Sergei Esenin

romeo

Forumium maestatis
Re: Sergei Esenin

Non tutti sono capaci di cantare
E non a tutti è dato di cadere
Come una mela, verso i piedi altrui.

E questa la più grande confessione
Che mai teppista possa confidarvi.

Io porto di mia voglia spettinata la testa,
Lume a petrolio sopra le mie spalle.
Mi piace nella tenebra schiarire
Lo spoglio autunno delle anime vostre;
E piace a me che mi volino contro
I sassi dell'ingiuria,
Grandine di eruttante temporale.
Solo più forte stringo fra le mani
L'ondulata mia bolla dei capelli.

E' benefico allora ricordare
Il rauco ontano e l'erbeggiante stagno,
E che mi vivono da qualche parte
Padre e macre, infischiandosi del tutto
Dei miei versi, eche loro son caro
Come il campo e la carne, e quella pioggia fine
Che a primavera fa morbido il grano verde.
Per ogni grido che voi mi scagliate
Coi forconi verrebbero a scannarvi.

Poveri, poveri miei contadini!
Certo non siete diventati belli,
E Iddio temete e degli acquitrini le viscere.
Capiste almeno
Che vostro figlio in Russia
E' fra i poeti il più grande!
Non si gelava il cuore a voi per lui,
Scalzo nelle pozzanghere d'autunno?
Adesso va girando egli in cilindro
E portando le scarpe di vernice.

Ma vive in lui la primigenia impronta
del monello campagnolo.
Ad ogni mucca effigiata
Sopra le insegne di macelleria
Si inchina da lontano.
Ed incontrando in piazza i vetturini
Ricorda l'odore del letame sui campi,
Pronto, come uno strascico nunziale,
A reggere la coda dei cavalli.

Amo la patria. Amo molto la patria! pur con la sua tristezza di rugginoso salice.
Mi son gradevoli i grugni insudiciati dei porci,
E nel silenzio notturno l'argentina voce dei rospi.
Teneramente malato di memorie infantili
Sogno la nebbia e l'umido delle sere d'aprile.
Come a scaldarsi al rogo dell'aurora
S'è accocolato l'acero nostro.
Ah, salendone i rami quante uova
Ho rubato dai nidi alle cornacchie!
E' sempre uguale con la verde cima?
E come un tempo forte la corteccia?

E tu diletto,
fedele cane pezzato!
Stridulo e cieco t'hanno fatto gli anni,
E trascinando vai per il cortile la coda pensolante,
Col fiuto immemore di porte e stalla.
Come grata ritorna quella biricchinata:
Quando il tozzo di pane rubacchiato
Alla mia mamma,mordevamo a turno
Senza ribrezzo alcuno l'un dell'altro.

Sono rimasto lo stesso, con tutto il cuore.
Fioriscono gli occhi in viso
Simili a fiordalisi fra la segala.
Stuoie d'oro di versi srotolando,
vorrei parlare a voi teneramente.

Buona notte! Buona notte a voi tutti!
la falce dell'aurora ha già tinnito
Fra l'erba del crepuscolo.
Voglio stanotte pisciare a dirotto
dalla finestra mia sopra la luna!

Azzurra luce,luce cosi' azzurra!
In tanto azzurro anche morir non duole.
E non mi importa di sembrare un cinico
Con la lanterna attaccata al sedere!
Mio vecchio,buono ed estenuato Pegaso,
Mi serve proprio il tuo morbido trotto?
Io,severo maestro, son venuto
A celebrare i topi e a cantarli.
L'agosto del mio capo si versa qualche vino
Di capelli in tempesta.


Ho voglia di essere una vela gialla
Verso il paese cui per mare andiamo.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Sergei Esenin

Congedo

(Sergej Esenin-1925)
Arrivederci, amico, arrivederci.
O vecchio mio, tu mi sei nel cuore.
Questa separazione destinata
Un incontro promette in futuro.

