Shkruani ketu cdo thashethem qe merrni vesh rreth artisteve te huaj e Shqipetare:://

Megg

Carpe Diem
JA PO FILLOJ UNE E PARA :://
Le Blanc: ‘Friends’ nuk do të rikthehen...
Matt le Blanc ka shuar shpresat për një rikthim të ‘Friends’ duke thënë se rikthimi i serialit të famshëm amerikan do të ishte i trishtueshëm.
leblanc-matt.jpg

Aktori, i cili në serial interpreton Joey Tribbiani, tha: “Nëse do rikthehemi me ‘Friends’, çfarë do të bëjmë? Do mblidheshim sërish bashkë, po pastaj? Do pimë vetëm një kafe? Do të ishte e trishtueshme, asgjë tjetër.”
“Është më mirë që vetëm të imagjinojmë se çfarë janë duke bërë tani ata personazhe. ‘Friends’ ishte diçka magjike dhe unë ndihem me fat që kam qenë pjesë e këtij seriali”, shtoi Le Blanc.
Pjesëtarët e tjerë të kastit të ‘Friends’, Lisa Kudrow, Jennifer Aniston dhe Courtney Cox kanë shprehur më parë dëshirën në një rikthim për një shfaqje të vetme në Ditën e Falenderimeve.
P.S. I;m so sorry qe ky serial komik ka perfunduar sepse e kam ndjekur dhe me ka pelqyer jashte mase....
 

Megg

Carpe Diem
Rozana: Gjatë sherrit me

Rezin, ruajta gjoksin...


Këngëtarja Rozana Radi ngjiti dje shkallët e prokurorisë për t’u rrëfyer para hetuesve në lidhje me incidentin që pati me kolegen e saj në muzikë, Rezarta Shkurta.
rozi1-300x246.jpg








Vajza simpatike, ka mbërritur në dyert e organit të akuzës rreth orës 11:30 me 22 dhjetor për të dalë prej andej pas afro tre orësh.
Para prokurorit, Ervin Karanxha, aktorja ka shpjeguar indicentin, duke u shprehur se ishte pikërisht Shkurta ajo që e qëlloi duke mos i dhënë mundësinë as të dalë nga makina. Akuzave të mëparshme Rozi i ka shtuar edhe arsyen për të cilën nuk ka mundur të veprojë.
Përpos pozicionit të keq, duke qenë se isha e bllokuar, gjatë gjithë kohës jam përpjekur të ruaj pjesën e bustit, pasi tashmë dihet që unë vij nga një ndërhyrje kirurgjikale”, ka pohuar Radi dje në organin e akuzës.
Nuk kam qenë unë e para që kam goditur”, ka vijuar më tej ajo. Ndërkohë kolegia e saj Shkurta, ka pohuar të kundërtat e asaj ç’ka Rozi thotë…
Sapo jemi takuar, pashë që Rozana ishte në gjendje të rënduar psikologjike, ishte e pamundur të flisje me të”, ka thënë Rezarta Shkurta në prokurori. Sipas saj, pasojë e këtij shkaku kanë qenë edhe grushtet që Rozana ka filluar t’i japë, derisa Shkurta është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje.
 

Megg

Carpe Diem
Gaga mbretëron edhe në “MTV Video Music Awards”

Lady Gaga është mbretëresha e mbremjes së ndarjes së cmimeve “MTV Video Music Awards” me 8 trofe të fituar, duke konfirmuar momentin pozitiv që po kalon në karrierën e saj.
gaga.jpg


“Bad Romance” u shpall videoja më e mirë e vitit, por kjo video fitoi edhe disa cmime teknike si ai i koreografisë, editimit dhe regjisë.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Los Angeles ka pasur sërish fërkime mes Taylor Swift e Kanye West, një vit pasi ky i fundit, në të njëjtin eveniment ia mori mikrofonin nga dora koleges.
Këtë vit, këngëtarja country u përgjigj në mënyrën e saj, duke prezantuar këngën “You’re Still an Innocent”, referuar atij episodi që ngjalli jo pak debate. Evenimenti i zhvilluar në “Nokia Theatre” dhe mes artistëve që u shfaqën në skenë ishin; Linkin Park, Usher, Kanye West, Justin Bieber, Drake, Bruno Mars, B.o.B. e Florence+The Machine.
Në skëne u ngjitën edhe Justin Timberlake, Jesse Eisenberg, Andrew Garfield, Cher, Katy Perry, Ellen DeGeneres, Jane Lynch, Rosario Dawson, Johnny Knoxville, Evan Rachel Wood, Kim Kardashian, Ke$ha, Emma Stone, Ashley Greene, Selena Gomez e Ne-Yo që dorëzuan cmimet.
 

