Shiu i meteoreve

gurax

Pan ignoramus
Shirat e meteoreve (Meteor Showers) ndodhin kur Toka, gjate rrotullimit te saj vjetor perreth Diellit, kalon neper zona hapesinore ku ka gure te shumte, ose ne gjendje 'pezull' - nese kjo fjale ka ndonje lloj kuptimi ne kozmos - ose ne levizje te rregullt orbitale edhe ato perreth Diellit dhe orbitat e ketyre objekteve dhe ajo e Tokes, nderpriten me njera tjetren. Ne keto raste, guret ne fjale fillojne te hyjne ne atmosfere dhe te bien me pas drejt siperfaqes, duke u ndezur dhe duke lene gjurme shume te bukura neper qiell.

meteor_Jack_Fusco_Photography_Acadia_Natinal_Park_Maine.jpeg


Gjate datave 10,11,12,13,14, Gusht, ne hemisferen veriore te Tokes, ndodh shiu meteorik i Perseideve. Eshte quajtur i tille sepse rruga qe pershkojne guret hapsinore, kur bien me pas drejt Tokes duke u djegur, formojne vija ne qiell qe duket sikur kane te njejtin 'burim', yjesine e Perseut.

Gjate ketyre datave, pas perendimit te Diellit dhe nese qielli eshte i paster, do te mund te shihni shume here pamje te ngjashme me kete me lart, mesatarisht nje nje ne cdo 2-3 minuta - por edhe me teper nese qielli eshte shume shume i paster, qe do mundesoje te shihen jo vetem meteoret me te medhenj dhe me te shndritshem, por edhe ata me te vegjel dhe te zbehte.

Mjafton te shihni ne drejtim te veri-lindjes, ne lartesi diku midis horizontit dhe pikes se zenitit (pika e qiellit fiks siper nesh ne mes te qiellit) dhe te prisni per pak minuta.

Ndonese yjesia e Perseut eshte disi e veshtire te gjehet ne qiell, mund te perdoret si orientim Ylli Polar (Polaris) dhe yjesia e Kasiopeas (referim figura e dyte ne kete shkrim). Perseidet duken sikur burojne pikerisht ne zonen midis Kasiopeas dhe Perseut, ne drejtim me kend pothuajse te drejte me drejtimin Polaris-Casiopea.

PerseidRadiant_l.jpg
 

gurax

Pan ignoramus
Ne dt. 8 Tetor,
Ndodh shiu Drakonid i Meteoreve. Shihet ne hemisferen veriore, me piken radiante pothuajse ne zonen e 'kokes' se yjesise se Dragoit.

radiant-of-draconid-meteor-shower.png


Drakonidet jane shume te paparashikueshem. Mund te kete raste qe pothuajse nuk mund te shihet as edhe nje meteor i vetem.
Dhe mund te kete raste qe mund te shihen diku rreth 1000 meteore brenda nje ore. Por asnjehere nuk mund te dihet se si do te shfaqen cdo vit. Pervecse aspak interesante, Drakonidet jane gjithashtu nder shirat e meteoreve qe kane lene gjurme dhe qe jane bere si sinonimi i madheshtise qe mund te marre pamja e nje shiu meteoresh, me nje pamje real-time te ngjashme me kete:

b7fea2b4fe25120db63ee8da4d40df6c.jpg


Drakonidet oraret me te pershtatshme per t'i pare jane nga pas perendimit te diellit e deri ne mesnate. Me pas ndryshon kendi i renies dhe i hyrjes se tyre ne atmosfere dhe jane me te zbehte.

PS: Aki, meteori qe kam une komshi, lahet vetem gjate nates dhe me driten e dushit te fikur. Nuk shihet asgje, eshte vetem erresire gjithandej. :p
 
  • Like
Reactions: Aki

gurax

Pan ignoramus
Sot eshte dita me e mire per te pare Orionidet. Me preference jane oret e megjesit shume heret, por edhe gjate pjeses tjeter te nates mund te shihen. E rendesishme eshte qe Orion-i te jete i dukshem, pasi prej andej do te duket sikur vjen 'shiu'.

october-2009-orionid-meteor.jpg
 
  • Like
Reactions: Aki

gurax

Pan ignoramus
Ford, shoku i Arturit, te dy ketyre ju pelqen te bredhin me autostop neper Galaktike, ai eshte Betelgeusian. [cit] In the novel, we are told that Ford's original name is "only pronounceable in an obscure Betelgeusian dialect".
 
  • Like
Reactions: Aki
Top