Arrivederci amico, senza parole e gesti,
Nè tristezza e agrottar di sopraciglia.
Non è nuovo morire, in questa vita,
Ma più nuovo non è di certo vivere.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Sergei Esenin

disa kritike te tij thone se ka qene gay.

dhe per disa kohe ka pasur nje lidhje me nje tjeter poet rus qe quhet Anatoli Marienhof .
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Sa e mire qe Tanjusha
Me te bukur s'kish ne fshat
Sarafani me tantella
C'hijeshi i kish ne shtat
Te perroi para gardhit
Zbriti vajza plot hare
Pertej mjergulles se bardhe
Hena luante me re

Doli djali , uli koken kacurrele para saj
"Lamtumir" me nje tjeter
I tha : Fatin do ta ndaj
U zbeh vajza si qefini
Porsi vesa , erdh' u gri
Si neperke i'u nder gersheti
Zemra ju helmua ne gji

"Oh, po ndaj dhe une erdha
Ftohtas ju pergjegj ajo
"Te te them se do martohem
Me nje tjeter qe me do"
Ne mengjes gjemoi kisha
Cifti s'dihej cili qe

Kurse tutje s'qanin gjelat
Pragu i Tanjes qe ne vaj
Nje sopate e zeze temblin
Plage ,i'a kish bere asaj
Pika gjaku kish kurore
Balli vajzes i pa fat
Sa e mire qe Tanusha
Me te bukur s'kish ne fshat
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Leter nenes

Gjalle je, nenoke?
Edhe une gjall jam!
Shendet me pac, shendet!
drite e befte krejt kjo mbrmje e lum
Izben tende, qe me mall me pret

Thon se je ligur e je tretur
Nga meraku im , por nuk ankon
Se , peshtjell me nje shall te vjeter
fillikat rruges shpesh kalon

Dhe kur murgetire e kalter bie
nje vegim i zi te kall ty frike
Sikur ne sherr diku ne pije
Vjen dikush e ma keput me thike

Kot e dashur , vuan kaq, besom
Brenga t'i fanit keto nder sy
S'jam aq pijanec i lig sa thone
Si do vdes pa te te pare ty?

Une jam po foshnje, si njehere
Dhe nje shprese veç ushqej ne gji
T'iki nga ky tym e kjo potere
te shtepiza jone aty te vij

Dhe do vij , kur kopshti yne i bardhe
Anekend te vishet me blerim
Vetem ti , si tete vjet me pare
Mos me zgjo aq heret ne agim.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Moj nënokja ime , a je gjallë?
Edhe unë rroj .Të përshëndes!
Le të ndritë mbrëmja si përallë
Mbi kasollen tënde që veç hesht


Mora vesh se ti je shqetësuar
Dhe për mua brenga po te ha
Del në rrugë larg duke vështruar
Me xhubin hedhur përmbi krah


Dhe në mbrëmje shpesh të fanitet
Ëndër e keqe sytë ty t'i mbush
Sikur, ja dikush po më avitet
Në mejhane thikën po ma ngul

Qetësohu moj e shtrenjta nënë,
Fshije që nga sytë atë kllapi
Pijanec i tillë nuk jam bërë
Sa të vdes pa kthyer në shtëpi

Jam i butë ashtu siç kam qënë
Dhe mendoj , mendoj vetëm një gjë
Që me malln'e madh që më ka zënë
Kokën përmbi prehërin tënd ta vë
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Sergei Esenin

LETER NENES - perkthyer nga Kadare

Gjalle je, ti moj nenocka ime?
Gjalle jam edhe une... te pershendes
Paqja e mbulofte kete mbremje
Izben tende deri ne mengjes.

Mora vesh se ti je merakosur
Atje larg per mua perseri
Se ti shpesh del rruges e brengosur
Mbeshtjelle me te vjetrin shall te zi.

Kur e kalter mbremja bie prane,
Te fanitet ty gjithmone sikur
Diku mua larg ne nje mejhane
Nje i dehur thiken po ma ngul.

