Serialet qe duhet te shihni

Aimilius

Forumium maestatis
Nqs jeni movie junkie dhe ju pelqejne serialet televizive vecanerisht keto te viteve te fundit qe jane me te vertete cilesore nuk duhet te humbisni.

Breaking Bad
Mad men
Shameless
Black mirrow
Le dernier Seigneur des Balkans (Arkondi i fundit i Ballkanit)
Dhe ai i vjetri fare Prison break
 

katsune

cherry blossom
Mad men, Shameless dhe Le dernier seigneur des Balkans nuk i kam pare. Ndersa te tjeret te listuar jane shume te bukur.

Do shtoja edhe:
The blacklist
Lost
True detective
Dexter
 

Aimilius

Forumium maestatis
Kete serialin e shkurter francez, nuk besoj se e gjen ne shqip. Por ja vlen pasi flet per historine ne ballkan 100 vitet e fundit. E gjen edhe te dubluar ne greqisht ne youtube (per ata qe kuptojne greqisht) ο τελευταίος άρχοντας των βαλκανίων.
Flet per jetesen ne kohen e turqise, mbreterise dhe diktatures. Shume interesant.

Shameless eshte nje familje e degjeneruar ne Amerike dhe marifet e tyre per te mbijetuar.

Mad man, flet per nje agjensi reklamuese ne vitet 60, dhe cdo gje e pare ne kendveshtrimin e asaj kohe.

Nga ana e realizimit te gjithe keta jane te arrire, por nese te pelqen apo jo varet nga preferencat.
 

katsune

cherry blossom
Faleminderit Aimilius dhe mireseerdhe ne forum :)

Me intereson ky seriali qe flet per historine e Ballkanit. Frengjishten e kuptoj mire keshtu qe ne kete gjuhe them ta shoh.

Ne kete periudhe jam duke ndjekur sezonet e fundit te Black mirror (realizim i shkelqyer), The blacklist (dinamika interesante dhe personazhe terheqes) dhe fillova The young Pope.
 

Aimilius

Forumium maestatis
Thanx cherry. Jane shume time consuming keta serialet, po te terhoqi vemendjen nje pjese, ngele pas tyre.
Paska nxjerre sezon tjeter ky Black Mirror nuk e dija (sa mire), por ky nuk na prish pune ky se i shkurter eshte.

Ata dy te tjeret nuk i kam pare.
Perpiqem te jem pak i kursyer me filmat, jo per gje por jemi cinefil ca te bejme,
tani jane aq shume filma, saqe pres shume derisa te vendos cte shoh...
(Ne amerike ka me shume aktore se hidraulike)
 

katsune

cherry blossom
seriali Black Mirror eshte nje serial anglez dhe anglezet kane tendencen te bejne seriale me pak episode por te arrira, me qellimin qe ta shesin sa me pare dhe me cmim te larte, amerikes kryesisht kuptohet. prandaj edhe Black Mirror eshte serial i shkurter. sezoni i katert dhe i fundit deri tani eshte me 12 episode gjithsej, 6+6 sepse 6 episodet e fundit do shfaqen pas nje pushim ne mes te sezonit.
eshte shume reflektiv per temat qe trajton te cilat sillen te gjitha rreth teknologjise dhe se ardhmes, por edhe aktoret jane te njohur disa sidomos ne episodet e fundit. mua me la pa fjale nje ngjarje qe tregohej ne episodin e dyte a te trete, nuk me kujtohet mire, me nje coup de théatre ne fund qe zbulonte nje shqetesim mendor qe as nuk e dija qe mund te ekzistonte, nje lloj parafilie. shume shokuese, por nuk po tregoj me shume meqenese ende nuk e ke pare dhe per ata qe deshirojne te shohin.

une nuk e shoh kohe te humbur te shikoj filma, duke qene se kinematografia eshte arti i shtate dhe t'i kushtosh vemendje artit eshte vetem pasurim. :)
 

Aimilius

Forumium maestatis
Black mirror ne vecanti eshte pak dark, filozofik dhe profetik. Asgje aty nuk eshte rastesisht por ka nje qellim.
Sic eshte psh filmi Matriks i cili eshte me i famshem per efektet grafike sesa per domethenien e tij. Kuptimin e tij e gjejme te shpjeguar me Alegorine e Shpelles nga Platoni. Apo filma te tjere si Revolver apo El topo qe duhen pare dhe studjuar disa here.

Dakort jam qe eshte art, me artin jam shume dakort une por eshte dhe bisnez dhe shume gjera te tjera njekohesisht.
Dhe shpesh here duhet gjetur nje ekuiliber pasi qellimi fillestar i nje seriali eshte te kete sa me shume shikueshmeri.
Prandaj dhe nje histori shpesh here e zgjasin dhe e sterzgjasin...
(Une keta serialet e kohevete te fundit i quaj telenovela per burra. Plus qe kur i shikoj pres te mbaroje komplet seriali dhe pastaj e shikoj ne nje kohe rekord si nje maratone)
 

katsune

cherry blossom
'Telenovela per burra' eshte nje pershkrim i lezetshem. Ke te drejte, ne vecanti serialet behen me shume per biznes, si dhe shume filma qe nuk jane autoriale fatkeqesisht.
 

Aimilius

Forumium maestatis
Dje pashe pjesen e pare te sezonit te trete.
Black Mirror nuk resht duke te te surprizuar. Tani do shoh pjesen e dyte...
 

katsune

cherry blossom
Jo nuk jan t famshem aktor por jan funny comedy .. Mund ta shof ne Chanel 4 ose ne you tube ?

me pyete nese une mund ta shoh ne chanel 4 ose ne youtube? nuk e di cfare eshte chanel 4, ndersa ne youtube mund te shoh maksimumi ndonje film nganjehere por nje serial te tere nuk ma mban, kam hall se me perkeqesohet miopia jo per gje. :p
 

Aimilius

Forumium maestatis
Ok pashe sezonin e trete te broken mirror.
Ne pergjithesi pashe pak renie ne krahasim me dy sezonet e para.

Pjesa e pare me rrjetet sociale ishte shume e goditur dhe me pelqeu shume.

E dyta me ate realitetin virtual ishte pa lidhje fare, motiv i njohur. Nuk solli ndonjegje te re. Ndoshta ngaqe jane ne mode tani filmat e frikshem krijuan dhe kete pjese. Per mua minus, nuk me pelqeu

Pjesa e trete me santazhin nepermjet kompjuterit do te thoja cka jo shume impresionues pasi dicka e tille mund te ndodhe fare mire edhe tani qe flasim.

E katerta me ato gocat, ishte nje koncept totalisht i fresket dhe shume terheqes. Eshte dicka qe te gjithe e duam. Dhe ndoshta ne nje te ardhme mund te realizohet, pasi si koncept eshte mese i pranueshem.

E pesta me ushtaret e se ardhmes me implante, ishte vertet i fuqishem.

Dhe e gjashta me bletet, shume interesante.
 
Top