Saddam - denim me vdekje.

cacol

Forumium maestatis
Re: Saddam - denim me vdekje.

Une nuk e di nqs ai mund te apeloje... por kjo ka shume pak rendesi.

Zonjusha me siper me te drejte e ka vene ne thonjeza fjalen Demokracia sepse pas ketij lajmi, dalin akoma me ne pah kontradiksionet, hipokrizite dhe propagandat histerike te SHBA. Kjo na qenkerka demokracia qe meritonte populli iraken ? Po kaq demokraci e kishin edhe ne kohe te Saddamit... turp, turp, turp... nga ana tjeter, c'mund te presesh nga nje shtet qe beri prova shkencore me kavjet humane ne Hiroshima dhe Nagasaki... ? /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

dhe e bukra esht qe e mori denimin per 147 te pushkatuar ne vitet 80' ku akuzoheshin qe kishin sulmuar korteun presidenial... gjygj me i fallcifikuar se ka par historia.

ku sot ne nje raport te OKB-s numri i viktimave ne Irak nga 2003 kapi shumen e 680.000
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

armiqt e vertet te SHBA-se akoma skan dal ne sken... ky shtet me kte Administrat (Bush & Izrael) ka tejkaluar gjithçka

do ja degjojm krismen kam bindjen...
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Saddam - denim me vdekje.

Mandi, postimin uroj qe ta kesh bere ne nje gjendje te thelle dehjeje...

1) Saddam Husseinin e krijuan SHBA
2) Armet kimike me te cilat vrau keto 147 persona, ia dha SHBA
3) Saddam Hussein ka qene qytetar nderi i Detroit
4) Lufta ne Irak filloi me nje pretendim TE RREME, duke shperfillur OKB dhe rezolutat e saja.
5) Shife sa viktima kane shkaktuar amerikanet qe nga 2003...
6) Ke shkruajtur nje idiotllek te stermadh, sepse sipas logjikes tende, i bie qe Saddamin po e vret SHBA, nderkohe qe SHBA thote qe ate po e denon nje gjykate e IRAKUT... per gjerat qe ka bere kunder irakianeve dhe jo kunder amerikaneve.
7)Lejimi i denimit me vdekje na qenka demokracia qe ameriqenet cuan ne Irak ??? ...


Si marr vesh disa rob qe i shkruajne keto monstruozitete falas fare, pa e vrare trurin per as 1/100 e sekondes...
 

mostro

Putraku
Re: Saddam - denim me vdekje.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Une nuk e di nqs ai mund te apeloje... por kjo ka shume pak rendesi.

Zonjusha me siper me te drejte e ka vene ne thonjeza fjalen Demokracia sepse pas ketij lajmi, dalin akoma me ne pah kontradiksionet, hipokrizite dhe propagandat histerike te SHBA. Kjo na qenkerka demokracia qe meritonte populli iraken ? Po kaq demokraci e kishin edhe ne kohe te Saddamit... turp, turp, turp... nga ana tjeter, c'mund te presesh nga nje shtet qe beri prova shkencore me kavjet humane ne Hiroshima dhe Nagasaki... ? /pf/images/graemlins/shrug.gif

