Sergei Esenin

Kordelja

Valoris scriptorum
Sergei Esenin

Esenin.jpg


SERGEJ ESENINI PER VETEN..

Jam nje bir fshatari.kam lindur me 21 shtator 1895, ne lokalitetin e Kuzminit te qarkut te Rjazanit, po ne gubernen e Rjazanit
Qysh ne moshen dy vjec , me qe babaj ishte i varfer dhe kishte shume fryme ne familje , me derguan te gjyshi nga nena , i cili ishte mjaft ne gjendje dhe kish tre djem te rritur beqar, me te cilet kalova gjithe femijerine.Dajet e mi ishin djem capkene dhe koke krisur Kur u bera tre vjec e gjysem , me hipen ne nje kale pa shale dhe me leshuan revan .mbaj mend qe u tremba shume dhe u kapa fort , pas jeles se kalit
Pastaj me mesuan te beja not Njeri nga dajet (daje Sasha ) me merte ne barke , me zhvishte dhe me hidhte si kelyshe ne uje.Une perplasja krahet i coroditur dhe i tromaksur dhe kur mua gati me mbahej fryma, ai bertiste "-Eh kucke !s'je per asgje" ! Fjalen "kucke "e kishte perkedhelje Me vone ne moshen tete vjec , nje daje tjeter ,une i zevendesova shpesh here qenin e gjahut , duke notuar neper gjole , per te kapur rosat e egra.Isha mesuar per bukuri te ngjitesha neper peme Kur mellenjat neper meshtekna , nuk e linin ndokend te flinte , une ngjitesha shpejt dhe u merrja cerdhet
Midis femijeve isha gjithnje i pari dhe sherrxhi i madh dhe kthehesha ne shtepi gjithmon i gervishur Per keto prapesira me bertiste vetem gjyshja, kurse gjyshi me nxiste dhe vet nganjehere dhe i thoshte gjyshes "- Mos e nga moj budallaqe .Ashtu do te behet dhe me i forte"
Gjyshja me donte me gjithe shpirt dhe dashuria e saj nuk njihte kufi Te shtunave me lanin , me prisnin thonjte dhe me lyenin floket me vaj se floket e dredhur , mezi kriheshin Po dhe vaji sekur sme bente dobi Perhere bertisja , madje dhe tani sekur spara i kam shume qef te shtunat
Te dielave , me dergonin gjithnje ne kishe dhe qe te siguroheshin ne veja verte , me jepnin 4 kopejka per nafore dhe dy per ti hedhur te kondizma e shenjtorit, po une paguaja vetem naforen te kondizma beja sekur i hidhja , po s'hidhja gje dhe ja mbathja nga varrezat te losja me kalamajte
keshtu me kaloi femijeria .Kur u rrita donin te me benin mesues fshati, ndaj me shpun ne nje seminar fetar , pas mbarimit te te cilit, duhej te shkoja ne nje institut pedagogjik ne Moske .Per fat te mire , nuk ndodhi keshtu.Metodika dhe didaktika me kishin ardhur ne maje te hundes dhe as doja te degjoja me per to
Vjersha kam filluar te shkruaj heret , nente vjec , por me ndergjegje te plote, krijimtarise i hyra kur u bera 16-17 vjec Vjershat e kesaj moshe i kam botuar ne vellimin tim te pare "Pershpirtja"
Kur u bera 18 vjec , habitesha perse gazetat dhe revistat nuk m'i botonin krijimet qe u dergoja dhe befas ja mbatha ne Peterburg Atje nuk me priten keq I pari qe njoha ishte Blloku, i dyti Gorodeckij.Kur takova Bllokun, me rrodhen djerset curk, sepse per here te pare shikoja nje poet te gjalle Gorodeckij , me njohu me Klujevin , me te cilin u beme miq te ngushte , miqesi qe e vazhdojme dhe sot , pamvaresishte se kemi gjashte vjet pa u takuar
Tani ai jeton ne Vitrg, me shkruan se ha buke me krunde dhe se ka mbetur per faqe te zeze dhe se i lutet Zotit qe te mos vdes me turp
Viteve te luftes dhe revolucionit, fati me perplasi andej kendej .I rash Rusise , kryq e terthor, nga Oqenai i Ngrire i Veriut , e deri ne detin e zi dhe kaspik, nga perendimi ne Kine , Persi dhe Indi
Kohen me te mire te jetes sime quaj vitin 1919 Atehere kaluam nje dimer me pes grade temperature , brenda ne dhome S'kishim asnje shkop dru..
Ne P.K.R nuk hyra asnjehere
Shkrimtari im me i dashur , eshte Gogoli
Kam botuar 7 libra .tani po punoje mbi dicka te madhe, te titulluar "Vendi i horrave"
Ne Rusi kur s'kishte leter, me Kuiskovin dhe Mariengofin i shkruanim vjershat neper muret e manastirit te perkushtimit , ase i recitonim ku te mundnim neper bulevard .Amatoret me te mire te poezive tona , ishin prostitutat dhe banditet Me ta ishim miq perhere .Komunistet na urrejne tmerresishte
Ju dergoj perulesishte te fala te gjithe lexuesve dhe pakez vemendje perpara tabeles "Lutemi mos qelloni"