Wise

Valoris scriptorum
Isabelle Caro, modelja franceze që u shndërrua në një simbol të luftës ndaj anoreksisë, ka vdekur në spital nga një pneumoni.
anoreksia-isabelle.jpg
30-vjeçarja ka vdekur më 13 nëntor në Tokio, por familja e ka mbajtur të fshehtë këtë gjë. Vetëm sot është mësuar lajmi. Një mik i saj në FB e ka bërë të ditur vdekjen e Isabelle.
Në vitin 2007, kur peshonte 31 kg, Caro u fotografua nudo për një revistë italiane me qëllim informimin mbi anoreksinë.
Por, ky nuk ishte kulmi i sëmundjes. Isabelle peshonte vetëm 25 kg në një foto-shok të një filmi të prezantuar në Locarno. Filmi titullohej ‘Anorexia’.
Modelja kishte zbuluar se mamaja e saj e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi nga mosha 4-13 vjeç. Mamaja, e cila vuante nga depresioni, donte që Isabelle të qëndronte gjithmonë fëmijë dhe të ishte prona e saj. Nuk e linte të dilte nga shtëpia, nuk i lejonte të qante dhe i blinte vetëm lodra.
Babai nuk kishte dijeni për këtë sepse ishte gjithë kohën në punë jashtë qytetit. Pikërisht kjo lloj jete, shkruan Isabelle në autobiografinë e saj, e kishte çuar drejt anoreksisë.
 

Sweety el

Locus omnem
2-Duket se bëmat për Top-in s'kanë të sosur, pasi më në fund, Drejtori i Informacionit ,Andi Bejtja, është divorcuar nga bashkëshortja e tij Anxhela, por mesa duket të dy mezi e kanë pritur pasi secili ka filluar një jetë të re"çift".


3-Bjondja simpatike Silvana Braçe ka filluar kohët e fundit të vijë shpesh në Shqipëri bashkë më djalin e saj. Arsyeja! Nuk i pelqen më Italia në të cilën ajo mendon se po rri kot dhe pritet të fillojë sërish punë me projekte të reja.


4-Vallë Ingrid Gjonit i kanë mbaruar paratë?!Përse do thoni ju? Është parë te pishinat e Tiranës dhe konkretisht te liqeni duke ekspozuar trupin e saj i cili ka kohë që ka shtuar shumë kile.Ju do pyesni po me kë ishte?Jo me të dashurin,jo me shumë shoqëri ,por vetëm me një shoqe.




5-Silva Gunbardhi,këngëtarja me origjinë nga Vlora është bërë gjuetsja e fenomenit bllok.Me makinën e saj të cilën e ka blerë me paratë e fituara nga koncertet që u bënë për fushatat gjuan cdo djalë që i ha syri.Sepse kohët e fundit ajo është ndarë nga i dashuri.
Edhe një informacion tjetër. Flitet se ajo është pushuar nga puna,ku punonte si edukatore në një nga kopshtet e Tiranës. Arsyeja? Thonë se ishte shumë tangërllikse.

6-Borina e "Kafazit të Artë " pasi mbaroi shkollën e mesme"Qemal Stafa"dhe pasi u bë objekt i shumë thashethemeve po shihet në shumë ambasada.Pas shumë përpjekjesh ia gjetëm destinacionin ku ajo do niset:është Franca, ku e pret i dashuri i saj,i cili studion atje.

7-Martohet vajza e madhe e aktorit të mirënjohur Roland Trebicka, pianistja e mirënjohur, Manjola Trebicka, e cila ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën Jeta, ka vetëm një muaj që ka kurorëzuar martesën e saj. Bashkëshorti i saj është francez dhe një bebe është në horizont.Jetë të lumtur dhe shumë dashuri çiftit të ri!

8-Elia Zaharija, e bija e aktores së mirënjohur Yllka Mujo, pas dashurisë së parë me regjizorin Ervin Çuli është larguar dhe jeton në Paris me dashurinë më të re që thuhet se është një balerin me origjinë shqiptare, i cili studion në Francë

________________
 

Sweety el

Locus omnem
Këngëtarja Ingrid Gjoni u grind me disa vajza ne Laprakë pas së cilës përfundoi në Spitalin Ushtarak për tu kuruar nga plagët e marra. Sipas mjekëve gjendja e këngëtares ishte e rëndë në momentin që kishte mbërritur në spital.

