Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

abs

nuk e di...
Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Ne nje diskutim me nje shokun tim te punes, nje nga Bisedat e zjarrta dhe te pakjarta ishte nje Fjale si, (sharje/fyese/ofenduese) e perdorur nga serbet kundrejt popullit Shqiptar ne kte rast te Kosoves. Fjale eshte per fjalen; Ship`tari...kush mund te na kjartesoje nga e ka burimin kjo fjale?


Fmdsh. paraprakisht!
AA
 

bengu

Primus registratum
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Fillimisht postuar nga abstract:
[qb] Ship`tari...kush mund te na kjartesoje nga e ka burimin kjo fjale?
[/qb]
besoj nga fjala shqiptar :shrug:
 

abs

nuk e di...
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Fillimisht postuar nga BENG:
[qb]
Fillimisht postuar nga abstract:
[qb] Ship`tari...kush mund te na kjartesoje nga e ka burimin kjo fjale?
[/qb]
besoj nga fjala shqiptar :shrug: [/qb]
po te ishte fjala shqiptar pse merrej ajo si ofenduse???
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Eshte njesoj sic shihet fjala "albanese" me percmim nga italianet. Ose sic shihet fjala "cecen" ose "mongol" me percmim nga ne.
 

olti

Neo
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Serbet nuk mund ta shqiptojne tingullin qe shenohet me germen "Q" prandaj dhe e thone ashtu. Pra eshte vetem nje version i mbiemrit "shqiptar"!

Absi :kiss:
 

abs

nuk e di...
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Thnx per pergjigjen cuna.

Neo, pervehte se kam degju kurre kte fjale..., nje shoqe italiane, degjoji qe po flisja ne telefon me nje shoqe nga kosova, dhe permenda fjalen shqiptar, kjo italianja me tha...kjo eshte fjale sharje e? u zute???
u habita...

,..ndersa po diskutoja me nje kollegun tim nga kosova kte fjale...ai se gjente arsyen tamam se ku e ka prejardhjen kjo sharje...ne njekohe qe un i thoja, ndoshta se shqiptojne Q...ai perseri ngulte kemb se ato nuk e kane nga shqiptimi,...
keshtuqe ju gjetem ju ktu si alternative ndihmese, dhe erdhem dhe e shkrujtem ktu... /pf/images/graemlins/wink.gif
nje version i tij ishte; - sic themi ne magjyp, ashtu na shanin ato ne ship`tar...( pra ktu dalim tek ajo qe thote Djepi...

,...cudi si qenkemi perdor si shamje pa u njoft mire me to... :eek:

,...e ky truni jem prap se kap kte , se m duket se si me than; - ik mor zvicerian..., ose ik mor grek, italian, taliban e kshtu me rradhe...po nuk i shtove nje fjale nga mrapa: psh; - ik moj kässe (djath)...nuk i ke sha /pf/images/graemlins/laugh.gif

komisch...

ps: thnx per :kiss:

---------------------
Bereue nie etwas in Nachhinein, wenn du in diesem Moment glücklich warst.
 

illyricus

Primus registratum
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Në serbisht fjala shqiptar-ë përkthehet alban-ac~ci, po serbët me arrogancën e tyne nacionaliste e kanë bindë veten se me na quejtë sh'iptar-i osht' ofenduese e nënçmuese për ne e për atë arsye e përdorin atë formë kur dojnë me na nënçmu. Problemi osht' se edhe na vetë e kemi pranu atë edhe e ndiejmë veten t'nënçmumë prej saj.
 

Dua

Primus registratum
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Gjithe bota i therret Shqipetaret Albanians. Edhe Shqiperia neper harta boterore e zyrtare gjindet me emrin Albania. Shqiptar thuhet vetem ne gjuhen shqipe, te huajt na njohin si Albanians. Ne kete rast Shqiptar mund te jete shprehje e perdorur vetem nga ne, mund edhe te jete jozyrtare, shprehje qe bota nuk e njeh dhe nuk e ve ne perdorim. Te thirrur nga te huajt Shiptari mund te jete edhe jorespekt. Prandaj Serbet na therrasin Ship'tari.

Edhe une i therras Serbet "Shkie" ose "Shkiet" por as vete nuk e di se nga e kemi marre kete shprehje, vetem e di se eshte ofenduese. :shrug:

D.
 

ekris

Primus registratum
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Etiketë !

Ajo shprehje është etiketë e "hekurt" !
- Ofenduese !

Nuk ka të bëjë farë me probleme gjuhësie ...

Esenca është te prejardhja e shqiptarëve
dhe tentimi i të huajve me lloj-lloj gënjeshtra , shpifje , etiketime që të shtrembërohet e vërteta e madhe , se
shqiptarët janë popull me prejardhje
ILIRE - popull AUTOKTON në vendet[gjashtë(6)shtete ballaknike] ku jetojnë !



Qashtu !
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

me ngjalli kureshtje kjo tem dhe x ciò bera nje kerkim me fjalen shiptar dhe nje shiegim te vogel e gjeta nga ky shkrim :


Dushan Spasojeviqit-Shiptar !?

Tue Mar 18 07:41:24 EST 2003


Emnimi Siptar mas emnin te ketij tipit osht vetem nofke qe serbet e
Serbise ja jepin serbeve me perjardhje nga Kosova ose atyre qe kane
prejardhje nga te ashtuquajturit 'arnautashi'. Arnautash-et ja grupacion
me prejardhje shqiptare qe jetojne ne Serbi dhe tash jane te asimiluar
ne serb.
Per ceshtjen e arnautash-ve serbet pohojne te anasjellten, se
arnautashet jane me prejardhje sllave te cilet gjate okupimit turk kane
filluar te asimilohen ne shiptare.

