Saddam - denim me vdekje.

blabla

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

mirse ju gjeta rob.

Mu m'duket sikur ka 2 ceshtje qe permblidhen ne kte teme: e para esht ceshtja e saddamit, qe a duhet apo jo denuar me vdekje per krimet qe ka bere (ktu merret parasysh qe debati per pro/kondra denimit me vdekja ma marre pjese diku tjeter); dhe e dyta, nqs "gjygji" i saddamit kishte autoritetin ti jepte gjygj se pari, dhe se dyti, ta denonte me vdekje.

Mua faktikisht me vjen keq per gjith ato viktima qe shpresonin te realizonin dicka si drejtesi me kte gjygj, kur ne fakt esht bere nje shaka internacionale pa shije. Sad!
 

MLK

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

Amerikes ju kerkua qe te zhvillhej gjyqi ne Qatar (meqe kishte dhe bazat e saja ushtarake) pra larg presionit te llhatarshem te Irakut, ne menyre qe trupi gjykues dhe avokatet te kryein punen e tyre ne kushte normale, dhe administrata e Bush-it e rrefuzoi kete!
Se dyti trupi gjykues u vendos nga Amerikane e jo nga OKB-ja, pra nga nje vend qe ishte ne lufte me Saddam-in e ketu kemi te bejme me konflikt te hapur interesash!!
Pa diskutuar faktin ishte apo jo kriminel Saddami, per mua ky gjyq ishte nje turp i vertete.
 

RediRock

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pas bere ekspertin politik, demokratet e bazuan fushaten te disfata e politikes amerikane ne Irak, apo jo?!
Atehe, kur shumica e popullit amerikan voton pro demokrateve, do te thote se ne te njeten kohe voton kundra politikes amerikane ne Irak.
Disfata nuk eshte e republikaneve, por e politikes se Bush-it ne Irak, pasi ne planin ekonomik, Amerika ka qene e sukseseshme vitet e fundit.
Me hapur se kaq nuk ka ku te shkoje pranimi i politikes katastrofike ne Irak!

[/ QUOTE ]

faktikisht te gjitha exit polls ne 20 shtete nga 29 qe republikanet humben treguan se arsyeja nr.1 pse amerikanet votuan per demokratet ishte korrupsioni i kongresit (burim: cnn, fox, msnbc). megjithate nuk pretendoj qe lufta ne irak nuk ishte nje faktor tjeter kryesor ne keto zgjedhje...
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
megjithate nuk pretendoj qe lufta ne irak nuk ishte nje faktor tjeter kryesor ne keto zgjedhje...

[/ QUOTE ]

kjo ishte kryesorja e humbjes pse ti çmendon...?

genjyen popullin Amerikan dhe nje kontinent per ate luft
 

MLK

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

Te njejtin fat me Saddamin duhet te kishte dhe Bush i cili ne emer te mashtrimit i shpalli lufte nje vendi te pavarur e sovran!
Sot jane vrare me dhjetra mijera veta ne kete lufte, e cila nuk kishte asnje arsye pse te fillonte, pasi argumentat e perdorura dolen qe ishin thjesht mashtrim!
Kjo eshte drejtesia dhe demokracia qe Amerika do te isntaloje ne Irak?!
 

blabla

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

Korrupsioni dhe lufta ne Iraq nuk jan mutually exclusive events, por rather intra-dependent alternatives. Kurse foley, delay, evangelical guy were the icing on the cake.
 

RediRock

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
megjithate nuk pretendoj qe lufta ne irak nuk ishte nje faktor tjeter kryesor ne keto zgjedhje...

[/ QUOTE ]

kjo ishte kryesorja e humbjes pse ti çmendon...?

genjyen popullin Amerikan dhe nje kontinent per ate luft

[/ QUOTE ]

c'rendesi ka cmendoj une, une po te them cmenduan votuesit...
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Saddam - denim me vdekje.

