zerat pa frena te shtypit roze spanjoll flasin per nje shtatzani te mundshme te kengetares.
Kengetarja, sapo ka anulluar nje koncert per probleme shendetsore dhe ne shtypin roze specifikohet se shtyrja e koncertit eshte vendosur per shkak se kengetarja mund te jete shtatzane. Dhe ndersa cifti ende nuk ka patur ndonje konfirmim per lajmin e perhapur, fansat e te dy paleve tashme jane nen ethe
 

abs

nuk e di...
me ke do martohet irisi?

p.s. abs po lan rrobat :D
dmth makina po i lan :p
do me vrasi nje komshije se ka kalu ora 22:00 :bang:
 

abs

nuk e di...
keshtu eshte rregulli, mbas ores 22:00 eshte kohe vec per relax thojne kto :alien:
neser eshte weekend s kam nge me u marr me lavatrice ;)
 
Top