[/ QUOTE ]
Bukur e the..kjo lloj dekracie ka egzistuar qe ne kohen e Sadamit..dmth demokracia ka shume lloj formash.Ne shqiperi demokracia(pas 90's) u keqkuptua,si forme e te berit cfare te duash dhe kur te duash.Ligjet dhe normat shteterore ose sociale u injoruan dhe vazhdojne te injorohen( 97 dhe me pas).Nqs ti cuditesh me demokracine ameriko-irakene!!!!
Pas luftes se dyte boterore qindra zyrtare lufte gjerman u denuan me vdekje per krimet ndaj njerezimit.
Hiroshima dhe nagasaki ishin nje zgjidhje lufte.Nqs gjermania do kishte arritur ta prodhonte me perpara bomben atomike do kishte bere te njejten gje,po ashtu dhe rusia dhe japonia.Amerikanet nuk po i jepnin dot fund luftes ne paqesor prandaj pane si zgjidhje bomben atomike.Ishte epoke lufte dhe jo ndergjegjeje
Sa per ameriken irakun dhe mardheniet e tyre jo fort te pastra mu nukk me hyn ne xhep dhe as me behet vone fare,jam edhe kundra lufterave.Por fundja fakti qe nje pjese e irakenve nuk e do Sadamin dhe e denon me vdekje do te thote qe Sadami e ka merituar nje denim te tille.Demokracia arrihet duke ndeshkuar dhe jo duke falur.Kisha dhe kristianizmi te fal por jo Islamizmi dhe demokracia e tij.Nqs do kishte qene per amerikanet ata do e kishin vra me kohe Sadamin dhe nuk e lodhnin neper gjyqe.Sadami po merr te njejtin ndeshkim qe u ka imponuar me vite popullit iraken.Turp apo jo eshte mendim i ceket dhe siperfaqsor...
 

Vrapuesi

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

Huuurrrraaaaaaaaaa,
tani duhet gjykuar dhe zhdukur Gadafin,Osama Bin Dreqin, Fatahasit dhe Hamasat,.....
 

antip

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

Gabimi i denimit me vdekje te Sadamit per mua nuk ka te beje fort me faktin e shkeljes te te drejtave te njeriut (jo se eshte i drejte!) sesa me shqeteson heroizimi qe do i behet tani ketij ish-diktatori.
Vrasja thjesht do mbushi zemrat e shume irakeneve me mllef ndaj SHBA dhe do ja shtoje dashurine ndaj Sadamit, i cili tashme do konsiderohet martir . Pra vetvetiu drejtesia irakene e ka shpallur hero kete diktator. Vdekja e tij do rrise trazirat ne Lindjen e Mesme. Me mire ta kishin denuar me nja 800 vjet burg dhe ta kishin lene te kalbet pa lavdi, sesa keshtu! Trekembeshi gjithmone kthehet ne piedestal...

Denimi me vdekje kurre nuk ka zgjidhur asgje!
 

Vrapuesi

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

Une nuk pajtohem me Aurochs, denimi me vdekje eshte i domosdoshem dhe simbolik per diktatoret tjere, dhe nje person si Sadami nuk e meriton qe shoqeria te punoj dhe ti paguaj hargjimet e tij ne burg, tragjedia eshte qe JU Shqiptaret nuk e denuat diktatorin xhaxhin tuaj me vdekje.
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

lejini mer filozofite o mostwanted notorius ene te tjere...
atij mir ja kan bo ene te tjereve si ai mir ja kane bo...
 

Nobis

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

idiotlleqe.
SHBA qe shkon pushton irakun per te gjetur armet berthamore, nis nje procet gjyqesor per armet e shkaterrimit ne mase dhe perundon me nje akuze per masakren ndaj 150 shiiteve.prova e vetme: nje varr masiv i gjetur diku ne periferi te nje qytet. Skandal!
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Saddam - denim me vdekje.

O Science o robo, per te rrezuar dhe kapur Saddamin, jane vrare 680000 persona ne Irak mer tyte, ke logjike apo s'ke logjike ? Ate e denojne per 147 civile kurde, po per keta mijera irakiane kush do denohet ?

Ti mor bir paske probleme... mos e ngaterro HISTORINE me filozofine se do kesh goxha probleme nqs ben serish sic bere tek kjo teme.
 