Besimi.
 

illyricus

Primus registratum
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb] Ne kete rast Shqiptar mund te jete shprehje e perdorur vetem nga ne, mund edhe te jete jozyrtare, shprehje qe bota nuk e njeh dhe nuk e ve ne perdorim.
[/qb]
Gjithkush me t'veten a po? Nëse bota na qu'n Albanians e Albania, s'do me thanë se tash shqiptarë e Shqipni osht jozyrtare edhe për ne. Qyshdoqoftë, na s'jemi i vetmi shembull: gjermanët(Germany vs Deutchland), japonezët(Japan vs Nippon), finlandezët (Finland vs Suomi)etj. e kanë t'njëjtën situatë.
 

Dua

Primus registratum
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Illyricus ke te drejte.

Edhe une ne mesazhin tim perdora "mund te jete..." dhe jo ESHTE. /pf/images/graemlins/smile.gif

D.
 

Guest
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

vallahi une kam qene ne Rusi 1 muaj dhe per ne kishi rrespekt shume ruset,po Kosovaret kur i pysnin nga jei i thonin: JEMI SHQIPTARE...dhe per cdo krim qe benin andej ose nga Moldavia thonin se jane Shqiptare.Prandaj na ka inat bota neve... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

illyricus

Primus registratum
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Ej...po shqiptarë jemi oj qykë! :mad: E mos t'flasim për krime e dallavere se dalim prej teme e mbesim këtu natë e ditë.... :mad:
 

jack owar II

Primus registratum
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

ideja e nocionit 'shiptari' ka linde per me i dallu shqiptaret e kosoves prej atyne t'shqipnise - asht nji teori serbe se joserbet autoktone t'kosoves jane nji popullsi e vechante, kurse shumica e popullsise shqiptare jane t'zhvendosun prej shqipnise, gjate sundimit turk...njitash, per me ba dallime, serbet i quejne ata autoktonet 'shiptari', e ardhacaket 'albanci'...ma vone emni u shtramnue edhe u ba emen gjenerik nenchmues per krejt shqiptaret e kosoves...shtramnim i tille ka ndodhe edhe me emnin 'shkja', i cili n'origjine do me thane 'i dalen feje', dmth me rranje n'kohen e skizmes, por, ma vone ky emen i ka emnue krejt serbet, e bile edhe malazezet, e koheve t'fundit, me 'lindjen' e popullit maqedonas, edhe maqedonet...

ma merr menja ** e kam mire, edhepse syn ve bast per kta ** po e tham...
 

sonora

Primus registratum
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

Kete situate te termit "shiptari", m'a ka treguar nje shqiptare nga Kosova por qe ishte rritur ne Beograd:
Serbet per t'i mbushur mendjen botes por edhe vehtes se Kosova nuk eshte pjese e Shqiperise,i quajne banoret e Shqiperise, Albanski; sic na njeh bota ,ndersa banoret e Kosoves i quajne "shiptari". Pra per t'i paraqitue te ndrryshem dy pjeset e nje trualli. Meqe ata i kishin perdite aty kosovaret te cilet thonin "jemi shqiptare" ata ne keq shqiptim, e thone "shiptar". Ndersa shqipetaret e Shqiperise i kane njohur nga larg si e gjithe bota Alban-ski

PS Po kjo ,per mua, eshte nje perversitet i rradhes nga serbet
 

edoni

Primus registratum
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

'SHIPTAR' eshte term derrogativ me prapavije politike i cili ne gjuhen e tashme Serbe ka kuptimin e fshatarit,njeriut primitiv,njeriut te eger(njajt sikurse nigger per zezaket).Pra kur Serbet deshirojn te nencmojn njani tjetrin i thojn 'Shiptar'.Ky term karakterizon natyren Fashiste te popullit serbe,i cili eshte i rrenjosur ne shoqerin serbe.Ideja e Races Superiore ne Ballkan.Pra kudo ne shkolle,qeveri e ne vecanti ne kishen ortodokse serbe shqiptaret karakterizohen si njerez te eger te cilet i dhunojn vajzat e veta.Ky absurditet behet edhe me absurd me vete faktin se shumica e popullates serbe beson se eshte e vertet dhe se kisha ortodokse serbe e cila sikurse cdo kishe ne bote qe duhet te mesoj per dashuri ndaj njani tjetrit ata perkundrazi jane burim i ketyre propagandave.Eshte mire qe Shqiptaret e Shqipnis ta dijn se si Serbet mendojn per ne sepse nga pervoja ime ne Angli shume Shqiptare nga Shqipnia nuk kane qene te informum per natyren e fashizmit serbe i cili sot e kesaj dite eshte dominant ne shoqerin serbe.
 

bona

Primus registratum
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

pse e vrisni mendjen kaq shume se ju percmojne serbet. kush i do serbet anyway?
c'diference kujtoni ju ka per nje lord te anglise nje serb , nje shqiptar , apo nje african ?
the same Shit.

per ata edhe kur sillen me culture ne mendjen e tyre bota eshte e ndare ne aristocrate dhe ne rrjepacake.

harrova te shtoja dicka per cifutet. ato i shajne i mallkojne dhe su behet vone.
te pakten ketu ne NY bejne ligjin jane me ta pasurit dhe me te suksesshmit.

po te ishim dhe ne si ata( te ishim doc dhe avocat me te pasurit, presidenta companish, pronare kompanie financiare etj, etj,) dhe te na shanin te tjeret do na behej vone?
 

illyricus

Primus registratum
Re: Ship`tari- ofenduese per Shqiptaret e Kosoves.

^^^ Shumë po fol e pak po thu oj çikë. Po del prej teme...
 
Top