gurax
Pan ignoramus
Shirat e meteoreve (Meteor Showers) ndodhin kur Toka, gjate rrotullimit te saj vjetor perreth Diellit, kalon neper zona hapesinore ku ka gure te shumte, ose ne gjendje 'pezull' - nese kjo fjale ka ndonje lloj kuptimi ne kozmos - ose ne levizje te rregullt orbitale edhe ato perreth Diellit dhe orbitat e ketyre objekteve dhe ajo e Tokes, nderpriten me njera tjetren. Ne keto raste, guret ne fjale fillojne te hyjne ne atmosfere dhe te bien me pas drejt siperfaqes, duke u ndezur dhe duke lene gjurme shume te bukura neper qiell.
Gjate datave 10,11,12,13,14, Gusht, ne hemisferen veriore te Tokes, ndodh shiu meteorik i Perseideve. Eshte quajtur i tille sepse rruga qe pershkojne guret hapsinore, kur bien me pas drejt Tokes duke u djegur, formojne vija ne qiell qe duket sikur kane te njejtin 'burim', yjesine e Perseut.
Gjate ketyre datave, pas perendimit te Diellit dhe nese qielli eshte i paster, do te mund te shihni shume here pamje te ngjashme me kete me lart, mesatarisht nje nje ne cdo 2-3 minuta - por edhe me teper nese qielli eshte shume shume i paster, qe do mundesoje te shihen jo vetem meteoret me te medhenj dhe me te shndritshem, por edhe ata me te vegjel dhe te zbehte.
Mjafton te shihni ne drejtim te veri-lindjes, ne lartesi diku midis horizontit dhe pikes se zenitit (pika e qiellit fiks siper nesh ne mes te qiellit) dhe te prisni per pak minuta.
Ndonese yjesia e Perseut eshte disi e veshtire te gjehet ne qiell, mund te perdoret si orientim Ylli Polar (Polaris) dhe yjesia e Kasiopeas (referim figura e dyte ne kete shkrim). Perseidet duken sikur burojne pikerisht ne zonen midis Kasiopeas dhe Perseut, ne drejtim me kend pothuajse te drejte me drejtimin Polaris-Casiopea.