RediRock

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

most wanted, sinqerisht beson ti qe 680000 veta ne irak u vrane per te kapur sadamin? sinqerisht e beson ti qe amerika u fut ne irak per arme berthamore? apo thjesht po kundershton ato arsye qe amerika ka perdorur ne siperfaqe per hyrjen ne irak.

iraku i duhej amerikes per shume arsye lale. vemendja duhej hequr nga bin ladeni dhe deshtimi i kapjes se tij, duheshin dhimbje koke dhe trazira ne lindjen e mesme dhe tek pragu i iranit dhe sirise, plus dhe shume arsye te tjera qe jane pothuajse vulgare ne rendesi krahasuar me te mesipermet. sadami nuk ishte gje tjeter por thjesht "the sacrificial lamb". kushdo qe te kishte qene ne krye, pas qafes e kishte. pse cuditesh qe amerika e beri sadamin dhe amerika e "hoqi" sadamin. kjo eshte politika. Amerika e beri sadamin, sadami luante vallen pas muzikes se amerikes, si ra njeri ne qafe. sadami filloi te luante muziken e vet, litari e pret. nuk po them qe kjo eshte e drejte apo e padrejte por kjo eshte politika. nuk ka drejtesira apo padrejtesira.

Dhe sa per ato 680 mije vetet, eshte e cuditshme sa te gatshem jemi te gjithe ti manipulojme statistikat. amerika paska vrare 680 mije kurse sadami vetem vrau 150. amerika ka humbur 2300 ushtare apo dicka e tille ne irak. dhe nuk i vrane amerikanet ato 680 mije veta. ato jane viktima (shumica te pafajshme) te nje lufte civile qe ndodhi kur amerika hoqi regjimin ne fuqi. PA LUFTE DHE GJAK, NUK KA NDRYSHIM RADIKAL, historia e ka treguar kete. a kishte vend apo te drejte amerika ta shtynte kete ndryshim ne irak, ajo eshte pyetje tjeter...per mendimin tim, cdo vend duhet te kete sovranitetin e vet dhe te qeverisi brenda kufijve te vet. ne te njejten kohe mentaliteti im nuk eshte mentalitet superfuqie por mentalitet qe konsideron cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e gabuar. fatkeqesisht, shtetet nuk behen superfuqira ne kete bote duke bere ate cka eshte e drejte por duke bere ate qe i intereson. dhe amerika eshte superfuqia e botes tani per tani, me apo pa pelqimin tone.
 

Al-Punk

Still here
Re: Saddam - denim me vdekje.

MostWanted shkrimi im ishte ironik dhe ndoshta ke te drejte se kur duhet te tregojme qe perdorim ironicitetin, do te thote qe kemi deshtuar.
B-More Phinest, e pse duhej ai ndryshim Radikal? A kishte te drejte amerika te vendoste qe duhej nje ndryshim i tille radikal ne nje shtet ne anen tjeter te botes?
Edhe Hitleri ndoshta mendonte qe bota kishte nevoje per nje ndryshim radikal.

Nejse, ideja e ndryshimit radikal dhe gjakut te derdhur jane budalliqe me brire.
Nocioni demokraci ndryshon shume nga kultura ne kulture. Dikur Demokracia ishte nje shesh njerezish qe mblidheshin ne qender te nje qyteti, dhe diskutonin duke rrespektuar rradhen e spektrit. Me pas Demokracia u be vegel e Mediave dhe Propogandes.
Bush dhe Bler djeresijne para Pushtetit te Mediave, po ne fund te fundit budallikun e tyre ndjekin. Edhe Sadami budallikun e tij ndiqte, i vetmi ndryshim ishte qe nuk djersinte para Mediave dhe nuk genjente aq shume.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Saddam - denim me vdekje.

Mandi, atehere te me falesh per hapjen e postimit tim, dhe per piken 6 /pf/images/graemlins/smile.gif

Ti BMF ke pesuar shpelarje truri... e thene troç eshte e kote qe une te te tregoj sesi eshte realiteti sepse nuk do arrije ta kuptoje...
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

po ne ate raport te OKB-s flitet dhe per postblloqet e ushtris Amerikane ne Irak

ku ne çdo postbllok... vritet nje civil n'24 ore

e sma do menia qe ne Irak te jen 7 postblloqe

nejse,

e qe thoni ju... qe s'that gjo hiç, ky parlamenti ''demokrat'' i Irakut para 10 ditesh votoj ndarjen e Irakut ne 3 federata Kurde, Shite e Sunite

qe d.m.th ne nje periudh jo te larget Iraku do te zhduket nga harta gjeografike Boterore.