Kot ti nene rri me gjak te ngrire
Ky nuk eshte vec vegim i zi
S'jam aq vagabond i pameshire
Sa te vdes pa te shikuar ty.

Une i embel jam prap si me pare
Enderroj kur fushat larg verej
Qe se shpejti nga keto mejhane
Ne shtepine e vogel prap te kthej.

Do te kthej athere kur te mbushet
Kopeshti yne i bardhe me blerim
Vetem ti si tete vjet me pare
Mos me zgjo heret ne agim.

Mos m'i zgjo ti enderrat qe m'u zverdhen
Mos kujto ate qe vate e shkoi...
Se ne bote humbjet edhe lodhjet
Heret i provon nene moj.

Mos mu lut t'i falem zotit prape!
Tek e shkuara nuk ka me kthim
Vetem ti je gazi im i vetem
Ti e vetmja paqe e shpirtit tim.

Pra ti flaki brengat nena ime
Mos u trishto per mua perseri
Dhe mos dil aq shpesh tek rruga e madhe
Mbeshtjelle me te vjetrin shall te zi.
 

teab

Primus registratum
Re: Sergei Esenin

Fillimisht postuar nga Kordelja:
Shenim:Te gjitha vjershat e postimeve te mia jane marre nga libri " Vjersha dhe poema " , i poetit Rus Sergej Esenin
Ky liber , i perkthyer nga Jorgo Bllaci, ka fituar çmimin si perkthimi me i mire i vitit 1994
O kordele, ku mund ta gjej une kete librin jashte Shqiperise? do te ishte fantastike sikur te mund ta gjeja sepse i adhuroj poezite e Esenin. thankx... :book:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

sailor, kaprollja me paska ardhur ne ndihme /pf/images/graemlins/smile.gif

AkulliBlu sinqerisht nuk di c'te te them, pa shih njehere andej nga Dyqani Virtual Shqiptar se mbase te ndihmon, shko tek Shqiperia.com dhe ndihmohu /pf/images/graemlins/smile.gif
 

AnilaM

Primus registratum
Re: Sergei Esenin

Thuhet se esht nje nder poetet qe i shkruajti me bukur dashuris ,pavarsisht se jet e tija isht e shkurter.Mbaj mend qe ne bibloteken time kisha vetem nje vellim poezish te tij(kapak si ngjyr ulliri m`duket) .
Shikoj se perkthimet e atij Bllaces(sorry korderle) nuk jane si te k`tij tjetrit qe sja maj men emrin,por me duket se tingellojne me bukur se te Bllaces. Ja disa:

"C`mi perdredh ti buzet nazemadhe-moj?
Kam nje vajze tjeter, ty s`te dashuroj
Ti e di se jemi larg ,mjaft larg te dy...
Mos u termb...s`te pashe ...s`vij kendej per ty
Te shkoj prane...po zemra asnje tel s`me lot
Vetem nga dritarja sy`t ti hodha kot..."
===============================================

Bukurroshe qe Tanjusha,shoqe s`kisht ne fshat te vet
Me fustane kindqendisur ne tirtir,per shtat lezet
Para gjerdhesh,ne ne prua,shkon ne muzg e pret atje
Neper mjegullen e holle hena siper lot me re.

Doli djali flokedredhe dhe iu ul me perhirim:
"Do martohem me nje tjeter,lamtumir ti shpirti im!"
U zbeh vajza si qefini,posi ves` u ftoh e ra
Dhe gershetat iu perhapne si nerpekeza ne krah

O djalosh i ri sykalter,mos u prek per cdo te them
"Erdha qe ta dish nga une:Tjeter burr`dhe un do kem!"
Ran`kembanat-jo per meshe, per kurore bien kaq
Hidhet dasma ne karroca...ca kalores fshihen paq

S`jane gjelat e trishtuar- fisi i Tanjes qan me lot
Tanje shkretes permbi tembel ,sec i ra dikush me s`pat
Permbi ball nje bulez gjaku ,sec ju ngri dhe nuk iu tret
Bukuroshe qe Tanjusha,shoqe s`kish ne fshat te vet.
===============================================
Ti s`me do ,nuk te vjen keq per mus
A mos s`jam un shum `i bukur valle?
Duart vec mbi krah`mi ke leshuar
Dhe s`shikon po shkrin si shkum e vale

Bukuroshe ndjenjash perveluar
S`jam brutal as delikat me ty
As me thua,sa ke ledhatuar?
Sa buze dhe duar mban mend ti?