Sergej Esenin
Berlin 14 Maj 1922
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Nje jete kaq e shkurter dhe kaq e ndryshme nga tonat por jo nga shume jetues te atyre koheve, peridhe depresioni, krize...nje jete e prere ne mes...

Lindi ne 21 Shtator (ose 3 tetor :confused: ) ne Konstantinovo, province e Ryazan sic e shkruan dhe vete, me pas jetoi ne Moske si nepunes dhe ndoqi Universitetin per 1 vit e gjysem dhe me pas e nderpreu edhe punen duke iu perkushtuar aktivitetit poetik.

U mrekullua dhe ndikua nga stili i Blok, Gorodetsky, Klyuev, Andrei Belyi. me pas ne biografine e tij do shkruante:"Belyi me dha kuptimin e formes dhe Blok e Klyuev me mesuan liriken".

Shpejt ai do behej simboli i folklorit rus, tematika fshtare do mbizoteronte lirikat e tij, per te mos harruar menyren se si ai depertonte me ngjyrime unikale ne shpirtin e njerezve.

Pjeset e tij poetike i perkasin fondit te arte rus.

Pervc jetes se tij te ngjeshur shoqerore dhe martesen e dyfishte me Anna Izryadnova, ngadale, nje ndjenje e cuditshme vetmie u rrit brenda tij.Ne vitin 1921 ai shkruan : Duke folur ne pergjithesi, nje poet lirik nuk duhet te jetoje gjate."

Ne Netor 1921 ai u takua me balerinen amerikane Isadora Duncan, 17 vjet me e madhe.Ata u martuan ne 10 Maj 1922 u nisen se bashku per nje udhetim ne Europe dhe Amerike.Udhetimi qe i veshtire dhe i pamundur per Esenin, muajin ne vazhdim ne ai kaloi nje krize nervore.Ai u permiresua dhe pas ndaleses tjeter ne Berlin dhe Venecia ai dhe e shoqja u nisen drejt Amerikes.Ata mberriten ne 1 Tetor te vitit 1922 ne New York.

Ata paten nje periudhe te veshtire dhe te stuhishme ne USA, e cila nuk u ndihmua nga Esenin pergjate shijimeve qe u bente shisheve te likerit.Ai e urrente New Yorkun, duke thene qe kjo ishte si nje thirrje per vetevrasje.Ai pervijoi duke humbur sensin e tij artistik.Sikunder gjendja e tij shendetesore dhe mendore u perkeqesua,ai dhe Duncan u kthyen ne Paris. Lufta e tij me pijen vazhdoi gjate dhe nje nate,ai perplasi dhe theu tere pasqyrat dhe mobiljet ne Crillon Hotel. Shoke dhe miq me influence e ndihmuan t'i shpetonte policise dhe burgut per cka beri, dhe Duncan e coi ne nje spital psikiatrik.Ne 5 Gusht 1923,ata u kthyen ne Moske. Ne fund te Tetorit te atij viti marrdhenia e tyre kish marre fund.

Esenin ishte mbytur ne merzi dhe ne depresion, duke vuajtur prej alkolizimit dhe halucinacioneve. I pamundur per te gjetur nje ankore shpetimi, ai u dukej shume personave si i pashprese dhe i mjeruar e i vogel si nje femije 2-3 vjecar.Edhe pse martesa e tij me Duncan nuk u zgjidh kurre zyrtarisht, ai u martua serish me Galina Benislavskaya....por vazhdoi te pinte.Koha e vetme ne te cilen ai ishte esell ishte kur shkruante.Por ai ndjeu qe forca dhe motivi per te shkruar po binin. Mendoi qe ai qe momenti per te shkruar vargje por jo poezi..

Ne 1923 ai publikoi "Stikhi skandalista" (Vargje te Krijuesit te Skandaleve), dhe ne 1924, shfaqet koleksioni "Tavern Moscow" . Ne 1925 ai publikoi "Song of the Great Campaign" koleksione te tjera, duke perfshire "Soviet Rus" dhe "Land of the Soviets."

