seriali Black Mirror eshte nje serial anglez dhe anglezet kane tendencen te bejne seriale me pak episode por te arrira, me qellimin qe ta shesin sa me pare dhe me cmim te larte, amerikes kryesisht kuptohet. prandaj edhe Black Mirror eshte serial i shkurter. sezoni i katert dhe i fundit deri tani eshte me 12 episode gjithsej, 6+6 sepse 6 episodet e fundit do shfaqen pas nje pushim ne mes te sezonit.
eshte shume reflektiv per temat qe trajton te cilat sillen te gjitha rreth teknologjise dhe se ardhmes, por edhe aktoret jane te njohur disa sidomos ne episodet e fundit. mua me la pa fjale nje ngjarje qe tregohej ne episodin e dyte a te trete, nuk me kujtohet mire, me nje coup de théatre ne fund qe zbulonte nje shqetesim mendor qe as nuk e dija qe mund te ekzistonte, nje lloj parafilie. shume shokuese, por nuk po tregoj me shume meqenese ende nuk e ke pare dhe per ata qe deshirojne te shohin.
une nuk e shoh kohe te humbur te shikoj filma, duke qene se kinematografia eshte arti i shtate dhe t'i kushtosh vemendje artit eshte vetem pasurim.