Un` edi :ato si hije shkuan
Pa e prekur zjarrin tend ne gji
Shumeve mbi gjunj u ke qendruar
Kurse ja ,tek mua rri tashti

Le te jen sy`t e tu pergjume
Edhe ti mendon per tjeter ke
Se dhe vet` un ty s`te dua shume
Kur kujtoj ato qe s`i kam me

Ky pasion nuk eshte fati yne
Mendjeleht`eshte lidhja e rrembyer
Sic te pash pa prishur qetesine
Do buzeqesh un` rugen duke kthyer

Por dhe ti do maresh rrugen tende
Duke ndjekur ditet plot merzi
Vec t`paputherve mos u merr mendjen
Mos u bej t`padjegurve magji

Dhe kur neper rruge ndonje dite
Do t`i c`faqesh dashuri nej tjetri
Ndoshta do dal une te shetite
Dhe serish do piqen miqt` e vjeter

Per ate vec do te rrahi zemra
Do te ulesh syte poshte si shtize
Dhe e qet`do thuash;"Mire mbrema"
Do pergjigjem:"Mire mbrema miss"

Dhe asgje me shpitrin s`do e zgjoje
Dhe asgje s`do e trondis ate
Kush ka dashur s`mund te dashuroje
Kush esht`djagur s`mund te ndizet me.
 

AnilaM

Primus registratum
Re: Sergei Esenin

Nje leter,te tille ne jete
Pa shkak
S`do ta shruaja kurre.
Marr qyrkun e shkoj ne plevice
Te prehem ashtu si dikur
Kaloj neper kopshtin e heshtur
Aroma,puhi dhe freski
Ah, gardhi i shtrenjte c`me duket
Tani qe e shoh perseri
As gjashtembedhjete s`pac mbushur
Tek kjo der` e vogel,te kjo
Me zerin e saja te embel
Nje vashez dikur me tha :"Jo!"?
E shkruar, e larget ,e shtrenjt!...
Ne zemer e ruaj ende
Sa shum ahere ne deshem
Po ja qe na deshen dhe ne
 

AnilaM

Primus registratum
Re: Sergei Esenin

Perkthimet e k`tij tjetrit jane shume me te hershme ,ndoshta te 70....e ca.94 eshte ribotimi i ri ,por me prekthyes Bllacen.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Sergei Esenin

Fillimisht postuar nga issi i vogel:
[qb] Congedo

(Sergej Esenin-1925)
Arrivederci, amico, arrivederci.
O vecchio mio, tu mi sei nel cuore.
Questa separazione destinata
Un incontro promette in futuro.

Arrivederci amico, senza parole e gesti,
Nè tristezza e agrottar di sopraciglia.
Non è nuovo morire, in questa vita,
Ma più nuovo non è di certo vivere. [/qb]
kjo poezi konsiderohet nga kritika si lamtumira qe poeti i ben te dashurit te tij.
 

AnilaM

Primus registratum
Re: Sergei Esenin

Puthme moj e dashur, puthme
Gjer ne dhembje gjer ne gjak
S`e duron dot ftohtesiren
Zem`r e ndezur zjarr e flake

S`eshte kupa e permbysur
Mes gazmoreve per ne
Ti nje gje kupto moj mike
Vec nje here rron mbi dhe!