"You might be the King, but I didn't vote for you!" /pf/images/graemlins/laugh.gif

B-More, ti s'ke asnje mendim ne kete rast? Jo se do ndryshoje boten, por te jemi te sigurt qe s'eshte i njejti princip si ne ngjarjen e kafeve te Nexhmijes /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Saddam - Mos i urreni armiqtë tuaj

"Amaneti" i fundit i Sadamit: Mos i urreni armiqtë tuaj

Ish-diktatori, letër me shkrim irakianëve

Në atë që mund të jetë mesazhi i fundit nga Sadam Hysein, para ekzekutimit të tij, diktatori i rrëzuar u kërkon irakianëve të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit dhe e portretizon veten si një martir i mundshëm. "Armiqtë e vendit tonë, pushtuesit dhe persët, e kanë kuptuar se uniteti juaj është një barrierë mes jush dhe atyre që aktualisht po ju qeverisin. Ndaj ata kanë mbjellë valën e urrejtjes mes jush", tha ai në një letër të shkruar me dorë, të publikuar nga avokati i tij. "Juve, o njerëz besimtarë, po ju jap lamtumirën, pasi së shpejti, shpirti im do të shkojë pranë zotit mëshirëmadh", shkruante ai. "Rroftë Iraku, rrofshin irakianët. Rroftë Palestina, rroftë xhihadi e rrofshin muxhahedinët. Zoti, është më i madhi", përfundonte letra. Gjykata e lartë e Irakut, të martën refuzoi apelin e Sadamit kundër vendimit me vdekje në lidhje me vrasjen masive të myslimanëve shiitë, në vitin 1982. Pas apelit të pasuksesshëm, ligji irakian kërkon që ekzekutimi të bëhet brenda 30 ditësh. Mësohet se Sadami e ka shkruar letrën pas dënimit të dhënë në muajin nëntor, por ajo u publikua vetëm tani, pas apelit. Në letër, Sadami e përshkruan veten si një martir të mundshëm: "Po ofroj veten time në këtë sakrificë. Me vullnetin e Zotit, unë do të jem përkrah martirëve të tjerë. Ju e njihni vëllain tuaj dhe liderin tuaj, po aq mirë sa anëtarët e familjeve tuaja. Ai, nuk iu dorëzua kurrë tiranëve dhe mbeti i vendosur kundër tyre", shkruante Sadami. "Ndaj, ju o irakianë trima të rezistencës heroike, ju djem të një kombi krenar, drejtojeni armiqësinë tuaj kundër pushtuesve. Mos i lejoni ata t‘ju ndajnë. Rroftë lufta e shenjtë kundër pushtuesve". Gjithsesi, Hysein thekson në letër se irakianët nuk duhet të fajësojnë amerikanët e thjeshtë dhe banorët e aleatëve të SHBA-së: "Unë ju kërkoj të mos urreni njerëzit në vendet që morën pjesë në agresionin kundër nesh, por t‘i diferenconi ata nga vendimmarrësit". Ndërkohë, avokati i ish-liderit irakian i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të pengojë dorëzimin e tij tek autoritetet irakiane, për ekzekutim. Khalil al-Dulaimi, shefi i ekipit mbrojtës, tha se Sadami ishte një rob lufte dhe nuk duhej t‘u dorëzohej armiqve të tij. "U kërkoj organizmave ndërkombëtarë, Kombeve të Bashkuara, Ligës Arabe dhe liderëve botërorë, të ndërhyjnë urgjentisht pranë administratës amerikane që të ndalojnë dorëzimin e Sadamit pranë autoriteteve irakiane", tha Khalil al-Dulaimi. Ish-diktatori irakian, Sadam Hysein, mbahet aktualisht nën mbikëqyrjen e ushtrisë amerikane në një burg në afërsi të Bagdadit. Ndërkohë, edhe Vatikani ka dënuar vendimin e dhënë kundër ish-liderit irakian duke thënë se është e gabuar t‘i përgjigjesh një krimi, me një krim tjetër.

................................

