Re: Sex And the City
Sex and the City:
Ndonese ne fillim duket disi i cekte si seri, nuk mund te mohohet fakti qe trajton shume gjera te verteta.
Ndarja e Blendit eshte e vertete, une mund ta plotesoja duke thene:
Samantha: Femer e suksesshme ne biznes, dhe seksualisht aktive. Nga ana tjeter vihet re shume materializimi i njerezve nga Samantha dhe trajtimi i burrava si cope mishi. Keto dy te fundit jane dy karakteristike te femres qe une urrej (jo se burrat jane me mire), megjithate nga fundi i serise shikohet qe edhe Samanthas i vine trute ne koke.
Charlotte: Femra klasike, shtepiake, e suksesshme dhe e pasur. Tipi klasik qe gjen nje pune, martohet dhe ben kalama. Me ndryshimin qe ne seri nuk ndodh nje gje e tille. Eshte diçka e trajtuar shume mire, sepse lidhet me faktin qenia ne nje menyre apo tjeter nuk do te thote rezultat te mire.
Miranda: Femer ne suksesshme ne biznes. Krejtesisht e paafte per te qene "femer" hiq rastin e rralle kur ndonjehere instikti del siper maskes. Per mendimin tim, femrat e kane kuptuar barazine gabim. Barazi nuk do te thote qe ne vend qe te kemi 50% meshkuj 50 femra, te behemi 100% meshkuj. Mjaft me femra te burrezuar!!! Femra jane dhe duhet te mbeten femra! Ndonese mund ta kuptoj deri diku qe eshte e veshtire te krijosh nje balancim. POR kam pare aq shume femra qe ju eshte dashur te burrezohen ne piken qe kur çdo gje femerore (te pakten si e njoh une) humbet.
Carrie: E preferuara e serise, te pakten keshtu me rezulton kur kam folur mbi kete seri me shume femra. Pavarsisht, dallohet shume qarte qe mungesa e nje figure mashkullore ne familjen e saj, tregon pamundesine e saj per te mbajtur apo ruajtur nje lidhje me meshkujt. Psikologet thone shpesh qe lidhja e vajze me te atin eshte shume e ngjashme me lidhjen qe do kete me meshkuj ne jeten e saj.
Megjithate, seria trajton shume probleme apo gjera me te cilat femrat takohen çdo dite apo shikohen çdo dite. Dhe po ta marresh serine ne pergjithesi ne kete seri ka aq shume material, dhe une them qe çdo femer do gjeje diçka nga vetja e saj, gje qe ka bere edhe serine te suksesshme. Shume njerez mund te shokohen nga seksi apo ndryshim i shpeshte i partnerve, dhe une mund t'ju them qe gjithe ato qe ben Samantha jane gjera qe shume shume femra i bejne para se te mbushin 25 vjeç. Eshte e pabesueshme sesa ndryshojne praktikat seksuale nga nje vend ne tjetrin, por nejse, ky eshte muhabet ne vete. Ajo qe shikoj ironike, eshte qe me gjithe seksin qe Samantha ben, tregohet qe ajo nuk kishte asnje semundje seksuale!!! E vetmi trajtim mbi semundjet seksuale ishte ne lidhje me clamydian (ose gonorrea, nuk e mbaj se kush prej ketyre te dyjave ishte) qe Miranda kishte kapur. Nuk po them qe eshte e pamundur, por statistikat jane kunder Samanthas tek kjo gje... Nejse, verejtje te tilla ka plot, por varet se çfare shikon ne seri.
Shikim te mbare, nuk eshte show i keq...