Sa ka bërë Shqipëria për Kosovën?

Sa ka bërë Shqipëria për Kosovën?

Duket se është e thjeshtë por në fakt nuk është. Do të doja të dija mendimet tuaja me aq informacion sa keni. Le ta trajtojmë çështjen duke iu referuar 120 viteve të fundit.
 

bobo

marksist-enverist
Re: Sa ka bërë Shqipëria për Kosovën?

cemi, ty tkam fut ke lista e zez;si hajdut kuptohet! /pf/images/graemlins/laugh.gif , nejese ti ate shpjehjen qi tkam msu:vari kollaren ke bishti, se smerret vesh eshte kollare apo bisht /pf/images/graemlins/laugh.gif .
rrofsh, cemi-o, ke msu ,ke msu: sa rro mso!, thot populli, jo un /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

lola

Primus registratum
Re: Sa ka bërë Shqipëria për Kosovën?

Bota ka degjuar vetem anen e Serbise ne punen e kosoves prandaj UCK eshte quajtur organizate terroriste dhe nuk i ndihmuan shqiptaret e Kosoves. Komunizmi shqiptar, IZOLIMI e demtoi Kosoven sepse askush nuk degjonte me historine e shqiptareve.


Edhe ne Lajmet ne New York po thonin se shqiptaret filluan te shkonin ne Kosove para 500 vjetesh. Shqiptare nga New YOrku telefonuan te indinjuar dhe pas nja dy javesh e nderruan versionin. Ju desh nje historiani amerikan me origjine malazeze te shkonte ne Lajme si specialist te spjegonte qe shqiptaret kane qene atje. Ku ishin Historianet e Shqiperise? Nuk kishte asnje se Shqiperia u zhduk nga harta boterore dhe kur ata pak qe studionin merreshin me HOxhen dhe formen e tij psikopate te komunizmit.
 

TeSHARRI

Primus registratum
Re: Sa ka bërë Shqipëria për Kosovën?

SHQIPERIA KA QENE INSPIRIM KULTUROR DHE SHPIRTEROR PER SHQIPTARET JASHT KUFIRIT TE SAJ,MOS E HARONI KETE.

SHQIPERIA KA REFLEKTUAR MBI SHQIPTARET JASHT KUFIJVE TE SAJ TE 12 tes.

Ne kendej kufinit e kemi ndjere vehten cdo here krenar se e kemi shtetin ame andej kufirit.

Cka ka bere Shqiperia per Kosoven dhe shqiptaret ne pergjithsi ja cka ka ba ajo ka shtype libra dhe ne i kemi lexue.

Mjafton te shkoni ne Prizren dhe ta shifni ABdyl Frasherin me Ymer Prizrenin se bashku.

Prej Prizreni tani beni nje udhetim te shkurte deri ne Vlore te shihni hijen e Ise Boletinit me 4oo Kosovare.

Jufalemnderit dhe pershendetje
 

jack

Primus registratum
Re: Sa ka bërë Shqipëria për Kosovën?

Sa ka bere Shqiperia per Kosoven?
Sado qe ka bere (pak a shume)duhet te beje me teper

PROPOZOHET KRIJIMI I UNIONIT SHQIPERI-KOSOVE


shqiperi-kosove.jpg
Deputeti i LPK-se ne Kuvendin e Kosoves, ushtron kete propozim pe futjen ne rendin e punes per diskutim dhe vendosje ne Kuvendin e Kosoves te Propozim-amendamentit per Formimin e Unionit Shqiperi-Kosove.

Ne pajtim me nenin 9, pika 1, aliente 23 dhe 40 te Kornizes Kushtetuese per veteqeverisje te Perkohshme ne Kosove, dhe ne pajtim me kompetnecat e Kuvendit te Kosoves, Kreu 9, neni 9, pika 1, alinea 1, si institucion me i larte perfaqesues dhe ligjvenes ne Kosove, ushtron kete:

Amendament

1.Kuvendi i Kosoves, si institucion me i larte perfaqesues e ligjvenes ne Kosove, dhe si bartes i sovranitetit e integritetit te Kosoves, merr vendim per formimin e Unionit Shqiperi-Kosove ne rruge demokratike.

2.Kuvendi i Kosoves kerkon nga Kuvendi i Shqiperise, qe ne seancen e rradhes te ketij Kuvendi, te Deklarohet per Bashkim me Kosoven ne nje Union te Perbashket.

3.Per hartimin e Kartes Kushtetuese te Unionit Kosove-Shqiperi, formohet komision i perbashket me eksperte te se drejtes nga Shqiperia dhe Kosova.