Qindra veta, vullnetarë për "xhelatin" e Sadamit

Qindra irakianë janë ofruar vullnetarë për të shërbyer si "xhelatë" në ekzekutimin e Sadam Hyseinit. Lajmi është bërë publik nga zyrtarë të lartë të qeverisë së Bagdadit. Disa kërkesa madje janë dërguar me e-mail edhe në zyrën e Nouri al-Malikit, Kryeministrit irakian, nga anë të tjera të botës. Al-Malikit, ndërkohë i është dorëzuar gjithashtu një peticion nga zyrtarë të qeverisë që duan të kenë një rol në varjen e Sadamit. Shumë punonjës të thjeshtë në Ministrinë irakiane të Drejtësisë, janë në fakt të terrorizuar nga ekzekutimi i pritshëm, pasi druajnë për ndonjë reprezalje të mundshme që mund të pasojë ekzekutimin e ish-diktatorit irakian. Ndërkohë, ata që janë ofruar si vullnetarë për të varur Sadamin, kanë në pjesën më të madhe një të afërm të vrarë në dhunën e erës së postdiktaturës apo të vrarë gjatë regjimit të rrëzuar. Koha e ekzekutimit të Sadamit mbetet gjithsesi e pacaktuar, pavarësisht se përgatitjet pritet të ndërpriten për shkak të festave fetare që fillojnë këtë fundjavë. Makineria për ekzekutimin është në "gjendje pune", pasi rreth 90 të burgosur, sunitë dhe shiitë, janë ekzekutuar në Irak që nga viti 2004. Sadami pritet të shkojë drejt varjes me uniformën ngjyrë portokalli të burgut, ndërsa në kokë do t‘i vihet një thes i zi. Aktualisht, Sadami mbahet në një burg të sigurisë së lartë në kufirin e territorit të Aeroportit të Bagdadit. Varja, pritet të kryhet sipas rregullave të ekzekutimeve shtetërore. Edhe pse djemtë e Sadamit, Uday dhe Qusay, janë varrosur në varrezën familjare në afërsi të Tikritit, nuk është ende e qartë se ku do të prehet trupi i tij. Ka shumë mundësi që Sadami të varroset në një vend sekret për të parandaluar rrezikun e shndërrimit të varrit të tij në një skenë nderimesh apo hakmarrjeje.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Saddam - Mos i urreni armiqtë tuaj

Sa mizore te mendosh se me vdekjen e nje njeriut duhet te perfundoj dhe faqja e "zez" e nje shteti .
E vret sepse personi ka vrar - "shteti" ben te njejten gje,dhe esht e DREJT? Na mbyten me kte hipokrizi primitive.


Ah,bonjour tristèsse!!!
 

preator

Primus registratum
Re: Saddam - Mos i urreni armiqtë tuaj

Jankite nuk eshte se papritur u kthyen ne njerez paqesore (kur votuan per faqen tjeter te medaljes - Demokratet)....
Ceshtja eshte qe keta ndyresira e kane shume per keq humbjen......
Nese kasaphana ne Irak do ishte kryer ne 10 apo 20 viktima janki, atehere ata do votonin perseri si delet ne shumice derrmuese per Bushin!
 

Anteria

Primus registratum
Re: Saddam - Mos i urreni armiqtë tuaj

Ah,bonjour tristèsse!!!

[/ QUOTE ]

Me te vertet keshtu eshte per te thene dhe trishtim nuk me vjen aq shume nga vdekja e tij sa nga vendimi i njerzve te ndergjegjshem, qe mendojne se keshtu i dhane fund nje kapitulli te errte te historise se nje diktatori, duke i felliqur duar njelloj si ky diktator!
Saddam - ka qene vrases e vrases i armiqve te tij, por edhe i femijeve ,i te rinjeve e te vjeterve te pafajshem!Se kuptoj ku e gjeti forcen te thote ai meshireplote "Mos i urreni armiqtë tuaj" .Me ate mesazhin e fundit drejtur popullit irakian do te thosha qe trazirat nuk do te kene fund ketu !