TIRANE - Këngëtarja Ingrid Gjoni përfundon në Spitalin Ushtarak me plagë të lehta në trup,të shkaktuara me mjete prerëse. Ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, por gjithçka është mbajtur sekret. Incidenti nuk rezulton të jetë denoncuar në polici nga vetë këngëtarja. Mjekë të Spitalit Ushtarak kanë konfirmuar se Ingridi është kuruar nga plagë të shkaktuara me mjete prerëse.Sipas tyre gjendja e këngëtares ishte e rëndë në momentin
që kishte mbërritur në spital, por fatmirësisht plagët ishin sipërfaqësore në pjesën e sipërme të trupit dhe nuk kishin dëmtuar organe jetësore apo të kishin sjellë probleme të pariparueshme.

Sipas fjalëve, ngjarja është provokuar nga një grindje banale mes këngëtares dhe disa vajzave të tjera banore të Laprakës. Këto të fundit e kanë goditur dhe e kanë rrahur paq këngëtaren, madje e kanë qëlluar me thikë ose me mjete të tjera të forta duke i shkaktuar edhe plagët e dukshme në pjesën e sipërme të trupit. E plagosura VIP e Spitalit Ushtarak,
ka marrë vetëm mjekimin e parë dhe atë të domosdoshëm e më pas ka vijuar me mjekimet në banesë. Nuk dihen ende motivet sesi kjo ngjarje nuk është regjistruar në polici, ndonëse në Spitalin Ushtarak ndodhet e stacionuar 24 orë në ditë një patrullë policie, enkas për të verifikuar të plagosurit apo pacientët që mund të kenë lidhje me ngjarjen kriminale.

Eshte tentuar të lidhja me këngëtaren Gjoni, por telefoni i saj ka qenë gjatë gjithë kohës jashtë shërbimit. Të gjitha kontaktet e tjera me këngëtaren kanë rezultuar mision i pamundur, për shkak të “no comment” për këtë informacion.

Pikërisht një vit më parë, në 16 tetor, Ingrid Gjoni ishte përfshirë në një tjetër incident. Ajo së bashku me 14 miq të saj, përfshi edhe Çiljeta Xhilagën, ishin duke u dëfryer në lokalin “Kanon”, pas spektaklit ‘Miss Globe International’, kur për shkak të një mikeshës së tyre, që siç duket e kishte tepruar me pijen, ka ndodhur incidenti me policinë. Pas 2 orëve të kaluara në polici, ku dhe kishte dhënë deklaratën me shkrim,Gjoni është liruar bashkë me disa miq të saj.
 

Sweety el

Locus omnem
Bleona :‘Miliarderët amerikanë më joshin vetëm për biznes.
Tani synon Hollivudin. I ka të qarta të gjitha objektivat në jetë. Ka ditur çfarë të marrë dhe çfarë kërkon më tej. Është ambicioze, dhe për këtë është krenare. Nuk do të rrinte kurrë me një njeri nëse do të mbaronte dashuria. Bleona Qerreti zhvishet në këtë intervistë. Në një rrëfim ekskluziv, ajo tregon marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Ganin, njohjet e saj me miliarderët amerikanë dhe përshtypjet që ka për ta... E për më tepër, le të ecim së bashku me Bleonën.

Cilat janë planet e Bleonës për këtë sezon veror?
Siç e kam theksuar, jam duke përgatitur albumin tim në anglisht në Amerikë, por duke qenë që tani në verë të gjithë janë me pushime, dhe unë jam rikthyer në Tiranë për koncertet e mia të përvitshme verore. Aq më shumë është një shans më shumë të shpenzoj pak kohë me mamin dhe babin, se mbas shtatorit nuk dihet kur i shoh përsëri, duke qenë që do të jem shumë e angazhuar me punë në Amerikë.