Heret ne vitin 1925 shkoi ne Baku ku shkroi "Persian motifs" and "Anna Snegina". Ne Qershor, u largua nga Benislavskaya, i shiti te drejtat e puneve te tij Shtepise Shteterore te Botimeve,dhe u martua me Sofia Tolstaya, mbesa e Leo Tolstot. Nderkohe ne te filloi te shfaqej nje mani persekutimi dhe keshtu rifilluan halucinacionet dhe ai perfundimisht hyri ne nje klinike ne Nentor te atij viti.E braktisi Kliniken ne 21 Djetor, rifilloi te piren,dhe u nis per Leningrad. Zuri nje dhome ne Hotel d'Angletrre, dhe e vari veten ne tubat e ujit ne 28 Dhjetor.La nje poeme te shkruar me gjakun e tij:"Lamtumire miku im, Lamtumire"

My dear one, you are in my breast.
This predestined parting
Promises a meeting ahead.

Good-bye, my friend, without hand, without word
No sorrow and no sadness in the brow.
In this life, dying is nothing new,
But living, of course, isn't novel either."


Sipas Anatoly Mariengof:

Nese Sergei vendosi te na braktiste, ai me siguri do kete pasur dyshime mbi forcen e tij krijuese.Nuk mund te kish arsye tjeter per vdekjen e tij,sikunder ai nuk kish kurrafare qellimi tjeter ne jete pervec ruajtjes se vargjeve.

esen_suicide25.jpg


Pak pas vdekjes...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

sergey_esenin.gif


Lejla!

Si t'ia bej , e pyeta sarafin
Ne mengjes, kur theva ca para
Si t'i them me embelsi "te dua"
Ne Persishte te bukures Lejla?

Perseri e pyeta sarafin
lehte e lehte, porsi fllad pastaj
Po te perendishme fjale "puthje"
Ne Persishte, si t'ja shqiptoj asaj?

Si t'ia bej , e pyeta se fundi
Edhe zemra gati sa s'me la
Si t'i them "je e imja , vetem e imja"
Ne Peresishte te bukures Lejla?

C'mu pergjegj sarafi shkurt e prere
Dashurine fjalet s'e tregojne
dashurine e thone vetem dridhjet
Syte si rubin kur vezullojne

Sa per puthjen , as ajo s'do fjale
Puthja s'eshte nje mbishkrim mbi varr
Puthja leshone ere trendafili
Petalet tek i shkrin te buzet zjarr

Dashuria s'dihet se c'te sjell
Gaz a helm ,duro e mos u ndjej
"Imja je " kete e thone duart
ferexhene kur e flakin tej

Shqiperoi J.Bllaci
 

godfather

Primus registratum
Re: Sergei Esenin

Dashuri?


Dashuri? Ç`më bën për të qeshur,

Ti më flet, akull unë-akull ti,

Ndjenja imë është plakur është rreshkur

Ndjenja jote të çelë nuk di…
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Ti s'me do? s'te dhimsen sado pakez?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapseprap ti ndizesh e merr flake
tek shtrengohesh supeve te mi

Mike, epsh e tera, lajka s'dua
As i vrazhdet nuk te sillem dot
Veç me thuaj :sa keshtu si mua
puthur e shtrenguar ke gjer sot?

Une e di, te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa ulur ti s'ke lene
Si po rri tani ne preherin tim

Ne se keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti, syckat kur pulit
Mos pande se po merzitem teper
Tjeter kend dhe une kam ne shpirt

S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
po nje flake casti vec, ta dish
Si te njoha rastesishte i qete
"Mirembetesh " do te them serish

Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur ditet plot merzi
Vecse mos lakmo ti marresh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri

krahe per krah me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti , ku ta dish?
Mbase dhe une do kem dale
Per shetitje, e shihemi serish

Ti me fort pas tjetrit do te ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftotesishte
"Mirembrema " do me pershperitesh
Kurse une "mirembrema, Miss"

Dhe asgje nuk do me trubulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
Kush ka dashur s'mund te dashuroje
Kush u dogj nje here, s'digjet me...

Shqiperimi nga J.Bllaci

:confused: :confused:
 

godfather

Primus registratum
Re: Sergei Esenin

esenin_pipe.jpg



Miku im i shtrenjte lamtumire
Ty ketu ne shpirt te kam ta dish
Fati po na ndan sot pa deshire
Po diku do shihemi serish.