4.Te dy shtetet e Unionit te sapoformuar pajtohen qe prania e NATO-s ne Unionin Shqiperi-Kosove, te jete ne afat te pacaktuar, si akt i vullnetit te mire, dhe ne mision te ruajtjes se paqes dhe sigurise ne Evropen Juglindore.

Arsyetim:

Populli i Kosoves dhe i Shqiperise kane luftuar nder shekuj per liri, integritet dhe sovranitet.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), si institucion i karakterit shteteror e kombetar, ne programin e vet derguar edhe Kongresit te Berlinit, ka parapare te "veproj aktivisht, me te gjitha mjetet per te mbrojtur integritetin e vendit". Kosova eshte ndare me dhune nga trungu i vet Shqiperia me 1913. Perdorimi i dhunes kunder popullit shqiptar ka bere qe te mos vendoset asnjehere paqja e qetesia ne kete pjese te rajonit.

Qeveria e Ismail Qemalit me Memorandumin e 2 janarit 1913, te derguar Konferences se Ambasadoreve ne Londer, ka kerkuar decidivisht: "Qe tokat shqiptare te cilat me pa te drejte i jane dhene Serbise, Malit te Zi dhe Greqise, duhet t'i kthehen nen sovranitet te perhershem Shqiperise". Nje memorandum identik, udheheqesi i Delegacionit shqiptar, dhe kryetar i shtetit shqiptar Turhan Pasha, ua dorezoi me 15 shkurt 1920, udheheqesve te Konferences se Paqes ne Versaje, me Klemansonin ne krye. Mirepo, edhe perkunder 14 pikave te Vilsonit per shtetet etnike, ata ne tryezen e diplomacise nuk e perfillen kete kerkese te drejte me justifikimin se "keto toka i jepen Serbise si kompensim lufte dhe si aleate e francezeve".

E drejta ne bashkengjitje te trojeve etnike shtetit ame, ka qene gjithnje proces i vazhdueshem, i pandalshem dhe se kjo e drejte duhet t'u takoje edhe shqiptareve si te gjithe popujve tjere.

Ndarja e Shqiperise dhe shqiptareve, mbi te gjitha ishte ne kundershtim me vullnetin e gjysmes se popullit qe ngeli i okupuar nga Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, e pastaj te disa kreaturave artificiale te "ish jugosllavive" te cilat tanime, as faktikisht e as juridikisht nuk ekzistojne si subjekt nderkombetar.

Kjo mbreteri, e as te ashtuquajturat "ish Jugosllavi", asnjehere nuk kane vene pushtetin e plote politik mbi tokat shqiptare te okupuara, kusht ky i parapare per cdo subjekt nderkombetar per t'u quajtur shtet, me aktet nderkombetare te qetesise dhe te sovranitetit te plote politik ne territorin e saj.

Konfereca e Bujanit e mbajtur me 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, miratoi Rezoluten ne te cilen konfirmohet se "Shqiptaret e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit si gjithmone ne te kaluaren, edhe sot deshirojne bashkimin me Shqiperine". Ky deklarim ishte i bazuar ne nenet 3 e 6 te Kartes se Atlantikut te vitit 1941, ku deklarohet e drejta universale e vetevendosjes se popujve deri ne shkeputje. "E vetmja rruge qe populli shqiptar i Kosoves dhe i Rrafshit te Dukagjinit te bashkohet me Shqipnine, asht lufta e perbashket kunder okupatorit...dhe se pas kesaj lufte populli shqiptar do te kete mundesi me vetevendos mbi fatin dhe te drejten e vetevendosjes deri ne shkeputje...Per kete te drejte garantojne aleatet tone te medhenj Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskes dhe e Teheranit)". Kete rezolute e kane nenshkruar dhe perfaqesuesit e minoritetit serb.

Me te gjitha Rezolutat e OKB-se dhe konventat per dekolonizim, e drejta ne vetevendosje deri ne shkeputje eshte akt i vullnetit te shenjte, qe detyrimisht duhet ta zbatojne organizmat e sigurise kolektive ne bote dhe shtetet anetare te OKB-se.

Bashkepunimi i Shqiperise dhe Kosoves gjithnje ka qene i natyrshem dhe konstruktiv dhe u ka sjelle vetem dobi qytetareve pa dallim por edhe paqes ne rajon.

Shqiperia i eshte gjendur Kosoves ne kohet me te veshtira. Popullata e Kosoves ne Shqiperi e kane ndier veten me mire se gjithkund ne vendet perreth ne kohen e eksodit biblik nga terrori i ushtrise dhe policise serbe.

Kosova dhe Shqiperia ne rruge demokratike kane te drejte te integrohen. Ne rrethanat e tashme forma me e mire eshte krijimi i Unionit Shqiperi-Kosove.