Izraeli e kerkoj destabilizimin total te Irakut dhe ja ariti qellimin... leini ato budalliqe jo nafta e jo terrorizem e prralla tjera

B-More's Finest... ore me hiq nje kuriozitet, meqe je ne Amerik si shkoj muhabeti i Antraçe-s ai helmi qe shperndahej me letra te postes...? e per koinçidens 4 ore mbas 11 shtatorit...
kjo po qe ishte terheqje vemendje e jo te sulmojm Sadamin se spo kapej Bin Laden
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


e qe thoni ju... qe s'that gjo hiç, ky parlamenti ''demokrat'' i Irakut para 10 ditesh votoj ndarjen e Irakut ne 3 federata Kurde, Shite e Sunite

[/ QUOTE ]Njesoj sikurse ndarja e arthme e kosoves!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

kjo esht içik me e komplikuar se Kosova...

kjo do te thot qe do ket luft te perjet'shme... pastaj shtetet si Siria, Turqia, e Irani sdo ta lejojn kurr nje shtet Kurd... besoj e din psen
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Saddam - denim me vdekje.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
most wanted, sinqerisht beson ti qe 680000 veta ne irak u vrane per te kapur sadamin? sinqerisht e beson ti qe amerika u fut ne irak per arme berthamore? apo thjesht po kundershton ato arsye qe amerika ka perdorur ne siperfaqe per hyrjen ne irak.

iraku i duhej amerikes per shume arsye lale. vemendja duhej hequr nga bin ladeni dhe deshtimi i kapjes se tij, duheshin dhimbje koke dhe trazira ne lindjen e mesme dhe tek pragu i iranit dhe sirise, plus dhe shume arsye te tjera qe jane pothuajse vulgare ne rendesi krahasuar me te mesipermet. sadami nuk ishte gje tjeter por thjesht "the sacrificial lamb". kushdo qe te kishte qene ne krye, pas qafes e kishte. pse cuditesh qe amerika e beri sadamin dhe amerika e "hoqi" sadamin. kjo eshte politika. Amerika e beri sadamin, sadami luante vallen pas muzikes se amerikes, si ra njeri ne qafe. sadami filloi te luante muziken e vet, litari e pret. nuk po them qe kjo eshte e drejte apo e padrejte por kjo eshte politika. nuk ka drejtesira apo padrejtesira.

Dhe sa per ato 680 mije vetet, eshte e cuditshme sa te gatshem jemi te gjithe ti manipulojme statistikat. amerika paska vrare 680 mije kurse sadami vetem vrau 150. amerika ka humbur 2300 ushtare apo dicka e tille ne irak. dhe nuk i vrane amerikanet ato 680 mije veta. ato jane viktima (shumica te pafajshme) te nje lufte civile qe ndodhi kur amerika hoqi regjimin ne fuqi. PA LUFTE DHE GJAK, NUK KA NDRYSHIM RADIKAL, historia e ka treguar kete. a kishte vend apo te drejte amerika ta shtynte kete ndryshim ne irak, ajo eshte pyetje tjeter...per mendimin tim, cdo vend duhet te kete sovranitetin e vet dhe te qeverisi brenda kufijve te vet. ne te njejten kohe mentaliteti im nuk eshte mentalitet superfuqie por mentalitet qe konsideron cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e gabuar. fatkeqesisht, shtetet nuk behen superfuqira ne kete bote duke bere ate cka eshte e drejte por duke bere ate qe i intereson. dhe amerika eshte superfuqia e botes tani per tani, me apo pa pelqimin tone.

[/ QUOTE ]Te gjitha i ke thene bukur per mendimin tim!
Fuqia e ben drejtesine dhe jo anasjelltas!
 
Top