Re: Sa ka bërë Shqipëria për Kosovën?
i nderuemi martin berishaj,
mu sikurse ju, njashtu edhe une kisha dashte me i pa raportet kosove-shqypni prej nji prizme gjakftofte e vllaznore, e jo kunatore. por, tuj e dite qellimin e mbrapshte te hapsit t'temes (shih qysh reagojne tash njerzit: kosovaret po vesin se chka bani shqypnia per ta, e n'fakt prozatori asht i republikes) m'duhet me reague me ashpersi.
une, i lene n'kosove, jami pari qi e pyta dardanine se chka ka ba kosova per vetvehten. une jam i vetmi qi po ju ftoj mos me diskutue n'prizmen: ti dhashte dy kilograme miell, m'kthe 30 kokrra ve...vazhdimisht jam tuj u thirre n'ate se qysh muj shprehet njeriu qi e due doren e djathte ma teper se t'majten. kjo t'dishmon se une jam tuj e pa kosoven e shqypnine si nji trup i vetem, chofte edhe bagel.
por, nese ju filloni me i numrue gjanat, at'here nuk m'mbetet edhe mue me nurmue, sepse s'jam prapa ksaj pune hiq.
veq kujto nji gja: suksesi ma i madh diplomatik i republikes se shqiperise asht futja e kines n'kshillin e perhershem t'kombeve t'bashkueme. nuk e di se me sa mend krenohet njeriu me kto 100 vjet shtetsi t'shqiperise, kur n'libra t'historise botnore thuhet se shqiperise ju fal pamvarsia? kujto qi s'ka kene e vogel masa qi e ka perkrahe haxhi qomilin.
me nji vonese 100 vjeqare, neper po t'njajten rruge asht tuj hece edhe kosova: shiko shtajnerin n'rol t'princ vidit edhe finin n'rol t'gjeneral thompsonit, t'cilit i pat thurre vargje noli.
une s'e di, nuk ma rroke truni, qi me u analizue situata: shqiperia vs. kosova! qysh kisha mujte une ma vone me e analizue punen: kosova vs. lugina e presheves, ose kosova vs. maqedonia perendimore? per mue, kto jane pjese e nji trupi, nese jo gjografikisht e politikisht e juridikisht, at'here shpirtnisht jane...
nese do me e analizue problemin n'rrafshin: shteti shqiptar vs. klasa politike e kosoves (sepse shtet kosova s'asht hala), at'here mos i perzij n'ket telashe njerzit e thjeshte, t'cileve ju kane kthye buke edhe shtetet ma t'largeta t'botes, e le ma shqipnia. a m'duhet mue me kukate per grupet marksiste-leniniste-enveriste, t'cilat i kemi marre peshkesh prej republikes, e t'cilat e kane marre n'qafe kosoven per sa e sa kohe? vet shprehesh: Tirana zyrtare ishte e izoluar deri ne palce, keshtu qe kosovarve u cungoj mundesin per tu shkolluar atje. kjo t'le me kuptue qi tirana ju ka mbylle dyert e shkollave kosovareve! chka me i thane une ksaj pune? perndryshe, kosovaret me nji mallngjim patetik i paten prite profesoret e tiranes kur kane pase ardhe n'kosove n'vite t'70ta e '80ta...kujto luften e dyte botnore, kur aradhat partizane paten marre turr prej kahmosit t'shqiperise me e chlirue jugosllavine, e n'anen tjeter kosovaret ishin tuj luftue me serbin per kosove!
perderisa e kujton shkrim leximin e kosovareve, kujto qi ishte gjon nikolle kazazi ai qi e zbuloi mesharin e buzukt, shtjefen gjechovi ai qi e rishkroi kanunin e lekes...kujto ma thelle pjeter bogdanin e shkollen e janjeves...mundesh me thyane qi kto shkojne thelle n'histori; at'here kujto seminarin e gjuhes e kultures shqipe, organizue prej pristine e qi asht ngjarja ma madhore e vazhdueshme per kulturen shqype; kujto qi para kongresit t'72 e pas atij t'elbasanit, asht majte kongresi per drejtshkrim n'prishtine, kujtoi mitingjet e poezise, t'cilat kane kene t'vetmet dritare t'hapuna per kulturen shqype, perderisa shqiperia ishte n'frymen e revolucionit kulturor t'mao ce dungit...kujto qi je tuj e rrehe t'njajten teneqe si sllavi, kur thote qi kosoves ja ka hape jugosllavia universitetin...me i hy ksaj loje, m'duhet me thane qi shkollen teknike t'tiranes ta ka ba amerika - e tash, kujt i ban ndere kjo pune? mos u kap fort n'shkolla, se me shkolla t'mesme jemi rrite (liceu i korches, normalja e elbasanit, tekniku i tiranes, gjimnazi i shkodres) - hajde kallxom tash se sa larg jane kto prej medreseve e sa larg jane kto prej universiteteve t'shteteve perreth!
mllefin e kam, edhe e kam t'madh, sepse, qysh thash, bini n'lak t'nji malverzimi, e syn po ja gjoj shtegdaljen ksaj pune...ma e lehta pune asht me ba ket qi jeni tuj e ba: me numrue se sa kokrra ve e sa kille miell m'keni dhane...
me rrespekt,
ardiani, i biri i bashkimit, gojan i sert, fand i vennit, ish-kapedan i kull's s'oroshit