/pf/images/graemlins/frown.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Saddam - Mos i urreni armiqtë tuaj

Vendimi per egzekutimin e Sadamit me varje eshte nje shuplake e forte per demokracine qe pretendohet te vendoset nepermjet forces ne Irak!
Po aq e forte eshte kjo shuplake, per imazhin e atyre qe organizuan kete proçes gjyqesor, ku ne emer te hakmarrjes, pranuan ta "gjykojne" vetem per nje krim, duke lene pa trajtuar fare me dhjetra krime qe jane kryer ne Irak e viktimat presin te njohin fajtorin e te verteten!
Pra Sadami ka te drejte te leshoje shprehje te tilla nga brima e burgut ku ndodhet, pasi proçesi i tij u kthye ne nje cirk te vertete.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Saddam - Mos i urreni armiqtë tuaj

mendoj diktatori saddam husein duhet te kalonte ditet e tij ne nje birruce, i izoluar nga njerezit qe aq keq u beri gjate sundimit te tij e jo te ekzekutohej duke i dhene fund me kaq lehtesi dhmbjeve te tij. mendoj se shteti iraken me kete akt te barazvlefshem kriminal detyrimisht do te thelloje percarjen, nderkohe qe figura e saddamit nga ky moment fatkeqsisht do martirizohet. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Saddam - Mos i urreni armiqtë tuaj

Denimi me vdekje i nje diktatori nga ma te medhenjte mbas luftes se dyte boterore,eshte pikerisht nje nga faqet me te lavdishme te demokracise perendimore!
Perderisa ne Amerike merr karrigen elektrike vetem per vrasjen e nje njeriu,ky qe ka vrare mijera,duhej te merrte dy mije karrige elektrike,hipokritet ne kete rast jeni ju qe propagandoni faljen e diktatoreve!

Ku ka dhurate ma te mire per festen e Bajramit sesa dhanja Kurban e Sadamit?Kjo feste kerkon nji Kurban,populli ivujtun irakian kishte nevoje per nje Kurban!

Shpresoj qe ky pleh/llum te marre me vedi te gjith vuajtjet e ketij populli!

Me vjen keq per shqipet e mija,te cilet ne disa momente te caktuara(duke fillu qe ne '91)ecnin ne rruge me bluza te stampuara me koken e Sadamit,ketyne do u thoja:zgjidhni nje figure tjeter djallore!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Saddam - Mos i urreni armiqtë tuaj

orosh? cfare zgjidh vdekja e saddamit pervec fundit te vujtjeve te tij?

(po mi dhe pergjigje kesaj ke nje birre /pf/images/graemlins/laugh.gif)
 

Agon

Primus registratum
Re: Saddam - Mos i urreni armiqtë tuaj

Saddami, past Rrahmet, por se besoj.
Ishte nje diktator, njeri i keq dhe beri lufte kunder popullit me te njejtat interese, kunder muslimaneve. Nuk ben te thohet qe eshte mire qe ka vdekur, nuk pajtohem me kete qe te denohet ndokush me vdekje.
Nuk kam asnje ndienje per Saddamin qe ka vdekur, por Amerika, nje shtet idiotash dhe shtet rrenash. Amerika e krijoi Saddamin, e per tu varur ketu ishte Bushi, por e ka nje shtet te forte ne dore dhe disa cifute pastaj ben ate cka i bjen ne mend. Por cdo gjeje do te i vije fundi, poashtu edhe Bushit.
 
M

Mortal

Guest
Re: Saddam - Mos i urreni armiqtë tuaj

?
Goniii me Ameriken c'fare kishe? Mund te jesh me specifik te bertasesh kunder presidentit dhe kabineteti te tija, por jo kunder nje cope toke. Nese e meritonte apo jo vdekjen, ajo gje u vendos nga te tjere. Nese ishte i drejte vendimi apo jo, perseri eshte ceshtje opnioni.
Qeveria Amerikane nuk eshte e perbere hic nga "idiota", perkundrazi. Nqs ti me thua mua nje politikan qe nuk genjen, atehere i terheq une fjalet mbrapsht. Bushi nuk ka asnje gje ne dore. Ne aparence, posi jo, te gjithe boten. Prapa te gjithe kesaj fshihen koka te tjera me te medha se e Bushit, por njerezit shikojne ate qe duan te shikojne. Fajesojne aparencen dhe jo thelbin.

Nejse.
 
Top