Shih ne mes te erresirres
Henen qe shkelqim vershon
Sikur t`ish nje korb i verdhe
Permbi toke fluturon

Puthme de:Se kalbesia
Kengen mua ma kendoi
Ka te ngjare,qielli larte
Fundin tim parashikoi

Eh,moj force qe venitesh
Do te vdes-kjo s`ka dyshim
Vetem dua t`i puth mikes
Buzet,gjer ne fundin tim

Qe pa turp dhe pa ndrojtje
Embelsisht kur te`nderoj
Tok me feshferima vishnjesh
"Jam e jotja "te jehoje

Qe si shkuma permbi kupe
Drita mos na shuhet ne
Ndaj kendo,moj mikja ime
Vec nje here rron mbi dhe!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Ky urugan kaloj , pak ne mbetem
Sa miq t'afert na mungojne sot
U ktheva rishmez , te ky vend i shkret
Pas tete vjetesh plot

Po kujt t'ia flas nje fjale per te ndare
Kete gezim plot helm qe gjalle jam ende?
Deri mulliri , zog me flatrash traresh
Qendron ne vend symbyllur e s'me sheh

Ketu tani s'me njef njeri
Krejt gjindja nga kujtesa me ka fshire
Edhe shtepine e prinderve te mi
E ka mbuluar pluhuri dhe hiri

Po rishmez jeta zjen
Te rinje e pleq
Me shfaqen parasysh lloj lloj fytyrash
Veçse kapelen s'kam se kujt t'ja heq
Dhe strehe s'gjej ne asnje veshtrim te tyre..

"Mos po lajthis?" vras mendjen i shastisur
"A jam ne atdhe a tjeter kund keshtu"?
Ketu per cilindo jam nje shtegetar i ngrysur
Qe larg i ardhur , Zoti e di nga ku

Dhe cili? une?
Une biri i fshatit
Qe emer do ti lere historise
Vetem sepse dikur, nje meme e ngrate
Poetin skandaloz i dha Rusise

Po zeri i mendjes ,zemres po m'i thote
"Eja ne vete , pse te mbetka hatri?
Nje brezit tjeter me nje tjeter bote
Nje drite e re tani i ndrine ne vatra

E kurse ti tashme je fishkur ca
Rinia sot , kendon te tjera kenge
Dhe, besa , si kendokan keq ata
Jo fshatin , po nje bote kane nene

Ah! memedhe! Cu bera qesharak
Nje e skuqur me shket faqeve dhe druaj
ti flas ndokujt, se s'me kupton aspak
Ne vendin tim , po ndihem krejt i huaj...

Ja! njerzit jane mbledhur lart te zyrat
Sic mblidheshin dikur, kur vinte koha e meshes
Dhe mbare dhe mbrapsh, me fjalet me te ndyra
Fjalosen si e qysh , per hallet e jeteses

Zbret buzembremja , perendim i heshtur
Mbi fushen gri floririn derdh ngadale
Si vicat, tutje ktheses, gjunjte e zhveshur
Fillojne e fshehin plepat nder kanale

Nje kembe prer, veteran tregon
Si, pa u sprapsur as nga gjylja e topit
Dikur nen komandatin trim Budjon
te kuqte ju versulen perekopit

Keshtu dhe keshtu ne u perleshem ..
Keshtu atje e mundem borgjezine..
Dhe panjat zgjasin deget porsi veshe
Dhe grat ne erresire pshehretijne

Nga mali komsomolasi , ja!Po zbret..
Kumbon fizarmonika anembane
Dhe turma gazmore sokellet
Agjtkat e te varferit Djeman

C'te besh atdhe,
Ketu arriti puna..
Kujtoja se me ty jam shkrire pergjithnje
Por sot s'u dashka arti im, as une
Me c'po shikoj , tani s'u dashkam me..

Megjithate
Meri nuk mbakam dot
Per c'te sherbeva , nuk pendohem kurre
Packa se kenga ime s'duhet sot
Une kendova ahere , kur ti ishe semure..