Keni arritur të jeni një nga këngëtaret më të preferuara jo vetëm të shqiptarëve, e kishit menduar ndonjëherë më parë këtë sukses?
(Qesh) Jo, të them të drejtën. Është shumë pyetje interesante, sepse gjithmonë e kam menduar. Kur isha e vogël, i lutesha zotit të kisha një shans të këndoja në festival kombëtar (atëherë gjërat nuk kanë qenë kaq të thjeshta sa sot, që bën një video dhe e nxjerr fytyrën në televizor), pastaj mendoja; obobo, duhet të nxjerr albumin, pastaj obobo një video, pastaj obobo një turne nëpër Shqipëri dhe pas 16 vitesh karrierë, shikoj që gjysma e jetës time ka ikur duke bërë obobo... Dhe, tani është obobo Hollivood. Gjërat janë relative. Secili nga ne ka ëndrra të mëdha, por çdo njeri duhet të kuptojë që është një punë kolosale që t’i realizosh, dhe unë kam fatin e mirë që kam qëlluar një nga ata njerëz që nuk i tremben punës. Nga njëra anë jam pak e frikësuar se po u realizua dhe kjo, atëherë mbetet të shkoj vetëm në hënë (qesh). Kjo është dhe frika më e madhe e mamit tim, që gjithmonë më thotë: “Po mirë moj vajzë, po e bërë dhe këtë ti kurrë nuk do reshtësh së kërkuari më shumë. Ku do shkosh pastaj, në hënë? Pse nuk i vlerëson gjërat e vogla të jetës? A e kupton që dhe kur je në Shqipëri nuk arrij të çmallem me ty? Po kjo pikë e zezë”. (qesh)

Cila ka qenë arma juaj më e fortë që keni arritur aty ku jeni?
Punë, punë, punë. Përqendrim dhe vizion për të ardhmen, ku e sheh veten ti në 5 vjet. Pastaj, prapë punë. Unë gjithmonë kur kam kohë të lirë mendoj çfarë kam bërë dhe çfarë më ka ngelur pa bërë. Siç thashë, më vjen pak keq se kam hequr dorë nga gjërat që vërtet i japin jetës kuptim, p.sh, të shpenzoj kohë me njerëzit që dua, por tek e fundit kjo është zgjedhja ime. Asnjë njeri nuk më detyroi të kem këtë lloj jete. Më pëlqen të shpenzoj kohë vetëm dhe të analizoj kush jam, nga vij, çfarë kam bërë, çfarë më ka ngelur pa bërë, dhe çfarë po bëj momentalisht.

Po në paraqitjen tuaj, cila është ajo që ju e kini armën më të fortë?
Nuk kam ndonjë armë të fortë. Thjesht paraqitja ime në tërësi, dhe armë të fortë kam cilësuar gjithmonë personalitetin tim. Pamja të ndihmon deri në momentin që dikush vjen e të kushton vëmendje, pastaj më vonë gjërat varen nga truri.

Çfarë e veçon Bleonën nga këngëtaret e tjera?
Bleona!

Kur ka qenë sadisfakioni më i madh i karrierës suaj?
Akoma nuk ka ardhur.

Cili do të jetë bumi që do të arrijë Blenona?
Nuk mund të flas për boom. Unë dua që të realizohem si qenie humane në radhë të parë, të kompletohem...që do të thotë një karrierë internacionale dhe pa pasur këtë nuk do të mund ta quaj veten kurrë të lumtur apo një qenie komplete...Për mua ajo që kam bërë nuk është kurrë mjaft! Nëse do të ndodhë diçka me mua, sigurisht nuk do ta bëj këtë për të bërë boom, por për t’u ndjerë një qenie e realizuar që ka bërë diçka me jetën e saj. Unë dua të jetoj, jo të ekzistoj. Unë e kam kaluar këtë fazën e të bërit të gjërave për të tërhequr vëmendjen. Tani çdo gjë që bëj, tërheq vëmendjen dhe është shumë interesante, sepse dhe këtu në Amerikë, ku njerëzit nuk më njohin që jam këngëtare, në momentin e parë që hyj në derë pyetja e parë është: Jeni artiste? Modele? Aktore? Këngëtare?...Merreni me art? Është shumë e çuditshme...dhe Gani qesh me këtë fakt sa herë, sepse dhe kur shkojmë në një restorant, shumicën e rasteve kuzhinieri del nga kuzhina duke ofruar diçka nga shtëpia (something special for someone special), dhe pyetja e parë është: Me Çfarë merreni ju?

A është në ëndrrat tuaja të merrni pjesë në Eurovision?
Jo. Gjërat që po merrem aktualisht janë shumë herë më të mëdha se sa Eurovision.

Cili është ai këngëtar botëror me të cilin do të dëshironit të realizonit një duet?
Seal. Për mua është një nga zërat më të mirë botërorë.