Unioni Shqiperi-Kosove eshte nje zgjidhje optimale dhe e kompromisit per rendin e ri ne rajon.

Unioni Shqiperi-Kosove, nuk u sjell dem por vetem dobi popujve dhe vendeve fqinje.

Unioni Shqiperi-Kosove, do t'u njohe me mire minoriteteve te drejtat sipas standardeve te Bashkimit Evropian dhe te gjitha dokumenteve nderkombetare.

Unioni Shqiperi-Kosove do te ndikoje ne vendosjen e rendit e qetesise se perhershme dhe demokracise ne Evropen Juglindore.

Unioni Shqiperi-Kosove eshte i frymezuar nga nismat e Bashkimit Evropian ne Evropen Juglindore dhe eshte ne pajtim me integrimin e pergjithshem ne kontinent.

Ushtrues i propozimit amandamentit

Z.Hasan Meta
 

sweet eda

Primus registratum
Re: Sa ka bërë Shqipëria për Kosovën?

Me falni qe pergjigja ime mund te tingelloje ndoshta pak si jashte se nuk i lexova te treja faqet e kesaj teme, por di te them kete:
cfare ka bere shqiperia per Kosoven???? pergjigja ime do ishte se kane bere shume me teper se c'do benin Kosovaret, po te ishin ne pozicione vice-versa. nuk dua qe kete pergjigje kosovaret ta marrin si personale, une kam jetuar ne Kosove rreth nje vit, dhe ia kam kaluar sh mire, kam plot miq e shoke kosovare, dhe ishin vete ata qe na e thane me gojen e tyre qe; po t'i kishte ndodhur kjo gje qe i ndodhi atyre, kosova s'do ishte treguar aq bujare.
sic thashe dhe me siper qe po flas per pergjithesine, se ka edhe nga ata njerez qe na hapen dyert e shtepive, por ka edhe qe na quanin"rebelet e shqipnise"nderkohe qe misioni yne, ishte te ndihmojme Kosoven e dale nga lufta....
 

kushtrimi

Primus registratum
Re: Sa ka bërë Shqipëria për Kosovën?

Do te mundohem te them nja dy gjera per te tere...
per shqiptaret e shqipersi shtet...nje shprehje e urte thote "nderin qe ben shkruaje ne rere (ta prishin dallget) NDERIN QE TE BEJNE SHKRUAJE NE SHKEMB" Ne e dime qe nuk eshte mire teu kujtosh te tjetreve ate qe ben per ta aq me shume, kur behet brenda nje "shtepie".
Per shqiptaret e Kosoves. Nuk besoj se keni per cfare te qaheni,nuk besoj qe shqiptaret ne teresi te mos dine te presin mikun sepse per ta miku eshte baraz me perendine.. Ndersa me 1943 strehuam italianet qe i kishim fundja armiq, shqiptaret e tjere nuk kishim si ti linim jashte, nuk flas ne pergjithesi. Nese shqiptaret e kosoves do ta benin te njejten gje.... Historia ka thene po...
per jo nacionalistet dhe adhuruesit e BE-se po ju jappeshqesh sjelljen me e migrantet shqiptare ne greqi. Dhe kerekesen greke per ti bere 30 perqind te shqiptareve greke
 

mbretereshe

Primus registratum
Re: Sa ka bërë Shqipëria për Kosovën?

Ne rradhe te pare duhet sqaruar diçka:Shqiperia eshte shteti me i varfer i Europes. Ne jemi kaq keq per vete saqe jo vetem nuk mund te ndihmojme ndonje, por kemi nevoje vete per ndihme.

Nuk di se ku lexova ketu se Kosova kish bere shume per Shqiperine dhe u mor per shembull Kuvendi i Prizrenit. Me falni nese dukem pak e dhunshme, por shqiptaret duhet te kene turp per ate kuvend e jo te mburren me te. Sepse kur vendet e tjera te Ballkanit kishin fituar pavaresine, ne Prizren ne kerkonim vetem autonomine dhe deklaruam mbeshtetjen tone ndaj Turqise!!!!!!!!
Ky veprim absurd eshte akoma sot me pasoja katastrofike per imazhin shqiptar neper bote. Ne vendet e huaja kur flitet per historine e Shqiperise ata qe nuk na e duan te miren nuk harrojne ta kujtojne kete gje per te treguar qe ne fund te fundit (sipas tyre) Shqiperia nuk i perket Europes e se Shqipereia ka qene aleatja e barbareve turq. (duhet ta pranoj, edhe pse nuk me vjen mire qe ne kete pike kane te drejte)
 
Top