Po i pranoj te gjitha
Koha bene te sajen
Pas gjurmave te reja , gati jam te shkoj
Ja fal gjithshka Tetorit edhe Majit
Vec te shtrenjten liri s'e leshoje

Lulezo rini !hidh shtat dhe harlisu
Ti tjeter jete ke dhe tjeter kenge sot
Une diku drejt caqesh , qe s'i njohe po nisem
C'me zjen ne shpirt , ta shuaj per ngamot


:rolleyes:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Enderronjes une jam, qe territ
Ngjyren blu te syrit e perhumb
Erdha te kjo jete si te tjeret
Tok me ta,T'a shtyje siç te mund

Ne te puth , kete shprehi ma quaj
se kam puthur shume gjer tani
Fije shkrepsesh sikur ndez e shuaj
Gjithesahere flas per dashuri

"Vdes per ty" "Te dua" "Pergjithemon"
kurse shpirti thelle asgje nuk ndjen
Po te rrishe e te remosh pasionet
Te verteten kurre nuk e gjen


Ndaj s'ngushtohem forte ,, per te kerkuar
Zjarr e prush prej teje kot me kot
Ti je nje meshteknez e krijuar
Enkas dhe per mua dhe per bote

Gjithesesi edhe pse kaq te afert
Ty te mbaj e zgjedhen ta duroj
Xhelozi nuk ndjej per ty dhe ashper
As qe te gjykoj a te mallkoj


Enderronjes une jam qe territ
Ngjuren blu te syrit e perhumb
Dhe me ty jam mpleksur si te tjeret
Tok me ta , ta shtyj ashtu siçmund...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Ti s'me do? s'te dhimsen sado pakez?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapseprap ti ndizesh e merr flake
tek shtrengohesh supeve te mi

Mike, epsh e tera, lajka s'dua
As i vrazhdet nuk te sillem dot
Veç me thuaj :sa keshtu si mua
puthur e shtrenguar ke gjer sot?

Une e di, te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa ulur ti s'ke lene
Si po rri tani ne preherin tim

Ne se keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti, syckat kur pulit
Mos pande se po merzitem teper
Tjeter kend dhe une kam ne shpirt

S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
po nje flake casti vec, ta dish
Si te njoha rastesishte i qete
"Mirembetesh " do te them serish

Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur ditet plot merzi
Vecse mos lakmo ti marresh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri

krahe per krah me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti , ku ta dish?
Mbase dhe une do kem dale
Per shetitje, e shihemi serish

Ti me fort pas tjetrit do te ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftotesishte
"Mirembrema " do me pershperitesh
Kurse une "mirembrema, Miss"

Dhe asgje nuk do me trubulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
Kush ka dashur s'mund te dashuroje
Kush u dogj nje here, s'digjet me...


AniTr...edhe kete e ka perkthyer Bllaca
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Pjese nga parathenia e Librit me poezi te Esenin te perkthyera nga J.Bllaci

...Hartuesit e ketyre parathenieve e pasthenieve, duke qene kritik zyrtare, ne kete rast e kan ndjere vehten ngushte Po te mos e mjegullonin kesisoj kete periudhe te jetes se Eseninit , atyre do t'u duhej te thelloheshin edhe ne shkaqet pse ai u katandis te gedhihej tavernave me "bandite" e prostituta
Shkakun e kesaj ,ai na e zbulon vet:
Ne vendin tim po ndihem krejt i huaj
Ose me tej:
"C'te besh Atdhe
ketu arriti puna
kujtoja se me ty jam shkrire pergjithnje
po sot s'u dashka arti im, as une
Me c'po shikoj , tani s'u dashkam me