Lamtumire o mik pa fjal e lote
Vetullat ti ngrysesh s'ka perse
Vdekja s'eshte gje e re ne bote
Por dhe te rrosh s'eshte gje e re.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Ere, ere e debores ,moj ere
Merrmi vitet ne krahet e tu
Dua djalke te jem dhe nje here
Apo lule e lugines diku,,

Nen nje fyell bariu plot dhimbje
Dua syte t'i mbyll ne harrim
Zile yjesh , me boren e mbremjes
te me bien ne vesh pa pushim

Oh! sa bukur e dredh ajo kengen
Ne tufan deshperimi kur derdh
Do te desha diku me nje kembe
ndane rruges te rrija, si bredh

Hingellima ne terr kur te ndjeja
te pushtoja kacuben perbri..
Zgjati putrat, o henez, drejt meje
Merrmi brengat ne qiell tek ti
 

godfather

Primus registratum
Re: Sergei Esenin

Nostalgi

Te kujtohen ato nete mike e dashur ?
Shetitjet tona buze Neves se ngrire
Nen dritat e zbehta te fenerve te vjeter
Dy zemra ,dy duar pa then naten e mir

Nuk ta harroj Natasha ,akullin ne qerpik
Ne syt e tu te kalter qe rrinin si kurora
Pushkinin recitoje gjat bulevardit antik
Dhe putheshim me zjarr gjer te Aurora

U ndam mike dashur u ndame pa deshir
Si akulli mbi Nev qe cahet nga pranvera
Malli me kput tek degjoj Natalin
Lermontovin tend sonte ma sjell Era.


perkthyer nga Jusuf Vrioni
 

godfather

Primus registratum
Re: Sergei Esenin

TI ME FOLE PER SAADINE


Ti me fole per SAADINE
the se puthte vec ne gji
po ti prit pash perendine
ta mesoj meqe se di

Ti me the se te Kurani
thuhet:I ligu-i lig
mirepo un jam nga Rjazani
ja qe s'di shume fjale brisk

Ti kendoje-pas Eufrati
lulja zbeh cdo virgjereshe
te isha pasanik nga fati
une do beja tjeter vjershe

Trandafila kam pare plote
po vec nje une njoh mbi dhe
s'krahasohet gje ne bote
me te shtrenjten Shagane

Boll me lodh me amanete
ku di une nga amanet
gjersa kam damar poeti
do te puth si nje poet.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

esenin.gif


Mbremja vetullat ngrysi.Se ç'kuaj
hingellijne n' oborr, nuk e di
Dje na humbi rinia , me thuaj
Dje u puthem se fundi te dy?

Trojke e vone, ç'gerhet? Me ngadale!
jeta jone as la gjurme gjekund
Ndoshta neser , ne shtrat te spitalit
Do te prehem ne paqen e pa funde

Apo ndoshta papritur do ndihem
I sheruar e plot gjalleri
Dhe do rri te mbaj vesh , gjer te shkrihem
Shushurimn' e qershive ne shi

Do harroj ç'plage zemre me brejten
Keta vite te turbullt stuhishe
O fytyrez, e dashur, e shtrenjte
Nder kujtime, veç ti do me ndrish

Mund qe neser te dua nje tjeter
Po. ta dish dhe asaj , ore e çast
Veç per ty per mikeshen e vjeter
I permallur gjithnje do t'i flas

Do ti flas per te bukuren kohe
Kur ne shkriheshim n'enderra blu..
Koka ime e krisur moj koke..
Ku t'u shkrep te me shpijesh keshtu?
 

godfather

Primus registratum
Re: Sergei Esenin

PUTHME , MOJ E DASHUR

Puthme moj e dashur puthme
Gjer ne dhimbje gjer ne gjak
S’e duron dot ftohtesiren
Zemra ndezur zjarr e flake

S’eshte kupa e permbysur
Mes gazmoreve per ne
Ti nje gje kupto moj mike
Vec nje here rron mbi dhe

Shih ne mes te erresirs
Henen qe shkelqim vershon
Sikur t’ish nje korb I verdhe
Permbi toke fluturon

Puthme de se kalbesia
Kengen time ma kendoi
Ka te ngjare qielli lart
Fundin tim parashikoi

Eh moj force qe venitesh
Do te vdes kjo s’ka dyshim
Vetem dua t’I puth mikes
Buzet gjer ne fundin tim

Qe pa turp edhe pa drojtje
Embelsisht kur t’enderroj
Tok me shushurima vishnjesh
“Jam e jotja” – te jehoje

Qe si shkuma permbi kupe
Drita mos na shuhet ne
Ndaj kendo moj mikja ime
Vec nje here rron mbi dhe
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

esenin.gif


Shkretetire e bore.Hena farfurin
Vendi anembane,dergjur ne qefin
Dhe meshteknat qajne , pyjeve pa jete
Kush keshtu ka vdekur?
Mos valle une vete?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Esenin.jpg