Në botë, mjaft këngëtarë i futen rrugës së aktrimit. Ju e keni menduar ndonjëherë këtë gjë?
Unë kam mbaruar shkollën për aktrim dhe asnjëherë nuk do ta lë mbas dore. Sigurisht që përpara se çdo gjë tjetër unë jam këngëtare, dhe nëse do të luaj një rol, njerëzit gjithmonë do të shohin një këngëtare në rolin e aktores...

Gjatë gjithë këtyre viteve martesë, ju ka tunduar ndonjë mashkull tjetër?
(Qesh) Unë nuk kam kohë të mërzitem me Ganin, pasi koha që shpenzoj me të është shumë e vogël dhe jemi gjithmonë të përmalluar për njëri-tjetrin deri në ikjen time të radhës dhe largimin nga shtëpia...Zakonisht në këto 5 vjet që jemi bashkë, koha më e madhe që kemi kaluar është 3 javë, pastaj iki, pastaj kthehem për 3 ditë, pastaj iki prapë...Një gjë është e sigurt:
Gani e ka jetën shumëngjyrëshe me një grua si unë!

Po kur hytë në shoqërinë e miliarderëve, të cilët do ju promovojnë në botën e muzikës botërore?
Ata janë thjesht qenie njerëzore njësoj si ne, por me më shumë probleme se sa ne. Gjëja e fundit që do në këtë jetë, është të jesh me një person që ka më tepër probleme se sa ti. Ata jetojnë në një realitet fals, të rrethuar nga njerëz fals (po flas për të paktën këta njerëz që njoh).

Në çfarë mënyre gjuajnë amerikanët?
Nuk e di, sepse unë nuk shpenzoj kohë me amerikanë normalë (njerëzit normal nuk i kam fare në radar, qesh). Me këta që unë shpenzoj kohë është gjithmonë ide shumë e mirë t’i mbash gjërat në aspektin profesional (që mos të të pinë lëngun), i themi ne në Shqipëri. Pastaj, ka gjithmonë raste tek-tuk, që meshkujt, para se të jenë çdo gjë tjetër, janë meshkuj...dhe në atë moment ata kuptojnë që janë duke i folur një “mashkulli tjetër” dhe e vetmja gjë që ju ngelet është: të bëhen ‘gei’.

Po ritmi i marrëdhënieve seksuale ka rënë në çift, meqë thonë se pas dy vjetësh martese nis disheza?
Ne kemi 5 vjet bashke, që po t’i mbledhësh të tëra ditët që jemi bashkë nuk e di a bëhen 2 vjet. Por, gjithsesi një gjë është shumë e rëndësishme; unë dua të jem e lumtur në këtë jetë dhe asnjëherë nuk do të bëj kompromise mbi lumturinë time. Gjërat është mirë të mos mbarojnë, por po mbaruan...

Xhelozohet Ganiu kur ju ikni në koncerte apo takoni persona të rëndësishëm në lidhje me punën?
Absolutisht jo, kjo është dhe arsye që marrëdhënia jonë është e pakonsumuar, nuk e di a do të mundesha të toleroja një burrë xheloz.
Cila është përkëdhelja që përdor më shumë gjatë ditës me Ganiun?
Oh zemra...i love you (ne e përdorim fjalën zemra 100 herë në ditë, bile në lokal, kamarierët që na njohin i drejtohen Ganit: Zemra, çfarë do marrësh? (qesh)

Kur të hipin nervat, cila është sharja që përdor ndaj tij?
Zemra...boll pra me!

Po ai ty?
Zemra...Stop it!
 

Megg

Carpe Diem
Sfift dhe Gyllenhaal ndahen
gyllenhaal-swift.jpg
Duket se historia e dashurisë mes aktorit Jake Gyllenhaal dhe këngëtares Taylor Swift ka përfunduar pa filluar mirë.
Sipas burimeve të revistës ‘People’, çifti i formuar në tetor u nda para një muaji dhe Krishtlindjet nuk i kaluan bashkë.

“Jake ishte ai që e përfundoi lidhjen. Ai i tha Taylor-it se nuk po ndjente më dashuri dhe se nuk i pëlqente vëmendja që po tërhiqnin në publik. Gjithashtu, Jake e kishte problem edhe diferencën e moshës”, u shpreh një tjetër burim për ‘US Weekly’.
 