Keto nuk jane vargje por ulérima!
Sa keq, qe nga njehere popujt hutohen pas demagogjise se tiraneve dhe jo vetem nuk i perfillin bijte e tyre me te mire , vecanrisht poetet , por u a bejne jeten sketerre.Kurse pastaj?Pastaj vdis, pa te dua , te te ngre monumente , te te sjell me ceremoni dhe kockat , po t'i kesh lene diku syrgjyn.
E megjitheate poetet kane shpirt te gjere .Vuajne , po kurre nuk e thone fjalen e rende ! perkundraze "te me vishni kemishe Ruse
te me vini te vdes nen ikone"
Vrau veten apo e vrane?
Deri me sot eshte besuar versioni zyrtare:Sergej Esenini ka varur veten me 28 Dhjetor 1928, ne nje dhome te hotelit "Ingliterra" ne Leningrad (sankt -Peterburg)
Kohet e fundit , ky version eshte vene ne dyshim.Sipas shume Eseninologeve , sapo ka zbritur ne qytetin e Pjetrit , poeti eshte arrestuar , e me pas ,masakruar prej çekisteve .Pastaj kufoma e tij eshte vendosur , ne njeren nga dhomat e hotelit "Ingliterra" qe kontrollohej prej policise sekrete. Me anen e nje kalimi te fshehte, ky hotel lidhej me godinen per bri , ku ndodhej dhe njeri nga seksionet e kesaj policie.Dihej prej shume kujt se dhoma nr.5 , ku u vendos kufoma, perdorej prej çekisteve si dhome perpunimi.Ne akt-ekspertizen thuhet se viktima per t'u varur , perdori tubat e vaskes ,kur ne nje kohe ajo dhome s'kishte fare vaske.Pervec asaj , viktimen nuk e ka par kush te varur , por te shtrire dhe me gjurma goditjesh te forta ne fytyre .Sipas rregullit ekspertiza duhej te shoqerohej me disa fotografi te viktimes se varur gjithashtu te gjithe deshmite mbi ditet dhe oret e fundit te poetit jane leshuar prej punonjesve te policise sekrete , perfshi dhe Erlihun, te cilit gjoja ai i ka dhene poezine e fundit , shkruar me gjak. Thuhet se ajo poezi eshte shkruar te pakten nje vit para tragjedise dhe se dorshkrimi eshte vjedhur ne shtepine e poetit
Une pash fotografite e kufomes , masken e ekspertizes , ku dukeshin qarte , dy kratere nga ana e syrit te djathte , si dhe akt -vdekjen e perpiluar prej mjekut.Lexova dhe deshmi te tjera Pash gjthashtu dhe akte zyrtare edhe presionet e vazhdueshme psikologjike per ta thyer dhe tjetersuar
Ka shume te ngjare ,qe versioni zyrtar i vetvrasjes se Sergej Eseninit , te jete i sajuar dhe qe, poeti te ket dhene shpirt ne duart xhelate te çekisteve , te cilet popullariteti i tij, me sa duket i ka penguar ta likujdojne publikisht , siç bene me pas me te gjithe miqte e vet , qe perfunduan ne pushkatim , perfshi dhe te birin Georgin.kjo nuk te cudit. Arti i madh e cliron njeriun , e bene te ndergjegjshem per personalitetin e vet , kurse diktaturat synojne te kunderten dhe mjer kush i pengon ne arritjen e ketij synimi
Sergej Esenin-in e vrane me doren e vet ,apo te tjeter kujt , kjo pak rendesi ka Por nuk arriten te vrisnin poezine e tij , perkundrazi , ajo u be pjese e jetes shpirterore e miliona njerezve ne Rusi dhe ne mbare Boten
Ne vendin tone ,Esenini u be i njohur perpara 35 vjetesh , me nje permbledhje lirikash , sjell ne Shqip nga nje grup poetesh te rinje , nder te cilit beja pjese dhe une Megjithese perkthimi linte shume per te desheruar , sepse ne sapo e kishim nisur rrugen e artit , ajo permbledhje u prit nga lexuesit , madje dhe ne nje fare menyre dhe ndikoj ne krijimtarine e disa poeteve ....

"Ah, memedhe , t'u bera qesharak!
Nje e skuqur me shkon faqeve dhe druaj
t'i flas ndokuj, se s'me kupton aspak
Ne vendin tim , po ndihem krejt i huaj"


Shqiperuesi Jorgo Bllaci
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Dashuri?


Dashuri? Ç`më bën për të qeshur,

Ti më flet, akull unë-akull ti,

Ndjenja imë është plakur është rreshkur

Ndjenja jote të çelë nuk di…
 
Top