Nje defrim veç tani me ka mbetur
Gishtat gojes e forte fishkelli
Kudo thone mbi mua s'ka tjeter
Skandaloz e rrugaç ne Rusi

Humbje madhe ky nam
Por s'merzitem
Jeta humbje ka plot kesisoj
turp qe zotin besova kaq vite
Po mjerim, qe tani s'e besoj

Kohe o kohez e larget e arte!
Llava e jetes , gjithshka e bene shkrumb
Une veç per t'u djegur me qarte
Pas skandaleve renda gjithkund!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Cke qe me ngerdheshesh ?
Doren pse ma tund?
Ty as neper mendje
Nuk te shkoj gjekund
Kam nje mike tjeter
Kaq , besoj e di
As t'i hodha syte
As erdha te ti
Dola ketej pari
Jo se s'rrija dot
Desha veç dritaren
Te shikoja kot..
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Sergei Esenin

Shenim:Te gjitha vjershat e postimeve te mia jane marre nga libri " Vjersha dhe poema " , i poetit Rus Sergej Esenin
Ky liber , i perkthyer nga Jorgo Bllaci, ka fituar çmimin si perkthimi me i mire i vitit 1994


/pf/images/graemlins/smile.gif
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Sergei Esenin

une kam pasur fatin ta njoh nepermjet kengeve te Branduardit.


Confessioni di un malandrino

(Esenin-Branduardi)


Mi piace spettinato camminare
il capo sulle spalle come un lume
cosi' mi diverto a rischiarare
il vostro autunno senza piume.

Mi piace che mi grandini sul viso
la fitta sassaiola dell'ingiuria,
mi agguanto solo per sentirmi vivo
al guscio della mia capigliatura.

Ed in mente mi torna quello stagno
che le canne e il muschio hanno sommerso
ed i miei che non sanno di avere
un figlio che compone versi;

Ma mi vogliono bene come ai campi
alla pelle ed alla pioggia di stagione,
raro sarà che chi mi offende
scampi alle punte del forcone.

Poveri genitori contadini,
certo siete invecchiati e ancor temete
il Signore del cielo e gli acquitrini,
genitori che mai non capirete
che oggi il vostro figliolo è diventato
il primo tra i poeti del Paese
e ora in scarpe verniciate
e col cilindro in testa egli cammina.

Ma sopravvive in lui la frenesia
di un vecchio mariuolo di campagna
e ad ogni insegna di macelleria
la vacca si inchina sua compagna.

E quando incontra un vetturino
gli torna in mente il suo concio natale
e vorrebbe la coda del ronzino
regger come strascico nuziale.

Voglio bene alla patria
benchè afflitta di tronchi rugginosi
m'è caro il grugno sporco dei suini
e i rospi all'ombra sospirosi.

Son malato di infanzia e di ricordi
e di freschi crepuscoli d'Aprile,
sembra quasi che l'acero si curvi
per riscaldarsi e poi dormire.

Dal nido di quell'albero, le uova
per rubare, salivo fino in cima
ma sarà la sua chioma sempre nuova
e dura la sua scorza come prima;
e tu mio caro amico vecchio cane,
fioco e cieco ti ha reso la vecchiaia
e giri a coda bassa nel cortile
ignaro delle porte dei granai.

Mi sono cari i miei furti di monello
quando rubavo in casa un po' di pane
e si mangiava come due fratelli
una briciola l'uomo ed una il cane.

Io non sono cambiato,
il cuore ed i pensieri son gli stessi,
sul tappeto magnifico dei versi
voglio dirvi qualcosa chge vi tocchi.

Buona notte alla falce della luna
sì cheta mentre l'aria si fa bruna,
dalla finestra mia voglio gridare
contro il disco della luna.

La notte e` così tersa,
qui forse anche morire non fa male,
che importa se il mio spirito è perverso
e dal mio dorso penzola un fanale.

O Pegaso decrepito e bonario,
il tuo galoppo è ora senza scopo,
giunsi come un maestro solitario
e non canto e celebro che i topi.

Dalla mia testa come uva matura
gocciola il folle vino delle chiome,
voglio essere una gialla velatura
gonfia verso un paese senza nome.
 

godfather

Primus registratum
Re: Sergei Esenin

Buona notte!

A voi tutti buona notte!

Quest’oggi ho tanta voglia di pisciare

dalla finestra mia contro la luna.



Luce azzurra, sì, luce azzurra!

In quest’azzurro perfino morire

non duole.
 
Top