Wise

Valoris scriptorum
Pasi shprehu zhgënjimin e saj për vendimin e jurisë në show-n “Dancing with the stars” ku u rendit në vendin e dytë, Genta Ismajli tha se synonte të përfaqësonte Zvicrën në Festivalin Europian.
Kënga e saj “This is my night”, nuk arriti të kualifikohej, pasi juria vendosi se përfaqësuese në “Eurosong” duhet të jetë këngëtarja e re Ilira Gashi, me këngën “Home”. Po kështu, edhe çifti simpatik Alban Skënderaj & Miriam Cani, dolën të pakënaqur nga finalja e Festivalit të Këngës në RTSH, ku u vlerësuan me çmimin e dytë. Albani është shprehur se veç këngës, për të cilën ata kishin punuar shumë, prezantimi i tyre në Gjermani, ku ai jeton prej vitesh, ndërsa Miriami prej 20 vitesh, do të kishte “ngritur” pikët e pjesëmarrjes sonë. “Ende na dhemb ky vendim”, ka thënë Albani.
 

Wise

Valoris scriptorum
Rezarta Shkurta rrihet me Rozana Radin


E gjithë historia e prishjeve të raporteve mes Rezarta Shkurtes dhe Rozana Radit kishte filluar në shou spektaklin “Vip shpija” që u organizua në pranverën e këtij viti në Kosovë. Këngëtarët shqiptare kishin ardhur nga Shqipëria për t’i qëruar hesapet përpara shikueseve dhe simpatizueseve të tyre.
Sharje, fyerje e deri në banalitet nuk mungonin duke iu drejtuar njëra-tjetrës. Ani pse gjestet e tyre konsideroheshin vetëm lojë, në fakt realiteti qëndroi ndryshe. Në këtë shou ishte edhe modelja durrsake Afrovite Goga, për të cilën thuhej se e kishte sjellë vetë Rezarta për ta pasur krah të fortë gjatë ditëve sa qëndronte brenda “Vip shpisë”. Mirëpo pas daljes nga “…shpija”, Rezi i prishi marrëdhëniet më Viten, ku thuhej se edhe janë përleshur, ndërsa u fol se këngën “Budallaçka e vogël” në festivalin “Kënga Magjike” ia kishte kushtuar pikërisht asaj.
E kur jemi te “Kënga Magjike” për një çast menduam se gjithçka u rregullua mes Rrezartës dhe Rozanes, të cilat edhe përmes pamjeve televizive na u shfaqen duke u përqafuar. Por, duket se kjo u bë veç për publicitet. Vetëm disa ditë më vonë, Rozana në emisionin “Zone e lirë” gjatë intervistës me Arian Çanin, ka deklaruar se nuk e njeh Rezarta Shkurtën.
Kjo e fundit e nënçmuar nga injoranca e Rozit, e thërret në celularë dhe kërkon që të takohet urgjentisht për ti sqaruar problemet. Siç ka deklaruar Rozi në Polici rasti ka ndodhur në orën 2 pas mesnate. Sapo është takuar, Rezarta nuk ka diskutuar fare më të, por e ka qëlluar me grusht në fytyrë. Rozana ka raportuar se në këtë përleshje është përfshirë edhe Ermal Hoxha, bashkëshorti i Rezartës, i cili i ka dalë në ndihmë gruas së tij.
 

Wise

Valoris scriptorum
E karakterizuar gjithnjë si natyrë problematike, e mikluar nga shumica e gazetarëve, këtë herë është vënë re nervoze në ekranin e Vizion Plusit në emisionin e paradites.
Jonida Maliqi ndjen se nuk po i funksionon biznesi me këpucët. E kështu vendosi të marrë disa palë këpucë nga dyqani e t’i tregonte në studion e emisionit ‘Dita ime’.
E karakterizuar gjithnjë si natyrë problematike, e mikluar nga shumica e gazetarëve, këtë herë është vënë re nervoze në ekranin e Vizion Plusit në emisionin e paradites.
E ftuar në këtë emision të përditshëm dhe shumë të shikuar, Jonida ka dhënë një intervistë si shitëse këpucësh, duke harruar që është këngëtare e njohur dhe për më tepër nuk ka qenë në formën e vet më të mirë, ndërsa djersët i prishën dhe makijazhin
167377_176992305668821_172588396109212_417639_6366384_n.jpg
 

Wise

Valoris scriptorum
Kënga e Gentës është pëlqyer shumë, por shumica nuk e dinë versionin origjinal derisa ne jemi vënë në hulumtim dhe kemi zbuluar versionin e publikuar tre vite më parë. Ka pak ditë që kjo këngë është hedhur në youtube dhe menjëherë janë hedhur dyshimet që kjo këngë është plagjiat nga një këngë serbe.
Ka pak ditë që kjo këngë është hedhur në youtube dhe menjëherë janë hedhur dyshimet që kjo këngë është plagjiat nga një këngë serbe. Edhe këtë rradhë Genta nuk i shpëton huazimit duke u hedhur në “gjah” pas një hiti të vjetër serb që e ka kënduar grupi i njohur “Djogani” ndërsa është publikuar në Serbi në vitin 2008, kurse kënga titullohej “Znam ja” që në shqip do të thotë “E di unë”.
166116_175235315844520_172588396109212_406242_371644_n.jpg
 

Megg

Carpe Diem
Eminem, numri 1 në SHBA në 2010-n
eminem.jpg
Albumi i reperit Eminem, Recovery, u rendit i pari përsa i përket shitjeve në vitin 2010 me 3,42 milion kopie, raportoi gjatë ditës e specializuara për shitjet muzikore, Nielsen SoundScan.
Në këtë mënyrë, ai shndërrohet në njeriun e parë që arrin të ketë albumin më të shitur në dy vjet, që prej nisjes së punës së SoundScan, në vitin 1991. Në vitin 2002, albumi “The Eminem Show” shiti 7,61 milion kopie në SHBA.

“Need You Now” i Lady Antebellum u rendit në vendin e dytë me 3,09 milion kopie të shitura, ndjekur nga “Speak Now” i këngëtares Taylor Swift, me 2,96 milion.

Ndërkohë, California Gurls, e kënduar prej Kate Parry-t ishte kënga më e shkarkuar prej internetit, pothuajse 4,4 milion herë. Ajo mundi “Hey Soul Sister” të grupit rock Train, shkarkuar në 4,31 milion raste.

Bashkëpunimi i Eminem me Rihanna, “Love the way you lie” u rendit në vendin e tretë të këngëve më të shkarkuara prej internetit.4
 

Megg

Carpe Diem
Justin Bieber dhe Selena Gomez duke u puthur..
justin-bieber-dhe-selena-300x235.jpg
Një ditë më parë kemi raportuar se Bieber dhe Selena janë shumë pranë publikimit të lidhjes së tyre pas fotove të zbuluara, e po këto foto tani ju sjellim.


Pamjet sipas të gjitha gjasave nuk kanë nevojë për ndonjë koment të metejshem...
 

Megg

Carpe Diem
Kristen Stewart triumfon në People’s Choice Awards...

Kristen Stewart dhe filmi “Twilight Saga” kanë qenë fituesit e mëdhenj të ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards”. Aktorja 20-vjeçare mposhti rivalet si Julia Roberts, Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie për të fituar çmimin Aktorja Favorite e Filmave.
kristen-stewart-228x300.jpg



“Faleminderit, kurrë nuk kam qenë më herët në People’s Choice Awards”, ka thënë Kristen në ngjarjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Nokia Theatre të Los Angelesit.
Edhe realizimi i fundit “Twilight Saga: Eclipse”, ku Kristen luan rolin e Bella Swan, ka marrë tre çmime, përfshirë edhe Filmin Favorit. Duke lënë prapa filmat “The Social Network” dhe “Inception” për të marrë edhe çmimin Filmi Favorit i zhanrit Dramë dhe Ekipi Favorit i Ekranit.
Në anën tjetër, në kategorinë e aktorëve, Johnny Depp edhe njëherë ka dalë të jetë fitues. Aktori i filmave “Pirates of the Caribbean” doli para aktorit të filmave “Twilight”, Robert Pattinson, për të fituar çmimin Aktori Favorit i Filmave për këtë vit. Vitin e kaluar Depp kishte triumfuar për çmimin Aktori Favorit i Filmave i Dekadës.
Pattinson po ashtu humbi edhe një mundësi tjetër, për t’u zgjedhur Mashkulli Favorit Nën 25, që shkoi në duart e Zac Efron. Nga fituesit tjerë ishin edhe Taylor Swift, e cila fitoi shpërblimin Artistja Favorite e muzikës Coutnry dhe motrat Kardashians, të cilët fituan çmimin Kënaqësia Favorite Televizive.
 
Top